| E shtune, 14.09.2013, 09:00 PM |
Drama vendore larg asaj botërore!
Nga Dr. Ilir
Muharremi
Sa herë
që përmendet dramaturgjia shqipe, apo sa herë regjisorët përpiqen të inskenojnë
ndonjë vepër shqiptare, kritika, debatet gjithnjë alarmojnë cilësinë, duke
shprehur neglizhencën e mosvlerës kombëtare. Përse ndodh kjo? Mbi çka ndërtohen
temat? A janë efektive, a trajtohen në formë konkrete të thellë? Temat të cilat
trajtojnë dramaturgët shqiptar prekin të kaluarën, por disa edhe të tashmen mbi
përshkrimet shpirtërore, poetike të personazheve të një vizatimi ironik,
satirik, shpesh herë dramatik, por edhe tragjik. Ato më shumë i nënshtrohen
fjalës sesa veprimit, problemi nuk është konkret, materia e cila shpërfaqet në
faqet e para të tekstit trajtohet vetëm në formë gjysmake, anashkalohet me një
dialog tjetër. Mungon vëmendja reale jetësore, të ekzistencës, të natyrës,
njeriut, globalizmit si dhe digjitalizimit. Ndoshta edhe është mungesë e
përvojës së lexuarit drama, por kjo përvojë mund të shndërrohet në rrezik
ndikimi. Për mos t’u shndërruar në këtë rrezik, krijuesit tanë, nuk duhet ta valëvitin
penën vetëm për të mbushur faqet, dhe për të rënduar publikun. Krijuesit tanë
pak motivohen, për t’u bërë të mprehtë në krijimtari, duhet shkallmuar moralin,
shkoqit të pamundurën, të përjetohet absolutja shpirtërore, të ketë rrugëdalje
situata praktikisht, gjithnjë nën oazën subjektive. Thjeshtë një propagandë
shpirtërore, dinamike, përmbajtje të thellë me të cilat çdo njeri në botë
ballafaqohet. Drama nuk prodhohet për një copë bukë, qëllimin e ka tek shpirti
e pastaj tek inskenimi. Veprimi i saj, qoftë femëror apo mashkullor, duhet ta
përfaqësoj një jetë të tërë brenda skenës. Nuk duhet të jemi të ngopur, sepse
atëherë jemi të paditur, përkundrazi, kjo gjini letrare kërkon urinë. Asnjëherë
veprat e mëdha nuk janë krijuar me barkë të ngopur. Disa dramaturgë shqiptarë
më me nam si: Kolë Jakova i cili shkroi
drama: “Lulet e shegës” “Përmbytja e
madhe”, “Halili dhe Hajrija” etj... Ai gjithnjë ishte i sfiduar nga konfliktet
politike, ekonomike. Temat e dramave ishin historike, të familjeve me dashuri
kundër zakoneve të fejesave. Edhe jeta e fshatarëve ishte një nga problemet.
Josif Papagjoni njëri ndër kritikët më me nam shënon: “Thurja kompozicionale e
dramave të K. Jakovës ndjek përgjithësisht parimin e dramës “Klasike”,
tradicionale, realiste, me shtjellimin linear të ngjarjeve...” (Josif
Papagjoni, “Historia e teatrit Shqiptar”, Tiranë, 2011, fq:185). Fadil Pacrami,
dramaturg i njohur i periudhës së diktaturës. Dramat: “Në tufan”, “Mbi
gërmadha”, “E bardha dhe e zeza”, “Rrugëve të pashkelura” etj. I nënshtrohen
një rregulli, të mitologjisë politikës dhe atdhetarizmit. I dënuar me 25 vjet
burg nga diktatori Enver Hoxha, dukshëm në vepra dallohet shpirti shqetësues,
konservimi i padrejtë ndaj tij, dhe e veçanta e veprave të tija është loja në
mes asaj: për dhe kundër, ftohtë dhe nxehtë. Fadil Kraja, poashtu dramaturg i
njohur me dramat: “Çështja e Blertës”, “Djem të mbarë”, “Në udhën e jetës”,
“Rozafa”, “Kur flasin zemrat”, “Luani i shtëpisë” etj.., Veprat e tija janë
optimiste duke u cilësuar nga kritikët si patetike ku shprehet virtyti, morali
dhe zakonet. Teki Dervishi, dramaturg i njohur kosovar , veprat e të cilit janë
inskenuar në teatrin Kombëtar të Kosovës.
Dramat si “Zbutësi i njerëzve syzymrydë”, “Dritarja e zymtësisë”,
“Pasqyrat e zhgënjimit”, “Eshtrat që vijnë vonë”, drama që marrin një kahe
individuale, por edhe kolektive. Pasqyrimi historik, etnokultura, vuajtje e
thellë, janë abstraktet tematike të dramave. Fati i njeriut shqiptar endet mbi
barrën e rëndë dramatike. Beqir Musliu, dramaturg shkrimtar dhe njëri më me zë
tek ne në Kosovë. Dramat: “Unë Halil Garria”, “Faustina”, “Ora e kukuvajkës”
etj.. Ngritën mbi ngjarjet e ekzistencializmit, historisë. Të gjitha gufojnë si
realitete tragjike, metaforike por jo konkrete. Rexhep Qosja, dramaturg, por
edhe studiues i letërsisë, akademik. “Sfinga e gjallë”, “Beselam pse më
flijojnë”, “Vdekja e një mbretëreshe”, “Gala”. Shpalosin fatin e njeriut,
historisë së kombit shqiptar. Qëllimi i dramaturgjisë së Qosjes është përpjekja
për të fluturuar përtej mitit, dhe futur në realitetin historik. E shkuara
bëhet lëndë e mistikes dhe na vije nëpër baza të kthjellëta. Ndërkaq,
dramaturgjia botërore krahas me atë kombëtare merr pothuajse një kahe tjetër.
Henrik Ibsen,i guximshëm i cili ishte përpjekur të nxirrte para gjyqit letrar
shoqërinë borgjeze moderne. Borgjezia mbetet poshtërsi dhe ndyrësi. Kjo më së
miri vërehet tek figura e Brandit në dramën “Brand”. Brandi bënë thirrje për të
luftuar me të gjitha forcat për jetë a vdekje. Ai i dedikohet njeriut, asaj që
u tha më parë pavdekshmërisë, prandaj dramat e tija si: “Armiku i popullit”,
“Zonja Ingra e Ostrotit”, “Perr Gynt”, “Shtëpi kukulle”, “Hijet”, “Rosa e
egër”, etj.., janë një përfytyrim i plotë mbi karakteristikat ideo estetike.
Anton Pavllovic Cehov dramaturg i pavdekshëm i njohur me dramat: “ Ivanov”, në
pah