| E premte, 06.09.2013, 09:33 PM |
Harta e shekullit XVI një realitet i plotë gjeohistorik
Nga Gjon KEKA
Gjatë
hulumtimeve të mia në fushën e historisë respektivisht për periudhën e
shekullit XV dhe XVI rastësisht hasa në këtë hartë e cila i përket shekullit
XVI .
Kjo hartë
është një përfshrije e plotë e hapësirës sonë të gadishullit Ilirik,
respektivisht Shqipërisë apo Epirit dhe nënvizimeve që shihen sa i përket
hapësirës së monumenteve të lashta si Olimpi dhe të tjera që janë pjesë e kësaj
hapësire të lashtësisë së Iliro-arbërorëve.
Në hartë
nuk figuron ndonjë vend apo përbërje tjetër të ndonjë populli ardhacak që tani
kanë zënë vend si fqinjë, por antikiteti i kohës dhe i vijzimeve etnografike e
historike.
Në
literaturën që mbanë vitin si më lartë dhe me autor historianin Heinrich
Pantaleon në këtë hartë flitet për Shqipërinë apo Epirin, por një pjesë ka si
trajtim të veçantë periudhën e konfrontimit apo betejës në mes të strategut dhe
liderit vizionar Gjergj Kastriotit apo shtetit të Epirit dhe perandorisë barbare osmane, apo Sulltan
Muratit.
Harta
është një tregues i rëndësishëm i vijave
natyrore të iliro-arbërorve dhe aq më të tepër kur kjo hartë është e shekullit
XVI, respektivisht e vitit 1581 që nënkupton atë se kjo është një vlerë që
shfaq realitetin e plotë të gjeohistorisë së këtij rajoni të rëndësishëm.
Kjo hartë
e vjetër e që deri më sot nuk kemi pas
rastin të shohim një të tillë është e rëndësishme për dy arsye: e para për
aspektin etnohistorik dhe përbërjes së saj në vija natyrore dhe e dyta se
pikërisht këtu shemben iluzionet dhe paragjykimet e disa nga fqinjëve të cilët
nga dyndjet barbare kanë mbërri në mjedisin tonë të lashtë iliro-arbëror.
E vërtëta jonë si komb i lashtë kurrë nuk ka qenë e fshehur në pafundësi, vetëm se koha dhe e vërtetë më llambën e saj në krah ka mbërri dhe do të mbërrijë që të zbulojë një ditë në tërësi anatominë dhe shpirtin e plotë të iliro-arbërorëve në zemër të familjes së tij të lashtë europiane.