| E hene, 09.09.2013, 06:40 PM |
Prishtinë,
8 shtator - Islami në Kosovë është i rrezikuar nga ekstremizmi, të cilit rrugën
hapur ia mban kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava. Kështu thotë
Stephen Sylejman Schwartz, studiues i islamit, drejtor ekzekutiv i Qendrës për
Pluralizmin Islamik me seli në
Schwartz,
në një intervistë për “Kohën Ditore” ka insistuar se largimi i Tërnavës është
parakusht për adresimin e problemeve brenda Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe
jashtë saj, në luftimin e ndikimeve ekstreme në islamin shqiptar, që
tradicionalisht ka qenë i moderuar dhe tolerant, dhe shembull për gjithë botën.
Ai
Tërnavën e quan diktator, derisa e akuzon edhe për plagjiaturë të
magjistraturës.
Studiuesi
Schwarts sheh rrezik nga ekstremizmi islamik në Kosovë, por është i bindur se
shqiptarët e Kosovës nuk do të dorëzohen para kësaj sfide. Ai e identifikon
kreun e BIK-ut problemin kryesor, duke e quajtur madje edhe “Stalin Tërnava”.
“Problemi kryesor është diktatura e Naim Tërnavës në BIK prej vitit 2005, Tërnava ka inkurajuar hurhen në Kosovë të radikalëve vehabistë dhe të Vëllazërisë nga Maqedonia”, ka theksuar ai.