| E diele, 25.08.2013, 05:58 PM |
Dyshimi
për ushqimet që hamë
Nga Dren Shahini
I “bombarduar” nga disa reklama të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) që në fund bëjnë thirrje t’i thërrasim në numrat e telefonit të cilët fillojnë me 0800, njëra prej tyre më nxiti të mendoj. Duke e konsideruar si fakt të ditur botërisht se dashuria më e sinqertë nga njeriu është ajo ndaj ushqimit dhe se ushqimi është burim themelor ekzistencial pa të cilën njeriu nuk bën dot, kujdesi për të do të duhej të ishte parësor. Pikërisht kjo reklamë e “famshme” më rikthehen mendimet dhe trishtimin se çfarë blejmë dhe çfarë hamë ne si shoqëri: dyshimin!
Tmerruese:
blejmë dhe hamë dyshimin. Dyshimin për ushqimet që hamë...
Dyshojmë
në cilësitë e ushqimeve që blejmë dhe që hamë; dyshojmë në afatin e
qëndrueshmërisë së tyre...
Dyshimi fillon nga data e produktit ushqimor.
Nuk
gabova kur thashë ‘data’, e jo ‘datat’, dhe qëllimisht nuk e shkrova fjalën ’e
shtypur’; pra, data e shtypur.
Në një
bisedë me fqinjë, duke e diskutuar ndryshimin rrënjësor në lagjen tonë, pas
ndërtimeve të reja me pamje të vjetër, u prek edhe çështja se sa shumë furra
buke u hapën këtu! Pas ndërtimeve “ngulfatëse” dhe depresive, hapja e këtyre
furrave më ka bërë paksa të lumtur. Thoni pse? Sepse tashmë bukën e tryezës
sime do ta blej vetëm nga dora e parë! Pra, bukën time do ta prekë me dorë vetëm
furrtari/ja, dhe jo si dikur kur e blija në dyqan në të cilin bukën e prekte
furrtari, shoferi shpërndarës,
dyqanxhiu, ( ky i mëngjesit që vetëm e hap dyqanin dhe e fut bukën brenda),
pastaj punëtorët e dyqanit të cilët e vendosin bukën në rafte dhe gjysma e
lagjes, të cilët me prekjen e tyre “magjike” e konstatonin se është buka “taze”
apo jo, dhe a është e pjekur apo jo! Kur jemi te dyqanxhiu i parë, ai i cili e
hap dyqanin, po rastisi të flejë pak më gjatë, shoferin e shpërndarjes së bukës
nuk e takon fare. Zakonisht akordohen që po qe se qëllon që dyqani të jetë i
mbyllur, buka të lihet pranë derës; dhe mbi bukë zakonisht vendosen gazetat!
Aty buka shton gramë të munguar në proporcion me çmimin: pluhuri është
andejpari dhe nga lëvizjet e veturave ngrihet lart “krenar” dhe bëhet një me
bukën!
Prishtinë, 25.8.2013
Dren
Shahini
Anëtar i
Kryesisë së LB