| E merkure, 11.09.2013, 07:28 PM |
RRETHANAT E DY KUSHTETUTAVE TË KOSOVËS, CILAT ISHIN ATO ?
Nga:
Abas Fejzullahi
1. KUSHTETUTA E KAçANIKUT
(aprovuar
nga grupi i delegatëve në shtëpinë e Dr. Skender Skenderit, më 1. 07. 1990)
Teksti
i deklarate shkruar nga dora e Akademik Gazmend Zajmi, ka preambulën e
vet, ka emërtimin dhe tekstin e duhur, siç shihet në vazhdim:
Duke u nisur nga vullneti i shprehur
vendosmërisht anë e mbanë Kosovës nga ana e shumicës së popullsisë së Kosovës,
vullnet ky i sublimuar edhe në Deklaratën e ASHA të Kosovës për pozitë të re
kushtetuese të Kosovës, si dhe duke u nisur nga roli dhe pozita e Kuvendit të
Kosovës si organ përfaqësues dhe kushtetutëdhënës më i lartë i pushtetit dhe i
vetëqeverisjes në Kosovë, Kuvendi i Kosovës solemnisht shpallë:
DEKLARATËN
KUSHTETUESE MBI KOSOVËN SI NJËSI TË PAVARUR DHE TË BARABARTËNË KUADËR TË
FEDERATËS (KONFEDERATËS) TË JUGOSLLAVISË SI SUBJEKT I BARABARTË ME NJËSITË E
TJERA NË FEDERATË (KONFEDERATË)
1. Në këtë Deklaratë shprehet dhe shpallet qëndrimi burimor
kushtetues i popullsisë së Kosovës dhe i këtij Kuvendi si akt i vetëvendosjes
politike në kuadër të Jugosllavisë.
2. Ky Kuvend duke e shpallur nga ana e tij dhe në nivel të tij
Kosovën si njësi të barabartë në Jugosllavi, në bazë të principeve të
demokracisë autentike mbi respektimin e vullnetit të njerëzve dhe të
kolektiviteteve njerëzore dhe kombëtare, pret konfirmimin e këtij akti
konstitutiv të tij në Kushtetutën e Jugosllavisë me mbështetje të plotë të
opinionit demokratik në Jugosllavi dhe të opinionit ndërkombëtar.
3. Ky Kuvend Kosovën dhe pozitën e re kushtetuese të saj e konfirmon
si bashkësi politiko – kushtetuese dhe pozitë politiko – kushtetuese të
përbashkët të qytetarëve dhe nacionaliteteve të barabarta të Kosovës, ku
Shqiptarët si shumicë e popullsisë së Kosovës dhe një ndër popujt më numerik në
Jugosllavi, si dhe serbët dhe të tjerët në Kosovë konsiderohen popull – komb
dhe jo kombësi (pakicë kombëtare).
4. Në ndërkohë, deri në aplikimin e definitiv juridik të kësaj
Deklarate kushtetuese, Kuvendi dhe organet e pushtetit të Kosovës marrëdhëniet
e tyre në rendin kushtetues të Jugosllavisë i mbështesin në Kushtetutën në fuqi
të Jugosllavisë dhe jo në amendamentet e Kushtetutës së RS të Serbisë të vitit
1989, me ç’ rast bëhet edhe anulimi i vendimit të Kuvendit të Kosovës i datës
23 mars 1989 mbi dhënien e pëlqimit në këto amendamente.
5. Kuvendi i Kosovës deri në nxjerrjen e Kushtetutës se re të Kosovës
tash e tutje do të komunikoj publikisht me këtë emërtim duke e emërtuar
njëkohësisht bashkësinë shoqëroro – politike organ i së cilës është vetëm si
“Kosovë”.
6. Me këtë Deklaratë abrogohet Rezoluta e Këshillit Nacionalçlirimtar
të Kosovës e 10 Korrikut të vitit 1945 nga Kuvendi i Prizrenit, e cila u nxor
pa vullnetin e popullit.
Prishtinë, më 1 korrik
Në bazë të nenit 397 dhe 398 të
Kushtetutës së Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës,Kuvendi i Kosovës
në mbledhjen e mbajtur më 7 shtator 1990, merr këtë V E N D I M
MBI SHPALLJEN
Sh p a ll e t:
Kushtetuta e Kaçanikut, Kushtetutë
e Republikës së Kosovës të cilën e aprovoi Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e
mbajtur më 7 shtator 1990.
Pjesë të shkëpuura nga kujtimet dhe
dëshmit e Dr.Skënder Skënderit:
„Shpallja
e Deklaratës Kushtetuese
2.
07. 1990, Prishtinë, në shkallët e Kuvendit
Seanca ka filluar në ora
Në
ato çaste duhej të thirrej grupi i delegatëve që do ta informonin Kryetarin e
Kryesisë së RSA të Kosovës, Kryetarin e Këshillit ekzekutiv të RSA të Kosovës
për seancën që do të mbahej atë ditë, rendin e ditës, kohën dhe vendin e
mbajtjes me qëllim të prezantimit të tyre në seancën e Kuvendit të RSA të
Kosovës. Siç u pa, kjo është krye.
Të 115 (nga këta tre ishin zgjedhur si delegat të
Kuvendit të Kosovës, por më vonë ishin deleguar në Kuvendin e Serbisë ky tani
kanë mandatin), prandaj ishin 111 delegatë të Kuvendit të KSA të Kosovës, para
derës së ndërtesës së Kuvendit (pasi që Gjorgje Bozhoviqi kishte dhënë urdhër
për mbylljen e dyerve të Kuvendit për delegatët e përkatësisë jo serbe),
shpallën Deklaratën Kushtetuese të 1990-tës.
Të njëjtën ditë zonja Eva Bredli, iu bashkua delegatëve
që pritshin fillimin e Seancës. Nuk vonoi, iu afruan policët serb dhe e sollën
në Polici. Atje iu urdhërua që brenda 24 orësh ta lëshoi Jugosllavinë, me
ndalesë për të hyrë në Jugosllavi për tre vjet.
Kuvendi me duartrokitje të gjata dhe të furishme
e Shpalli Deklaratën Kushtetuese mbi Kosovën si subjekt i pavarur dhe i
barabartë në Federatën/Konfederatën Jugosllave. Në këtë mbledhje u anulua
vendimi i 23 Marsit të vitit 1989 kur u morr pëlqimi nga
ana e Kuvendit të Kosovës për “Kushtetutën e Tanksave”.
Nxora dokumentet dhe u nisa kah pjesa ku kishte
filluar seanca. Ishin çastet e fundit, apllauzi i duartrokitjeve më zuri në
ballë të grupit të delegatëve që e lëshonin vendit. Shumë gazetarëve ju ndava
kopjet e Deklaratës Kushtetuese, shpejtë po thuaj se mbetesha pa to. Vendosa ti
ndërpres dhëniet e tyre. Dikush nga kolegët më tha shpërndaj se kemi sa të
duash dhe mi lëshoj disa në dorë. Më vonë me delegatin më të ri (nga meshkujt)
Muhamet Ahmeti dhe me sa di unë me Hamëz Halabakun kemi shëtitur deri te Grandi
jemi kthyer deri të Iliria (Bozhuri), jemi ndarë, dhe unë kamë shkua në
Fakultetin Teknik. Aty më pritshin të gjithë koleget. Ju tregova se çka ka
ndodhur. U shtanguan nga gëzimi. Përqafimet e urimet nuk kishin të ndalur...
Gjatë
3 dhe 4 korrik i tërë populli shqiptar kudo që gjendej përkrahu vendimet e
Kuvendit, tash e tutje e sa të jetë jeta do të quhen “Delegatët e Dy
Korrikut”. Asnjë herë deri në këtë çast kur i shkruaj këta rreshta, nuk ka
ndodhë gëzim, festë e shpresë më e madhe e popullit shqiptar, dhe jam i sigurt
se më kjo nuk do të përsëritet me asgjë tjetër, se dita kur u dëgjua jehona e
aprovimit të Dokumentit të kësaj dite. “
Çfarë shkruante shtypi ne vitin 1990
për punën e Delegatëve të Kuvendit të
KSA të Kosovës:
Kolumna:
”Kuvendi me popull”
“Rilindja” 26. 06. 1990
Do të mbahet e shënuar në historikun e punës së Kuvendit të KSA të
Kosovës mbledhja e së mërkurës dhe të enjtes (24 dhe 25. 06. 1990) kur 74
delegatë nënshkruan amendamentin me të cilin kërkohet nxjerrja e Kushtetutës së
re të Kosovës. Ishte kjo një kërkesë legjitime, e bazuar në rregullat e punës
së Kuvendit, që ka mbështetje në Kushtetutën e RSFJ dhe në Kushtetutën e KSA të
Kosovës. Fundja, është kjo kërkesë e popullit, e bazës deleguese të këtyre
delegatëve, të cilët gjithsesi janë të obligueshëm të mbrojnë kushtetutshmërinë
dhe ligjshmërinë.
Por, kjo kërkesë e këtyre delegatëve shumica e të cilëve, ishin të
kombësisë shqiptare, doli si të ishte diçka që ia vë flakën Kuvendit të KSA të
Kosovës, që ia vë flakën Jugosllavisë! Thuaja se Kushtetuta e Kosovës na qenka
diçka krejt tjetër nga aktet e këtilla që tashmë janë në procedurë të nxjerrjes
nëpër republika dhe në KSA te Vojvodinës, thuaja sikur vetëm Kosova na qenka
ajo oazë ku po u dashka të bëhet diçka tjetër, e ndryshme nga viset tjera të
vendit. E, zyrtarët e Kuvendit të KSA të Kosovës , ata që janë më kompetentët,
që kanë obligim shoqëror dhe ligjor që të komentojnë ne mënyrën më të drejtë
ligjin dhe rregullat e punës, me këtë rast, ose heshtën, ose i shpjegonin punët
sipas politikës ditore, sipas kohës së vet, apo sipas skenarit të përgatitur më
parë, sikur të ishin delegatët e kësaj përbërjeje makinë për vendosje, siç jemi
mësuar shumë herë të kemi delegatë te kuvendit.
Sikur harrohet edhe fakti se delegatët janë të vetmit përfaqësues
legjitimë të popullit, të vetmit janë ata që duhet dhe mund të përfillen
kërkesat e tij legjitime. Kjo një dhe e dyta, do theksuar edhe faktin kur
dilnin kërkesa për suprimimin e plotë të autonomisë te Kosovës, kërkesa që
assesi mos të pranohet iniciative e delegatëve për nxjerrjen e Kushtetutës së
re të Kosovës, kur dilnin kërkesa për suprimimin e plotë të RSFJ të vitit 1974,
atëherë heshtej, apo ndaj këtyre kërkesave nuk reagohej fare e, kërkesa për
nxjerrjen e Kushtetutës së re, të përbashkët, për të mirën e të gjitha
nacionaliteteve në Kosovë, e cila është dhe do të mbetet në Jugosllavi, por me
status të veçantë dhe të barabartë, sikur ishte diçka jo legjitime, e mbrapsht,
kundër këtij, apo atij, e në të vërtet e tërë ajo që ndodhi në Kuvend, ishte
skenar i politikës së gabueshme që udhëhiqet në Kosovë dhe ndaj Kosovës, jo
tash, por tash e dhjetë vjet më parë.
Dhe, derisa të mos kuptohet njëherë e përgjithmonë mirë se Kosova
është e përbashkët, e të gjithë nacionaliteteve që këtu jetojnë, deri sa
pjesëtarët e të gjitha këtyre nacionaliteteve mos të angazhohen që të gjithë
njëherë dhe së pari për të mirën e saj dhe të mirën e përbashkët, deri atëherë
do të krijohen ndasi të këtilla, të rënda por për të gjithë. Do të ishte mirë
që deri më dy korrik të ulet tensioni nacional që të përfillet kërkesa për
fillimin e procedurës për nxjerrjen e Kushtetutës së re, e ç’ farë do të jetë
ajo do të vendosi populli, bashkërisht, pa dëm të askujt.
Rr. Rugova
“Kosova
e Re”
Deklarata
kushtetuese e delegatëve të Kuvendit tonë me të cilën shpallet Kosova
Republikë, është, sipas mendjes sime, gurthemeli i tretë, sigurisht edhe i
vërtet, me të cilët brenda 112 vjetësh shqiptarët në Kosovë, së pari më 10
qershor 1878 në Prizren, së dyti më 30 e 31 dhjetor 1943 dhe me 1 janar 1941 në
Bunjaj, së treti më 2 korrik 1990 në Prishtinë u ngiten për të drejtat e tyre
historike, natyrore dhe juridike për emancipimin e plotë sovran kombëtar.
Natyrisht, në mes të këtyre datave radhiten luftërat, rezistencat dhe
therorizmat e shqiptarëve të cilët kur me pësime e, kur me pak fitore, arritën
në ditën e sotme.
Rrustem
Berisha
“
(“Bota
Sot”, 2 korrik 2005, faqe 7)
Nuk ka shqiptar që nuk rrëqethet kur i dëgjon
fjalët e Muharrem Shabanit, edhe pas, me siguri për të 100-të herë nga leximi i
parë me 2 korrik të vitit 1990. Lus të gjithë dëgjuesit që sa herë ti dëgjojnë
këto fjalë historike, të mendojnë se i lexon akademiku i nderuari
Akademik profesor dr. Gazmend Zaimi, se i lexon profesor dr. Ejup Statovci, se
i lexon profesor dr. Kurtesh Salihu, se i lexon profesor dr. Ismet Salihu, se i
lexon profesor dr. Riza Smaka, se i lexon profesor dr. Fatmir Fehmiu, pasi në
pyetjen: kush e përgatiti tekstin final të Deklaratës Kushtetuese të 2
Korrikut 1990 dhe Kushtetutën e parë të Republikës së Kosovës -
Kaçanikut, të 7 shtatorit, koordinatori i detyrave të fundit
përmbledhëse me një grup delegatësh, i cili ka qenë në qendër të të gjitha
ngjarjeve, zoti Halit Muharremi deklaron:
“...Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, në
krye të së cilës atëherë ishte Akademik Gazmend Zajmi”, z. Halit Muharremi më
tutje shkruan:
“Sa për koincidentë, pikërisht sot, më 29
qershor, kur edhe e zhvillojmë këtë bisedë për “Botën Sot”, bëhen 15 vjet kur
për herë të parë në shtëpinë e delegatit Skender Skenderi, në Arbëria 1, ish
Dragodani në Prishtinë, kisha ftuar nja 15 delegatë të Kuvendit të Kosovës, ku
për herë të parë shpalova konceptin politik të Deklaratës Kushtetuese. Në atë
takim definitivisht jemi marrë vesh dhe dakorduar edhe për të gjitha detajet e
tjera të organizimit të mbledhjes së 2 Korrikut, jemi marrë vesh se kush do ta
udhëheq mbledhjen, kush do ta lexojë tekstin e Deklaratës, por jemi marrë vesh
edhe për variantet, nëse ndodhë kështu, apo ashtu, në rast të ndërhyrjes së
policisë serbe etj.
Po në këtë takim kemi harmonizuar definitivisht
edhe tekstin final të Deklaratës, që në fakt ishte i kryer në takimet e tjera
të rrethit më të ngushtë të ekspertëve tanë eminentë shkencorë që ato ditë
punonin pa ndërprerë në këtë çështje, e ata ishin: Profesor dr. Ejup Statovci,
profesor dr. Kurtesh Salihu, profesor dr. Ismet Salihu, profesor dr. Riza
Smaka, profesor dr. Fatmir Fehmiu. “
Nga të dhënat e sipërshënuara, në vijim
natyrshëm dalin në sipërfaqe disa dukuri dhe pyetje për:
Delegatët e Kuvendit të Kosovës, që në kushte
dhe rrethana të jashtëzakonshme dhe shtetrrethimit policor e ushtarak, që
Serbia kishte vendos në Kosovë, më 1990 shpallen Kosovën Republikë, sipas të dhënave të deri tashme, ka dëshmi të mjaftueshme se janë haruuar
tërsisht, e si bie në mend askujt nga përgjegjësit institucional, për ta, as në
vitin 2013, se ku gjinden, si janë dhe si jetojnë…?
Si trajtohen tani, me Kushtetutën e Ahtisarit, në të gjitha drejtimet?
Kushtetuta e nxjerrë nga pakoja e përgatitur
jashtë vendi nga të tjerët, që brumi i asaj gatese është një përzierje
eksperimentale në laboratoriumet e veçanta, me ngjitjen (infektimin) e lloj
lloj bakterjesh e virusësh sa do të fshehur me mjeshtri e dinakri, nga
specialistët me përvojë eksperimentesh
me shëndetin e të tjerëve, por jo edhe të pa vërejtur, me bazë dyshimi, që po
sa të hapej pakoja, për t`u nxjerrë e përpunuar përbërja e atij brumi, të
ngjitur (infektuar) që në embrion, e për t`u jetësuar në praktikë, (…me ligje
dhe rregulla të ashtuquajtura demokratike… por me diskriminime pozitive ndaj
shumicës vendore, nga ana e pakicës kolonizatore serbe në Kosovë), lëshonte dhe
lëshon vazhdimisht erë të pa këndëshme dhe shumë të dyshimt, për shëntetin dhe
zhvillimin e Shtetësisë së Kosovës, me pasoja të dëmshme dhe afatgjate në të
ardhmen, e ndoshta edhe të pa përmirsueshme në të gjitha drejtimet. Për fat të
keq të Kosovës, vendorët e pranuan me vetdije, këtë gatesë, dhe tue gëlltitur
pak nga pak, siç thonin edhe ata vet, me
lëshime të shumta e dhimbje, që s`do të ndalen asnjëhere për Kosovën… pasi që
gëlltitjet tani më janë bërë dukuri për
parlamentarët, qeveritarët e pushtetarët e ndryshëm, të cilët kanë miratuar e
miratojnë ligje dhe dispozita për interest e tyre, që me shumë sukses i kanë
zbaatuar në praktikë, ndërsa për qytetarët ka vetem premtime e fjalë të bukura,
ndërsa Ligjet dhe Drejtësia mbeten të dëshiruara e të pa zbatuara në praktikë
deri më tani…?!
2. KUSHTETUTA E PAKETËS SË AHTISARIT
Pas hyrjes së forcave të NATO-së
në Kosovë dhe vendosjes së Administratës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara:UNMIK-ut,
shqiptarët në Kosovë, në vend se të bashkoheshin për një qëllim që të bëjnë shtetin,
(për të cilin janë bërë përpjekje e luftëra të vazhdueshme me shumë
mundime e vështërsi në kushte dhe
rrethana të ndryshme, në kohë dhe hapësirë, ku brez pas brezi, janë flijuar
dëshmor e heronjë për liri e pavarësi) e të kërkojnë nga faktori
ndërkombëtar, që të njihet pavarësia e shpallur e Kosovës sipas Kushtetutës
së Kaçanikut, më 1990-09-07, ashtu siç kërkonte vazhdimisht Kryetari
i parë i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, i dashur dhe shumë i nderuar nga
populli i Kosovës, që me kohë u kujdes edhe për elmentet e shtetësisë: stemën,
hymnin dhe flamurin, jovetem që s`u pranuan nga opozita e ashtuquajtur
krahu i luftës, por në mes të Prishtinës, ju dha flaka Flamurit Dardan me të
gjitha elementet kombëtare, vetëm e vetëm pse ishte ideja e një
të urryeri e të mallkuari prej tyre...! Befasia që ndodhi më 2008-02-17,
në Parlamentin e Kosovës, ku kryetari i Parlamentit, Kryeministri dhe Kryetari
i Kosovës dhe parlamentarët, përsëri për herë të dytë shpallën Kosovën
Republikë, por tani në rrethana krejt tjera pa ndonjë rrezik për burgosje a
vrasje nga Serbia, të mbrojtur nga KFOR-i, e policia vendore dhe me përkrahjen
e miqëve ndërkombëtar, në hapsirën e Parlamentit, u shpalos Flamuri me gjashtë
yje me ngjyrë të verdhë e të kaltërtë pa asnjë element kombëtar, himnin pa
tekst, pa kërkuar mendimin dhe dëshirën e popullit, sepse ata, si të zgjedhur
nga populli, e përfaqësojnë edhe
mendimin edhe dëshirën e popullit në Parlament, pozitë dhe opozitë s`bashku, pa
ju dhënë mundësia qytetarëve të bëjnë përzgjedhjen e falamurit, hymnit e stemës,
ato u nxorren nga brendia e pakos të ashtu quajtur Pakoja e famshme e Ahtisarit
(nga se, shqiptarët s`permenden më se u
shëndrruan në kosovarë dhe sipas tyre janë: memec e të shurdhër, dhe
s`ka nevojë që himni të ketë tekst..)!
Edhe
pse UçK-ja luftimet
i bëri me Flamurin Kombëtar, kënduan e nderuan himnin kombëtar, tani me këto veprime të sipërpërmendura, u
nderuan apo u lënduan, heronjë e dëshmorë të kombit dhe të gjithë të tjerët që
dhanë jetën e tyre gjatë luftës?!
Ne
vend që të bashkohën të gjithë, për të bërë shtetin me bashkërënditjen e
veprimeve në të gjitha drejtimet, ndodhi e kundërta që befasoi jo vetem
popullin, e shumë vuajtur shqiptarë nga
sundimi serb, invalidët e luftës, por
edhe miqtë ndërkombëtarë të cilët kishin ndihmuar pa hile në fitoren e lirisë
dhe dëbimin e Serbisë nga Kosova...!
U
bë një luftë e tmerrshme për të marrë pushtetin e jo për të bërë shtetin, për
të zënë poste e pozita, për të sunduar e përfituar, heqën dor nga Shpallja e
pavarësisë së Kosovës, mohuan Kushtetuten e Kaçanikut, punën e Parlamentit dhe
të Kryetarit të Kosovës, tue i bërë ato të pa qëna dhe se gjëja s`kanë vepruar
në asnjë drejtim ( kurse faktori i jashtem vazhdimisht e vlersonte qëndresen e
Republikës së Kosovës dhe institucioneve, pushtetin paralel gjatë 10 viteve me
rradhë dhe qëndresën gjithëpopullore si dhe luftën e bërë në të gjitha format e
mënyrat e mundshme deri edhe tek lufta e armatosur e UçK-së , të cilën e
ndihmoj dhe e përkrahu NATO-ja fal SHBA
me ndërhyrje të drejtëpërdrejt)..!
Si
frytë i kësaj lufte për lakmi e për pushtet nga ato struktura politike që si
këshillëtar kishin urrejtjen e atyre që
i shifshin si kundërshtar politik, pasi i bënë të pa qena institucionet e
Kosovës:-Parlamentin, Kushtetuten dhe Kryetarin, tue mendue se do vin
vet shpejt e shpejt në pushtet, e të i
bëjnë sërish ato si dojnë e si duan vet, ndodhi vetëvrasja e Kosovës
nga lakmija e vendorëve për të marrë pushtetin që e kanë edhe sot, por jo edhe
shtetin ... ku sundon Ligji dhe Drejtësia..!
Dëshmi:
Pasi mohuan Kushtetutën e Kaçanikut me të cilën Kosova u shpall Republikë më
1990..!
Administratori
i parë i UNMIK-ut përfaqësues i Francës z. Bernard Kushner në Kosovë, i
dha urdhër Kryetarit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës që brenda një muaj ti shuan
të gjitha institucionet e Kosovës, sipas kërkesës që vazhdimisht bënin ato
struktura politike tue mendue se: pas shuarjes së tyre ata do të vinin në
pushtet. Mirpo UNMIK-u solli Kornizën Kushtetuese, ku i çveshi shqiptarët
vendor të të gjitha strukturave politike nga vendimarrja në të gjitha
drejtimet, dhe i ngarkonte vetem me
përgjegjësi kur u duhej atyre per qëllimet e tyre politike, dhe kështu UNMIK-u për të qëndruar sa më gjatë në
Kosovë për interesat e tyre, u la poste, pozita e tituj, vetem sa per sy e faqe
dhe për dekor e vetkënaqësi, ndërsa vendimet i merrte vet ashtu si donte.
Kështu u sjellen e pshtjellën tetë vite me rradhë, të ndarë e përçarë mes veti,
ku UNMIK-u, lejoj dhe përkrahu lulëzimin dhe zhvillimin e krimit të
organizuar politikë dhe ekonomik, keqpërdorimet në të gjitha fushat e
drejtimet, të cilatë vazhdojnë sot e kësaj dite pa u dënuar e ndëshkuar nga
drejtësia..!
Kryetarja,
kryeministri, ministra e zëvends ministra, deputet e Parlamentit të Kosovës të
dalur kush nga zgjedhjet e ashtuquajtura të lira dhe demokratike, kush nga pakoja e kush nga zarfi, me
vota dhe pa vota, kush me vota të
vjedhura, me keqpërdorime, kërcënime, ryshfet e mashtrime, për të cilat është
folur në vet Parlamentin e Kosovës, në RTV dhe shkruar në shtypin e botuar dhe
elektronik si brenda vendi dhe jashtë, për ngritjen e padive kundër mija
vepruesve për dukurit dhe ngjarjet e sipërshënuara gjatë zgjedhjeve... Ndërsa
sërbet kolonizator, që Kosovën e shqiptarët i dogjën dhe e poqën, në vazhdimsi,
tash sipas Kushtetutës së Ahtisarit, Kosova është Shtet multietnik, për
hatër të pakica serbe kolonizatore në Kosovë prej 3-4% . Në Parlamentin e
Kosovës kanë vendet e rezervuara dhe pozitat e siguruara, me apo pa zgjedhje,
sikur të ishin 30% sipas kërkesës e këshillave të Dan Eversit, nga BE i
ja la kopilin serb te dera Kosovës me përzierjen e tij, gjatë
administrimit të UNMIK-ut me Kornizën Kushtetuese edhe tani vazhdon me
Kushtetutën e Ahtisarit, që e quajnë diskriminim pozitiv ndaj shumicës
kosovare(se shqiptarët s`përmenden askund edhe pse janë shumicë mbi 90% se u
shkrin në Kosovar), e të cilët jo vetem që se njohin Republikën e Kosovës, por
edhe veprojnë haptas kundër Kosovës, mu ashtu siç i udhëzon, paguan dhe i
organizon Serbia, janë të përgdhelur
edhe të paguar nga buxheti i Kosovës, e të cilët jo vetem se kontrollojnë 18% të sipërfaqës së Kosovës në veri me pjesën e Mitrovicës përej urës së lumit
Ibër, ku me vite qëndrojnë pengesat, dhe në atë pjesë të qytetit vriten
shqiptarët, nga serbët askush s`burgoset, në çdo këndë e hapsirë janë
mbishkrimet me alfabetin çirilicë, flamujt e serbisë foto të Sheshekit dhe
kriminelve të tjerë, Gjykatën dhe rregullimin e jetës e bëjnë strukturat
paralele serbe, rrymë kanë vazhdimisht, s`paguajn tatim, dhe qe 13 vite asnjë lider i Kosovës në asnjë
fushat zgjedhore s`ka guxuar me dal në atë pjesë të Mitrovicës me bërë fushat
po as me shkuar këmbë e me u shetit vet pa përcjellje ( e besa as me
përcjellje s`jau ka mbajt) dhe krekosen vazhdimisht në TV e shtyp tue thënë
Kosova shtet i pavarur –sovran dhe demokratik..!
Shqiptarët
e Kosovës në kurbet (në të gjitha kontinentet ku janë e kah janë të shperndar
ku jetojnë dhe punojnë me vite ) janë mbi 30% dhe s`përfaqësohen në Parlamentin
e Kosovës me asnjë përfaqësues, edhe pse me punën, djersën edhe gjakun e tyre,
e mbajtën gjallë Kosovën me ndihma të
gjithanshme dhe ende e mbajn, e ndihmuan
edhe luftën, por për qudi qeveria e Kosovës kujdeset vetem për pakicën serbe e cila tani më është bërë shtet në shtet mu
ashtu siç ka planifikuar edhe Serbia..!
Të
gjithë përfaqësuesit shtatror të Serbisë, deri më tani, haptas e kanë thën në
Kosovë sa herë që kanë hy pa pyetur kend, në të gjitha nivelet e ndryshme
ndërkombëtare si BE, PE, KS, OKB etj se kurrë nuk do ta njf Kosovën si shtet të
pavarur, dhe haptas ka ngacmuar, kërcënuar e ka vepruar përmes strukturave
paralele tue vu pengesa të ndryshme e
deri te vrasja e shqiptarëve, dhe në
Kushtetuten e Serbisë Kosova është pjesë e Serbisë..!
Sa i përket bisedimeve që kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ka kërkuar jo vetem leje por edhe autorizim nga Parlamenti i Kosovës , për t`i bërë e zhvilluar ato pa caktuar afatin e përfundimeve të tyre e që ju ka dhënë edhe nga opozita në përjashtim të opozitës reale Vetëvendosjes(VV) e cila e ka kundërshtuar me argumente por e mbivotuar me vota..! Ai, zhvillon takime e bisedime në Bruksel me kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiç, dhe marrëveshjet e arrijtura i quan historike për Kosovën, (që s`janë të tilla e për Serbin janë historike, se po çfajsohet nga krimi dhe gjenocidi që ka kryer ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe po e rikthen ndikimin dhe mbikqyrjen në Kosovë përmes pakicave kolonizatore serbe) nga se, Serbia vazhdimisht parashtron kërkesa, e përfaqësuesi i Kosovës( spo e cekim Republika e Kosovës sepse vet kryeministri ka heq dor nga Republika me pranimin e Fusnotës(pusnotës) sipas kërkesës së Serbisë, dhe nga këto bisedime të deri tashme dhe lëshimet e bëra nga Kosova që po i bëhen Serbisë dhe serbëve kolonizator në veçanti në Mitrovicë me rrethinë me kërkesat e tyre të pa ndalura, atyre ju është hapur rruga dhe po u krijohen kushte dhe rrethana të përshtatshme që edhe tash po edhe në të ardhmen të realizojnë qëllimet e tyre në dëm të Kosovës e në të mirë të Serbisë, pasi që Serbia gjithnjë parashtron kërkesa e paraqet kushte, ndërsa Kosova bënë lëshime i pranon ato e asnjëherë s`paraqet kushte dhe kërkesa a kushtëzime siç bënë Serbia pa ndalur sikur Kosova ti ket hak e gjak Serbisë..!. Serbia kërkon ndryshimin e ligjeve në Kushtetutën e Kosovës, sepse kërcënon se do t`i ndërprej bisedimet, Kosova i plotëson ato, Serbia cakton datën e zgjedhjeve, Kosova e pranon ate, Serbia kërkon heqjen e shenjave të shtetit nga fletvotimet, edhe këtë e pranon dhe do t`i pranon të gjitha që kërkojn serbët e Serbia vetëm e vetëm të jet në pushtet kryeministri Hashim, i cili ka pasur arsye t`i kushtëzon bisedimet me Serbinë, me ato kushtëzime që sa herë ju kanë kërkuar në Parlament nga deputetët në opozitë të VV.