Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilir Muharremi: Përshtatja

| E merkure, 18.09.2013, 07:55 PM |


Përshtatja
Ese
Nga Dr. Ilir Muharremi
ilirmuharremi1@hotmail.com
Duhet të përshtatem mbi çdo mentalitet edhe pse nuk dua.  Kështu e do rregulli, kështu vuan për të vazhduar. I mënjanuar është i mençuri, ngaqë dëgjon vetën, por bota nuk e do këtë. Bota i do të përulurit ata që dëgjojnë ata që kanë veshtë të gjatë, lirisht më hiqni nga kjo përzierje turmash. Vesh kam, por për vetën, instinktin atë që më brenë, atë që më dirigjon. Sa ishim fëmijë , ishim artistë, u rritëm harruam artin. Krijuam melodinë mbi përshtatjen. Përshtatje, imunitete, lozje. Gënjeshtër reale, që jeton dhe vazhdon, por duhet të vazhdon. Deri kur ky vazhdim, pa ndonjë logjikë nisjesh, pa ndonjë zanafillë kujtimesh, pa hulumtim konkret. Mirë, pasi që është dëgjim, vëmendje. Problem i madh përshtatje. Nuk të koordinoj në matematikë për të vazhduar, i besoj sekondave, minutave, madje orëve, por edhe momentit sepse ekziston dhe identifikohet nga unë. Koha më jep forcë për tu identifikuar. Ajo gjykon drejtë, drejtë nëse e them për historinë e cila shkruhet edhe nga gënjeshtarët edhe nga të vërtetët, mirë shumë matematikë kontradiktash. S’ka lidhje kush fiton, mjafton përshtatje. Të mëdhenjtë ikin nga kjo çudi, por prapë vlerësohen nga të përshtaturit. Lëvizje në një rreth përshtatjesh. Sëmundje kolektive për të ekzistuar. Në art dëgjohet vetëm ajo, qoftë e pafajshme, qoftë e pa korrigjuar, nuk kërkon arsye, ndoshta vëmendje, sepse duhet vlerësuar. Vëmendja kërkon vlerësimin, dëgjon realitetin që rrokulliset si enigmë më vello dasmash, grua egjiptiane thellësia, përshtatja e pëlqen. Le të vazhdojë se duhet. Krejt moment i kujtimit, i lëshohemi të vërtetës, ajo bëhet gjykatës, por prapë për vetën. Kjo vetja disi si më e larta, por vuan nga përshtatja, sepse servizlimi kërkon fuqinë për të dominuar, e fuqia ndodhet në kolektiv. Turmë kundër të mençurit individ, i cili nuk ka fuqi të shpartallon. I mençur është nëse i vërsulet me përshtatje, por varrosë për së gjalli artin dhe vetën. Le të vazhdojë. Edhe unë përshtatem në tekstin tim. Ndoshta shpirtit, i cili nuk kërkon korrigjim e as fuqi, merr frymë, ushqehet nga vetja, dhe krijon përjetësinë. Kjo është fuqia e tij. E pa shpëtuar nga askush, e lindur nga asnjë errësirë, nuk e do dritën, nuk e kërkon Prometheun. Gjithnjë ishte dhe do të jetë. Le të vazhdojë. Përshtatet, jo vetëm mbi psikologjinë, por mbi çdo esencë.  Përshtatje humbje, por fituese momentale, momenti ka rëndësi, përjetësia, fuqia, u shpik për artistët dhe historianët që shënojnë atë që duan, atë më të fortën, atë që ngritët mbi ta, edhe pse nuk është ashtu. Ata që nuk e duan përshtatjen, vdesin, madhështohen, mbi vetën, korrektësia përulet mbi çdo instinkt. Matematika mungon për të fituar, arti dhe sinqeriteti, mahnitë budallalakun si pjesë të fitores ndoshta, asnjëherë nuk duhet mohuar skepticizmin se është si pjesë dhe luftë e vërtetës. Skepticizmi prapë kërkon fitim individual, por të pafuqishëm për përshtatjen kolektive. I shpërndarë gjithkund, kërkon të jesh i vendosur , i shtrirë dhe i sigurt. Por, ku të gjesh këtë, nëse nuk kulmon mbi përshtatjen. Dëgjoje realitetin se edhe arti aty ka zanafillën, por pak kanë vëmendje, gjejnë  prehje në fantazinë e cila tash nuk qëndron, por ndoshta dikur do jetë si pikë kulmimante. E thjeshta vërtitet si meteor mbi realitetin. Kulmo, ndiko, rrezato mbi realitetin, se e harruam atë që na krijoji. E vërteta pa përshtatje, e vërteta triumfuese, ajo që gëlltit dhe baraspeshon çdo frymëmarrje. Ajo që shpartallon, të bënë të ndjehesh më i dobët, të bënë më të thjeshtë, por le të vazhdojë. Aspak nuk dua të korrigjoj atë që e vendos, nëse bëjë këtë përshtatem, krijoj matematikë jo ekzistuese, përfituese, ledhatuese, simpatike, për tu zgjatur. Burimi i kthjellët është i thellë, ngaqë ka ftohtësinë sepse nuk predikohet nga përshtatja krehëse. E panjohura është kuriozitet, kërkon eksplorim duhet stërvitur, djegur për ta kuptuar, por kur ta kuptojmë, a do të veprojmë ashtu si është apo ashtu si duam ne? Këtë përgjigje askush nuk mund ta definon, sepse është pjesë e përshtatjes. Le të jetë. Jeta gjykon drejtë , edhe pse luan me shumë letra. Le të luan. Loja mund frikën, sfidën, na bënë më të lehtë , më të përshtatshme dhe të kapshëm. Fajtorët vepruan pro vullnetit, por kundër kolektivit, andaj kështu i identifikuan. Nuk u përshtaten, ishin të fortë të ftohtë. A fituan? Në këtë botë janë humbës. Por, përjetësia nuk është në këtë botë, është vetëm një stacion i pa dëshiruar, andaj duhet menduar kështu. Le të vazhdoj me duhet.  Lehtë fati shkruan pa u korrigjuar, fiton. Përshtatem me atë që nuk e njohë, nuk pres ta njohë, njoftohen me diçka që rastësisht e takoj rrugës. Por, prapë pranë vetës. Edhe në vdekje vetja kushtëzon. Vdekja dëshiron kështu. Vdekja përshtatet.  Ai i cili nuk ka dëgjuar asgjë, nuk ka parë, nuk e njeh dritën. Kujt do i përshtatet?  Pranë kujt do servilet? Shpirtit, apo vetës. Vdekjes, frikës së përjetshme, mungesës për të jetuar, errësirës?  Le ta vazhdoj pa ndalesë. Nuk ka ndalesë. Do bëhet pjesë e errësirës enigmatike, ngaqë njeriu gjithmonë përshtatet i bindet lehtë një autoriteti më të madh.
 E sinqerta gjithnjë do të veprojë në fëmijëri, por edhe aty ka përshtatje, mbi artin,  gjithnjë do të jetoj përshtatja, por mos e kuptoni si servilizim, impotencë por atë që është.  U përshtatem me jetën, me kolektivin, fituam, asgjë nuk fituam, vetëm kaluam, aventurë enigmatike për filozofët. Artistët le të dekorojnë humbjen, jetën, përgjigjen, por kur arsyen. Nuk ka nevojë të gjendet. E madhe është se nuk ekziston. Mona Liza, rastësisht buzëqesh pa arsye, prandaj fiton përjetësinë. Le të fitojë. Luajmë, bredhim, shprehim kënaqësinë dhe asaj i dorëzohemi, por a është e vërtet përshtatëse ajo?