| E enjte, 22.08.2013, 07:22 PM |
Frikësohem
qe do të vdes, pa tu shëruar plagët!
Nga
Asllan Dibrani
I bukur
ky vend Kosova
Sa lumenj
rrëshqasin e rrokullisen si akullnaja
Atëherë
ishe dhe tani je Kosovë
Ne bashkë i ndamë bukë,gëzim e pikëllim
Ti di
plagët dhe djegiet e dhembjes tuaj
Ulërima ta përshkon
trupin
Unë
po e shoh bubullimën ne sytë e tu
E dogjën barbaret dhe këmba e huaj
Ty toka
ime te shoh si rënkon
E
kam peshën tënde në supet e mia
Mungesën e pikave të shiut në pranverë
Ti e di
se ku je Kosovë në zemër të Ballkanit
Në vendin
e shqiponjave, qe gjaku u shndërruan në lum
Ejani dhe
shikoni prekne me dore ,ky është
Gjaku ynë qe nuk u tha nëpër shekuj!