Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Guri i syrit të vesës

| E enjte, 12.09.2013, 07:31 PM |


Xhevahir Cirongu

 

Guri i syrit të vesës

 

Koha ecën e shkel mbi gjurmën e  reve

Hapsirës qiellore fluturon e ndal diku,

Pastaj zbret në tokë dalëngadalë

Në eshtrat e mija ndez zjarrin e fosfortë.

 

Te parmaku i portës së viteve jetësore

Ulem e bashkëbisedoj shtruar me to,

Aty  në vallëzimin e shpirtit tim

Takon erën e shekujve e fjalën zgjon.

Tingulli  i jetës ecën me bardhësinë e reve

Dhe drita e hënës argjend’plotë

Mirëmëngjes çdo ditë më thotë.

 

Mos përgjo në heshtje

Si një gur i ftohtë,

O miku im!

Mbi qepalla të syve derdhi

Lumenjtë e sydritës jetë,

Bashkohu me retë e bardha qiellore

E fli netëve me to.

Eh, koha ime- dritë

Largo kohëzezën errësirë,

Në qoftëse  s’mundesh dot

Puthi gjethet e argjenda të vjeshtës.

 

Pastaj, le të dëgjohet

Tingulli i jetës sime,

Atje te guri i syrit të vesës.

***

Durrës, 10 shtator 2013.