| E premte, 23.08.2013, 09:21 PM |
ËNDRRA
ISLAMIKE
Nga Imer Mushkolaj
Beteja
për Bashkësinë Islame të Kosovës është më shumë se betejë për një institucion.
Është betejë për ndërprerjen e ëndrrës së radikalëve për Kosovën islamike.
Është betejë për të ardhmen.
Bashkësia
Islame e Kosovës duket se po rrëshqet drejt kapjes përfundimtare nga rryma të
islamit radikal, gjë që duhet t’i shqetësojë të gjithë myslimanët kosovarë, por
edhe shoqërinë në përgjithësi.
Zhvillimet
e fundit në BIK tregojnë më së miri se këta tipa, të mbledhur në organizata të
dyshimta që kinse promovojnë paqe, e kanë seriozisht dhe nuk do të zgjedhin
rrugë as mjete për të imponuar e realizuar agjendën e tyre.
I tëri
një institucion dhe të tjerë që duan ta pushtojnë atë janë çuar kundër një
personi - kundër Xhabir Hamitit, të cilin po duan me çdo kusht ta eliminojnë
nga gara për kreun e BIK’së, pasi që po e shohin si pengesën e vetme serioze që
po i bllokon në qëllimet e tyre.
Fushata
kundër Hamitit dhe shkarkimi arbitrar dhe i paligjshëm i tij dëshmojnë se
“ushtarët” e islamit radikal, të ideologjive ekstremiste dhe mbështetësit e
tyre e kanë përnjëmend.
Duke e
kapur BIK’në dhe duke u përpjekur me çdo kusht që t’ia mundësojnë Naim Tërnavës
edhe një mandat në krye të saj, ata po duan që nëpërmjet këtij institucioni të
shtrijnë ndikimin dhe ideologjinë e tyre tek besimtarët islamë në mbarë vendin.
Por, pse
gjithë kjo fushatë e egër dhe me diskurs të dhunshëm kundër Xhabir Hamitit? A
është ai i rrezikshëm, sa t’i frikësohen dhe ta luftojnë me çdo kusht?
Jo,
Hamiti nuk është i rrezikshëm. Ai vetëm dëshiron që BIK’në ta kthejë në rrugë
të drejtë - ta kthejë në shërbim të besimtarëve islamë. Ai vetëm dëshiron një
institucion të reformuar, transparent e të përgjegjshëm.
Por, po,
ekstremistët i frikësohen Hamitit, sepse ai iu prish plane. Me Hamitin në krye
të BIK’së ata nuk do të munden të funksionojnë si tash. Me Hamitin në krye të
BIK’së veprimtaria e tyre do të vihet në rrezik. Prandaj ata e shajnë dhe e
fyejnë atë. Prandaj ata tërbohen nga përmendja e emrit të tij. Prandaj ata
kërcënojnë.
Ata e duan
Naim Tërnavën në krye të BIK’së, sepse vetëm ashtu mund të shkojnë tutje në
realizimin e ëndrrës së tyre për Kosovën shtet islamik midis
* * *
Mënyra se
si është udhë hequr deri tash, ka bërë që BIK të kthehet në një institucion të
karakterizuar me probleme, institucion që është sjellë në më nyrë arrogante
ndaj të gjithë zërave ndryshe dhe që ka ngulfatur lirinë e shprehjes,
institucion që nuk ka mundur të ruajë pavarësinë e vet dhe t’u rezistojë
ndërhyrjeve nga jashtë, institucion që në vend se t’i luftojë, i ka inkurajuar
grupet radikale. BIK sot është një institucion që ka devijuar nga misioni i
vet, duke u bërë argat i individëve e grupeve të dyshimta, e jo duke qenë në
shërbim të besimtarëve që pretendon se i përfaqëson. Për këtë shkak, zgjedhjet
në BIK janë të një rëndësie të veçantë – jo vetëm për faktin se ky institucion
duhet t’i përfaqësojë në aspektin fetar shumicën e qytetarëve të Kosovës.
Vendit i
duhet një Bashkësi Islame e fortë dhe reprezentative, e jo një e atillë që iu
nënshtrohet presioneve të individëve dhe grupeve të ndryshme, të cilët duan ta
shfrytëzojnë si trampolinë për t’i arritur qëllimet e tyre perfide.
Zgjedhjet
në BIK duhet t’iu interesojnë të gjithëve, sepse nga epilogu i tyre varet nëse
ky institucion do të shkojë drejt shkatërrimit, apo do të vihet përfundimisht
në shërbim të atyre që duhet t’u shërbejë dhe të luajë rolin që i takon.
Zgjedhjet
në BIK janë betejë ndërmjet frymës radikale dhe të moderuar. Është koha e
fundit që BIK të çlirohet nga kapja që i është bërë nga grupet radikale dhe të
mundet të funksionojë normalisht.
BIK’së i
duhet reformë. BIK duhet të krijojë një vizion të qartë karshi besimtarëve që i
përfaqëson dhe karshi opinionit në përgjithësi. BIK duhet të jetë transparente
dhe e përgjegjshme. Por, po ashtu, BIK duhet të rishqyrtojë emërimet e imamëve
që ka bërë nëpër xhamitë e Kosovës, duke mos ia dhënë rastin për të udhëhequr
asnjërit që provon të promovojë ide radikale, por veç atyre që kultivojnë
islamin tradicional, që i ka karakterizuar me shekuj shqiptarët.
Të gjitha
këto duken të pamundura të realizohen, bazuar në zhvillimet e deritashme. Por,
beteja për shpëtimin e BIK’së nuk duhet të ndalet.
Askush
nuk po kërkon një BIK të ëndrrave, BIK që bën mrekulli. Por, po, të gjithë
duhet të kërkojnë dhe të bashkohen në betejën që ëndrra e radikalëve për
Kosovën islamike të ndërpritet në mes. Sa më shpejt, aq më mirë për të gjithë.