| E merkure, 11.09.2013, 06:53 PM |
Kongresi
“Përmes
fjalëve dhe veprave, Azem Hajdari tregoi se liria nuk dhurohet, por fitohet me
përpjekje, vendosmëri dhe besim”, thuhet në deklaratë.
Azem
Hajdari, i cili u vu në krye të lëvizjes studentore që përshpejtoi rënien e
komunizmit në Shqipëri, u vra më 12 shtator 1998. Ai kishte mundur t'i
mbijetonte një atentati të mëparshëm në vitin 1997 brenda Parlamentit shqiptar,
ku mori plagë të rënda.
Gjatë
konfliktit në Kosovë, thuhet në deklaratën e kongresmenit Engel, Azemi
mbështeti gjithashtu lëvizjen e Kosovës për liri e pavarësi, duke i kushtuar
asaj kohë dhe energji.
Në
deklaratën e tij, Eliot Engel, anëtar i Dhomës së Përfaquesve dhe numri i dy i
komisionit për marrëdhëniet me jashtë të kësaj Dhome, thotë se Azem Hajdari
ishte një mbrojtës i fuqishëm i vlerave demokratike dhe hero për shumë
shqiptarë.
Zoti
Engel u kërkon kolegëve të tij, anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, të
përkujtojnë Azem Hajdarin për kontributin historik në ndërtimin e demokracisë
në Shqipëri.
Më 12 shtator, shqiptarë nga i gjithë vendi, nga Kosova dhe vende të tjera do të mblidhen për ceremoninë e rivarrimit të Azem Hajdarit, i cili do të prehet në varrezat e dëshmorëve në Tiranë.