| E enjte, 22.08.2013, 09:25 PM |
QETSOHUNI TË GJITHË - 2013 NUK ËSHTË 1992
Nga Frank
Shkreli
Është
ndezur media dhe interneti, por edhe politikanët shqiptarë kanë dale nga
binarët e trenit me reagimet e tyre nga një deklarate të ditëve të fundit të
ambasadorit amerikan në Tiranë, Z. Aleksandër Arvizu, i cili duke komentuar mbi
zgjedhjet e qershorit në Shqipëri, citohet të ketë thënë pardje në Jale të
Vlorës se, "Zgjedhjet e 23
qershorit, 2013 ishin historike dhe po ashtu si ato të vitit 1992, ishin shumë
të rëndësishme për Shqipërinë, pasi sollën ndryshimin".
Ai qe
mendon ndryshe e ka humbur busullen e arsyesë dhe të gjykimit të së drejtës dhe
të vërtetës. Nuk jam i sigurt se çfarë ka dashur të thotë ambasadori Arvizu me
deklaratën e tij në Vlorë, por jam i mendimit se edhe ai e sheh tani se mund ta
ketë thënë këtë gjë në një mënyrë tjetër
dhe nuk është vonë që të thotë, "What I actually meant to say
is....... ", ajo që në të vërtetë deshta të thoja është.....Sepse edhe
ambasadorët, njerëz janë, bëjnë gabime, gafa dhe jam i sigurt se Z. Arvizu e
pranon se edhe ai në kapacitetin e tij si përfaqsues i Shteteve të Bashkuara në
Shqipëri, dhe më pare gjatë karjerës së tij, ka thënë gjëra që mund ti kishte
komunikuar ndryshe. Por ambasadori
duhet të jetë i kujdesshem dhe t’i mate fjalët me kujdes sidomos në një atmosferë
të polarizuar politike dhe mediatike si ajo e Shqipërisë. Duhet të jetë i
vetdijshëm, se çdo fjalë që ai thotë do të interpretohet për tua përshtatur
qendrimeve dhe interesave politike të momentit të palëve të ndryshëme politike
dhe medias shërbetore të tyre. Është i
çuditshëm fakti se edhe sot pas 20 vjetë
marrëdhënjesh midis Shteteve te Bashkuara dhe Shqipërisë, klasa politike
shqiptare por edhe media që e ndjekë e përkrahë atë, ende nuk e kanë
kuptuar esencën e zhvillimit dhe
qellimin e këtyre marrëdhënjeve.
Shpeshëherë edhe ambasadorët
amerikanë, dashtë e pa dashtë, kanë renë viktima të këtij menatiliteti politik
e mediatik, ku ecuria e këtyre marrëdhënjeve dhe deklaratat e ambasadorëve
amerikanë -- duke u nxjerrur krejtsisht nga konteksti -- përdoren nga njëra ose
tjetra palë për qëllimet e tyre politike të momentit. Kur më
përshtatet mua, ambasadori flet në emër të Shteteve të Bashkuara, por kur ai
thotë diçka që nuk më pëlqen mua, atëherë ambasadori amerikan flet në kokë të
vet dhe nuk përfaqëson Amerikën. Këjo fatkeqsisht ka qenë vazhdimisht vlerësimi
i punës së ambasadorëve amerikanë në Shqipëri.
Fatkeqsisht,
kështu ndodhi edhe kësaj radhe. Ajo që
tha Arvizu në Vlorë, jo vetëm atribohet atij me seriozitetin më të madh, sikur
ai I vuri vulën, e tha Arvizu, tani nuk
e luan toka! Por, për më tepër, për të
përdorur këtë deklaratë për qëllimet e veta politike kundër pales tjetër,
thuhet se ambasadori Arvizu e bëri ketë deklaratë në emër të Shteteve te
Bashkuara. Madje, ministri i ardhëshëm i
punëve të jashtëme të Shqipërisë Ditmir Bushati, duke komentuar deklaratën e
Ambasadorit Arvizu në Vlorë -- në një përpjekje shterpë për të përfituar pikë
për partinë e tij nga një gafë -- tha se Arvizu flet në emër të Shteteve të
Bashkuara. Duke iu referuar qeverisë në
ikje, ministri i ardhëshëm shqiptar tha se ata “Nuk duan të kuptojnë që
Ambasadori është përfaqësues i Presidentit dhe flet në emër të SHBA?! "
S'ka
lojë! Këtë, sipas Z. Bushati, e vulosi
ambasadori amerikan, Shqipëria e 2013 është si Shqipëria e 1992 dhe tani jemi
ne kalorësit e ketij vendi që do ta bëjmë Shqipërinë lule. Nëqoftse ministri i ardhëshëm i punëve të
jashtëme i Shqipërisë – i cili do të ketë përsipër zhvillimin e këtyre
marrëdhënjeve -- mendon se Amerika nuk ka
problem të tjera veç të udhëzoj ambasadorin e vet në Tiranë se çdo të
thotë çdo ditë dhe se deklarata e Z.
Arvizu në Vlorë, është me të vertetë qendrimi zyrtar i Amerikes, atëherë… Besoj
se edhe vet ambasadori Arvizu do të thonte se për çdo gjë që prononcohet në Shqipëri,
ai nuk shprehet me doeomos në emër të Shteteve të Bashkuara. Por është e vërtetë se ai është përfaqsues i
presidentit dhe i adminstratës amerikane në fuqi, por nuk besoj që ai të
jetë këshilluar me Departamentin e
Shtetit Amerikan per komentin, tani
famkeq, që ai bëri duke krahasuar zghedhjet e vitit 1991 dhe ato të këtij viti.
Nga ana
tjeter, maxhoranca në ikje, të pakën nepërmjet një zëdhënsje, kryetares së
Kuvendit Jozefina Topalli, e cila sipas medias shqiptare vuri në shënjestër
përfaqsuesin amerikan për deklaratëpn e tij në Vlorë, u shpreh ashpër dhe në mënyrë denigruese
ndaj Ambasadorit amerikan duke thënë se
“Një vend të madh nuk e përfaqëson dot një njeri i vockël! Për më tepër me miopi të theksuar historike e
politike."
Ndonëse,
Zoti Arvizu kësaj radhe, pa dashje, mund të ketë shkaktuar vet ketë rrëmujë në
media si dhe reagimet e ndryshme politike me deklaratën e tij të pakujdesëshme
në Vlorë -- edhe kësaj herë si gjithëherë më parë, ato që thotë një përfaqsues
amerikan -- lëvdohen nga njëra dhe
kritikohen e denigrohen nga tjetra palë, varësisht interesave politike partiake
të momentit. Fatkeqsisht, këjo bëhet nga të dy palët, gjithmonë pa marrë aspak
parasyshë interesat afatgjata të mbarëvajtjes së marrëdhënjeve strategjike shqiptaro-amerikane,
për kombin shqiptar. Kështu ka ndodhur me secilin ambasador amerikan në Tiranë
gjatë këtyre 20 vjetë marrëdhënjesh diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe
kombit shqiptar. Fatkeqsisht asnjëri
prej tyre nuk është larguar nga Tirana, pas mbarimit të mandatit të tyre, pa
kritika nga njëra ose tjetra palë. Ky
trajtim, megjith të metat që mund të kenë pasur ata si njerëz dhe si diplomatë,
nuk është i denjë për përfaqsuesit e një vendi e miku të madh që vetëm ia ka
dashur dhe ia do të mirën kombit shqiptar.
Marrëdhënjet
diplomatike miqësore të Shteteve të Bashkuara me kombin shqiptar nuk qenë dhe
as nuk janë me një parti politike ose me një tjetër, as me ndonjë politikan ose
grup politikanësh, por me popullin shqiptar dhe në interesin afatgjatë të
shqiptarëve. Prandaj, qetsohuni, Amerika do të jetë aty, si gjithmonë për
kombin shqiptar, për derisa Shqiptarët të dëshirojnë një gjë të tillë.
Në të
njëjtin takim në Vlorë foli edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, (BE) Ettore
Sequi, i cili nënvijoi sfidat me të cilat përballet Shqipëria për antarësimin e
saj në BE, ku ai theksoi veçanërisht
zgjidhjen e çështjes së pronësisë, një çështje këjo gjithnjë e pazgjidhur për
shumë shqiptarë dhe njëra nga trashëgimitë e zeza të sistemit komunist që u rrëxua
më 1991.
Politikanët
shqiptarë dhe media që i shërben atyre, do bënin më mirë që tu kishin venë
veshin më me kujdes fjalëve të ambasadorit Sequi, që Shqipëria të plotësojë
standardet dhe kërkesat evropiane për antarësim – gjë që për çdo politikan të
ndërgjegjshëm shqiptar -- duhet të jetë një përparsi këjo e interesit kombëtar
për të gjithë – në vend që të harxhojnë
kohë e të prishin kot nervat nga një “lapsus linguae” e ambasadorit amerikan.