Rugova vuri themelet e këtij shteti dhe themelet e ndërtimit demokrtik të Kosovës.Intervistë me Z. Vlora Dumoshi
Drejtoreshë në drejtoratin për kulturë, rini dhe sport, si dhe politikane e njohur në LDK
Bota Sot:- Rreth personalitetit të Vlorës, familjes dhe prejardhjese atdhetare që ka familja e saj…
V.Dumoshi:-U rrita me dashurinë më të madhe në prehërin e Shqipes dhe në përkdheljen e babait tim Ismail Dumoshi. Në një shtëpi të arsimit, në një shtëpi me plotë musafirë, ku të përkrahur nga babi dhe gjyshja Sadie gjetën strehim dhe i njoha si fëmi shumë nga shkrimtarët dhe intelektualet e sotëm, atëherë njerëz të etur për dije dhe studime. Babi, Ismaili, jetoi shkurt por me plot dashuri për ne, me plotë ideale për Kosovën dhe shqiptarët i mbushur me besim për të ardhmen. Ishte xhaxhi im Osman Dumoshi, ai që përkrah me baban, Ismailin organizuan demonstratat e vitit 1968, të parat në regjimin e atëhershëm, demonstrata që sollën ndryshime të mëdha në të ardhmen e Kosovës.
B.S.:- Kur një femër ka një prejardhje të tillë nga nji Familje atdhetare, a është e veshtirë që të ruhen ato vlera për nji intelektuale , dhe politikane si jeni Ju?
V. Dumoshi:- Nuk është leht. Por, në familje jam rritur pa komplekse, kam shijuar lirinë e të shprehurit si fëmi. Në një shtëpi ku dominojnë librat, bisedat për kulturën e artin, ku shtjellohen tema nga më të ndryshmet për historinë, për të kaluarën dhe të ardhmen, njeriu merr atë që dëshiron. E unë dëshiroja gjithnjë të isha si babi im, e çiltër e komunikative dhe e përgjegjshme për punën që e bëj. Çdo gjë që e kam arritur deri sot e kam bërë me punën time, me angazhimin tim,me respektin për prindërtit dhe famijen time.
B.S.:- Frymëzimet dhe shkollimi i juaj sigurisht se ishte i ndikuar me atdhedashuri ,dhe interesim për vet aresimimin tuaj?
V. Dumoshi:- Studiova gjuhën dhe letërsinë shqipe, lexova shumë vepra e letra shqipe por edhe vepra të shkrimtarëve e autorëve me përmasa botërore. Një kohë jetova edhe në SHBA, por malli për atdheun e Ismailit dhe Shqipes më bëri që të kthehem. Dhe, krenohem që sot punoj me përkushtim të madh për kryeqytetin dhe vendin tim.
B.S.:- Miqë veprimtare të babait tuaj, me respekt e kujtojnë gjyshen tuaj,, apo si e quan Z. M. Pirraku; Nanlokja e madhe Zonja Sadije, sigurishte se ruani kujtime të forta për te?
V. Dumoshi:- Po. Ishte një grua e fortë, e menqur. Një nënë që kujdesej për të gjithë, që nuk i shtrohej sofra pa thirrë musafirë, të njohshëm e të panjohshëm. Nënëlokja Sadije dukej se kishte shtresuar në fytyrën e saj të bukur nga rinia tërë historinë e këtij vendi, se kishte palosur si në librine shenjtë veprat e mira që duhet brërë nga njeriu. Ishte plotë jetë, e fortë e madhështore.
B.S.:- E nderuar, kur filluat të kyqeni në rrjedha aktive politike, dhe si erdhi gjerë te ky interesim?
V. Dumoshi:-Të rritesh në një shtëpi, ku rrethi i ngushtë dhe i gjërë familjar çdo ditë trajton tema nga më të ndryshme për të drejtat kombëtare për idealet e drejta të njerëzimit, është vështirë e të mbetesh indiferente. Në fillim të viteve të nëntëdhjeta, nëna ime Shqipja, ishte ndër gratë e para nisimtare të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Një kohë unë isha në partinë Ora, por me bashkimin e saj me LDK-në, parti me të cilën ndanim shumë vlera të përbashkëta, gjeta hapësirën time në politikë por edhe në fushën e kulturës. Jam anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe angazhohem me përkushtim për idealet e demokracisë.
B.S.:- Jeni e lindur dhe rritur në nji qytet urban, pra në kryeqytet, a mendoni se prishtinës i duhen politikaj që kanë edhe prejardhje mu nga vet qyteti, që kanë edukatë dhe kulturë të hreshme qytetare dhe njerëzore, për ti kontribue vet qytetit, në këtë rast kryeqytetit prishtina?
V. Dumoshi:- Prishtina është qytet i të gjithëve që jetojnë këtu, edhe i atyre që jetojnë e nuk figurojnë formalisht si qytetarë të Prishtinës. Por është një e vërtetë që shumë nga qytetarët e kahmotshëm të Prishtinës kanë mbetur në hije. Ata, jo gjithëherë gjejnë punë, apo pranohen në arsim dhe në institucionet tjera të nivelit lokal e qendror. Prishtina ka nevojë të vlerësojë çdo qytetarë të saj, sepse, sidomos njerëzit e lindur e të rritur me gjenerata në Prishtinë e ruajnë dhe e dëshirojnë me fanatizëm këtë qytet. Për neve, që me gjysh e stërgjysh jemi lindur e rritur këtu, ka vlerë çdo guri i Prishtinës.
B.S.:- Ju udhëheqni me dikasterin më të rëndësishëm realisht, ngase aty ndërthuren kultura, rinis, sporti, apo thënë më mire nderthuren vlerat që i duhen më së shumti nji shoqërie demokratike dhe perparimtare. Sa e vështirë është të jesh drejtoreshë në këtë dikaster kur ashtë në pyetje vet kryeqyteti ynë?
V. Dumoshi:- Është vështirë, sepse është përgjegjësi e madhe, por është edhe kënaqësi e madhe kur e sheh se po krijon për rininë, kur sheh objekte sportive, kulturore e edukative, kur e din se e hoqe një të ri nga rruga, nga droga, nga cigarja dhe ia krijove kushtet te merretme sport, me këngë me shkrime.... Kemi ndarë shumë subvencione për veprat e të rinjëve, janë ndërtuar mbi dyzet fusha të sportit, shumë kënde të lojrave për fëmijë, infrastrukturë tjetër sportive, kemi filluar projekte me rëndësi strategjike për të rinjtë.
B.S.:- Dihet mirëfilli se buxheti juaj nuk është i mjaftueshëm për ti plotesuar nevoajat e shumta që ka ky dikaster, si ia delni që megjithatë ju të jeni shumë e sukseshme në menaxhim dhe zhvillim?
V. Dumoshi:- Në asnjë rast nuk ka mjaft para, ato mungojnë gjithëherë. Me rëndësi është që parajë që kemi të ndahet drejtë, të përfitojnë të gjithë nga ajo. Ky ka qenë synimi im dhe i qeverisjes komunale. Kemi investuar në çdo cep të qytetit në shumë fshatra të Prishtinës. Në dy vitet e fundit kultura dhe rinia janë përkrahur dyfishë më shumë me mjete për investime dhe me subvencione për aktivitete të ndryshme.
B.S.:- Më ka rastis që të kem biseda me disa njerëz të kulturës dhe artit e sportit nga Prishtina, thuaja se të gjithë kanë fjalë miradije për punën tuaj, andaj lind pyetja se pse mundohen tani disa kundershtare politik kinse të çpikin të paqena kinse rreth varfërise kulturore në kryeqytet?
V. Dumoshi:- Disa nuk e kanë idenë se çfarë është kultura. Ata mendojnë se kulturë është të kesh kostyme të bukura e të shtrejta, veturë të mirë e të sillesh në kafene dhe lokale të shtrejta e të fekuentuara nga ata që kanë para. Të tjerët janë ata që kanë përfituar nga Komuna për shumë projekte të tyre por tani heshtin dhe kritikojnë. Në fakt, ata nuk kanë argumente. Mblidhen për të thënë diçka, ndërsa ne jemi shumë përpara me projekte dhe ide për jetën kulturore të Prishtinës. Prishtina edhe këtë verë ka qenë e stërmbushur me aktivitete të llojllojshme.
B.S.:- A ka ndonji bashkëpunim me Ministrin e kulturës, kur dihet se ajo është pronë e PDK se, apo thënë më ndryshe a keni pengesa dhe jo financime në fusha të caktuara nga kjo ministri?
V. Dumoshi:- Financime nuk ka pasur asnjëherë. Kemi pasur disa pengesa për projektet e trashëgimisë kulturore, në të cilat ka investuar Komuna e Prishtinës, edhe pse do duhej të investonte Minsitria e Kulturës. Për shkak të këtyre raporteve ka pasur shumë ngecje dhe pengesa në Hamamin e Qytetit, në të cilin Prishtina ka investur mbi 600 mijë euro, tentime për të penguar restarurimin e Xhamisë së Qarshisë, ku Komuna po investon një kohë të gjatë, probleme me të ashtuquajturën Çesme (pran Teatrit Kombëtar). Ne kemi bërë përpjekje që ta bëjmë punën drejtë e mirë dhe ia kemi dalë të tejkalojmë shumë situata.
B.S.:- Z. Dumoshi, ju jeni aktive edhe këto ditë me Kryetarin Isa Mustafa në shumë ngjarje dhe promovime projektesh, jeni edhe pjese e zgjedhjeve të ardhëshme lokale, sa jeni të përgatitur si LDK që Prishtina të mbetet me qeverisje të LDK-së?
V. Dumoshi:- Jam e bindur se do të fitojë kryetari Mustafa dhe LDK-ja. Është punuar shumë, ne ua lëmë qytetarëve që ata të vlerësojnë punën dhe besojmë në perceptimin e tyre. Janë ndërtuar shumë shkolla dhe është stabilizuar arsimimi fillor dhe i mesëm, janë ndërtuar shumë qendra të mjekësisë familjare dhe është bërë një rrjet funksional i kësaj shëndetësie, janë regjenerue parqet e qytetit dhe janë zgjëruar hapësirat e gjelbëruara, është ngrit niveli i administratës komunale dhe i shërbimit për qytetarët, Prishtina ka shumë ndërtime dhe zhvillime të sektorit privat. Janë këto rezultate evidente, rezultate që qojnë në fitore më të madhe nga ajo që e arritëm para katër viteve.
B.S.:- Shpessh kundershtarët politik nuk zgjedhin mjete për të genjyer opinionin për dhe rreth infrastrukturës së Prishtinës, kur dihet se vërtet Prishtina si kryeqytet mbetet shembull i një qeverisje të mirë dhe transparente. Na thuani pak shkurtimisht rreth disa prijekteve si ne dikasterin tuaj ashtu edhe më gjeresishte që ka zhvilluar komuna?
V. Dumoshi:- Më konkretisht mund të them se në katër vitet e fundit janë ndërtur dyzetekatër fusha sporti, dymbdhjetë kënde lojnash për fëmijë, ka fillur rekonstruktimi i Pishinës së Germisë me të gjitha objektet përcjellëse, mbulimi i amfiteatrit te Pishina, tani fillon ndërtimi i pishinës olimpike, përfundon ndërtimi i stazës së atletëve në 500 metra, i Panoramës së Bjeshkatarëve në Germi,janë ndëtuar 12 kampshtëpiza në Germi, është në përfundim Biblioteka e Qytetit me një sipërfaqe 5.500 metra katrorë, do të fillojë ndërtimi i pallatit të kulturës, projekti i të cilit ka përfunduar. Në arsim gjatë këtyre viteve janë ndërtuar 22 shkolla të reja në qytet dhe në fshatra, janë krye mbi 10 anekse të shkollave ekzistuese, ose janë siguruar mbi 60 mijë metra katrorë hapësira të reja për mësim. Është rekonstrktu Parku i Dardanisë, Parku i Ulpianës, i Bregut të Diellit, parku i Arbërisë, po punohet në parkun e Taukbashqes dhe të Gërmisë. Janë mblellur shumë fidane të reja, është gjelbëruar qyteti. Janë ndëtuar dy sheshe të standardeve shumë të larta, sheshi Ibrahim Rugova dhe Zahir Pajaziti, që kanë ndryshuar pamjen e Prishtinës. Jan ndërtuar rrugë në të gjitha pjesët e qytetit dhe në të gjitha fshatrat....
B. S.:- Prishtina sigurisht se do e ktë kandidatin adekuat për zgjedhjet lokale, a jeni e sigurt se do i fiton perseri LDK ja votat në kryeqytet?
V. Dumoshi:- Po. E them me një po te madhe.
B.S.:- Zonja Dumoshi, si është gjendja sot në LDK, a ka prurje dhe reforma të duhura sidomos për të rinjët që kanë potenciale, dhe profesionalizem e dije të duhur, ngase shifet kjart se Z. Mustafa gjithnji ofron hapësire për ta?
V. Dumoshi:- Reformat gjithnjë janë të vështira, sidomos kur ato fillojnë pas një periudhe të gjatë të pushimit. LDK ka deklaruar orientimin që të hapet për të rinjtë dhe femrat. Çdo ditë po ndërmerren veprime konkrete. Kryetari Mustafa është këmbëngulës për këtë. Duhet të krijohet një bindje dhe vetëdije te degët e LDK-së dhe në të gjitha strukturat se vetëm me një bashkëjetesë të gjeneratave dhe me një koherencë të natyrshme LDK do të ngritet si parti e parë me vlera që nuk i kanë partitë tjera.
B.S:- Zonja Dumoshi, shumë rugovist-LDK ista të vertet do të deshironin që ju në nji të ardhme të afërt të ju shofin edhe më lart në kierarkin e LDK-se, pse jo nji ditë edhe kandidate për Kryetaretë Prishtinës, a mund të na thoni diç rreth kësaj?
V. Dumoshi:- Jam e përkushtuar në punën time. Unë e vlerësoj çdo punë, çdo vend e çdo pozitë. Deri më tani nuk kam menduar të jem kandidate për kryetare të Prishtinës. Por politikat e partisë janë që gruaja duhet ta ketë vendin që e meriton, meriton nesër edhe një femër të jetë kryetare e komunës edhe kryetare e Prishtinës, pse jo. Tani nuk flas për veti.
B.S:- Zonja Dumoshi, shkruhet, flitet, kendohet e çka jo tjetër gjithnji për dhe rreth Presidentit Rugova, ju si një femër intelektuale dhe me themel atdhetarizmi si do e vleresonit Presidentin tonë Historik?
V. Dumoshi:- Presidenti Rugova mbetet një personalitet i veçantë për Kosovën, shqiptarët. Një burrështeti që kapërceu kufijt shtetëror e intelektuarl me urtësinë, menqurinë dhe diturinë e tij, në një periudhë shumë të rëndë dhe të rrezikshme për zhbërjen e popullit tonë. Rugova vuri themelet e këtij shteti dhe themelet e ndërtimit demokrtik të Kosovës.
B.S.:- Z. Dumoshi a keni diç për të shtuar për lexuesit e shumtë anë e mbanë botës të gazetës kombëtare Bota Sot?
V. Dumoshi:- Uroj që gazeta Bota Sot të vazhdojë të jetë një burim i informimit objektiv, të drejtë dhe i kultivimit të përgjegjësisë.
B.S.:- Ju faleminderit dhe suksese në vazhdimësi.
Intervistoi
Xhevat Rexhaj