| E enjte, 12.09.2013, 07:33 PM |
Puntorie
Muça-Ziba
Kur vdes
qyteti
(Skupit)
Kjo verë
e gjatë dhe e nxehtë
polli
mijëra insekte
si derra
të tërbuar perandorak,
këto gojë
çaraveshura
shituan
shikimin tim
nga
dritarja pasqyrë
e bërë
pis me copëza fekalesh
kur,
çdo
mëngjes zvetnohej
nga një
faqe e qytetit tim.
Nga
korrakamat e hutëve
plasnin
kokat,
pikonin
bulevardeve,
eh, asnjë
mendje e shëndetshme
nuk u bë
gojë për çdo vesh…
Potpuri
zërash të çartur insektesh
shalëgjata
e shalë shkurtëra,
dremisnin
nga malet përreth
gjoja se
flejnë,
gjoja se
janë krahë e këmbë këputura.
Ata në
kupë të zhegut
gërvishtnin
hënëzën e faqes sime
dhe nuk
bënin asnjë çap tutje
larg
parmaqesh
meqë,
nuk ju
lëvizte asnjë qerpik
nga
njerëzit snob.
Më sillni
tërkuzë e kulpura
t’ua ndal
hovin duarve
të
skulptorëve milingona
e
karakalecë të zhurmshëm,
se qyteti
i skulpturave pa art,
mori
pamjen e dhomës së morgut…