| E merkure, 11.09.2013, 07:50 PM |
NË VALËT
E UNIVERSIT (II)
Libri i ri i shkrimtarit Avni Bellaina
Shkruan: Shaban Cakolli
Shkrimtari
ynë i ri Avni Bellaina, mund të themi se shquhet ndër mendimtarët e rrallë të
kësaj fryme, frymë e rrallë e të
shkruarit të mendimeve ndryshe nga romansierët dhe poetët, ky sjell frymën e
mendimit pozitiv, apo më mirë të themi frymën e ngritjes shpirtërore.Jeta e
njeriut është e mbushur me shumë të
“Mendimi
pozitiv”, është pjesë e shkencës -
konkretisht i takon sferës së psikologjisë, është alternativ - pjesë e parapsikologjisë, apo shkrirje e këtyre te dyjave bashkë duke
nxjerr në sipërfaqe një prodhim të ri, një fuqi ekzistuese në qenien njeri, por të pa shfrytëzuar sa duhet, ose fare pak, gjer më tani?
Edhe në
librat e më parshme të shkruara më herët, "Harmonia e shpirtit"
dhe"Në Valët e Universit 1" sidomos tek ato me tregime dhe anekdota, shprehet kjo frymë në formë porosish, shprehen këto vlera jashtëzakonisht të
fuqishme e madhështore të mendimit pozitiv. A do të thotë kjo, se gjeniu ynë popullorë e ka njohur këtë
dhunti inspirative shumë kohë para se ajo të proklamohet si zbulim epokal tek ne
vështirë flitej më parë, thuajse me këtë formë mendimi nisi Daut Demaku,
por qysh moti ka qenë i njohur ky thellim i njohurive mentale të Lindjes dhe të
arriturave shkencore Perëndimore arrira, gëzime, po edhe me vuajtëje dhe
trishtime, si shkak qenësor bie dëshprimi.Avni Bellaina në mërgatën tonë
veprimtarinë e vet e ka nisur me studimin e mendimit pozitiv, ku është
shkolluar në shumë seminare Evropiane, për thellimin e njohurive të
studimit të mendimit pozitiv.Pos librave të tij të më parshme"Harmonia
e Shpirtit", "Në Valët e Universit", libra këto të cilat
janë mirëpritur e promovuar në LSHAKSH në Gjermani, anetar i të cilës është
Avni Bellaina, libri më i ri"NË VALËT E UNIVERSIT (II)", ka depërtuar
shumë më gjërë në duart e lexuesëve dhe studiuesëve të kësaj forme mendimi, duke iu shpërnda
lexuesit kosovarë dhe Europian.Avni Bellaina, kësaj radhe pati rastin një numër
të madh të librit të vet të e shpërndajë në Panairin e Librit në Kosovë, si dhe
të e promovoj librin e vet para asociacioneve të Lidhjes së Shkrimtarëve
Europian, i cili muajin qershor u mbajt në Prishtinë.Avniu pati rastin gjatë pushimeve verore të promovoj librin e
tij në Artanë e Vushtrri.Një shtytëje të
fortë këtij promovimi ia ka dhënë edhe referuesja e talentuar Mirsade Krasniqi, e cila duke folur gjërë e
gjatë për librin, ka bërë që lexuesit të e mirëpritin këtë libër, i cili tani me padurim po pritet nga
lexuesit tanë mërgimtarë në Gjermani, ku jeton dhe vepron, shkrimtari ynë Avni
Bellaina.
Të
menduarit pozitiv është shumë i rëndësishëm për shoqërinë në përgjithësi, në
veqanti për shoqërinë tonë shqiptare, e cila në këto vitet e fundit nga
përvojat e hidhura është ngarkuar me dëshprime të mëdha.Të kërkosh ndihma
mjeksore dhe medikamente në shërimin e dëshprimeve sikur duket mund dhe humbje
kohe, ndihma më e mirë është aftësia e të menduarit pozitiv, mësimet
shpirtërore. Avni Bellaina iu vesh veprimtarisë shpirtërore, jo vetëm ashtu sa
për të shkruar, por u stërvit duke lexuar literatura të shumëta shpirtërore, duke
ndjekur shumë seminare të kësaj lëmie nëpër Europë, ai fitoi ekperiencë në
studimin e shpirtërores.
Avni
Bellaina vitin që shkoi doli me librin e tij të parë”HARMONIA E SHPIERTIT”, libër
ky që zgjoi interesim te lexuesit, kurse tani para lexuesit del me librin e tij
të dytë të të njejtës natyrëNË VALËT E UNIVERSIT”.Në këtë libër zoti Bellaina
na këshillon:Gjdo herë dhe gjithçka pozitivisht të mendohet nga se frenimet dhe
mendimet negative negative nuk na ofrojnë jetë të lumtur.Nëse në brendinë tonë
fusim kufizime dhe mungesa, kur ato kufizime i bëjmë prioritet, kemi mbjellur
gjëra negative ashtu kemi mbjellur vet preokupime shpirtërore.
Më tej
Avni Bellaina na kujton se ata të cilët nuk e kanë besimin në jetën që vazhdon
janë shkurtpamës, të kufizuar në mendime dhe veprime.Kufizime nuk ka, ato
gjenden vetëm në kokat tona, gjëra këto të sëmura që duhet të i nxjerrim nga
koka, qënuk duhet të kenë vend për to. Nëse mendojmë në kufizime, apo të themi
mbyllemi në këto kufizime nuk mund të kemi dëshira, gjithnjë truri duhet të jetë i pregaditur që
dëshirat të i formulojmë, për këtë nevojitet të krijojmë kushte, vullnet dhe
besimi për të dëshiruar.Për gjitha këto rolin e madh e luan lirimi, pra duhet
të lirojmë dëshirën që të veproi në harmonim me universin por gjithnë pa
kufizime.
Sipas
Avni Bella ines e rëndësishmja dhe qenësorja është gjetëja e vetvetës dhe
lirimi nga barra e mendimeve të trashëguara. Libri trajton tema vërtetë
interesante, ai tregon se si mund të dalin rezultatet e mendimeve të papjekura,
si duhet të jenë reagimet ndaj problemeve që hasim, si duhet të i fusim në
veprim aftësitë e të menduarit që të përballohen problemet, kur problemet dhe
zhgënjimet duken të pakaluara, si të pregaditet mendja për veprim.Ky libër i
shkrimtarit tonë Avni Bellaina, lexuesit do të i shërbej në këtë kohë tundimesh
të ndihmojë të u bëjë ballë presioneve dhe tundimet që kanë ndoshta jo vetëm të
rinjët e sotëm, por ndoshta edhe të shtyrët në moshë duke ofruar mendime që nuk
bien ndesh me mënyrën e të jetuarit pozitiv.
Sipas
shkrimeve të tij kërkon njohuri, rrethana që njohin zanafillat e problemit, lypset
pastaj menjanimi i frikës, këmbëngulësia në zgjidhjen e problemit, bartja e
dëshirës, përpunimi i saj , ndarëja e tyre në aspektin pozitiv dhe transmetimi
i gjërave në univers.Ne shpesh përballemi me gjëra që na vështirsojnë të cilat
ne mendojmë se kanë ndodhur pa arsye, megjithatë ne ndoshta gjykojmë gabimisht,
por me logjikimin e thellë mësojmë se ato përvoja ndihmojnë rrugën tonë për
ngritje shpirtërore.
Që të
mësojmë të njohim vetën, jetën tonë, të mësojmë dashuri për te, këto shkrime që
na ofron Avniu janë të plotfuqishme për të arritur në cakun që kërkojmë.Në
librin e Avniut lexuesi i vemendshëm kapë njohuri nga më të ndryshmet, që
shërbejnë për të lehtësuar situatat e vështira qoftë edhe problemeve me lëndë
narkotike, atyre të divorcit, individit të izoluar emocialisht, kur është shumë
më mirë të i ndeshësh e të i përballosh drejtpërdrejtë problemet dhe situatat e
vështira. Njeriu shpirtërisht i dobët, është i prirur t’u besojë e t’u nënshtrohet të
gjitha lëndimeve në jetë.
Por nëse
je i fortë shpirtërisht dhe nëse nuk u beson – ato shuhen si bryma para
diellit.Pra ngado që të sillesh problemet që na rrethojnë brenda universit mund
të zgjidhen fillimisht me arritëjen e njohëjes së vetvetës, lirimin nga barrat
që duken të pakapërcyeshme, bartjen e dëshirës ndarëjen e saj në aspekte
pozitive dhe transmetimin e dëshirës në univers. Qetësia shpirtërore e ruan
shëndetin, e krijon suksesin, e lumturon njeriun!) Pastaj do të nisemi edhe
në rrugën e plotësimit të të gjitha dëshirave një nga një. Deri tash kemi
punuar shumë për përhapjen e literaturës, sepse NJOHJA është e para.
Tash, nga DIJA (njohja) duhet të kalojmë në KUPTIMIN
e dijes. Në përdorimin praktik të kësaj dijeje. Makina nuk hecën pa karburant .
Një mijë përpjekëje do të jenë të
Si për
këtë libri”NË VALËT E UNIVERSIT”, i Avni Bellainës ka shumë mësime teorike që
ndihmojnë të kryhen seriozisht në praktikë, nëse leguesi i vemendshëm përdorë
mirë logjikën. Temat teorike të këtij libri janë shumë të gjëra, saqë në një
vështrim të shkurtër nuk i kapim dot.Kjo vetëm le të shërbejnë si një hyrëje
nëpër mendimet pozitive, por për të
lëvizur gjërat më tej, lexuesi duhet të lexoi në tërësi dhe vëmendje këtë libër
mjaft të rëndësishëm.
Ky libër
nuk është gjë tjetër, veçse një forcim i interesit për mirëqenjen tonë. Edhe
pse nuk ka qenë e mundur që brenda këtij vështrimi të trajtohen të gjitha
përgjigjëjet, duke e lexuaruar në tërësi
do të gjejmë gjëra të çmuara që na drejtojnë në burime njohëjesh të mendimeve
pozitive që na mësojnë të udhëheqim jetën pa problem.