| E diele, 15.09.2013, 06:09 PM |
“Letër”
mikut tim Edi Paloka
Nga Vangjush Saro
I dashur
Edi, të uroj shëndet dhe suksese, duke të kujtuar njëherësh se tashmë ke në
dorë të kontribuosh edhe më shumë për vendin tënd dhe për fatet e partisë më të
cilën je lidhur që nga pranimi i pluralizmit në Shqipëri. Në vitin 1994,
atëherë të dy gazetarë në pushtetin e posazgjedhur dhe kur vendi ishte ende në
prag të ndryshimeve, ne ishim për një muaj në Bukuresht, për përvojë, pranë
gazetës “Evenimentul Zilei” (një nga gjigandët e Evropës Qendrore). Pas shumë
kohe, kur rrugët tona kanë marrë tragën e vet, ti në karrierën politike dhe unë
në atë letrare e publicistike, më erdhën ndër mend dy episode nga ajo
“shkollë”, sado e shkurtër në kohë. Dhe kështu, këtë letër a bisedë me ty,
vështroje si të duash, do ta përcjell pikërisht përmes këtyre dy episodeve. I
pari, besoj të kujtohet, në selinë e partisë
A nuk
mendon, Edi, që edhe pas 22 vjet pluralizëm, jemi ende zi e më zi, përderisa
kemi po atë mentalitet dhe përdorim po ato forma (të qëmotshme) për të ndërtuar
politikën dhe vendin? Dhe ndërkaq, duke e ditur pse-në (që po e them më poshtë)
a nuk duhet më në fund të heqim dorë nga përjashtimet, dëbimet, ikjet, dhe të
shtrohemi për të ndryshuar sadopak fatet e këtij vendi? Me fatet e tij, janë të
lidhura fatet e qytetarëve të tij. Me këtë rast, po bie episodin e dytë të
rëndësishëm nga ai muaj dhe ajo “shkollë”. Të kujtohet, besoj, vizita jonë te
konvikti ku ishin strehuar shqiptarët që ishin sjellë aty pasi kishin hyrë në
Ambasadën e Rumanisë. (Pas ngjarjes së stërgjatur të ambasadave.) Valter
Ibrahimi, që atëherë ishte punonjës në ambasadën tonë në Bukuresht (nuk e di,
është ambasador në Gjermani tani?) na ftoi të shkonim me të dhe me një zyrtar
rumun për një takim me ata qytetarë azilkërkues. Mbase nuk i ke harruar ato
pamje, me ankime të panumërta, atë sherr…Dhe kur unë të pyeta pse bërtisnin
ashtu, ti m’u përgjigje: Ç’të themi! Ja kështu zjejnë kudo. I kam parë edhe në
Itali. Dhe pastaj më the: “O Zot, kur do marrë fund kjo?”
Të
siguroj, i dashur Edi, që shumë pak ka ndryshuar nga ajo kohë. Mos mendoni se
ata që punojnë nëpër Greqi, Itali, Gjermani dhe Amerikë, nuk kanë më
T’i
shkruaj këtë radhë si një ish-koleg dhe mik, të cilin socialistët e kanë flakur
dikur në rrugë për shkak të shkrimeve dhe mospërfshirjes. E megjithatë, nuk
trokita te Kryetari i Parlamentit, (z. Gjinushi) me të cilin kisha punuar për
një kohë të gjatë, për t’u qarë e për të kërkuar punë. Por po ashtu, kohë më
vonë (viti 2009) më flakën edhe të tutë apo ata që ishin shumë pranë pushtetit
tuaj. E megjithatë, nuk erdha të të thosha asgjë, asnjëherë; edhe pse isha i
bindur që do më ndihmoje. Të drejtohem ty, sepse në gjithë këto vjet nuk ta
dëgjova asnjëherë emrin për ndonjë aferë a për ndonjë përfshirje kund dhe le të
thonë ç’t’iu vijë për mbarë, kjo është ajo gjëja që kërkon ky vend nga
politikanët e tij, të jenë të “papërfshirë”. Atëherë, përse u dashka trazuar në
lojëra që ushqejnë të tjerët...Të gjithë e duan pushtetin, ti je një nga ata që
s’pate asnjë detyrë; pra, çfarë ka që iu duhet përmbushur oreksi pa sens një grushti
mëtonjësish? Përse?
I dashur Edi, shkoi njëra epokë (me diktat), shkoi dhe epoka tjetër (hibrid). Jemi në ditën kur politika duhet t’i japë vërtet një shans këtij vendi. Ti je aty, ke shumë në dorë, tregoje veten, pa le se ç’thonë që mund të kesh vetëm grintën (që doemos e ke, ua kam shkruar dhe treguar unë). Shëndet dhe punë të mbarë, miku im! E di që asnjëherë nuk ka mëvetësi totale nga ç’na rrethon. Por të përpiqemi të bëjmë më të mirën, që dikur të mos na citojnë atë thënien e njohur të Pushkinit: “Të vjetrit vjetëruar keq, të rinjtë edhe më për dreq.”