Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Kalana: Çelsi i botës

| E diele, 01.09.2013, 12:27 PM |


Luan Kalana

 

ÇELSI  I  BOTËS,-kodi i jetës....

...shkrimtarit enciklopedist, A.Bacellit

 

Esse-të e një poeti  mik,

s'krasohen me asnjë çiflik,

fjalët e ëmbla të mirësisë,

gjallojnë  rrugën  e diturisë.

 

Për të mirën e gjithëkujt,

robër të mos i bëhemi kujt,

përvoja e mijra vjetëve,

fal çelsin,kodin e jetëve.

 

-T-trokit, do hapet çdo derë,

-L-lyp, do të jepet njëherë,

-K-kërko,përherë do ta gjesh,

TLK, mesazh JETE do kesh!

 

Zbulimet shkencore të jetës,

të dijes,diturisë e të dritës..

nisin nga Emblama e Mendimit,

nga vetja, Univers i Njerëzimit.

 

Kur sekretin e ke , hap dyert e Botës,

mundim e djersë,por do jesh zot i Tokës,

Njeri! Je i  plotfuqishmi i tërë Dherit,

falë Sekretit,thuaj vetëm-Faleminderit!