| E hene, 16.09.2013, 07:28 PM |
Cirkusi
HalliGalli dhe disfata për veriun
Mjerë ai
vend qe ka nevojë për heronj, ndërsa lumë ai vend që ka heronj! (Film-USA)
Nga Bekim Rexhepi
Tashmë
duhet pranuar faktin që
Kaq e
dhimbshme për ta pohuar, por edhe me e dhimbshme për të mos e pranuar. Kaq
dhurata për asgjë!. Kështu mund të cilësohet disi kasta politike e Kosovës, e cila
para se të zhvillonte interesin shtetëror ka zgjedhur të finalizoj interesin e
saj personal. Në pritjet e mëdha për gjasa dhe shpresa, duket se kemi pasur
ngushëllime dhe humbje kohe, ky ka qenë virtyti i politikës aktuale, qe në emër
të shtetit të zhvillohet interesi i tyre dhe përfundimisht ne emër të shtetit
vranë më shumë vet shtetin. Perëndimi ka dështuar në Kosovë sepse ka besuar në
vullnetin politik dhe është ndrojtur para kërcënimeve të ashtuquajturat të
shefi të qeverisë aktuale se do ta prishi stabilitetin në veri!...
Por, më
keq ka qenë dështimi i vet shqiptarëve, madje me vetën e tyre, sepse vullneti
për të qartësuar shtetin ligjor e kushtetues, dhe të gjitha tentativat për kaq
vite ka rënë nga provimi, madje me asgjë nuk kemi treguar se baza e shtetit
është funksionimi i ligjit kushtetues.
E as me
kërcënimet e ashtuquajtur për marrje të veriut me dhunë, nuk nxorën ndonjë
dobi. Ndërsa nga prova e dështuar e hyrjes në veri të forcave të Kosovës, ka
përfunduar sepse tashmë atje janë bërë koncesione të dhimbshme të cilat nuk
mund të kompensohen gjatë dhe më.
Ky ka
qenë cirku i politikës aktuale ne lidhje me atë politikën shtetërore e
nacionale të Kosovës.
Disfata
për veriun është evidente, shqiptarët u kanë dhënë gjithçka kriminelëve të
hallakatur në veri të Kosovës. Madje tash edhe pas futjes së MUP-it serb në
veri - finalizohet deri diku rezoluta 1244-er, e cila jo në këtë përmasë të
tanishme, por në esencën e saj shihej edhe kthimi i strukturave
ushtarako-policore serbe në Kosovë.
Ne mund
ti shërbejmë iluzionit dhe retorikës sonë politik për një veri me juridiksion
të Kosovës, ndërsa realiteti i gjërave në veri, ka diksion tjetër, pakica serbe
e ka bërë të vetën dhe pak kush beson në sensacione politike. Veriu është
certifikuar ndërkombëtarishtë në marrëveshje se do të jetë njëfarë juridiksion
më vete, neutral me Kosovën dhe i “ndaluar”( nga misionet ndërkombëtare) të
bashkohet me Serbin.
Pyetjeve
tona: A u fal? A u shit veriu i Kosovës, për pesë pare? Si përgjigjeje në vete
nuk u
Në fillim
të javës së ardhshme fillon 'CIRCUS HALLIGALLI', dhe mysafir në studio është
Peer Steinbrück, një politikan gjerman, i cili që nga 2002 e deri 2005 ishte
Ministerpresident i landit të Nordrhein-Westfalen, ndërsa nga 2005 e deri në
2009 ministër i financave dhe udhëheqës i SPD-së. Në 'CIRCUS HALLIGALLI', është
bërë e qartë tashmë për opinionin publik se temë e këti debati do të jetë; “Nga
proçka tek proçka”...
Nga proçka tek proçka, ndodhet edhe populli shqiptar i Kosovës, i cili është i shkolitur me gjendjen e vetë të rëndë, është bërë imun i vetvetes dhe nuk po kërkon ndryshime, madje sikur ndryshimet nuk i duhen apo se ka nevojë të pashtershme për të konsumuar akoma edhe më shumë proçka - politike.