| E premte, 13.09.2013, 07:58 PM |
Esse
Jetësore
poseidojmë
me Njeriun
UNIVERSI, NJ E R IU dhe Eksplorimi i të Ardhmes..
"Nuk është e mjaftueshme të bëjmë atë që është më e mirë, duhet të bëjmë mirë atë që kërkohet." Curçilli
Nga Luan
Kalana
x+y-@-&-z=T....(
T=truri i njeriut)...ekuacioni i shtuar për zgjidhje.Le të bëjmë eksplorimin
simbolik të ekuacionit,pa teorira ,por me filozofinë e përvojës jetësore.
@Alfa=Teoria
e njohjes dhe përshpejtimi i eksplorimit universal...
Jeta në
Tokë lindi e para me sendet materiale dhe qëniet e gjalla,dhe Njeriu pas një
evolucioni të gjatë,kështu mendohet,të paktën deri më sot.
Njeriun
qe ne fillimet e tij e deri me sot e rrethon nje Botë e dukshme dhe e
padukshme,
deri në
"mistere" ,siç i quajnë...
Jeta,Bota
e Njeriut është një pafundësi,në zbulim të përditshëm kohor e në hapsëirë,
në
ekranin e hemisferit të kores së truririt e tij,e cila pasqyrohet nëpërmjet
përceptimeve,përfytyrimeve dhe imagjinatës e në qendrat e genit trunor...e që
pasqyrohet në skrinet elktronike të internetit.
Jeta nuk
ka jetëgjatësi,ajo të paktën në planetin
Tokë që mbizotëron njohja jonë ,është një pafundësi.
Njeriu
nuk "vdes ",ka vetëm rilindje,( individet trashëgojnë gjeneratat)
,njeriu rilind në hapesirën e evolucionit.
Bota
rreth tij ,hap horizonte të reja deri në pafundësi, në diellin që na ndrit ne,
në atë realen, konkreten, në
idealen,abstrakten .
Bota (
e njohjes),Gjithësia,planetet ,ajri
,toka ,uji ,qielli,.... galaktikat janë ende në zbulim nga dija njerëzore,të
mbërthyer në korniza paditurire,nga
hipoteza e teza( një rutinë studimore mendoj që i ka ikur koha), që janë të
parashruara për zgjidhje,postulate 'klishe " do t'i quaja,për ketë
duhet vrarë mendja e intelektit, i Njeriut,për të hapur
udhëkryqet e reja në Jetë.
Bota
ireale abstaktja,e pasqyruar në trurin e njeriut,mendimi apo siç thuhet
botëkuptimi,ende e padukshme me
"misteret" "profecite" ,"alibitë"e saj .Kur dija,
njohja të futet thellë në genet embrionale të qelizave trunore,Njeriu, kjo
krijese e mbinatyreshme, mrekulli e planetit Tokë,do të lehtësojë
kompjuturizimin e tij,mënyeren,kur çdo
gjë të jetë normale,kur të matim kohën dhe hapësirën me shpejtesinë dritës,kur
të udhetojmë nga një planet në tjetrin,siç shkojmë sot nga Durresi në
Tiranë,apo Shqipëria në Amerikë,që i kemi bërë si prapa derrës.....
Në koherencen e sotme përkojnë qasjen ndaj realitetit me universin, të cilat
duhet të bëhen nxitje për gjurmin e të vërtetave unikale.
Njeriu
ndikon mbi natyrën ashtu si edhe natyra ndikon mbi njeriun. Njeriu ndikon
gjithashtu edhe mbi njeriun por, por ai e ka veshtire e nuk është në gjëndje të
ndikojë në njohjen dhe ndyshimin e vet-vetes. Një nga çelsat e kësaj
padukshmërie.
Sa më
shumë Njeriu të njohë Botën,aq më lehtë paraprihet, bëhet ,zgjatet Jeta e tij
...
Duke hedhur në letër disa grimca mendimi si bashkëbisedim mes miqsh të çilter si rezultat i akumulimit të dijeve gjatë leximit e studimit të vazhueshëm të përqëndruar me një drejtim specifik të filozofisë, në atë të mendimir njerëzor,po shprehem me terma matematike se Jeta ,Njeriu dhe Bota ne epoken Elektronike , të gjitha këto duken, mendoj në shprehje figuratve , si një ekuacion me tre të panjohura me derivate , para njerëzimit të sotëm e në të ardhmern e afërt .
"&"
beta- Botëkuptimi për Jetën dhe Njeriun
,një kompleks njohurish në dukje,..
Përshtatja
,njohja e botës që na rrethon( ajo që kap syri dhe mendja jonë) dhe çelësi i
zbulimit të tyre,janë dy subjekte në raport me njera tjetrën,si qendra e
rrethit me perimetrin e tij, që varen prej njeriut e që pretendojnë zgjidhje sa
më të shpejtë per të arritur në qendër.
Pa
teorizuar se për këtë,ka shkenca me vete
psikologjia,gjenetika,iformatika,elektronika, e të tjera, që studjojnë mendimin
njerëzor,trurin e e padukshëm të njeriut dhe gjithesinë .
Le të
ndalemi në disa momente konkrete të
thjeshta që njeriut i nevojiten në jetën e përditshme ,ia kërkon si ushqim
nevoja,njohja ,botëkuptimi i tij..
Bota
brenda trurit të padukshm( ende e
panjohur) ,lind që në qilizat embrionale në barkun e nënës,( pas Eves dhe
Adamit sipas Bibles,por sipas shkencave ajo ende në eksplorim),ajo shfaqet në
botë si dielli që lind në menjgjes me rezet e tij të shndritshme ,paçka se
bebja,fëmija akoma s'shikon apo s'flet.
Ajo duhet
gatuar,ushqyer,edukuar që në qelizë nga vete nëna (me reflekset e
kushtezuara,Pavllovi),me te mirat e saj, veç geneve te linduratë trashëgimisë nga vetë e
subjekti.
Pra lind
e kompjutorizohet ,një tru i ri,kërkon përsosje programe të reja si interneti
,pasqyrë e trurit njerëzor.
Formohet
ajo që i themi Memoria ,kujtesa,kasforta
e njohurive,që duhet rifreskuar here pas here,e cila ende është bosh,aq
hapesirëte pakufishme ka e mban, për të derdhur,mbushur dhe asimiluar dijet, sa nuk mund të
matet.Këtë duhet ta pasurojmë çdo ditë me njohuri e dije të reja për jetën
,njeriun e botën e pakufijshme që na rrethon.
Nga
perceptimet e thjeshta në përfytyrimet,lind gjykimi ,mendimi,arsyetimi, botekuptimi
i njeriut,pra fillon të flasë mendja para gojës.Tek njeriu formohet kështu një
potencial njerëzor e logjika e tij, si shkalla më e lartë e intelektit,pa
haruar se tek njeriu ndikojnë dhe instiktet,mendimet e gjykimet e çastit të
pamenduara,instiktivisht,që nuk varen prej tij,shpjegohen nga reflekset e
pakushtëzuara, më tepër anojnë nga negativje e ngacmimit, e veprimit.
Njeriu,individi
,ka një logjikë të veçantë të ndryshme,dipens nga secili subjekt si për
karekterin e tij ,botëkuptimin ashtu dhe
një gjykim të ndryshëm për individët që e rethojnë,siç thote urtësia popullore
secili i mat gjërat me kutin (masën ) e vet..
Kjo bën që gjykimi për botën e njeriun te jete
relative për individin .Kur gjykojmë për tjetrin,peshojmë me botekuptimin ,logjikën
e tyre,duke i matur e i peshuar,deri në përcaktimin vulgar ,i mirë apo i keq
është ky apo ai njeri.
Këtu e
kanë burimin vlerësimet e njeriut dhe
mendësitë e pamenduara e të gabuara,pse jo të nxituara të njerezve të nisura
nga" guna",nga opinionet, jo nga thelbi i ndividit ,të cilat bëhen me
pas subjekte të bisedave të sokakëve , të kafeneve,të thashethemeve që shumica
mbaritin e mbarojnë me konflikte
negative shoqërore deri tek krimi.
Kjo
pengesë mentaliteti kohor ,duhet kapërxyer ,sa s'është vonë,si një endek gjithë
pengesash e ferrash ,duhet një hap megaloman,duke hedhur çdo gjë mbrapa shpine,
per t'ia lenë të vjetrës,konservatores në kuris,mos ia lemë trashëgim
gjeneratave të reja.
Le të
posedojmë me njeriun,asnjëherë nuk pretendojmë se po ia gjejmë fundin problemit
,Njeriut.
Filozofia
popullore na ka dhënë përgjigjen thjeshtë e
qartë ,çelsin logjik.Njeriun
gjykoje nga veprat e jo nga fjalët., ..mos i shiko gunë por punën,..i miri bën
vetëm të mira... e të tjera si keto.
Përgjigjen
e kanë dhënë dijataret e shkencave shoqërore.Nga rëndon më shumë peshorja e aktivitetit , veprimtarija
e tij, ashtu përcaktohet ,gjykohet për njeriun,qoftë e një të mirë te ketë bërë
me peshë,individi,ai ështe njeri i mirë,sa racionale kjo zgjidhje aq e
thjeshtë,normale e jetësore.
Njeriun
sot e mundon dhe e pengon më shume botëkuptimi për veten. Jemi akoma herët
thonë shkencëtaret e shkencave shoqërore,megjithse prognoza e mendimit njerëzor
po kthjellohet çdo ditë e po qartesohet .
A mundet
njeriu ta njohë veten?
Për këtë
kam dyshime sepse njeriu vuan nga mos vullneti i njohjes së vetes dhe dëshira e
tij e shfrenuar për të njohur tjetrin! Egoizmi është natyra thelbësore e çdo
njeriu. Kur do të mbarojë ky errozion që e gryen njeriun dhe e mundon
shoqërinë?!
Ja pra
dhe nje çelës tjeter që duhet te hape portat e njohjes të mendimit njerëzor...
Kur
njeriu të njohë sa më shumë veten,aq më e mirë
do të bëhet jeta e tij dhe rrugët e lidhjes me botën që e rrethon,kjo ka
të bëje me genet e lindura.As gje nuk duhet marre si absolute,por e mudshme,më
e besueshme, është relativja.
Bota e sotme
vuan nga botëkuptime regresive të idividëve të veçantë të prirur pas
egos të "unit"apo të "modës"pasuri,një garë çnjerëzore e
pacipë e kontrakditore, kur milona vdesin për bukë e për ujë,..keta
"mbretër të tokës" bëhen
pengesë madhore, ndonjeherë dhe denigruese me hapjen e konflikteve shoqërore e
civile deri në luftërat boteroere.Po aq imperative është dhe në frenimin e
ideve dhe programeve të natyrologëve,të cilët paralajmërojnë për katastrofat e mundshme
shkatërimit të planetit.
Mbase do
të duhen mijëvjçarë të tjerë të lindin gene të reja tek truri i njeriut,për
përshpejtimin
e përsosjen e intelektit të individitit dhe vetë njerëzimit.
Përvoja
njerëzore e mund absurden,të padukshmen duke na dhenë si shpërblim postulate
filozofike ,si zgjimi dhe gjumi që ndjekin njëri tjetrin! Njeriu është i
kufizuar nga absurditet dhe dilemat ! Njeriun studjuesit sot e shohin në një
platforme dy planesh : Njeriu tokësor (i jashtëm atë që shohim) dhe
trupi-shpirti ( i brendshmi,i padukshmi ) sekondari...
Mendimtarët
e sotëm nuk harronjnë fare se studjuari të dytin, "njeriun
"sekondarini, cili është i mbushur me enigmat dhe dilemat e pafund. Fuqia
e lirisë së pakufizuar që ka shpirti i cili kurrë nuk skllavërohet dhe burgoset
siç i ndodh me trupin, është i mbushur me megawats enrgjie të pamatës.Trupin i
njeriut është si një gjenerator akumulimi , ku toka-promethe ju jep energjinë e
fantazisë së përjetshme nje bote të pdukshme ne kërkim të përjeteshëm.
Dialektika e pamjes të Njeriut,paraqitet si nje planet më vete në dy hapesira paralele unikale por dhe të veçanta që përjashtojnë njera tjetren,që duhen peshuar e matur mire,ky është mendimi im personal,. Vetë planeti ,njeriu ,subjekti, individi me jetën,botën e tij personale dhe orbita e tij me ndikime brenda kësaj hapesire,së dyti observatori i tij progresit ,ndërplanetar në lidhje me botën ,me jetën, shoqërinë,kombin e njerëzimin,pra aktiviteti, vepra e tij, në këtë labarator të universit njerëzor.
Si
rjedhojë mendoj, kur bëjmë
përcaktimet dhe vlerësimet e njeriut,siç
duhet vepruar në " hapjen e dosjeve" të indiviëve e politikanëve në
ckilet e tranzicionit të nderrimit te sistemeve,apo dhe te vlersimit të
figurave historike e famoze,nga organizmat e institucione kombatare e
ndërkombetare.Thjesh një aspekt njerezor,...Ismail Kadare ,vepra e krijimtaria
e tij sot është universale, jo se është shkrimtari ynë, se ai është
ndërdimesional,një gjeni i medimit
njerëzor,filoofike,historike,sociale e letrare e përsosur,kjo as që mund
të percaktohet me jetën personale në orbiten e sistemit ku jetoi e
shkroi,absurde,pasi hyjmë në labirithe anakronike të dala mode, si nga mediat
tona dhe nga ato intitucionale
ndërkombetare.
NJERIU,mbetet
për sot e në të ardhmen,laboratori gjigand ,një observator i përmasave
universal,ku të gërmojne të gjithë dijatarët e shkencëtaret,për ta njohur
atë,botën e brendshme ,energjitë e tij të padukshme , jetëgjatesinë keto të
jenë prokupuese,ashtu siç bëhen përpjekeje e
studime per
Ufot,jashtëtokësorët.Bota e padukshme e Njeriut,është një galaktikë më
vete, të cilat meritojnë njohje më të gjerë e
më të thellë e konkrete ku hyjnë;
shpirti, ndërgjegja, energjitë, antilënda, forcat misterioze,metafizika,
mistika,alkimia etj. të tjera shkenca të kësaj kategorie qe janë ende
leone për njeriun.
Pra dhe këto të panjohura,po i lemë me opsione të hapura për bashkëbisedim..
"X"-
Mbijtesa...
absurditete
dhe çelsi përshpejtues i njohjes të botës.
Shpesh
herë kemi dëgjuar dhe provuar në jetë,për
përvojën njerëzore,
per të
mirat e njohjes apo të mungesës të infornacionit për jetën e shoqërinë .Shpesh
ndeshemi me sllogane por që janë të vërteta që jeta është
luftë,...konkurencë,rezictencë,mbijtesë,bisnes e të tjera ,të mëshiruara në
ligjet dialektike ,Lufta e të kundërtave apo e Ligjit te mohimit,e të tjera...
Ato
s'mund t'ia lemë spontanitetit ,rutinës të ditës apo monotonise te jetes,pasi
ligjet veprojne,por ato duhet te jene ne intersin e njeriut e të
shoqërisë...Nuk do të themi ndonje sekret e as do të bejmë diskavër,zbulim të panjohurash ,por do të theksojmë se
ato gjenden të akumuluar ne ajkën e përvojës të diturisë njerëzore të
jetesës,ku mbijtesa e njeriut duhet t'i bëjë ballë,e të çajë në jetë për
ekzistencë me sa më pak mundime e vështirësi.
Për
brezat e sotëm e gjeneratat e ardhshme në rrugën e njohjes të botës,tingellon
si këmbanë alarmi,mesazhi i thithjes së dijes nëpërmjet shkollimit,marjes te
informacionit të gatshëm e shkencor,dhe si rrugë të tjera autodidakte të
ushqimit të trurit njërzor.Pra asnjë tolerancë, neglizhencë ndaj saj. Vetë shoqeria por dhe familja deri tek
individi ,duhet ta quajë si investimin më të madh kapital për
vetveten,botën e të ardhmen. Për fat të
keq në ketë fushë tejkallohet deri nëvleftësim.Nuk është fjala vetëm për
"elitën erudite",por të masave bilonese,të gjithë njerëzimit.
Sikur të
hidhnim nje ide utopiste nga ato të sociolegeve të sotëm e modern le t'i marim
si absurditete,nuk do të bënin keq,sikur ,në shoqeritë e sotme me sisteme të
ndyshme ekonomike-shoqërore,ashtu si më par,të eksplorohej një shkallë më lartë
sistemi i arsimimit ,nga arsimi nëntevjeçar apo i mesem i detyruar, në atë të lartin universitar të detyrueshëm ,....Kjo
të bëhej unike në gjithë globin....Duket pak si utopi. Ky do të ishte një hap
cilësor i evolucionit të dijes trunore.Vitet, por shekujt po ikin
,jemi në mijevjecarin e trete te shoqerisë njerezore,jemi të vonuar në kohë e
në koncepte,...e me dhjetra mendime e idera cilesore te tjera "absurditete
utopike", që hidhen çdo ditë,por që bien në vesh të shurdhër...
Një hap
tjetër "absurd e disi vulgar",që mendohet,dhe që përbën një nga çelsat e njohjes të botës, është prania, mbijetesa
do ta quaja me plot gojë,përshtatja sa më shpejt në kohë e në hapesirë,me Jetën
,ne raport me lëvizjet e popullsisë nga një vend apo kontinent në tjetrin , me
mjedisin,më shoqeritë,me sistemet e saj ekonomike- shoqërore, jo me pajtimin e
ekzistencës së tyre.
Si
shembull le të marim një aspekt të
thjesht nga jeta,ate ç'ka i referohen sot socologët e shoqërise.Shoqëria kaloi brenda një shekulli në disa vnde, nga
nje sistem eutopist
''teknokrat-socialist,komunist " duke u transformuar ne menyre paqesore e
pa konflikte,një dritë jeshile e së ardhmes .
Popujt që vijnë nga një sistem tjetër nga vendet që emigrojnë,gjenden të
papërgatitur me përballjen e jetës në siteminin e "panjohur" ,me
mbijetesen,pra si të thuash ata i bien murit me kokë,per të kapërxyer dallgët
rëmbyese të jetës te re e moderne,për të
dalë ne breg.Kjo kërkon veç energji fizike,edhe dije e njohje të përvojës
njerëzore të brezave të parë e nxjerje mësime nga historia,për të mos humbur
kohë,duke e nisur eksplorimin çdo individ nga e para,kjo eshte me pasoja jeta e
ka provuar.
Sot kërkohet që të vjelësh jeten,jo të presësh rastesinë, t'ia marrësh ate që të takon të paktën, isen (racionin)tënde ,por edhe më shumë po ke mundësi, të fitosh se sa të humbësh,të mos lagesh para se të shtrydhen,të qendrosh në këmbë para se të të shtyjnë,të kalosh mbi dallgët para se të rezikohesh të mbytesh.Kjo kërkon dije e dituri..."Një mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë ,-thote populli,-rëzon dhe malet"...,vetem kështu i përballojmë dhe kapërxejmë vështiresitë e jetës që është me plot të papritura.Dijet ,dituria duhet të na paraprijnë.
"Y"
-Epoka e re e trurit elektronik dhe..eksplorimi i njohjes....
Pa hyrë
në medndime dialektike apo
idealiste,njeriu si pjesë e shoqërisë,është i ndërvarur në raport gjeometrik me
dijen për botën që na rrethon. Sa më shumë shpejtohet përsosja intelektuale e
individit ,aq më shumë progres cilëson shoqria.Kjo kërkon jo vetëm
njohjen,akumulimin e përvojes njerëzore dhe te shkencave të reja, në interesin e individit, por dhe në ritjen
e shkallës së thithjes e të
përpunimit te informacionit të
përditshme ,që koha të mos të të lerë shumë mbrapa,me shumë sakrifica e lodhje
mendore krahas lodhjes së dermuar fizike.
Ndërsa
përsa i përket përsosjes së intelektit ,njeriu
ne rrugën e gjatë të përsosjes mjetetve të punës dhe teknollogjinë në
përgjithësi, të cilat rrisin njohuritë e njeriut ende është në opozitë me intelektin, mendojnë
disa sociologë. Nga ana intelektuale njeriu ka ngelur disi mbrapa ,nga disa vese siç mbizoteron
:egoizmi" nje kancer që vështirë ti gjendet ilaçi,pra ai i
"prehistorisë shtazore "..
Nëse
teknollogjia avancon, perparon edhe shkenca dhe me avancimin e shkencës avancon
edhe suksesi i njohjes. Por kurrësesi me avancimin e diturisë nuk avancon
intelekti njerezor.Shkenca ka arritur sukse të jashtëzakonshme dhe sigurisht do
eci shumë përpara por, kurrën e kurrës shoqëria njerzore nuk e ka bërë këtë hap
në veten e saj,qe duhet ta beje sa me cilesore,mendojne disa studjues
Ngritjen
e nivelit intelektual të çdo individi në veçanti,pra nepermjet leximit të
përditshëm në letër e në plasmat celulitet elektronike ,sado pak,ashtu si
ndezja e një cigare për një shlodhje, nje lexim pesë minutësh do të shërbejë
para se gjithash për qetësim trusor dhe fizik,por dhe për pasurimin e
informacionit e ineteligjentit, e jo nikotinës vdekjeprurëse..
Do të
qendroja prap një mendimi si për të
qeshur, e utopist në dukje,( nga ato qindra mendime e pergjigje te pyetjeve
kureshtare), e të dijetarëve,shpiksve ,shkencëtareve të sotëm,që duken
sot të parrtitshme e
filantropike, por për nesër do të jetë
domosdoshëmri e komplikuar..
" E
zemë për një moment sikur shqoqëria
,njerëzimi i sotëm,në vend të cigares e të kafesë "drogatike" të
përdorte,"cigare iformatike "(të formave elektronike),që do të ishin
jo vetëm shlodhje por gjimnastikë e trurit,zbulimi e programimi i qelizave te
reja trunore,rizgjimi i intelektit njeri,kur dihet se hapat e para në këtë
fushë janë hedhur me cigaret instante,prej "gjojani",që jane
hedhur sot në tregun e përditshëm.
Sa mirë
do të ishte, nuk do të bëheshin më shpenzime anësore e marramendëse e me
investime për gjetjen e shërimin e
sëmundjeve kanceroze,apo vdekje epidemike të ruzullit,me një menjanim relativ
të tyre , një hop dhe një hap clilësor
në progresin evolucionit e shoqëror e njerëzor.Le të merren këto mendime absurde, do të thoshim, si " idera
fantastike dhe utopiste",por botën,shoqerinë e sotme, një nevojë
imperative, si domosdoshmëri jetike, që do të cilësonte njohjen,dijen njerëzore.
Pra le të
arrijmë në konkluzionin e tjeshtë,pa teorizime,se sa më shume të zotërojmë
çelsin e njohjes së botes,aq më shumë hapen rrugët e panjohura të jetes dhe
Mbijetsa bëhet e do të vijë duke u
tretur në një jetesë normale,pra nga një survajvër qe jemi sot,në një
triumfator largpamës....
Toka dhe
jeta e saj ,hapësirat e të panjohurat rreth saj për të,po mbeten prapa në
fushën e miopisë të dijes e të shoqërisë njerzore,po bëhemi me duart e
mendesitë tona "të mbrapshta" në shumicen e kohës, barikada të
jetes,.... Sa më lart të njgjitemi në hapesirën e pafund ne "udhën e
qumështit",duke e parë Tokën si një planet ,nga galaktikat e tjera,aq më
lart do të lartësohet e do të paraprijë
dija dhe njeriu mbi të.
Njerëzimi
e shoqërija duan ti njgjiten me hapa galomane me shpejtësi rrufeje
progresit e përparimit shoqëror.Mendimit
i disa dijetareve dhe i shkencëtarëve,ështe se ne notojmë në dy lloj energjish;
pozitive dhe negative, të cilat na mbajnë brënda tyre ashtu siç mbahen femijet
në barkun e nënës.
Pra
harrojmë se dhe nën këmbët tona jeton dhe ekzistojnë energji
të padukshme gjenetike e shpirterore,të paindetifikuara deri më sot, e
cila transmentohet transfomohet në trupiat tone dhe në gjithë gjallesat,forca e
saj është sot e pamatshme,për të mos thënë se është e papranueshme dhe e
pabesueshme nga zbulimet e para te dijetareve,pa rënë kurë në pikpamjet
idealiste,por gjithnjë në pozita materialiste .Vetëm nje pyetje të bëjmë e le
të dyshojmë e të dëshmojmë se ekziston :
-Pse s'i
thoni ju ,vetëm forca e gravitetit ( ligjet përkatese) të tokës është e
mjaftueshme,të mbajë njeriun ,gjallesat ,bimët
në këmbë e drejt ,sa me vështirësi mund t'i shkulin stuhirat,..le të
rinë ashtu trupat e gjallesat e vdekura,bimët e thata,le të rijë drejt një
shtyllë betoni pa mbështetje e fortesa.?! Le ta marrim si absurde dhe këtë
mendim...
Këto
pyetje i mundojnë sot dijetarët dhe shkencëtarët ,të cilët mendojnë se shumë
shpejt koha do t'i japi përgjigje shkencore, edhe nga gjenetika.
Bota e
sotme e qytetëruar është e uritur në pangopësi për dije ,pyetje nga më të
thjeshtat na dalin përpara si një postbllok që duan vizë,përgjgje të thjeshta
por për sot qendrojnë të padukshme prap ekranit të internetit,jemi ne pragun e
një hopi cilesor,të mos hedhim mjegull para kesaj drite e cila është gati për
një shpërthimi shkëlqimi të ri,si një
diell që do ta ndriçojë edhe me botën, ne çdo skutë të saj.
Jetojmë
në një epoke të re paqësore(pavarësisht se nxitën luftëra rajonale pa
kuptim),sapo kemi hedhur hapin e parë,në Epokën e re Elektronike . Koha e kaloi
shpejtesinë e dritës,planete të reja po na trokasin për Jetesë te re
nderplanetare..
Le të
hapim jo vetëm dritaret por dhe dyert për të thithur në pangopësi ketë
frymëmarje të re, per te eksploruar pa kufi
të panjuhurat per mendjet
tona,,për ne e theksoj,se ato ekzistojnë ne fakt të nohura jashtë dijes sonë
,por ne s'i shohim e nuk e i dimë,këtë erë të re ,si ushqim i përidtshem e të
domodeshem për trurin,për dijen për Njeriun,për Jetën,për mendimin njerezor.
Nëqoftëse
deri më sot kemi përcaktuar në planetin tonë,kontinetet dhe oeqeanet,jo te
gjithe ishujt, dhe i njohim ato, akoma
në siperfaqen tokesore ,nuk kemi hyrë shumë në thellësitë e tyre..Do të shtoja
nga ana figurative ,më lejohet,se një Oqean të madh ,ende nuk e kemi zbuluar.
Oqeanin e
Enigmave të ruzullit të tokësor .Mijra të tilla të pafund qëndrojnë para
shkencëtareve e studjuesve të fushave e shkencave të ndryshme .Pak
investohet,po e nënvijoj, pasi buxhetet
kalojnë nga "makinat ushtarake me armë shfarosëse për njerzimin",pa
thënë për arsimimin e jetën sociale.
Pretendojmë
të zbulojmë hapesirën kozmike,dhe mire bejme mos e leme pas dore,pra se të
vijne të na "pushtojnë " le të
shkojme t'i vizitojme banorët e planeteve miq.
Tokën
tonë që e kemi , nën këmbët tona, pse e
kemi lenë kaq pas dore ?!..Kjo përbën një kapitull më vete për diskutim..
Nuk i
lejohet njerëzimit të sotëm të ndodhet para të papritura katastrofike
natyrale.Duke udhëtuar me anije për pushime drejt ishullit të Bermudes në
oqenin Atllantik ,mendja nuk më hiqej ( pa i thenë njeriu)nga Trekëndshi i
Bermudës,kështu thiret sot nga shkencëtaret, që i kaluam anash katetit,jo se
kisha frikë por se isha kureshtar ,...plot mistere ,alibi e enigma pa mbarim ,e cila përpin në humnerën e saj
qiellore dhe ujore, mijra jetë njerëzish,aeroplanë e anije të pa evidentuara.
Shkenca
po fluturon në planete pa jetë, se ata me jetë,... i kemi eksploruar por
njerzimi s'di asgjë,shumë "mistere" apo "zbulime" te
shkences, apo "sekrete" shtetërore mbahen në kasaforta të
hermetizuara.....Po ndaj kësaj hapesire oqeanike të enigmave ,kur do t'ja
gjejmë fundin e të Vërtetës ?!..,...e të tjera si këto të panumurta. Edhe këto
mendime le ti lemë me dyer të hapura...
Kujtoja
një ditë Arkimedin, thënin e tij shkencore e realiste ,.."me jepni një
lloz e një"pikë" mbështetëse e të ngre Botën perpjetë.."
Ajo
"pika" mbështetëse e tij ishte për të dhe per ne ,,një
dije,njohuri,një zbulim te ri,një njohje e re,për të vetvpruar..
Ndërsa
sot, dikush nga ne,për analogji , mund të shtonte..." Me jepni një
"Njeri","Tru" njeriu
të ditur ,do te gjejmë një Diell të dytë ,që të shndrisim Botën tonë,planetin e vjetër,......
Duke kaluar nëpër mendje disa Nobelistë në
Letërsi, për të berë një analogji me veprën e Kadaresë qe është kandidat i
mundshëm në çdo kohë,për të fituar këtë çmim të merituar,ku mediat dhe
institucionete e organizmat shoqerore duhet te intesifikojnë ne propagandimin e
veprës së tij ,ndaj pengesave tekokratike e absurde,...shfletova disa grimca
nga krijmtaria e Nobelstit francez Andre
Gide ( 1947) dhe një thënije momnumentale te tij, nuk e fsheh,ndoshta u
bënë nxitje e këtyre reshtave modeste e fragmentare.
-"
Besoju atyre qe janë në kërkim të vërtetës,dysho në ata,që e kanë
"gjetur" të vërtetën ."..dhe unë do të shtoja me modesti,.... se e vërteta është një
proçes i evolucioni dialektik, në
pafundësi...
Le të
percjellim dhe një mesazh urimi e parësor e paqësor ,në këtë vështrim të
thjeshtë panoramik mendimor,për liderët e botës ,të shoqerisë,të kombeve e të
shteve,dheper fushaten e elektorale të zgjedhjve të liderve te shteteve,për të
bërë më mirën në programin e tij ,
..."atë
që kërkohet për popullin e vet, "middle-class" ,pse mos themi hapur e te"poor-class", per kombin
e për paqen në botë,për sot e gjeneratat
e ardhmen."
Pra dhe
politiakat e sotme duhet te jene jo propogandiale e me parulla sllogane,por të
matetrializuar me një "filozofi me këmbët në tokë"..
Këto pak
rreshta,grimca mendimi le të jenë për
një bashkëbisedim të hapur e të çiltër,në mungesë nga afër të miqve e shokëve, duke e shoqëruar me nje
kafe,larg rutinës të thashethemeve dhe politikave "tinzare e
marramendese",nje virus i pashmagshëm ,si
mungesë e tolerancës.
Pra siç i
thonë në anglisht:
- "Just talking in a cafe with a friends..."
Një fllad
i ri pranveror po lëkund antenat e mendimit njerëzor, paralajmërimi i ardhjes
të një stine të re ndërplanetare,e mbarsur me nektarin e dijeve e njohurve
univerasale.
Le ta
nisim nga vetja ,na "Truri i Njeiut" le te gjurmojme mbi të,i cili
ështe mendoj çelësi i hapjes të dyerve të dijes.Le ta puhisim atë sa më shpejt.