| E hene, 09.09.2013, 08:13 PM |
25 VJET TË ARDHJES SË MOTRAVE TË TË LUMES NËNA TEREZE NË FAMULLINË E PEJËS
Shkruan
Don Fran Sopi
Me 16
korrik të këtij viti në Pejë u kremtua e u shënua 25-vjetori i ardhjes së
Motrave të Lumës Nëna Tereze në këtë famulli. Meshën Shejtë e celebroi
Kështu,
në famullinë e Pejës përgatitëm një treditëshe të bukur e me përjetime të
rralla, e ku pjesëmarrja e besimtarëve ishte e madhe.
Përkushtimi
i dëvotshëm i besimtarëve u drejtua thellësisht në meditime e në domethënien e
forcës së përshpirtjes së kësaj Nëne që ka njerëzimin dhe kombi shqiptar. Ajo
ishte një dritë që tërhoqi pas vetes mbarë botën: që kjo botë të largohet nga
errësira e mëkateve dhe të kthehet në rrugën e drejtësisë, mirësisë ndaj Zotit
e Njeriut.
Don
Gjergj Gjergji ishte i pari që i solli motrat e Nënës Tereze në Pejë.
Por dihet
se qysh me 22 tetor 1982 Nëna Tereze ishte në Zllakuqan të Klinës e në Pejë.
Isha unë me të ndjerin mons Mark Sopi të cilit ishimë pranë saj në Zllakuqan.
Në oborrin e Kishës Shën Gjon Pagëzuesi të Zllakuqanit, ajo foli prej
ballkonit, ku ju drejtua masës së madhe të besimtarëve në gjuhën shqipe e me
lutjet shqip".
"Këtë
rini kaq të bukur bota nuk e ka. Une e kam në zemër popullin tem shqiptar. Të
shkojmë në rrugën e Zotit, ta dojmë Atdheun e njani-tjetrin. Këto ishin fjalët
e saj. Uratat e lutjet i bëri në gjuhën shqipe ("Ati ynë" dhe
"Puna e Pendimit"). Mandej me mons Mark Sopin (atëherë ishte
famullitar) e dërguamë për në Pejë. Kudo populli e priti dhe e përcolli si një
shenjtëreshë të gjallë. Besimtarët ishin të bindur se ajo po e sakrifikonte
jetën e saj për ideale të larta atdhetare e morale të Zotit.
Ishte
Zoti që e ndihmoi të Lumën Nëna Tereze të bënte hapat e parë këndej, me veprat
e saja të lavdishme e të pavdekshme në gjithë botën.
Në këtë
kohë, në Shqipëri po ndodhnin persekutimet e klerikëve, por edhe ndaj krejt
popullit; ishte koha kur Enver Hoxha po pushkatonte patër Gjon Shllakun, patër
Anton Harapin, Atë Gjon Faustion, xhakonin Pjetër Gjoka, jezuitin Mark Quma
etj, ishte po ky Enver Hoxha që po jepte urdhëra për t’i mbyllur shkollat e
klerit katolik në Shqipëri, ishte po ky diktator që po shkruante:
"Meqë
katolicizmi shqiptar, dhe në veçanti kleri katolik, ishin pengesa më e madhe
për triumfin e komunizmit në Shqipëri, qeveria nuk do të hezitojë asnjë
përpjekje për ta shpartalluar atë…” (Sipas Oëen person,
Në kohën
kur në Shqipërinë diktatoriale nuk iu lejua të shkonte tek nëna e saj, Nëna
Tereze para besimtarëve në Pejë e Zllakuqan bënte apel për më shumë dritë,
besim, dashuri, humanizëm. Ajo kishte vetëm një ëndërr, ajo në ato vite
kërkonte një të ardhme më të mirë për popullin tonë. E Lumja Nëna Tereze është
bija dhe personaliteti më i ndershëm e më i rëndësishëm jo vetëm për Kishën
Katolike Universale në botë, por është edhe personaliteti më i lavdishëm i
botës sonë akademike e intelektuale. Këto janë vetëm disa inserte të shkëputura
nga Ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme në
Don Fran
Sopi – Famullitar
Kisha
Katolike Pejë
Shën
Katarina e Aleksandrisë
Rr.”Nëna
Tereze” Nr. 79; 30000 Pejë
Mob: 044/
223 – 215
Tel: 039/
431 - 964
Fax: 039/
431 – 199
E-mail:
donfransopi@hotmail.com