| E shtune, 24.08.2013, 06:02 PM |
Një poezi
ndryshe…
Shënim për krijimtarinë poetike të Përparim Hysit
Nga Vangjush Saro
Në një
sërë revista e portale, lexuesit kanë kohë që ndeshin emrin e Përparim Hysit.
Ai është autor i disa librave, shkruan në prozë dhe në poezi, dallohet për
frymën dokumentare të krijimeve të tij, që megjithatë i përcjellin mesazhet e
tyre në një qartësi dhe sinqeritet artistik të rrallë. Lejtmotivi i
krijimtarisë së tij lexohet kthjellët në shumë poezi. Ja se si përkufizohet në
njërën prej tyre: “
Është në
natyrën e tij të ndjekë ngjarjet kryesore dhe piketat e rëndësishme në jetën a
veprimtarinë e kolegëve dhe njerëzve të njohur, përmes vargjeve; një gjë e
rrallë kjo në kohën e sotme. E tillë është vjersha aq e ndjerë për poetin
Viktor Qurku, apo ajo me titull “Lamtumirë”, kushtuar veprimtarit Agim Gashi;
në këtë vjershë autori shfaq simpatinë për mikun e tij, por edhe shpirtin e vet
kurajoz, duke i dhënë kështu një kuptim konkret dashurisë për Kosovën dhe për
njerëzit e saj më të mirë. Ngritja e një kënge a balade, ku protagonist është
një njeri i dashur që nuk e kemi më, është jo thjesht një zgjidhje poetike,
ngase autori e gjen më mirë veten asisoj, por edhe një zhanër i vjetër, sot i
tejhedhur, elegjia; që rrallëherë i
Mandej,
ka vjersha ku Përparim Hysi, në mënyrë të natyrshme, “iu hedh dorezën” edhe
poetëve më të mirë. Me pak vargje, ai shkon te lexuesi gjithë në stilin e tij
të zgjedhjeve pa bujë dhe duke i renditur fjalët si ndonjë mjeshtër që jo
thjesht punon, por edhe e sodit veprën e tij: “Koha ka veshur pantofla./ Dhe
reshperon pa u ndjerë./
Poezia e
Hysit përgjithësisht është poezia e shfaqjes - si në një ekran të madh filmi -
e përvojës së jetës; gjithaq e nënvizimit të karakterit, ndjeshmërisë dhe
ndershmërisë. Me këto parime njerëzore, ai nuk luan dhe natyrisht, nuk lejon
edhe të tjerët të harbohen. Humbja e një miku, për çfarëdolloj arsyeje, është e
dhimbshme; por kur ai të ndërsehet me urë zjarri në dorë, dhimbja është pa
hapësirë. Le të vështrojmë se si e shpreh ai këtë dhembje për tjetërsimin e të
tjerëve. “Unë brez prej brezi jam fshatar./ Ka ndodhur, në fshat një qen më ka
kafshuar./ Kafshimi i qenit më dhëmbi një çikë./ Por, mënd u tërbova, kur më
"kafshoi" një mik...” (Kafshimi) Në shumë raste, poezia e tij vjen në formatet e një aforizmi, mençuria zë
dhe e rëndon vargun, e bën atë të ngjashëm me ndonjë përbetim: “
Një pjesë
e konsiderueshme e krijimtarisë poetike të Përparim Hysit kalon ose i përket
pothuaj tërësisht llojit të poezisë erotike, lloj në të cilin autori vjen si
një vizatues i hollë i ndjenjave më të brishta. Le të kujtojmë sërish vjershën
interesante “Indianka”: “Ta hajë dreqi! (thashë me vete)/ Çfarë dreqin kërkoj
unë?/ Dhe e puth buzën që qeshte…” Etj. Poezitë e tij më intime - “Një mikeje”,
“Mu si lot”, “Ti”, “Më zjen gjaku”, “Si duron?” etj. - janë balada dashurie
plot ndjenjë e vërtetësi; plot jetë. Ato dhe të tjera vjersha në këtë frymë, të
kujtojnë menjëherë poetin e njohur lirik Ali Asllani. Në disa lektisje të
ëmbla, edhe Lasgush Poradecin. Ky lloj (poezie) në dukje është i lehtë, por
nëse mungon gjendja poetike, atje shket e bën figurë komike, njësoj si mund të
shkasësh në ledhet që poetizon. Edhe Thani Naqo ka në këtë zhanër (dhe jo
vetëm) vjersha shumë të sinqerta dhe që lexohen më një frymë. “Episodet”
poetike të Hysit janë pronë një kohe kur druajtja pak e më pak shfaqet;
megjithatë, në vjershat e tij, ndryshimet shpirtërore kanë “hierarki”.
Vështrime. Dialog. Përkëdhelje. Dashuri. Ai dhe heroi i tij lirik janë aq
klasikë...
Në disa
krijime, ai nuk rri dot pa e shpallur që më parë kërshërinë: “Nën tylin e zi,
që të rri pas trupit,/ vajtën sytë e mi dhe nuk pyes prej turpit.” Ka momente
kur poeti “dehet” dashurie, “e tepron”
me episodet e dashurisë, reale apo të përfytyruara qofshin; në këto raste veç,
edhe më i sinqertë është ai, sepse tek e fundit qenia njerëzore jeton e
mbijeton përmes dashurisë dhe kënaqësive të bekuara që shpesh poetët e
“turpshëm” i fshehin, duke u hedhur përsipër shkurret e metaforave. Në disa
raste këso, Hysi është i gjithi në shoqërinë
e poetëve që bëjnë art me llojin më të veçantë të poezisë; (kjo më
kujton edhe poezitë erotike dhe çiltërsinë e mikut tim të “kohës së orizoreve”,
poetin Klito Fundo). Ja se si i këndon asaj që e do Përparimi: “Si të puth, pa
dua të tjera,/ ndyshe mendjen dot s'e mbledh./ Se ta dish, ja që pranvera/ seç
më kthen në djalë levend”
Edhe një
cilësi tjetër, që paçka se po renditet këtu, nuk është ndër të parëndësishmet,
përkundrazi. Përparim Hysi është një krijues që pa doreza mund të cilësohet
edhe shkrimtar popullor. Në krijimet e tij nuk ka lojëra figurash stilistike të
sajuara me mundim: “Pleqëria ka vënë llullën/ dhe tymos mbi jetën time./ Do mbi
"shkresa" të vejë vulën/ nëpër vargje edhe shkrime.” Thurrja e
vjershës në “besë” të tetërrokëshit klasik, në rimë dhe në asonancë të njelmët
(llullën/ vulën), lehtësia e përcjelljes së informacionit, përplasja e hallit
me një frymë, të gjitha këto i japin vjershës së tij njëlloj plastike të
veçantë. Nganjëherë vargjet e tij, me shumë ndikim nga krijimtaria gojore, me
një fjalor të përzgjedhur me kujdes në pasurinë
e gurës popullore, të bëjnë të mendosh se dikur poeti mund të humbasë
“të drejtën e autorit”, në kuptimin e të lexuarit a të kënduarit e vjershave të
tij gojë më gojë, derisa shumëkush mund t’iu vendosë poshtë fjalën kuptimplotë
Populli. Në këto radhë, sado rendi njëlloj humori; por ajo firma që sapo e
përmendëm, thotë: “Shakaja është gjysma e së vërtetës”.
Kështu,
duke kuvenduar për një poet e mik të mirë, duket se do të vij njëfarësoj edhe
te ndonjë vërejtje, që më së pari ka të bëjë me rimat foljore, sipas meje të
padobishme dhe që provojnë prirjen për t’i mbyllur “hesapet” shpejt e shpejt me
krijimin; mandej vij te gramatika dhe shenjat e pikësimit, për të cilat shpesh
debatoj me poetët; ndonjëherë ata nuk më kuptojnë, por ne gjithçkaje ia gjejmë
vegën. Kështu, ka një shprehje që ligjëron këso: “Aty daltë e keqja!”; që do të
thotë se në udhën e tij ka më shumë lule e bar dhe vetëm tek-tuk ndonjë
gurishte a gropëzë.