| E merkure, 28.08.2013, 09:05 PM |
ISTOGU I IBRAHIM RUGOVES DO MBETET GJITHMONE BASTION I LDK-SE
Nga Selim
M. Nengurra
Ka kohe
qe jam ne vendlindje dhe qendrimi i gjate ketu me dha rastin te shof shumcka,
si mire ashtu edhe keq. Meqense kam nji LAPTOP qe nuk mund ti gjej shenjat e
piksimit dhe disa shkronja shqipe nuk po shkruej ne ZSH , por kam mbeledh
material qe kur kethehem ne shtepi ne Norvegji do vershoj me to dhe keshtu do i
rikthehem perseri lexuesit tim te ZSH dhe publikimeve te mija aty.
Kete here
po baj nji shkrim sepse nuk po muj pres derisa kethehem ne Norvegji. Ne te
gjitha vendet e botes ne prag te zgjedhjeve kandidatet dhe partite mobilizohen
dhe bajne fushate, edhe ne Kosove kjo duhet patjeter te ndodhe. Ama kjo qe shof
se po ndodhe ne Kosove, konkretisht ne Istog nuk me duket normale. Ne Istog
pushtetin lokal e ka qe nga fillimi pas clirimit te Kosoves LDK-ja dhe kesaj
partije asnjihere nuk mundi askush ti rrezikoj primatin. Nuk mendoje tu mohoje
te drejten per te garue dhe per te shpresue kandidatve te partive tjera ama menyra
se si sillen disa individ dhe dege partish ne Istog me irriton dhe me duket si
teper jonormale. Dega e AAK-se ketu ka fillue fushaten qysh nga fillimi i
pranveres, dhe kandidatja e kesaj partije nji bashkfshatare e imja asht
angazhue me te gjitha forcat qe te promovohet si kandidate serioze dhe e zoja
per ta ndryshue Istogun. Mendoje se edhe Istogu si te gjitha komunat e tjera te
Kosoves kan nevoje per ndryshime, per permirsime, por nuk mendoje se partija ne
pushtet duhet ndeshkue sepse ne kushtet dhe mundesite buxhetore qe i ka dhe te
cilat ja ka ofrue qendra apo qeverija e Kosoves e PDK-se se Hashim Thacit, kjo
qeveri komunale e LDK-se ne Istog ka ba mjaft dhe ma shume nuk ka mujt as nuk
ka pas cka baj.
Dhe asht
per lakmi se si lidershipi i LDK-se dega ne Istog dhe edhe vet Kryetari i
komunes qe asht njiherit edhe Nenkryetar i LDK-se, z. Haki Rugova heshtin dhe
nuk bajne fushate per tju kundervu fushates katunareske me plot pompozitet e
reklamime , me premtime pompoze qe kurr nuk do realizohen se paku jo nga AAK-ja
qe po i bajne. Diku ne fillim te korrikut ne Istog erdhi vet lideri i AAk-se z.
Ramush Haradinaj dhe ne nji tubim promovues per kandidaten e ti ne Istog ne
hotelin BUTRINTI premtoje se Istogu do ket nji shesh apo qender ku do jet nji
shtatore e madhe e Ibrahim Rugoves, Lideri Haradinaj dhe kandidatja e ti per
Istogun zonja Donika Kadaj - Bujupi i thane mases se Istogu ka rruge me emnin
Nikolla Teslla dhe nuk paska me ate te Ibrahim Rugoves, nji kandidat i ri per
asambleist i AAK-se per Istog, nji familjar i Ibrahim Rugoves edhe ne ndeja
private me te ma pat perkujtue kete fakt dhe une i interesuem te di dhe te shof
se cka premtojne kandidatet e AAK-se per Istogun isha prezent ne hotelin
BUTRINTI ne Istog , me ate rast edhe bana nji bisede te vockel me Ramush
Haradinaj dhe bana edhe nji fotografi me te, ai me tha se do bajne gjithcka per
ta ba te pavdekshem Ibrahim Rugoven, me tha se ne zyren e deges ne Istog e ka
fotografine e Ibrahim Rugoves. E ndegjova dhe nuk fola, por jua perkujtoje te
gjithve se Nikolla Teslla meriton ta ket
emin ne rruget e gjithe botes se fale shpikjes se ti sot neve kemi dritat ne
shtepite tona dhe bile sipas disave ai nuk ishte serb, por ishte shqiptare te
cilin serbet e pervetsuen dhe e ban te vetin ashtu sikur po orvaten maqedonasit ta maqedonizojne Nanen
Tereze dhe besa edhe do ja dalin sepse neve e perbuzim dhe e shajme me fjalet
ma banale, i zhvendosim edhe shtatoret e saja.
Pata edhe
disa kontakte me zonjen Donika Kada - Bujupi dhe edhe ajo mi thoshte po ato
fjale si lideri i saje. Nga disa bashkfshatar te mi ndegjova se zonja Donika
Kada-Bujupi ka premtue se do nderoje qerdhe femijesh ne fshatin e saj te
lindjes ne Lubozhde. Nuk muj e besova dhe shkova te shof dhe vertete pash nji
cirkus qe kishin ba AAK-ja ne Lubozhde. Ne lokalitetin POLLAQER perball
shtepise se Tahir Smajl Hasanaj aktivistet e AAK-se me kerkesen e zonjes Donika
Kada-Bujupi kishin vendos nji katror me rrasa guresh asi cfar i vendosin sot
gjithandej neper oborret e veta ne vend te asfalltit qytetaret e Kosoves. Bana
nji fotografi te ati vendi dhe desh u ckeva tue qesh. Shpresoje se kete cirkus
e kane pa edhe bashkfshataret e mi dhe do e ken ne mbamendje diten e votimeve.
Ne radhe te pare baj pyetjen se per kend dhe kujt i duhet ajo qerdhe femijesh???
Ne Lubozhde nuk ka pothuej asnji te punsuem diku qe te kete nevoje per qerdhe
femijesh, dhe edhe po e mbaroj ate qerdhe zonja kandidate e AAK-se a ka mendue
se me cka do e paguejn qerdhen katunaret e saj te Lubozhdes kur ata jane te
papune, kur me plote pergjegjesi e them se pos Imer Lajqit, Halil Lajqit, Haki
Hasanaj, dhe edhe nja dy tre te tjere asnji nuk punon , kur tane fshati jeton
nga financimet qe ju bajne familjaret e vet nga mergimi apo edhe nga ndihmat e
socialit. Me sa di une asnji femen e Lubozhdes nuk asht diku e punsueme dhe
edhe keta qe i permenda jane njerez te moshuem me femije te rritshem dhe aspak
nuk ju duhet qerdhja.
Llogari
te dobet ka ba kandidatja e AAK-se per tju marr votat e bashkfshatarve te saje.
Kjo
kandidate thote se ka fotografine e Ibrahim Rugoves ne zyren e deges ne Istog,
une i baj pyetjen, kur asht vendos ajo fotografi aty dhe sa do qendroje, si dhe
a ka fotografi te Ibahim Rugoves lideri i saj ne zyret qendrore te AAK-se ne
Prishtine, a ka dikush nga lidershipi i AAk-se fotografi te Ibrahim Rugoves ne
shtepite e veta???? Padyshim se nuk ka andaj mos te mundohen me mashtrue askend
se populli nuk han bar, hini syve popullit nuk muj i qitet sepse asht lodh ky
popull aq shume sa nuk muj e duron kete gja.
Me daten
5 gusht ne qender te Istogut u mbajt nji koncert me disa kangetar te njoftun
kosovar qe kendojne tallava muzike dhe aty perseri u fole per kandidaten Donika
Kada -Bujupi, Krejt kjo zgjati disa dhjetra minuta , por me kete rast u pat
bllokue qendra e qytetit dhe trafiku per qarkullim dhe cka asht ma keq pasi u
shpernda masa aty mbeten shume letra e mbeturina qe u hodhen pa kontrrolle e
per te cilat reagoje edhe udheheqesi i RADIOFONTANES z. Zeqir Mehmetaj, e besa ky i fundit me tha
nji dite se i kishin pas shkue disa veta ne studio dhe e kishin pas pyet se a
mendon ai edhe ma tutje me jetue ne Istog. Zeqiri nuk e kishte marr kete si
kerrcnim, por ishte ndie paksa keq , ndersa une o ethame se kerrcnimi nuk ka
brina.
Ne hymje
te Istogut nga Gurrakoci asht vendos nji poster i madh disa metra me
fotografine e kandidates se AAK-se per istogun dhe krejt kjo mue qe njof
kulturen prendimore te Europes me ban me qesh sepse me duket shume metode e
ulte dhe jo dinjitoze, Dihet se cilat jane afatet kohore per fushate dhe tek ne
kete kohe duhet me ba reklamime e jo me ba hallakama nji vit perpara rrugve,
lokaleve e edhe bjeshkve te vendit sikur po bajne gjithandej sot ne Kosove.
Une jam shtetas norvegjez e edhe deputet ne asamblene komunale te qytetit Sarpsborg ne Norvegji, por mbi te gjitha dhe gjithmone jam istogas, lubozhdas dhe per kete vend deshroje me tan qenjen time nji qeverisje te mire e te drejte, ama sic po shifet dita tregon me mengjesin dhe mendoje se Istogu duhet gjithmone te jete i LDK-se se Shejtit te Dardanise e te shqiptarise Dr. Ibrahim Rugoves.