| E hene, 26.08.2013, 08:24 PM |
KENGA SHEPERJOTE
Nga Ksenofon M.
DILO
Nuk besoj se ka qe nuk e dine madheshtine e kengeve polifonike
. (FAN NOLI ka thene edhe “Kur te vdes
pèrcillmeni me nje kenge labe “) Shquan ne to nje individualitet poetik
pleksur me nje besim te patundur ne fuqine dhe vendosmerine burrerore . Ato jane si pjesè e kulturès sé tyre sepse kènga tè hap zèmrèn , kènga tè
çliron, kenga labe i bashkon njerèzit . Ndriçon mendjen ,ndergjegjen dhe zemren kenga e tyre
!
Ajo eshte si zjarri qe ndez
gjakun…Eshte ilaç qe s’ta jep dot mjeku
po , ta jep kenga , ta jep zemra.
Ajo eshte ne gjendje te
hapi gjithe bravat e botes shpirterore te nje populli…gati te kapitur nga pesha
e rende e fatit historik teShqiperise ngarkuar..” me halle te renda / KOSOVE e
CAMERI ja nbajti jeziti brenda”
Degjon zerin e tyre te vrullte
apo te qete , ndien pulsin
frymemarrjes se ketij populli,
kupton deshirat dhe idealet e tij. Eshte
kenge qe jep diagnozen e shendetit fizik
dhe moral dhe, pasqyre e qarte e shpirtit
te popullit , pasqyre e se kaluares dhe deshirave per te ardhmen .
Dhe kenga zagorite nuk ka moshe ,udheton pèr te shpirti , u sherben kohrave ,brezave te rij… flet per kete dhe interpretuesja virtuoze Mimoza Kosturi(Duda) .
Pra, kenga polifonike “nuk ka
pleqeri” ose ngadaltesi ne krahasim me
jeten njerezore , ashtu
si dhe plakja e ngadalte e
Henes per token.
Kèndojnè zagoritet dhe pèrpiqen tè bèjnè diçka tè mènçur e tè bukur. Nuk ngopesh se degjuari kete kenge…
Vinin ditet e shenuara:
Pashket , 28 Nentori etj...ndjehej qe diçka largohej e diçka vinte.. Natyra
vishte rrobat e saj,njeriu tè tijat .Diku njè muhabet. Diku gjym kènga.. Oshètinte
Dhembeli , Rapavica nga buçima
e kenges zagorite qe eshte
bashke me njerezit ne dasma e gezime .
(Dita e FLAMURIT ne shtepine DILO me,1935-se )
Madheshtore tabloja dhe
ne Carrok ku lisat maten me lisa,
zera burrerore qe plotesonin njeri-tjetrn , derdheshin. Nje
imazh mjedisi teper i gezuar :
Burra t’ ardhur pèr festa, studentè
qè vinin nè pushime i shoqèronte kenga.
Pleqte mbremane ne sofat te portave i bashkonte kenga.. Vajzat ne krua ,gra qe vareshin nga Dhembeli me mushka ngarkuar me bar , u gjemonte kenga . Isua ne te cilen notonte kenga – aprovim ,mbeshtetje ,solidaritet sheperjot… nxitje ,ide dhe gjendje te reja shpirterore ,shtonin fondin e vlerave Burrerore Shqiptare , ushqenin dhe mba gjallè veçanerisht vleresimin e ngjarjeve dhe te njerezve , shpirti me nje barre derte . Fjalet e zgjedhura me nje mjeshteri te veçante artistike,me fuqine e madhe te tyre shpirterore, nuk bejnè hije te njera tjetra , ndjehen mbreterore kur ja thoshin kenges burrat . Hija e tyre , deshmi kujtimesh nè ate truall poetik vital aq te goditur .
Me keto ,nuk kam ndermènd
tè bèj njè vèshtrim historik, as tè sjell kujtimet e mia, po vetèm tu pyes : A
e njihni kèngen ZAGORITE ?
E njihni kengen e atyre
burrave qe, pamvaresisht ku jetonin te gjithe nje emerues te perbashket kishin
-Dashurine pèr njeri-tjetrin !
Kenga e tyre nje miniere
! Nga goja margaritare
dilnin qe deshmojnè per nje
qyteterim te lashte me pèrmasat e gjera tè njè shpirti fisnik qe,
kerkon te jete zjarri i dashurise pèr Atdhe kudo qe te ndodhesh
Kèngè e bilbilit- kenga e
tyre .
Njè pjesè e vogèl pasurie! Qe dhe
mergimtaret vetem kengen moren me vehte .
Degjuesi me indiferent i ben pasuri ne mbrojtje te trashegueshmerise
se, i dyfishojne kenaqesite. Kèngèt e tyre ,njè minierè Degjuesin e terheq jo vetem toni burreror i
kenges po dhe shkendijat qe shkrepin fjalet e mendimet… C’do fjale e saj
shkon drejt e ne zemer… Eshte kjo klime
qe ushqen,mban gjalle , veçanerisht
ne vleresim te ngjarjeve dhe te
Njerezve. Shpreh realitetin , zbulon te
vèrtetèn artisti popull,duke i sherbyer
aktualitetit fut jete
atje ,ku ajo èshtè e dèrmuare.
Ka angazhimin e vet ,qe shpesh shprehet si reagim emocional ndaj problematikès qe ka frymezuar.
Burrèrisht , i drejtohet popullit (rrapit) duke dhènè
gjykim pèr progres demokratik
” Ku i ke burrat e pare ? More Rrap!”
se,
“ NEN HIJEN
E ZAGORISE
JEMI DJEMTE E SHQIPERISE “
I bindur qe , kjo dashuri jeton po te ushqehet me sakrifica dhe e vendosur ne vepra me sens njerezor se , punet e mira jane te mundeshme me burra te ndergjegjeshem dhe te pergjegjeshem qe çmohen ne bazen e virtyteve qe dallojne racen tone. : Vetmohimi , perbuzja e vdekjes ,sensi praktik dhe mbi te gjitha Ndergjegja e pergjegjesise Kombetare . Dhe , nè kete vènd ,.. ku, kapja e dramacitetit -Cajupi e Kokojka- janè dominonjèsè nè tè gjithè pejsazhin e, merr me vehte notèn e optimizmit dhe krenarinè– SH Q I P T A R !
MBRESAT QE NUK MUND TI TRETE HARRESA…
Ndoshta do benim nje hap me teper drejt se vèrtetes te kujtonim, me te miren ne shoqe ,kengen e bukur sheperjote . I gdhèndur ne kujtese te te pareve ish CAJUPI , né martesen e ILIA DILO SHEPERIT qe nisi kengen
“ DIL ,
MOJ DIL
A PO S’TE LENE”/
Sos je Yll,sos je Hènè/ …”
qysh kur u bè gati tè dilte nusja nga shtepia e
saj, e ARISTIDH RUCIT
, dhe e vazhdoi labçen me atè zè aq tè bukur ..deri sa mbriti siper te
shtèpia DILO . Mbahej mènd dhe vallja né lèmè , e te
shoqes, SAVES nuse, ku flet pèr te
nesermen vizioni i saj real :
“ Ti me penè unè me zanat
Pa na i bèrè qerpiku fap
Do ta ngrèmè shtèpinè lart..”
– C’mund tè kishte ènderr mè tepèr njè
zagorite,nje sheperjote, veç “ngritjes sè shtèpisè lart”, kur gjithè
njerèzit jane te barabartè para ZOTIT ?
Vegime te ngjeshura
me bindje te thella patriotike
keto , qe i ka kristalizuar jeta. Kjo , filosofi jetesore e
veprimit kupotimeson jeten zagorite,
jeten shqiptare..ku
ngrihen lart ato
familje solide qè dallojnè nga
virtytet,VIRTYTET SHQIPTARE-jo nga
pasuria dhe pozita- Ndaj
jepet dhe mesazhi pèr t’u mos u kursyer
asgjè pèr vèndin, pèr Shqipèrinè.
“ Kam qènè kudo né juge mè
thoshte njè i moshuar nga Skrapari(Mete Kapllani.) ,xhandar aso kohe – po,kènga
qè bèhej né Sheper,asgjèkundi ! Si tani mè vjen né vesh :
“ MOJ HARBI
E LARE ERGJENDE
HASMIT I
TREGON KUVENDE….
MOJ HARBI E LARME E BREZIT
TUND KOLLONAT
E SEREZIT ”
I thosh kèto vargje etj. si kèto e dukej sikur
jetonte ate burreri dhe, vazhdoi.. “C’te
them,mor bir,kenga e bililit kenga e atyre
Burrave te fjales dhe te vepres”
Fliste dhe , para syve
te mij , kur ja mirrte kenges Leko Duda(nxenes qe linte me goje hapur mesues e , po qe femije duhej te persekutohej) , ne krah
Come Staneja( qe miresi buronte
shpirti e zemra burrerore e tij )
ja kthen me ate ze aq melodios.Perbri
del befas zeri i embel i hedhesit
Vangjel Dilo (nxenesi qe kudo dalloje shkelqimi i tij), e vazhdon ai, Hile Pine(qe i shquan kudo guximi e
shkathesia ) e te tjere mbushin me ison
e tyre , gjym kengen qe here anon nisja e saj nga ana e LEKOS dhe here nga
COMJA e mbush sua si gjemim i reve … ! Oshetin vendi ! Malet ngrene supet perpjete – thuhet-kur ja
marrin kenges djemte .“Ashtu me ju lumte
!”-degjoje kalimtare qe ndalnin hapin dhe uronin : “Lum NENA qe ju ka!”…Te
tjere tere kenaqesi : ”Halla qumeshti i Nenes”
“Drite u befte jeta juaj,mor bij !” E,…kenga gurgullon per karshi
fshatit , duke ardhur te arra e Kokonaqes. Ky qe brezi qe dilte per here te pare nga shkolla 7
vjeçare e Sheperit
… Thesari degjimor e kuptimor nxitete e
stimulonte njerine per ndergjegje te larte patriotike, moral te
shendoshe dhe gatishmeri flijimi ku
nevojitet , i ben ze solides: ”grusht
bashkuar” dhe kerkon ndergjegje te formuar me teper se
kurre per Madheshti Burrerore !
Dhe, te kenaqur qe i kishin dhene vehtes respektin e duhur, lumturoheshin per te qene ATA qe ishin ! se, ishin Sheperjote , ngjanin me te Paret e do
rrezatojne driten e Virtytit Sheperjot kudo qe te jene – Keshtu ne jete do kene
nje udhetim te bekuar, udhetim nga ketu e drejt perjetesise.
Kjo jo vetem se,ne Sheper nuk eshte i njejte njeriu qe kendon me ate qe nuk hap goje por,se kenga i afronte njerezit, perbuzte luften kllasore ne ate fshat burrash te Kombit si Cajupi, Ilia Dilo Sheperit,Aristidh Rucit,Jani Dilo-s,Jorgj Cakos , Pano e Pilo Xhamallos etj.
Shquan ndjeshmeria fine ne kengen sheperjote . Teksti si nje jeteshkrim
Asgjè s’mund t’u japè njè
kènaqèsi tè njèjtè zagoriteve me kèngèn.. me liriken e folklorit zagorit
qe,zili do ta kish dhe nje poet i mire. U pelqen te jene sa me originale ne
qendisjen e ndjenjave dhe me
pasion e pervoje : ” O bobo se
ç’qenkerka jeta!
Djale e vajze eshte kuleta”
Ose nostalgjik
:
”U plakshe kemba me
mbet
Djalerine kush ma
shet
Ti jap nje mije e dyzet…”
Né kèto anè njeriu , qè kèndon nuk mund tè jetè kurrè i
njèjtè me atè qè nuk hap gojè,qoftè ky dhe
njeri i muzikès. Me kèngè rigjèjnè
veten,nè gèzime dhe vuajtjet e tyre,me
tè vertetèn e tyre! Kenga dhe vallja
zagorite u tregojne histori dhe femijve:
“Baba me se rriten djemte ?
- Ashtu
si jam rritur vetè
Me lakra dhe me lèpjetè..”
Gjeografia e kenges per
vuajtjet, ndertuar me nje materje dhimbje… Shkrirja e saj –ashtu si jam rritur
vete-tregon permasat shpirterore qe ja ka krijuar vete historia e vuajtjeve .
Veç, mèrzitè zbuten (me kèngè),gèzimi zmadhohet , “Para se tè fitosh mbi atè qè
s’tè do,duhet tè fitosh : tè mundish vet-vehten ! ”-thoshte Male Dilua qe kengen
nuk e shkiti kurre nga buza... Zagoriti
ne se ndjehet i vetem, kurre nuk eshte i vetmuar shok mè tè mirè ka kèngèn qè mund ta kèndoje
dhe ngadalè me vete.
I dègjon kur ja thonè kèngès dhe, para syve tè del njè
pjesè e kèsaj trashgimnie kulturale :
:“ O Ili, Illi i YLLTE !
Gjithève u hape Sytè
U dhe gjithè mirèsitè
Gjuhes SHQIPE
Gramatike “ …
…theksoi poeti popullor edhe pse
çvarrosur ILIA DILO SHEPERI prej asaj
kaste, qè asnjè nivel dhune nuk ish i tepèrt pèr tè … Jep kètè mesazh
(Areti Puraveli) pa ja bèrè syri tèrr ! dhe, njè krenari tè
dyfishtè ndjen pèr :euriditin dhe
mèsuesin e Shqipèrisè. Streh ka
ZOTIN zagoritja , jeton sikur qielli tè ish nè tokè pèr kètè Madheri Shqiptare,qè shkriu tèrè
jetèn e tij pèr Atdhe , punoi sikur nuk
i nevojiteshin para.Pèr kètè arèsye e gatèshme pèr tè hedhur tutje
nikotinèn e shpirtit – z è m è r i m i n –e ti
japè fund armiqèsisè,por
kurrè vèndit ku e varrosèn atè.
… . Né kèngè,vetèm dèshira pèr
jetè dinjitoze lind pèrfytyrimie tè
tilla nè kètè ngjitje drejt qiellit.
:”Dolla njè ditè nè mal
moj syzezè!
Tè gjeçè tek korrje bar
shkronjè e zezè!”...Tablloja e punès e pjellave tè Dhèmbelit e plotè nèpèrmjet kèsaj shetitje imagjinare. Ndihet kètu shkathèsia e “sy-zezès” zagorite
qè karakterizohet nga refreni i mrekullushem”Shkronjè e Zezè”! sintezè e
vyrtyteve tè saj.”Shkronjè Zezè “si
ne libèr,po,nè librin e madh tè jetès,ku mund tè lexohet ,mèsohet prej
“sy-zezèzès “,si kapèrcehen
veshtirèsitè e pengesat pa peshuar ne to.Kènaqèsi,qè dhe vetè e shprehnin atje nè pllajen eDhembelit duke korrur bar e duke kènduar
Ika,Zoica ,Fotinia e tèrè ai koll né Krèhèr..nxiton duart sa mè shpejt,qè né
fund tè plotèsojè tere gezim dhe barrèn
me bar tè shoqes mbetur prapa e ,
nisen gjithè bashkè :
Né kèto shkrepa,né keto male
Ku thèllèzat,shkojnè nga-dale
Sheprjotet hedhin valle…
Ekzistojnè pengesa dhe halle
qè kènga polifonike zagorite i pjek dhe e çlodh shpirtin e njeriut . Ato ,kanè
marrè pjesè gjerèsisht nè proçesin jetèsor.Futet nè to ndjenja dhe mendimi
ashtu si e gjykon vetè njeriu i kètushèm:
”Kush èshtè si bari i Dhembelit ?
E shoqja e Male dylberit/” ..
Shpreh impulset e jeteses
kènga,sjelljet njerèzore,tregon – Njeri.
Dashuria pèr Njerinè,pèr
Zagorien nè kuptimin e
krenarisè-SHQIPTAR! pèrbèjnè thelbin pèr
tè cilèn mbulon kènga. Ato i kanè dhènè tonin madhor jetès
nè Zagori se,jeta nuk èshtè njè problem pèr tu zgjidhur por, njè dhuratè pèr ta mbajtur
gjallè, dhe kur “thyhesh po,s’pèrkulesh” , pèrseri je né kèmbè .
Japin imazhin e njè repertori
edhe pse shumè tè vogèl kèngèt zagorite “me fjalet e saj te arte
se,nxjerr nga goja malte”, per tè mèsuar :
jepi vehtès respektin e
duhur , ahere bèhesh qènia njerèzore mè e lumtur !
Kujtimi te jeton shumè e
ndoshta pèrgjithmonè.
Eshtè i gjallè,zogu i
shqiponjès, zagoriti,e do jetèn ai, dhe jeta e do shumè atè. Edhe kur
patriakalizmi ish né kulmin e tij né kèngèn e sheperjotit ndjehej realisht e
kèrkohej tè ndikonin né proçesin e demokratizimit
”..Lèshon shènjè syri me
çika
Folmè moj tè rèntè pika”..
apo
“Dolle né udhè e mè prite/
Diç mè thè ,diç mè porsite.”..
Ndikimin e tij,s’kèrkon ta
harrijè me lutje: “ta marrça” “t’u bèfsha” e me tè tjera sentimente po, me
tonin burreror :
”Pse s’me flet qènèz e
qènit/
Se ngriva né gur tè lèmit”. ..
e mé testamentin shpirtèror:
Mike moj ,né
te kam mike
Kur te vdes tè bèhesh qyqe
Dil mè qa brigje mè brigje
Herè me vaj e
herè me ligje.
,shpreh karakterin,mendimin e tij ,forcon besnikèrinè
deri né limitin e vetmisè sé
dhimbeshme..
Mè transparentja( né kèngèt e
tyre): nuk sakrifikohet kurrè e vèrteta . Sinqeriteti pasqyrohet né vargje deri
edhe tek fèmija qè e pyet: NGA JE ? _ Me zè tè lartè e krenari pèrgjigjet : JAM
ZAGORIT ! Sa ndezin ndonjè zjarr majè bregu (se ,né pèrrej bèjnè vetem
frikacakèt !..) heqin vallen
rèndè-rèndè rreth tij dhe duke pèrplasur kèmbèt tere forcè mbi tokè ,ja thonè kèngès:
“Ja vumè zjarrin qipisè
Jemi djemtè e Shqipèrisè …”
..
.. ….Nè ”MALE” – mè jetikèt,tè paktèn
kèshtu thonè ,janè :“thèllèzat” dhe “shqiponjat –
Thèllèza ,zogè qè pa tè,
malet s’kanè lezet e ,si ja thoshte
dhe kenges Stefan Rako: “Vajzè
zagorite je “Shoqe
per mbi vete s’kè .
…………………………. “
(Tregojnè:”madhèri-e pyetèn
sulltanin-nga do te donit ta keshe nusen e princit?-Nga njè vènd pas maleve tè mallkuar(Zagorie) sepse,ato
janè tè egra e tè bukura si sorkadhe.” )
Ne trapeza zagorite…
Te jeshe ne Zagori - nje favor. Favori behet
dy here me i madh kur flet me ata
fisnike qe veshjen me te bukur
kane – buzeqeshjen dhe, i degjonje kur ja fillojne e ja thone
dhe ne dasma ata burra te mençur:
shtruar, shtruar si A. MANDILI
kenges : ”Shelege bejka mono
Do vish me ne a po jo?
-Une do vij po Nena s’do”
Krenari ka , kjo ngrehine mendimi me zera dhe shpirti brenda saj dhe, ne kohe te keqe , ka kushtrim burrash te pjekur , kushtrim shqiptaresh te vertete.
Mbahet mènd dhe kujtohet ai
zèri i bukur e i èmbèl si rrallè kush tjetèr, i asaj gruaje tè qetè e dinjitoze
,zonjes Zoica Haxhiut, qè ja tha
kèngès té trapeza e burrave sheperjote
té dasma e Filip Lekès/aty nga fundi i viteve I929:
“ Hani e pini o shokè
, bèni muhabete/
keshtu ka pèr tè shkuar/lulja
e kèsaj jete !
Luluja e kèsaj jete kèshtu ka pèr tè shkuar
Ca duke kènduar, ca duke vajtuar. “
Prej kohèsh ka patur né kèto anè njè demokraci tè habiteshme né to edhe
kur patriakalizmi shtrihej né tèrè deltèn e gjèrè tè jetès ,me tèrè atè
fanatizèm tè tij. Kurrè nuk futej mendimi dhe
ndjenja né kallèpin e tè tjerève,se,né Zagorie ja thonè kèngès ashtu si
e mendojnè. Pra, asnjèherè sakrifikuar e
vèrteta pèr hir tè oportunitetit dhe dobèsisè,burri duke forcuar pèrgjegjèsinè
e tij,forcon atè te gruas ngjer né
besnukèrinè e vetmise sé madhe. Edhe mè indiferentin bèn pèr
vehte kènga e gruas kur thirrej né tavolinè.
Njè pèrfytyrim dinjitoz,me njè
ngarkesè emocionale né mènyrè tè
fuqishme shtoi dèshirèn e tavolinès,(ku
kishin zènè vènd fiset:Sulaj,Haritej,Calaj,Dilo,Dervisci,Puravelaj,Kondaj,Pina
etj.,né atè ,”darkè mè1935-sè tè pregatitur nga guxhinierè me ze:Pero e Dhimo
Duli. …)qè kèrkoi njè kèngè nga Kleopatra
Puraveli(Dilo) …“Zoterinj !-u pèrgjej
virtuozja zagorite,sa serjoze dhe fisnike-Gèzimi i kèsaj darke te madhe
e mbulon mèrzinè time, se,moj Kalopja me derte/Baba s’njohe Baba gjete/ ( tha
pèr vjerrin ILIA DILO SHEPERIN ) dhe..filloi kèngèn ,qè
i buroi nga zèmra:
“ Lumja Unè pèr kètè darkè
Darkè e madhe,darkè e gjatè ..Dhe,pranè kèsaj pamje aq tè gèzueshme(sa
u fol né atè kohe dhe né letra jashtè
Shqipèrie : buçiti e gjèmoi shtepia nga kènga labe … ngritur njè pèllumb-simbol mbaresie çiftit - dalè nga èmbèlsira e porsa prerè nga
dhenderri… ,fluturoi rreth tavanit te
asaj ode) ja njè vendim,njè
vlerèsim i situatès, me motiv :
Ndaj moj
darkè ,do prish zinè
dhe,
prekshèm bie theksi nè kèta vargje me dhimbje: ( pèr dy vèllezerit
e saj qè nuk lane shok )
Pèr ata trimat e mirè
Qè mungojnè nè tavolinè… Kuadrin e plotèson me njè ton madhor burreresha zagorite : “Gèzo,moj
Uço dhe tinè
Se i ke
rritur jetimè….”
Pjesè tè jetes
kèto né trapeza zagorite qè
ngjajnè si me njè skenè ku vihen né lèvizje tèrè emocionet e njerèzve ,qè
deshmojnè e kerkojnè virtytin .Shembull
i nje jete inteligjente.Fjale te tilla
janè sa fisnike pèr zagoriten, por njèherazi dhe edukuese se,u sherbejnè
brezave.
Gjallèria e trapezave zagorite
me ata burra qè u kish lezet ,kènga e
vallja ,fjala e muhabeti e jo rrallè-herè i bymyer me humor me prirjen e shquar tè
mèsuesit Odise Ngjela,apo Come Thanasit
qè kish raste shakane e adresonte
edhe te vet-vetja..Tabllo tè tilla sillnin para syve: emocione, realitete ku
s’mungonin kurrè mendimet,idetè .Kènga polifonia labe, aq e domosdoshme ,
sejcila me gradacionin e vet niset- ngrihet- zbret e behet medium i shprehjes
sé realitetit duke i shèrbyer aktualitetit..Ja me ç’finese bèn
dhe prezantimin e krushqisè:
“Zonja krushkè,moj kadènè
Sonte gjumi s’tè ka zène
Nga krushqia qè ke bere..”
( Veno Stavri, Nderan,1946 né fejesèn e vajzès Ollgès Dervishanje ,Hariklès)
Muze i vèrtetè i punève intelektuale,patriotike
èshtè Zagoria!Eshtè kjo atmosfere qè
ushqen kengen dhe mban gjallè
zhvillimin e ngjarjeve,vlerèsimin e tyre dhe tè njerèzve . Shpreh
realitetin artisti popull, zbulon te
verteten duke i sherbyer aktualitetit atje ku historia i eshte neneshtruar
propagandes politike duke i dhene te vertetes lamtumire. .
E,tamam atje ku
ndale kjo deshmimtare - vazhdon kenga e sheperjotit qe, i jep jete ç’do
gjeje te vertete . Ja merrte kenges
Male Dilua , kthente Koço Dilua ,apo
Come Thanasi, kur ngrinin e pinin shendene e
Jani Dilo-s,e jepnin komunikatè
burrerore :
“Shumè djem muarr dyfekn
Gjithe trima dhe levendè
Tè dil shqipja
né skene”…
gjithnjè né kèmbè,pèrherè roje
né kèta male …Vlerat e larta tè shqiptarizmès,burim frymèzimi, hapnin
nje arter komunikimi me boten e te gjitheve per ata partizane qe,vune shqiponjen ne ballè . E
degjonje kengen e tyre dhe, nuk ngopesh se degjuari ! Ja
se si njè zè, njè kèngè,njè
kushtrim qè tè ngreh lart drejt idealeve kombètare , na thotè: shqiptar
ngjitu pra lart tek ajo qè nuk vdes kurrè ! SHQIPTARIZMI DRITE DHE
FORCE PER DALLGET
E JETES .
Vetèm populli mund tè japi me
njè konçizitet tè tillè kuadrin e udhèheqèsit:
”.. O Mihal balli i
karvanit
I shtive frikèn sulltanit” Eleganca etike zagorite:”ball
karvani” shprehet pèr deputetin, Mihal
Hariton .Sjell frymèn e historisè pèr burrin udhèheqès, né rrugèn e karvanit
pèr ndertimin e Shqipèrisè.Fakt qè e tregon dhe letra e ambasadorit englez aso
kohe né turqi drejtuar Londrè:”Tè pèrkrahet
bashkimi i 4-tèr vilajeteve,shqiptare…”..problem ngritur né parlamentin
turk e,”i shtiu frikè sulltanit” Apo,kur
u nda nga jeta: ”Moj neperka
pulla,pulla
se, ç’ shkretuan kèto kulla
Moj neperka pika,pika
Hasmitè i dolli frika”..(Api Nashi) Né kènga zagorite pra,regjistrohen ngjarjet,faktet, mision i saj ky, né kohra..
Historia nuk ka mbarim. Ajo
shkruhet pèr ditè .. Muze i vèrtetè i punève laboratori
i folklorit zagorit karakterizohet nga siguria e kurajua civile e
zagoritit . Dègjonte njeriu me
ritmin e ngadaltè ..me intonacionin valè-valè pèr krah largèsisè sé shqiptimit tè pikèlluar ,
kèngès qè ja kthente aq bukur Milo Duda
”Qani male,qani gurè”
Qani pèr Qiro Papulè dhe pèrjetonte njè tèrèsi tronditèse né
keto male,pèr kèta burra stralli. Pastaj
vendsmerinè:
” Nuk e dha te shkretèn vulè
Ikè kèteja kamejkam/ “
dhe hapet
shtepia e nje populli te BESES si
né njè imazh Homerik burreria sheperjote:
”Nuk ta jap se behet nam/ …
Ndihet
pèrfundimi .Fjalet jane te prera,plot tesion . Ne skene
E,tamam atje ku “ndalet” kjo deshmimtare,vazhdon kènga e popullit me
mundesinè e saj qè ti japè jetè ç’do
gjèje. Hap, arter komunikimi me botèn
e tè gjitheve kènga e popullit. Shpreh
realitetin , zbulon te vèrtetèn artisti popull,duke i sherbyer aktualitetit,fut
jete atje ,ku ajo èshtè e dèrmuare.
Burrèrisht jep gjykim
koncioti K. Spiri
“Mora pushkèn dolla malit
te lèftoja pèr Atdhe
Ku ta dija unè i varferi
qe armiku ish me ne”
Ne jete “nuk ka njerez te
keqij, ka vetem njerez te
qeverisur keq!” Mali dhe guri shperthejne njerezisht, kènga
sheperjote i bèn mè njerèzore dhe ja
perfundimi :
“ ky fshat
ka zot/
I thonè
popull sheperjot”.. Vend trimash ,
kuvend burrash .Isua qè mbushte
kèngèn (e Leko Dudes ),aprovim. Dhe e gjallèruar me
gjestet burrerore si te tyret, e tè thèna burrerisht me sigurinè e fuqine e
shpirtit,kenga fluturon-bèn dhe
dègjuesin tè marre pjese né tè.
Ai kete e ka
patur kurdoherè dhe pasqyrohet nè atè qè
nuk eshte drejtuar as tèrhequr para askujt:
“Zoti … ç’tè tè thom
S’bèhet shqipja me “ lipom”
As me “lipom” as me “efendèm”
Janè fjalè pa lazèm
Ne nuk jemi qe e buaj
Tè flasim né gjuhè tè huaj” Fjalè
tè zagoritit kèto,
-sa fisnike por,njèherazi dhe
edukuse pèr brezin e ri-Lartesim pèr NDERIN
e MEMEDHEUT .
Shpresa pèr “nje shqiptar tè
lire ne nje SHQIPERI tè lire “shpalosi idealin shpirtèror te sheperjotja Sava
Xhamballo: qè nè prezence tè deleguarve nga Tirana e kuqe ja tha kènges me mènçuri dhe dashuri pèr popullin,me ato fjalè si tè sajat: tè sinqerta, tè qarta, dhe asnjèherè me inat,asnjèherè me nerva, veç ,
gjithmonè m j e t i
sé v è r t e t è s :
Dhe… ja mori kèngès shtruar , shtruar :
” Moj Rusi moj bollshevike
Gjithè botèn na i prishe..”
Mes zèrit tè saj
tè qetè dhe kumbues u degjuan
britma ..
_Mjaft moj Hallè SAVE se,na bère gjèmèn,na more ne qafè…,kush tè ka
mèsuar ,_ njè tjeter zè , djemt e DILO-s ?…Heshtje…
Mbas shikimit tè saj njerèzor dègjohet :
_ Eh!... More djema; psherètimè e thellè : RIGONI NUK BEHET KURRE LIS ! LISAT JANE
GJETKE….Qèndrojne te tè fortè,tè heshtur e krenare,me shtatin dhe kryet e tyre pranè qiellit tè kaltèrt…
Historia funksionon... nuk i shpèton dot ! Pandeh se i
shpèton ndodhirave te tilla te luftes pa
qene ne lufte,lufte klasore - si thone-
qe, duke u munduar ta largosh sa me tej nga mendja me ate fjalen e
Nastradinit” Bej o ZOT te jem ne enderr!”
pèr ta besre ndodhine te paqene…edhe pse… dhembja pèr mjeranet e kuq te ndjek si hija trupin …aq me
teper kur ne drejtesine sot qe vret Drejtesine, shqip lexohet “C’del nga macja gjuan mij” veç nje kushtrim
na ngjit drejt idealeve te larta
shqiptare na thote pa pushim : njeri ti
nuk je i lindur i keq,ngjitu pra lart .
Vuajtja dhe dhimbja nuk jane
nje poshterim por lartesim ,ato jane mesime,ato rrethojne me merita Vepra folklorike tregon
rrenjet e thella shpirterore te shqiptarizmès te sheperjotja qe,ka dhenè gjak
te dy bijve te saj pèr Shqipèrinè…e aq i egèrsuar iu largua biri i saj, Pilua, qè kuptoi
sjelljen çnjerèzore tè Mugoshes i pranishem aso kohe nè Sheper .
Hap njè arter komunikimi kènga me botèn mè tè pasur
–botèn e tè gjithève.
Shpreh realitetin duke sherbyer
aktualitetit,vokacioni i kèngès:
”ç’janè kèto llafe
qè dalin nga fshati/
Tè verteta s’janè
vine qè pèr sè nalti…”..nga ata qè,kanè mèsuar artin e shtypjes
stalinjan e hitlerjan. Muza zagorite nuk di tè zbrapset para asnjè problemi apo pasoje tè ç’do
pèrmase djallèzore e
burracakèrie çfaqur …deri dhe
me çirrma e britma primitive. Nuk duron
dot supremacinè e judève tè Tiranès sè
kuqe,mbi moralin se, duan tè na skuqèn si
ruse,tè na zverdhin si kinezè e tè na nxijnè si shqiptarè ,! Jep
sinjalin.-”vinè qè pèr sé larti”- me zgjuarèsi e dipllomaci sheperjoti
sugjeron :“hapni sytè”! Forcat dhe nervat e forta janè mè tè nevojshme se kurrè
tani , pèr tè dalè nga kjo kènetè,pèr tè
mos u
gjendur tjetèr mynxyrè si né
linçim 100vjetorit tè Stalinit…Fati i keq shkaterroi shumè jetè,i bèri viktimè
tè mirèsisè sé tyre. Ndaj,tregoi guxim, siguri shpirtèrore(edhe pse né moshè tè
thyer Male Dilua ja niste kenges “Me pare se te mundish ata qe s’te duan
–thosh- duhet te mundish vet-vehten” ) e
nxjerrè nè shesh- poshtersinè e besimtareve tè kishès sè
kuqe..
Nacionalizmi ish tradhetuar por,kurrè vdekur.Me tè drejtè poeti popullor
dèshmon qèndrimin prometik:
“Fjala juaj ninull djepi
Oshetimè oqeani
Bijt’e Dilo-s lavdi-plotè
S’u tundèn nga ideali.. “
Gjithmonè ka lèftuar sheperjoti burrerèrisht tè jape
gjykime duke luftuar pèr progresin e tij demokratik:
”Na kerkon ushtar Enveri/…
Enver tè kemi rixha
Mos na mba
tre vjet e ca! ..
Me shprehjen e rafinuar “Tè kemi rixha,mos na mba tre vjet e ca/ tregonte memzi i duron zgjedhèn.
Flet diagrama shpirtèrore
zagorite . Kjo,s’èshtè
thjesht vlerèsim por, dhe njè qèndrim
ndaj jetès!.Muza zagorite nuk zbrapset para asjnè problemi apo pasoje tè ç’do
pèrmase kur e verteta nuk èshtè ajo qè shfaqet
e flitet .
… Nuk duron dot supremacinè e
administrates sè kuqe mbi moralin,e,pèr tè dale nga kjo kènetè –pèrballet me
realitetin mè tè errèt : lane vèndin edhe pa njè zog pule e rrahin
gjoksin pèr harritje:
“Kapardisjet e tè medhejve
Kush do qè t’i marrè vesh
Janè e drejtè e fukarejve
Flakur e hedhur néshesh.
(1956-A.Duka)
Né kètè rezonancè mjerimi
edhe Dhèmbeli – mal me dhimbje! Pesha
qè mbahet èshtè historia çnjerèzore !
Edhe mè shume shton efektin kuptimor tè
kètyre vargjeve ,vlerè ka mbeshtetja
emocionale e kenges sheperjote,shtyn dhe
dègjuesin tè jetè dakord me to. Kurajohet shpresa…Oshetin Dhèmbeli : ..Gjat grabitjeve… nuk u
kursye as edhe njè gje! Dhe, padrejtèsitè e mèdha nuk janè punè amatore..
Mes maleve jeton zagoriti ,
era duket si njè fare çlirimi,e prej lartèsive
nuk i shpèton dot vèshtrimit kudo poshtè.
.Derdhet pikèllim e tè dridhet mishtè
kur dègjon né Sheperin e diturise te ata burra qè u kish lezet kènga e
muhabeti , kèngèn e kurbetit kur isua
pushon e zèri i Tefta e Leko Duda , aq i
bukur,me kthesèn melodioze tè Come Stanes , mbledh gjithè mjerimin e botès se,
”Zeri i Nenes del nga dheu/
O biro ku je?!”:
Zè NENE i
kristaltè,ky.! Njè zè
nèpèr natè duket sikur vjen nga poshtè dheut e merr tingellim aktual..” O BIRO
KU JE ?! Ngjan sikur mèrdhi e tè thotè :afroju prane.! Mbizotèron njè
pezmatim .. shqiptaret pika zjarri neper bote .. mungon çatia e
perbashket-vatra shqiptare !..
Ndegjon gjemèn e
Nenes,njehson lotete e NENAVE SHQIPTARE,shikon ate hije vdekje shtrire mbi
familjet qe sjell zeri dritherues i
virtuozes ne interpretimTEFTA DUDES
e ndien njeriu qe nuk eshte
dobesi,qe ti shtrohet aresyes por,eshte fuqi morale ,vitalitet qe tregon:
fisnikeri ,mençuri e burreri qe te paret
na e lane trashegim dhe po nuk patem mend te kemi te pakten Zemer te ndegjoje :
Jemi vellezer te nje gjaku qe na bashkon nje shpirt i vetem – shpirti
SHQIPTAR ! Nje Flamur --flamuri i SKENDERBEUT me Shkaben dy
Krenare !
Kjo
kostante , qe zagoriti nuk lejon
politike ne themel te culture po kulture
ne themel te politikes. zgjeron dimensionet e kènges ,trajton dukuri jetèsore
dèshpèruse, sa Nèna thèrret tè birin”Ku je ? ” qè tè mos nxjerr kokèn hiçi se,plagèt e hapura shpèrthyer me tèrè dhimbjen e tyre..
Opozitè kèrkon zjarri i kènges AntonVasit me mesazhin qe
jepte :
“More rrap te qofsha fale,more rrap!
Ku i ke burrat e pare
,more rrap!.. “
Burri kèrkon burra. Kènga mban
gjallè vlerèsimin e ngjarjeve dhe tè njerzve. Mosha e thyer i ish mirènjohès
kèsaj jete qè i dha rastin tè kuptonin :ç’jetonte njerèzimi !.. “..Me njè
mèndje,njè karar
E mbajnè reaksionar…”
tha poeti mè 1960 pèr tè persekutuarin
Margarit Dilo,po shpirtèrisht i lirè.
I presin kokèn te pafajshmit ,posi ja shkurtojnè
bishtin hardhuces ! Ç’do me thènè çmènduri k o m u n
i s t e !
Veç,pèrballè, sheperjoi plot
optimizèm u vè Njeriun f i s n i k :
“ SADO NDJEKUR E PERNDJEKUR
MIRE E DI ç’FITORE KAM
KUR TE
NGRIHEM DO TE
NJIHEM
QE JAM
UNE AI , QE
J A M “(I957Anastas Duka)
Jane me dhimbje kèto
vargje,po vlerè ka dhe mbeshtetja
emoconale e kenges zagorite,ajo shton dhe mè shume efektin kuptimor tè
vargjeve..Situata tè tilla gjejnè ngushèllimin ose rri drejt ose vdis!
Veç,kènga polifonie e tyre kurajòn
shpresèn .
Njè reagim i llogjikshèm se,
kush nuk ka nevoje pèr njè helmetè tè tillè?
E,kush nuk ka nevojè pèr njè
helmetè ,qè tè pèrballojè trazirat e luftès sé klasave:hidherimet, krimet e
kohes tè stuhishme ? Aq mè tepèr shqiptari, e do, jetèn ta jetojè ashtu si
kishte pèr qèllim ta jetonte: saktèsisht tè njihte tè vèrtetèn, ndaj dhe merr zèmèr ! duke ja lèshuar vèndin
fakteve. :
“kur tè ngrihem ,do tè njihem/
Qè jam Unè ai,qè jam! “
..Nje reagim i llogjikshèm qè
bazohet te vyrtytet shqiptare qè pèrbèjnè tmerrin pèr kastèn e kuqe ;pèrpara
saj dy pengesa: Malet dhe burrat
fisnikè zagoritè. I trèmbète shtepia e nje populli te beses kjo trimèri, mercenaret e kuq ,zagoriti
burreri ka treguar nè kohra, gjithmonè .
…Ndaj, shpirt-ligesia dhe zemerimi i
zellmedhejve te luftes klasave nuk
kursyen krimin… né tranzicion
shtrine kufirin e poshtersise me pangopesi te pafund ky komunizem i dyte . Ne
themel te parimev nje zemer bishe , dhe jo zemer njeriu … Shperthen ferri i vertete…
NE MITREN
E DREJTESISE
RRITET PABESIA,
PADREJTESIA…
…tragjedi né shtepine pike
referimi per Demokraci perendimore ne Zagori dhe me tej dhe akoma nuk paguajnè
faturen , veç liri veprimi u lane te eci
dore pèr dore krimi dhe
maskaralleku po, jo imunitetin…
Driten edhe pse hija e pengon eshte ajo
qe ndjek erresiren (edhe né kolonine e kuqe me
popullsi te çvendosur brenda
pèr
brenda vendit) e hap
horizont “Ngrehu moj Kalope Bjeri atij varri
Malja mal me kengè Po tè pret te
Mali” …
Te mali,-thotè poeti
popullor-se, prej lartesise sé tij, kèrmat me gjak miu nuk i shpètojnè dot veshtrimit ,kudo poshtè e ngado qè tè futen
mijt’e sjollave,sadoqè ti ndihmojnè e ti mbulojè materjali i gropès sè zezè. …
se,edhe dushmani nuk vriste NENA, ndersa partia famemadhe vrau jo vetem Mema
por,dhe foshnja ne bark te Nenes…Koha e lavdishme e te kuqve ha mish njeriu
e Drejtesia vret Drejtesine ,e keqja e
djeshme u vu ne majmeri ..
Jeta teper e trazuar, e ndotur
me mèkate mbire nga shteti katil po,
“ Tè
vrareve zèri nuk u vritet/
Kur duket i shuar,ahere
” Nena Juaj,motra juaj
Ketu ngrire ne mermer
Per gjithe fisin rri e vuaj
Se s’u lodhen duke prere
pjellat e ferrit….”
C’do te thote kjo? ne
se “dikushi” guxon e pyet…Fare
mire…dalim e gjurmojme jeten ne gjithe
hapat e saj : burgime,shkisherime, çvarrim, izolime , …krime … pafundesi me tmerre … Me pak fjale jete
ushqyer me dhimbje e se fundi
krim,llahtari me i (KALIOPI DILO) shemtuari Shqiperi(gaz. Koha Jone) Eh! Historia e krimit ne Dilo-t e Sheperit
qe aq hov dhene vetive kombetare , le
pas shume gjurme… Gjaku i KALIOPI DILO-s shenderruar ne kujtese
: "JA ç?BEJNE KOMUNISTET PER TE ZHDUKUR DESHMITE
"Kemi te bejme me nje atentat
te pergjakshem …Masakra pjese e nje genocidi te planifikuar..te mos ndizet
zjarr ne ate vater shtepie te rilindasve Ilia Dilo Sheperi,Jani Dilo qe aq shume ka luftuar per Shqiperi e ka
kerkuar te behet ” Bashkimi Shqiptareve
Monument Kombetar”
Eshte dhe kjo aresyeja
qe “ burri per mbi burra “ Z.JORGO TELO me vargjet qe kane permasat e brendeshme te kenges se
popullit me dhimbjen e trishtimin qe
shpirterisht ia krijon vete historia e atij krimi makaber te papare e degjuar
ne keto ane SA :
“ U
trondit gjith’ SHQIPERIA
si
tërmet…
Ngjau
kjo
kur
ndryshoi “klima”
mot e
jete
Dreqi
hodhi zi, zi mbi Dilaj;
oh,
ç’medet…!
E toni Madhor perben kryesoren e kesaj kenge
epike :
“ Drejtësiao ka humbur
ORIENTIMIN…
Njerëzia
nuk gjen dot
as
ngushëllimin…”
Refreni:
Ngrihet zëri i ILISE
(I.D.Sh.)
flet prej varrit:
“Si u fik
te
pragu i shtëpisë
nuse
e djalit ?! ”
E i jep
mesazh DREJTESISE per PADREJTESINE ,me
fuqine qe ka kjo kenge epike i ne metropolin e saj , ne trulli e
mirefillte SHQIPTAR dhe si nje mjeshter vendos midis realistes dhe maskarallekut fin :
Sa
mendime rrinë pezull:
“’qe
kjo gjëm’?”
Drejtësia
këtë shekull
’la pa
thën’…?
- Se,
hedhur ne ere parimet e drejtesise
e rri e vertete
fjala: “Varret e zemres jane, e shpyrti i shqiptarit po lèngon”
E zagoritit nuk shpreh nje teori me vargjet e meposhtemm se, jemi para nje fakti
.” Hapu moj zemèr e shkretè
Nxirri jashtè derametè”..
se,”jeta eshte provizore-e verteta e
pèrjetèshme”
(thoshteQirjako Dilo) Nostalgjia, tè shohè: burrat tè besès,tè drejtè ,tè fortè,te bèjshèm, hijerèndè si rrapi. Ata ,qè si bien gjoksit me grushta,as qahen e shkumèzojne prapa gardhit por,serjoze ,te mènçur,qè e kanè pèr turp tè mburren e tè flasin pèr trimèrinè e tyre(veç gratè flasin atje pèr to) se,trimèrinè e kane né gjak sejcili dhe e tregon kur duhet .
Kushtrim burrash…
Zagoriti ,burrè i trimerisè sè urtè.,mè shumè se jeta i peshon nderi, e lèshon komunikatèn:
“Dil pasha se jam pèr udhè,
dil pasha!
Njè nga ne do rrojè mè shumè,
e dil pasha!... (Lush
Mandili)
Zogu i shqiponjes ,kerkon né
duel njè pasha turk…dhe e ka viziatuar
hartèn e aksionit…”Gjym” oshetin kènga
.. dridhen xhamet e shtepise e jehojnè malet. Ndjehet dhe sot pulsi kohès né
tè cilèn eshtè krijuar kènga,po ka dhe tingèllim aktual e tè bèn tè kujtosh
fjalet e RUSOIT:”Ata qè moralin e politikèn e trajtojnè veçmas
s’kuptojnè dot sa njerèn e as tjetrèn.”
Eshtè klime qè mban gjallè
vlerèn e ngjarjeve dhe tè njerèzve.Shton fondin e vlerave tè modestise e
burrèrise shqiptare.. Zbulon shpirtin
krenar e dèshirèn pèr te vèshtruar gjithnjè lart Sa mè lart atje, nè Mal, aq mè i madh bèhet horizonti! Eshtè
dhe kjo arèsyeja qè
kèngèt polifonike kètu , mbijnè e
ngrihen si bari nè radhojtè shkemborè te Biseit, qè kèrkon ajèr tè pastèr:..
”Dhame Daci njè fshatar
Merr inat e bèhet zjarr
Merr inat e bèhet bishè
Pse?! flitet gèrqisht né
kishè!…”
Ja thoshte kèngès
trimi PILO XHAMBALLO qè shqiptarizmi-ideali i Tij,mè kuptimplotè
se, vetè jeta e njeriut ..Eshte vèndi ku
lexohet zgjuaresia ,kurajua civile e trimèria e urtè.Motoja:
Mè i miri ai ,qè jep me shume
kontribut pèr SHQIPERINE.
Tè jesh ballè pèr ballè me
kèta njerèz- diçka e paharrueshme
Kèshtu na i lane tè parèt tanè
kètè vènd,jo si njè histori tè
vdekur,por si njè trup tè gjallè
: me shpirtin,mendimin , gjèndjen e qèndresèn si durimi i maleve tè Dhembelit e Rapavicès ku na flasin: kètu ndjenja e bashkèsisè èshtè
, tè kesh nje VEND TENDIN !
Nè se pyet njè zagorit se,cili èshtè vendi mè i bukur,mè i miri-do pèrgjigjet ZAGORIA ,
Shqiponja eshtè monark natyral
i qiellit,
zagoriti zot i vendit !
Duhet ruajtur ky vend, kjo tokè Pa
malet,brigjet e arat ne nuk jemi
asgjè !Shumè mèsojnè nga tradicionalja e jetès: Jeto KRENAR nè kètè troje!
Cajupi ,bir i kètij vatani,simbol i
shquar i autoritetit letrar na thotè.
virtuoze te kenge sheperjote qe kurre nuk u ikin
detyrave si njerez dhe si atdhe tare
me moton:”Me frike njeriun
behesh i dobet ,m e frike Perendie,behemi
te forte .” )
“Luften qe prish njerezine
Nuk do ta doja kurre
Po tè mè prekin pak kufinè
Do luftonja si
BURRE.”. .
Dhe zagoriti
ashtu si gjithè shqiptaret
token-(dheun),e ka lidhur me dy emrat mè tè shtrènjte MEME(DHE) dhe AT(DHE) si rrallè kush tjetèr popull né
bote. Po ligji komunist i tokes ja
mori tokèn vendasit dhe ja dha
grabitesit!! Atè tokè qè
“Nen HIJEN e ZAGORISE , JEMI DJEMT E SHQIPERISE .
Admiron njeriu tèrè mrekullitè
e kèsaj
krahinè …qè duken se tè premton parajsèn...
.Dhe né se ndonjeherè ndjen
shkretèti…sepse nuk shtrohet, nuk
luan loderen : pèrshtatu e poshterohu ! nuk
ka zagoriti ,shok mè tè mirè se
kenga . Asgjè s’ja jep zagoritit njè kènaqèsi tè tillè. Me kenaqesi ,Male Dilua i pushuar ja thosh
kenges kur shkonte pèr te punuar ne
Shulaz .. Oshetinte Dhembeli nga zerat e
tyre burrerore me mikun e tij te ngushte Pilo Xhamballon ,
Andon Vasin etj.qe, bashke me hebejte ne kuaj binin dhe kengen kur dilnin ne maje:
“ … Hingellin hati me rafte
Hati me rafte t’ergjendeta
Musa bene e qan e ema
Vate Musa beu vate…
E qan e motra né shkallè
Dil’ o Musa dhe njè radhè..
Dil o MUSA dhe nje here
Ashtu si keshe adene! ”
Né kete gjeme zbrapsen dhe kufite e vdekjes… e
tille eshte thirrja e motres per vellane… Me te drejte NOLI i Madh
thosh : “Percillmeni kur te vdes
me nje kenge
labe”.. Halli behet mè njerèzor……edhe atje ne maje
ku Nemerçka bashkohet me Dhembelin, né
ate rrugè ku njè mal takohet me tjetrin . Degjohesh
labçja e ketyre burrave sypatrembur
po,dhe te atyre grave qe ne koll
zbresin me mushka ngarkuar me barin qe i
kane marre malit e ,mundin lodhjen me
kengen labe dhe , tè bèn tè duash e tè adhurosh njerinè e kètyre aneve aq tè ekuilibruar, tè dhimbshur sa dhe
ne rruge te keqe,kalit i bèn zè “De vèllaçko “
–e bèn vella tè vogèl e i jep kurajo
tè kapèrceje rrezikun ndersa
mushkes,qè èshtè me e sigurt né çapin e saj,
me njè zè mè tè èmbèl e tè butè
gruaja i thote: “hop kèndorez”.!...
Zagoriti nuk do ti bèje keq
askujt. E zgjedh shoqèrinè e miqèsinè ,
ndryshe thonè” Po u fute né llucè me
derrin- fiton derri .” Kurrè nuk i pèlqente tè jetè e tè sillet njè njeri i pa shpirt si njè kalkulim matematik.
Puna èshtè gjaku qè ushqen
jetèn e kètyre njerèzve aq komunikues!
Futeshe né njè dyqan tè
zagoritit nuk qe e mundur tè dilje prej andej dhe kuletèn mos ta bèje
mè tè lehtè.. Natyrisht pèrsosja nuk ehziston né kètè botè;pèrpjekja pèr
pèrsosje mjafton .
Gjithnjè modest i pèlqen tè
jetè.Gjykim i mènçur dhe i rèndesishèm
ky,sepse vetèm ahere kur ne shqiptaret kalojmè “unin” tek “né”
behemi vèrtet tè medhej...Dashuria pèr natyren,shpesh e pranishme né trapezat e
tyre,po dhe nga lisat e çarrokut pèr né Sheper,burrat apo te rijte
vargje-vargje ktheheshin duke kènduar:
”Kroji i fshatit tonè né
zèmer tè fshatit/
Kyç né gjithè udhèt si kyç i sahatit”/
dhuratè mè e bukuer s’kish si
bèhej kurrè/
si kroi dhe era tek ky vend me
gurè/ ose né trapeza né dy grupe, ndertojne culture
e dialogut e te degjimit :
“O bilbil me kanè thènè (
grupi i dytè:) Lèrè
dèllènjat ,gushè-kuqet..
Qè ti qènkèrke i pa sy
S’janè ato né rang me ty…
Kur nisin çelin burbuqet
Hajt t’ja marrim ne tè dy:”… etj…ndjehej qè,diçka
largohej e diçka vinte.
Pozicioni me i
çmuar per zagoritin – Ndershmeria.
Fiton kètu entusiazmin qè tè bèn t’a shohesh botèn mè tè madhe. .. Edhe pse
vuajtjen ka pasuri njeriu
ne kete krahine dinamoja e jetes
se tij eshte: te mos vere servilizmin pèr parim , jeten pa
shpresè … Eshte nder ti shtrohesh
aresyes –thone ne Zagorie- kjo, kurre nuk te turpèron,,ajo te jep drite dhe
force ne dallget e jetes, te larteson dhe te nderon pèrpara botes
“Qeverrite e qeverritaret
shkojne e vine – thote palca e gjithe burrerise
Zagorite qe timon te jetes ka aresyen - ne duhet te jemi ata qe jemi :
pse ne doren tone eshte ta kemi fjalèn-fjale, e punen –pune” dhe kerkon te
mbahet harmonia. Veçanerisht deshiron
qe kete, ta kuptoje mosha e re.
“Tè kaluarèn e vèshtron –ashtu si thotè JANI DILO- (Ai qè dinte te luftonte
aq burrerisht po,dhe tè falte)“jo pèr tè marrè hak po pèr tè
pèrmirèsuar punèn né tè ardhmen” Aq e ngrohtè zèmra zagorite sa,edhe Dielli
i korrikut …E.. si tè mos ndjehesh dyfish krenar qè je Njeri dhe je
SHQIPTAR!?Amanet lè, Themistokli Dilo,
Pano Pina etj.”Varrin ta kem né Sheper,
kur tè hapen rruget”..Stacioni me i fuqishem dhe me i ènderruari pèr qendrim zagoriti e ka
te vendi :
“Midis maleve te larta /
ku shqiponja ben fole :::” qe ka emerin aq te nderuar ZAGORIE
!
. Kjo mè duket se èshtè pèrshtypja mè jetèsore qè
nuk shlyhet kurrè!
Pak tè huaj ,kanè patur
privilegjin tè kenè vizituar ndonjèherè kètè madheshti qè,mè madhorja-bukuria e
shpirtit! Dhe ç’ka jeton né botèn e shpirtit kurre nuk humbet. Eshtè forcè lèvizèse e karakterit- energia
shpirtèrore nè vendin ku NJERIU BASHKOHET ME MALET. Eshtè vèndi i burrave tè kombit: JANI DILO
,PETRO HARITO, CAJUPI,ILIA DILO SHEPERI, MIHAL HARITO,ARISTIDH RUCI,SPIRO ZHEJI
,KOSTIKA ,JORGJI CAKO , PANO E PILO
XHAMBALLO THEMO VASI
etj.etj.qè u dhanè me mish e me shpyrt pèr njè qèllim te Madh e nuk ju
trèmbèn vdekjes. Vèshtruan rrugèn e
pèrjetèsisè. Pushuan sé deshiruari
gèzimet e jetès…
Mèsimi qè na lanè
se,tè duash Atdheun kerkon sakrifica ,ashtu si tè gjitha qèllimet e mèdha,pèr
tè cilat ia vlen vertet tè jetosh . Ndaj te futim ne pune zotesine,
virtytin e fuqine tone dhe ta bejme SHQIPERINE e RE te VELLAZERUAR.
Me kèmbengulje kerkon te ruhen
ne vazhdimesi visaret morale te shqiptarit. Liria,Demokracia pa norma morale
pèr zagoritin e ndershem do te thote dehje pra, maskarallèk sheshit. Per
zagoritin njeriu te ngadhnjoje me idealin e larte, me virtyt e bujari shqiptari
, me personalitetin e palekundeshem
Né çastet mè te veshtira zagoritin e shikon me atè
buzèqeshje fisnike-burrerore ,me aq vet-pèrmbajtje e guxim dhe
hapèsirè(emocioni pa vlere te ai
–Semundja me e keqe pèr te–
Justifikimet.) dhe, me atè shtat tè drejtè nga burreria dhe dinjteti, bèn tè kujtosh fjalèt e mèçurise popullore :
”Pas dites me shi , vjen dita me diell”.