| E diele, 01.09.2013, 03:29 PM |
Pritje madhështore për kriminelin e luftës së Bosnjës
Nga Ismet AZIZI
Para dy muajve , me rastin e publikimit të lajmit për lirimin e parakohshëm të dënuarin e Hagës M.Krajishnik , kryetarja e Shoqatës "Nënat e enklavave të Srebrenicës dhe Zhepës" Munira Subassiq pat deklaruar "si duket gjykatësi Theodor Meron, ka marrë detyrë sa ma shum ta shpërblej gjenocidin". "Kjo po ndodh më 11 korrik, kur po varrosim fëmijët tanë. Ky është gjenocidi i tretë i kryer ndaj nesh. I pari ishte vrasja , i dyti gjetja e eshtrave e të dashurve tanë, dhe tani lirimin i kriminelëve. Kjo gjykatë është kundër muslimanëve," transmetonin mediat e Sarajevës fjalët e Munirës. Ky paralajmërim edhe ndodhi.
Ish-Presidenti i Asamblesë Kombëtare të Republikës së Serbe Momqillo Krajishnik u lirua para dy dite pas vuajtjes së dy të tretat e dënimit të tij në Hagë
Disa
mijëra njerëz kanë pritur më 30 gusht kthimin në vend të dënuarin e Tribunalit të Hagës, Momçillo Krajshnik.
Pritja e
Krajishnikut në Pale u organizua nga Partia Demokratike Serbe (SDS). Krajishnik
ka qenë një prej themeluesve të saj. Shumë prej pjesëmarrësve në tubim me vete
kishin sjellë flamurin e Republikës së Serbisë dhe të Partisë Demokratike Serbe (SDS).
Një pjesë
e turmës së mbledhur për ta pritur të dënuarin e Hagës këndononin; (”Bi?e opet
pakao, bi?e ludnica, evo idu ?etnici sa fo?anskih ulica” ) "Do të ketë
përsëri ferr, do të ketë çmendurI ,
ja po vijnë çetnikët nga rrugët
e Foqës " dhe këngë të tjera nacionaliste , Presidenti i SDS Bosiç Mladen ka thënë seqytetarët e RS
erdhën për t'i bërë nderimet e tyre Krajishnik por jo vetëm atij , por edhe
" Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç , me mëkatin e të cilëve është
krijuar RS ", lajmërojnë reporterët e AA.
Viktimat
e gjenocidit janë të shqetësuara për mesazhet e dërguara nga nga
tubimit në Pale. I dënuari i Hagës Momçillo Krajishnik me avion nga Londra përmes Bukureshtit arriti
në Beograd, prej nga me helikopter përmes Banjallukës mbërriti në Pale ku u
prit nga anëtarët e familjes dhe miqtë, si dhe një numër i madh i njerëzve të
cilët kishin ardhur nga pjesë të ndryshme të Republikës Srpska.
Po ashtu
ata mbanin në duar pankarta ku shkruhej: "Krajishnik - bir i popullit
serb", "Ndal terrorit të Hagës", "Radojiçiq, të erdhi
zëvendësimi". Ndërkaq në hyrje të Pale-s ishte shkruar: "Mirë se vini
President". Me tingujt e "Marshit mbi Drinë" masa e tubuar ka
përshëndetur Krajishnikun të cilin në Pale kishin dalur për ta pritur edhe
lideri i SDS-it Mladen Bosiq, prjësi i luftës në Trebinje Bozhidar Vuçureviq
dhe kryebashkiaku i Sokocës, Milovan Cicko Bjelica. Krajishnik u tha
gazetarëve: "Unë nuk e di pse është organizuar kjo pritje, unë megjithatë
ende jam një kriminel lufte". Ai ka shtuar se vetëm me procesin e
rishikimit të rastit do të provohet se kjo nuk është e vërtetë. Po ashtu ai
njoftoi se këtë vit apo në fillim të vitit të ardhshëm, do të paraqesë një
ankesë në gjykatën e apelit për rishikimit të vendimit të Tribunalit me të
cilin ai është dënuar për krime lufte në Bosnje. "Gjithçka që po ndodh
sot, më duket sikur një ëndërr, sikur kam ardhur nga një botë tjetër", tha
Krajishnik.
Viktimat
e gjenocidit janë të shqetësuara për mesazhet e dërguara nga nga
tubimit në Pale.
"Republika
Srpska nuk është krijuar as me marrëveshje, as me me zgjidhje politike. Ajo
është ndërtuar mbi gjakun e dhjetëra mijëra viktimave të pafajshme, duke
përfshirë edhe 1.600 fëmijë të vrarë në Sarajevë", tha presidenti i
Shoqatës së Prindërve të Fëmijëve të vrarë në Sarajevë, Fikret Grabovica.
Ndërsa
kryetarja e shoqatës "Nënat e Srebrenicës" Hatixha Mehmedoviq
vlerëson se e gjithë shoqëria duhet të jetë e shqetësuar nga mesazhi i dërguar
nga tubimi në Pale ku ndodhi madhërimi i kriminelëve të luftës. "Mesazhet
e tilla inkurajojnë krime të reja të luftës, një gjenocid të ri", tha
Hatixha Mehmedoviq.