| E merkure, 11.09.2013, 08:05 PM |
FRIKACAKË
NË PLURALIZËM
Fejton.
NGA NEBI DRAGOTI
Pluralizëm
e çfarë pluralizmi! Pluripartizëm e çfarë pluripartizmi! Pluraide ose ide me të
gjitha ngjyrat e ylberit. Dhe, vërtetë, si në gojëdhënë totalitarizmi ideor,
diktatorial i hipi ylberit dhe na u kthye vajzë me lloj-lloj veshjesh, me arna
e pa arna, me leshra e pa leshra. Lumthi ne! Vajza u quajt pluralizmi politik,
por në natyrën gramatikore si emër
thirret në gjinin mashkullore. Paradoksale kjo,
se edhe në të vërtetë, gjinia mashkullore me atë femërore fare pak
dallim kanë sot në natyrën e re gjuhësore për shtypin gazetaresk ose politikën,
sidomos, nuk kuptohet, se kemi të bëjmë
me ngjyrat e totalitarizmit apo pluralizmit. Nejse…
Dëgjoni:fejtoni
u bie daulleve,
u bie
daulleve për punët e vendit,
u bie
daulleve për zgjimin e shurdhëve…
Frikacakët
e pluralizmit të shtypit (të lirë e të pavarur)dridhen, si purteka në ujë, i zë
tërmeti dhe inkuadrohen hera-herës në repartin e komandës totalitariste. Prapë
këta me shprehjen:”Nuk jemi këmbët e dhisë! Bëjmë siç na komandojnë. Kakërdhitë
i bëjmë me komandë nga i pari i gazetës;dhe ipari i gazetës nga i pari i partisë
së cilës i shërbehet”. Ndërsa “i pavarur”, ”i lirë”janë fjalë
llustraxhiu…Ja, dhe berri nuk u varka
nga këmbët e veta, por këmbët e berrit i varka, vajmedet, ideatori totalitarist
politik. E, kuku, kjo në pluralizëm! Ne thamë:”Shyqyr që na erdhën këto ditë! ”
E për ta arritur këtë ditë, e dini sa armë u zbrazën…kundra totalitarizmit, që
të jemi të lirë në mendime. Pra mos të kemi frikë. Mirëpo frikacakë servilë të
“pluralizmit të shtypit” mbeten frikacakë besnikë, edhe po të jenë të pavarur
siç e shpallin veten disa”Gazetë e pavarur”ku punojnë e djersijnë e
kontribuojnë…për partinë e cila ua ka futur “kokrrat” në bigë…Kështu, këtu,
mbajnë qëndrim pedanti, nuk të tolerojnë që të të botojnë një shkrim kundër
shijes, kundër ideollogjisë së komandës nga e cila komandohen një politikë e
mbrapshtë. Hajde, hajde ç’pluralizëm që kemi në këtë shtet demokratik! Shkrimi
që nuk të botohet mund të jetë në parametrat problematikë social tepër të
vlefshme për të cilat shoqëria ka nevojë për ndryshim(fjala vjen) të stilit të
punës…që edhe puna të bëhet pa përdorur lugën e korrupsionit. Dhe… harrojnë
këta frikacakët e pluralizmit të shtypit, se me këtë “lugë me gjithë bishtin e
saj” u duhet zënë fyti. Kujdes , pra…frikacakë…jemi në pluralizëm dhe të mbani
qëndrim prej demokrati. Kujdes edhe ju “si pordha nëpër brek” në vend të punoni bukur e pastër për këtë
vend, prishni atmosferën e demokracisë, prishni lëndinën e luleve pluraliste që
janë funksionale për të mirën e vendit. Kaq gjë, llogjikisht, duhet ta kuptoni se në ç’mulli vete uji. Vete
tek mulliri i popullit. Pikë.
Dëgjoni:fejtoni
u bie daulleve,
u bie
daulleve për punët e vendit,
u bie
daulleve për zgjimin e shurdhëve…
Shtator,
2013.
KAFE ME
SKËNDERBEUN
Skicë
satiro-humoristike
-Nga u
njihka ky me Skënderbeun, -pyet kamarieri veten duke ngritur supet plot habi,
kur na sheh ulur në tavolinë. Unë e kisha ftuar strategun Skënderbe që të pinim
një kafe bashkë. -U lodh, -thashë, -duke ndenjur vigjilent. Lëmsh është bërë
puna e këtyre pronave. Ka pronarë të vërtetë me tapi. Ka pronarë të rremë me
tapi fallso. Ka që mbi një pronë të dalin tre pronarë e budallallëqe të kësaj
natyre. Mendoja, kjo ishte platforma edhe e bisedës. -Hej, komandant, u lodhe
mbi kalë me shpatën ngritur drejt, përpara. Zbrit të bëjmë dy pare muhabet
shqiptarçe si burrat në kuvendet e qëmoçme . -Të faleminderit, o stërnip, o
gjak shqiptari, me gjithë qejf, -qe përgjigjur dhe i zbriti gjokut menjëherë. Edhe
kali u lehtësua nga pasha dhe bëri të lëviste në kullotë, nëpër barin jeshil,
në ponën e prijësit të vet. Prona është e rregullt, me tapi lëshuar nga shteti.
Kjo pronë, ma thotë mendja, nuk ka tjetërsim dhe sikur të na dali pronar tjetër.
Pasi ishim ulur e u qetsuam pak, porositëm nga një kafe pa bisht, kafe ekspres,
se kafe turke nuk donte t’ia dëgjonte emrin i madhi Skënderbe. Për atë që kisha
në mendje…për pronat e nisëm muhabetin. -Ty të lumtë, komandant, e ke marrë pronën tënde dhe, ku, mu në mes të
Tiranës. Kështu e ka këtu:disa i marrin pronat, disa jo dhe nuk dihet se
kur…-Pse akoma nuk ka shkuar prona tek i zoti?u çudit Skënderbeu. -Akoma, akoma
jo, o prijsi ynë i lavdishëm. -
Kështu u prêt Europa! -Shyqyr, -thashë, -shyqyr…mbase…komandanti nga statuja dha urdhër.