| E marte, 20.05.2008, 08:34 PM |
Në oborrin e maternitetit u mbollen 20 Bredha, që u pagëzuan me emrin “Bredhat e 20 Majit”
Albert Zholi
20 MAJI, një ditë plot emocione
Nga Albert Zholi
Kjo datë, është inicuar 4 vjet më parë nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, si “Dita Kombëtare në ndihmë të jetimëve”, e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë me Ligjin nr. 9233, datë 13.05.2004.
Kjo iniciativë e IKIJSH-së, është shtrirë edhe përtej kufijve të Shqipërisë, në Parlamentin e Kosovës.
Dje, më datën 20 Maj, 2008, nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëvë Shqiptarë u organizua një veprimtari e gjërë sensibilizuese me 150 fëmijë të jetim të policëve të rënë në detyrë, fëmijë jetim rom dhe të gjakmarrjes, fëmijë të mbetur jetim nga fatkeqësia e tragjedisë së Gërdecit, nga qëndra të ndryshme rezidenciale, shtetërore dhe joqeveritare, fëmijë jetim në komunitet, etj.
Fëmijët ishin veshur me uniformën tradicionale, bluza dhe kapele të bardha, me slloganin “Me Ne Shoqëria edhe më e Mirë….” të përgatitura nga Posta Shqiptare.
Në Korpusin Qnedror të Universitetit, jetimët e ardhur i priste karvani me 20 mikrobuza të bardhë shëtitës.
Këta fëmijë, në orën 10-00, filluan shëtitjen me autokolon me mikrobuza të bardhë të shoqëruar nga 4 motocikleta të Gardës së Republikës me destinacion Martenitetin e Tiranës, “Mbretëresha Geraldinë”.
Autokolona me 20 mikrobuza të bardhë, në Ballinat dhe pjesët e dukshme të tyre kishin banderolat me slloganet e Ditës së 20 Majit. Ato ecën ngadalë përgjatë bulevardit të Tiranës, nën veshtrimin e kalimtarëve dhe qytetarëve të Tiranës, deri sa autokolona me 20 minibuzë mbërriti në Maternitetin e Tiranës, ku fëmijët u pritën nga Znj. Liri Berisha dhe Drejtori i Matrrnitetit z. Halim Kosova. Ata vizituan nënat që ishin shtruar në këtë maternitet, të cilat prisnin të lindin, apo edhe ato që kishin lindur, duke u dhuruar secilës prej tyre buqeta me lule, duke percjell mesazhe njerëzore dhe shumë emocione.
Pas kësaj, fëmijët nën shoqërinë e Znj. Liri Berisha u përqëndruan në oborrin e maternitetit aty filluan mbjellja e 20 Bredhave, që u pagëzuan me merin “Bredhat e 20 Majit”, si një simbolikë, që këto bredha do t’u kujtojnë të gjitha nënave ndër vite në këtë maternitet, se fëmijët janë krijesat më të bukura të shoqërisë njerëzore, ata nuk duhet të braktisen në ç’farëdo rrethane qofshin këto nëna.
Mesazhi është i qartë:
Kjo kategori e shoqërise shqiptare apelon:
Kështu siç kujdesemi ne për mjedisin, për t’a patur atë të bukur, funksional dhe të gjelbëruar, ashtu edhe shoqëria duhet të kujdeset për ne, duke na patur në qendër të vëmendjes.
Pasi realizohet mbjellja e 20 Bredhave, Znj. Liri Berisha, z. Halim Kosova dhe z. Ilir Çumani zbulojnë pllakën e memorialit, me këtë mbishkrim:
Bredhat e 20 Majit
Jetimet e Shqipërisë Apelojne:
“Të Dashura Nëna!
Mos i braktisni fëmijët…
Ata ju japin motivin për t’a gëzuar jetën…”
Pas kësaj, fëmijët sërish hipën nëpër mikrobuzat e bardhë që prisnin para maternitetit, nisen për të mbërritur në mjediset e sallës së madhe të Hotel “Rogner”, ku ishte përgatitur një drekë e madhe festive për nder të fëmijëve jetimë. Koncertin e drekës e drejtoi gazetarja Sonila Meço. Në këtë drekë të madhe festive, kishte shumë surpriza, emocione dhe mesazhe që dolën në mënyrë krej origjinale nga vetë fëmijët dhe artistët. Veprimtaria do të pasqyrohet gjerësisht në media, dhe do të finalizohet me një emision të posaçëm special televiziv në TVSH kushtuar 20 Majit, një emisionin i drejtëpërdrejtë dhe i mirëfilltë social që mban titullin “T’kam Zemër…”, me drejtuesen e njohur televizive znj. Rudina Magjistari. ….