| E diele, 22.09.2013, 07:09 PM |
Shoqata Shqiptaro-Gjermane Jetullah Islami në Kiel prezentoi në mënyrë të madhërishme dy politikanë të komunitetit shqiptar Nue Oroshi dhe Floriana Igrishta
CDU PARTI E CILA PO JU AFRON MUNDËSINE E AVANSIMIT POLITIK SHQIPTARËVE NË GJERMANI
Nga Avni Bilalli
Komuniteti
Shqiptarë i Kielit të Gjermanis, të dielen e kaluarë pati një gëzim
jashtzakonishtë të madhë. Organizuar nga shoqata atdhetare, dhe kulturore Jetullah
Islami, u bë prezentimi i dy kandidatëve nga komuniteti shqiptarë i Kielit, të
cilët kohë më parë u zgjodhën në organet me të larta Komunale të këti qyteti.
Kjo shoqatë prezentoji Deputetin e Asamblesë Komunale të qytetit te Kielit Nue Oroshi, si dhe të renë Floriana Igrishta,
e cila ësht zgjedhur këshilltare në rrethin e Mettenhofit, e cila ësht një
lagje e qytetit të Kielit me rreth njëzet mijë banor. Që në fillimë të
pranishmit i përshendeti antari i kryesisë së Shoqatës zotëri Avni Bilalli i cili
tha se në emër të Shoqatës Kulturore dhe atdhetare Jetullah Islami ju uroji
mirseardhje mysafirëve, dhe të gjithë të pranishmëve tjer.
Më pasë zoti
Bilalli e ftoji për nje fjalë rasti Floriana Igrishta, këshilltare në rrethin e
Mettenhofit që ësht pjes e qytetit të Kielit, e cila mbajti një fjalim në gjuhën Gjermane ku tha:
se sod ësht jashtzakonisht e gëzuar që jemi tubuar këtu. E sidomos në veqanti
përshendesë mysafirin tonë Thomas
Stritzl kandidat i CDU për në Bundestagun Gjerman nga zona zgjedhore 5 që
përfshin Altenholzin,Kielin, dhe Kronshagenin. Përshendes edhe mysafirët e
tjerë z. Fehmi Bahtiri Kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptaro-Gjermane Jetullah
Islami, dr.Stefanie Rönnau nënkryetare e Forumit të grave të CDU për Shlesvig
Holshtajn,
z. Aleksander
Cyron Kryetar i CDU për rrethin e Mettenhofit, si dhe të gjith të pranishmit.
Ajo tha se zoteri Thomas Strizl ësht nje njeri i angazhuar dhe i hapur, edhe
për personatë që kanë prejardhje nga vendet e ndryshme, të cilëve ju uron
mirseardhje në CDU. Un dhe Deputeti i Asambles Nue Oroshi do të punojm së
bashku, që komuniteti ynë shqiptarë të
avansohet edhe më tutje në shumë lëmi të jetës.
Ndërsa Nue
Oroshi Deputet i Asambles Komunale të qytetit të Kielit, mbajti një fjal
përshendetse në gjuhën shqipe ku ndër të
tjera tha:-Jam jashtzakonisht i nderuar, që sod nën emrin e të madhit heroit të kombit profesor
Jetullah Islami, jemi mbledhur sod këtu që të festojm suksesin e komunitetit
shqiptar në Kiel të Gjermanis. Ky sukses esht i juaji të nderuar bashkombas
shqiptarë, sepse ju me përkrahjen, mundin dhe sakrificen tuaji bët që sod për
her të parë në historin e shqiptarëve të Gjermanis, shqiptaret të ken dy vende
në institucionet komunale të qytetit të Kielit, një vend deputeti në Asamblen e
Qytetit të Kielit, dhe një vend këshilltari në rrethin e Metenhofit.
Pra sod edhe pse
për nga numri komuniteti shqiptar, esht komunitet i katërt për nga perfaqsimi
politik nxëm vendin e dyt, që ësht një
sukses i jashtzakonshëm, e ku ju ftoji që kët rrugë ta vazhdojm edhe me tutje,
ku të rinjët e të rejatë tona të jenë, në të ardhmen udheheqës nëpër shum
institucione Gjermane qoftë në politik, shkenc,letersi, dhe shum lëmi të jetës
shoqërore, por asnjehër pa e harruar trungun e lasht iliro shqiptar, tokën e
arbrit dhe vendin ku na lindi na rriti e na burrnoji toka jon Arberia Etnike.
Komuniteti i
Kielit te Gjermanis, ësht një komunitet vizionar ku gati dy dekada po e jep
kontributin e qmuar në të gjitha aksionet kombëtare,kulturore, e tani edhe
politike.
Për kët ju
falënderojm të nderuar, që na u përgjigjet në shum aksione të ndryshme për Kosoven për Shqiperin, dhe për qdo
aktivitet kulturor dhe kombtar, e tani edhe politik.
Ju njoftoji se
në arkivin ton kemi të gjith dokumentacionin e kompletuar, dhe së shpejti do të
dalim edhe me një libër për aktivitetin 20 vjeqar të shqiptareve të Kielit me
rrethin.
Tani do të
ndalëm në dy pika kyqe?
Pika e par-Pse
Shqiptarët duhet ta votojn CDU dhe Kancelaren Gjermane dr.Angela Merkelin.
Shqiptarët në Gjermani duhet ta votojn CDU dhe dr. Angela Merkelin për faktin
se CDU nën udhëheqjen e dr.Merkelit e mbrojti dhe po e mbron qështjen shqiptare
në përgjithsi, e në veqanti Republiken e Kosovës, kët shtet të ri që shum armiq
tan shekullor kanë hapur gojën dhe i kan
mrefur dhembët për ta gllabëruar. E pikërisht ësht CDU dhe Angela Merkeli që me qeverin e
Gjermanis po i mbrojn kufijtë e Kosovës, po e mbron Mitrovicën ton
të dashur dhe të
qmuar, që kurr nukë do të heqim dor preji saji.
Dhe pyetja e
dytë ësht pse duhet votuar Thomas
Stritzl ?
Të nderuar
bashkombas Thomas Stritzl ësht një
vizionar i madh. Aji ësht një mik i madh
i shqiptarëve i cili edhepse pati shum presione, nga qarqet e ndryshme
politike, aji asnjëher nuk hoqi dor nga perkrahja e shqiptarëve, dhe si frytë i
kësaji përkrahje sod kemi dy shqiptar në institucionet më të larta të qytetit
të Kielit. Prandaji ju ftoji që të gjith së bashku me datën 22 Shtator të dilni
në zgjedhje dhe të votoni për Kandidatin e CDU Thomas Stritzl.
Me pasë fjalën e
mori Kandidati i CDU nga Altenholzi,
Kieli dhe Kronshageni, Thomas Stritzl i cili njëherit ësht edhe Kryetar i CDU
së Kielit. Aji tha se ndihem jashtzakonisht i priviligjuar që sod jam në mesin,
e komunitetit shqiptar. Ky komunitet me përpjekje të mëdha dhe përkrahjen e
CDU, arriti që ti ketë dy përfaqsues në organet komunale të Qytetit të Kielit,
dhe ësht ndër komunitetët e para të huaja që masovikisht në Kiel votuatë për
CDU, për kët ju falenderojm perzemërisht.CDU gjithnjë do të jetë në krahë të
shqiptarëve, dhe un personalishtë ju garantoji se nëse do të jemë në
Bundestagun Gjerman, do të angazhohem edhe me fuqishëm për mbrojtjen e të
drejtave të shqiptarëve në Gjermani, por edhe
do të punoji në ngritjen në një nivel më të lart të mardhënjeve të
Gjermanis me Shqipërin dhe me Kosovën. Më pasë zoti Strizl për dy orë të tëra
zhvilloji një bashkbisedim me të pranishmit.
Në fund morëm
një prononcim nga Deputeti i Asamblesë Komunale te Kielit që njëherit ësht edhe
sekretar i kësaji Asambleje Komunale Nue Oroshi, i cili i bën thirrje të gjithë
shqiptarëve në Gjermani që me datën 22 Shtatorë të dalin në kutit e votimit dhe
të votojn CDU në krye me Kancelarën Gjermane dr. Angela Merkel, ku në kët
mënyrë do të ja kthejm nje borgj të vogël kësaji Partije e cila me dekada të
tëra po e mbron qështjen shqiptare ne përgjithësi.