| E shtune, 31.08.2013, 07:00 PM |
Shamia e
vërtetë!
Nga Rezart Palluqi
Zgjuarsia
ose liria e një femre nuk kufizohet prej një copë bezeje, copë mëndafshi, ose
shami koke,siç i thonë ndryshe. Njoh gra që nuk vënë shami koke, as ferexhe,
por që janë shumë herë më budallaqe se mua, ose e anasjellta.
Unë jam gruaja
e një myslimani. Në rrugë qarkulloj e mbuluar nga këmbët tek koka. I vemti
ndryshim në veshjen time me një myslimane tjetër është se shamia ime e kokës
mbulon vetem flokët, dhe jo fytyrën.
Nuk jam
aspak dakord që fytyra ime të mbulohet plotësisht, thua sikur unë jam ndonjë
spiune. Shkurt, fytyrën time e dallon qartë sejcili. Piktori mund ta pikturojë
atë lehtë. Edhe poeti i fortë mund ta zhbirojë pa pengesë botën time
shpirtërore.
Ndodh që
kur eci në rrugë, të më shohin njerëzit me përbuzje. Tek disa sy lexoj fjalët:
çfarë budallaqe femër? Edhe një myslimane tjetër, skllave e burrit!
Një ditë
më pyeti një burrë? Nuk ke vapë me këtë shami?
Unë iu
përgjigja:
Burri u
skuq dhe vazhdoi rrugën andej nga ishte nisur.
E
megjithatë në kohën që jetoj, ngacmimet vetëm se rriten dita-ditës. Jetojmë në
kohë anti-islame, dhe bota perëndimore pandeh se gratë e mbuluara duhen
çburgosur.
Përgjigja
ime është: e teproni zotërinj.
Burrit
tim i pëlqen të kapërdiset,sillet si kapedan përpara syve të botës. Ja, p,sh ,
kur presim vizita, ai e ngre zërin, e trash atë, jep urdhëra të cilët unë i
zbatoj duke u zgërdhirë. Ai e di këtë,por megjithatë mjaftohet me bindshmërinë
time në sytë e vizitorëve ose miqve të familjes. Sepse bota nuk e di se unë bëj
ligjin për shumë hallka, çështje familjare?!
Unë jam
ajo që vendos se çfarë do të blihet në shtëpi, çfarë ngjyre do të kenë plaçkat
e reja,gjella, lloji i mishit, rrobat e fëmijëve. Burri punon si gomar, sjell
rrogën në shtëpi, e shkund tavolinën me grusht, i merr pak erë zogut (po desha
unë) dhe kaq.
Dhe meqë
ra fjala tek zogu, përpara burrit sillem si prostitutë. Të gjitha ato stilet
seksuale, si kamasutra, ose lopthi, unë i qaj në krevat,edhe pse kur eci jasht
bëj si e turpshme, skuqem në fytyrë, ul sytë poshtë, drejt këpucëve, saqë ai që
e spikat sjelljen time thotë: sa grua e turpshme qyqja? Myslimane e mjera, e ka
burrin e rreptë!
Dhe kur
burri ankohet e më thotë: sa je rënduar oj grua, të është bërë bytha sa një
kosh duhani, unë i përgjigjem: “faji yt, burrë i dashur. Gratë që veshin
ferexhe nuk mbajnë dietë por hanë pa kontroll. Dhjamin e tepërt e tresin sytë e
burrave të huaj, por poshtë ferexhesë ata nuk depërtojnë dot…”
-E mban
mend kur më the: unë të pëlqej ashtu siç je, dhe eksitohem pa qenë nevoja të
jeshë derdhur në mini-funde?
Ai e
mbyll gojën sa herë që i kujtoj filozofinë e tij seksuale.
Dhe tani
që po flasim për burrat myslimanë(jo se të krishterët janë më të mirë) pjesa më
e madhe e tyre, gjatë ditës falen për Allahun, dhe natën, me t’ju dhënë rasti i
parë vizitojnë fshehurazi prostitutat. Edhe ky i imi, e bën këtë. Burri është
qen dhe gruaja skile kur atyre i është mërzitur kolibja ku lindën dhe jetojnë.
Prandaj
edhe unë e tradhtoj atë, me fqinjin tim, i krishterë është zavalli. Gruaja e
tij nuk vesh as shami, as ferexhe.Është nga ata gratë e emancipuara...
Kur e bëmë
herën e parë, fqinji ose dashnori im i ri, u befasua nga shkathtësia dhe
eksperienca ime sekuale. Shaminë e kokës e hoqa me salltanitet, e shkunda dhe e
tunda për t’i bërë ajër fytyrës së tij të djersitur nga epshi seksulal. Në
vazhdim i lidha sytë, dhe mbasi u shkrimë të dy, e pyeta: mos më thuaj se seksi
të shijoi më pak sepse t’i lidha sytë me shami myslimaneje?
-Më duket
se ta thashë se kjo copë shamie nuk e kufizon mendjen e një gruaje. As fustani
i gjatë, madje shpesh gratë ndizen edhe më shumë- u përgjigj ai.
Fqinji
gazetar u përpoq të mbrojë tezën e tij duke thënë se janë të pakta ato gra
myslimane kaq të hedhura si mua.
-Jo, jo,
e ke gabim. Ato janë më mijëra, dhe gëzojnë më shumë pushtet se sa ju pandehni!
Fqinji
gazetar heshti. Ai më vuri shaminë në kokë plot respekt.
- E di që
të shkon vërtetë shamia?
-
Hipokrit! E thua këtë tani që më zure në dorë.
-
Gazetari
tundi kokën, po, pothuajse i sigurtë.
-Sonte ai
i imi më tha se do shkojë te një shok. Kam frikë se do më tradhtojë përsëri. Si
gjithnjë, sapo mbaron faljen e pestë të ditës për Allahun, shkon tek zoçkat e
huaja në
-Të
paktën ju të krishterët e sotëm nuk faleni në aksham dhe natën turreni tek
prostitutat!
Gazetari,
Petër qeshi me zemër.
Tani të
shkon shamia e kokës edhe më shumë- tha ai.
-Lëri
lajkat boshe dhe hap sytë se mos e nuhat punëdhënësi yt populist që bëre
dashuri me një myslimane me shami e të shkarkon nga puna- i kujtova.
-Ha, ha! Jo moj ç'thua! Ai qysh kur diskriminon në gazetë femrat myslimane,nuk bën dashuri vetëm me femra të krishtera, me kokë dhe kofshë të zbuluara, por edhe me myslimane të veshura me shami- u përgjigj ai dhe u largua triumfalisht…