| E enjte, 22.08.2013, 08:09 PM |
SHKRIMTARI VIRON KONA: LIBËR PAS LIBRI, ME PAPAGALLIN E TIJ…
Nga Murat
Gecaj
1.
Është e njohur që, shkrimtarë të ndryshëm, në udhën
e krijimtarisë dhe botimeve të tyre, krijojnë figura të gjetura letrare. Ato
nuk bëhen të njohura e të dashura vetëm për autorët, por edhe për lexuesit.
Ndërsa po i shkruaj këto radhë, mendja më shkon në qytetin e madh bregdetar të
Suedisë,
Ditët e fundit të këtij gushti, ai më ftoi për një
kafe bashkë me arsimtarin e publicistin Sejdo Harka. Kishim ca kohë pa u takuar
bashkë, si shkak i një sëmundjeje dymujore timen. Sigurisht, shprehëm të tre
kënaqësinë për këtë takim të radhës. Pasi u përshëndetëm, Vironi nxori nga një
zarf i madh dy libra. Mënjëherë, pashë se në koperetinë ishte një papagall. Ai
m’i kishte shkruar dy libra, njërin për mua dhe tjetrin për mbesën Dorelë. “O,
miku im, përsëri ti me Papagallin?- e pyeta, duke buzëqeshur.-Po
atë foton, nga Muzeu i Goteborgut, a e kë vënë diku, në këtë libër të ri?” Ai
u ndodh paksa ngusht dhe, me buzëqeshjen e tij dalluese, m’u përgjigj se këtë
gjë do ta ketë parasyshë për një libër tjetër. Bashkë me Sejdon, e uruam nga
zemra këtë shkrimtar të njohur, sidomos
në botimin e librave për fëmijët. Shpesh, ai na e bën suprizë, duke na dhuruar
libra të tillë, që i nxjerr njëri pas tjetrit, si “simite” të ngrohtë e të
“shijshëm” për të vegjëlit, nga ”furra” e krijimtarisë së tij. Ndër figurat ose
personazhet artistike më të dashura të tij, si Bubulino, Dardi, Erlindi, Këmbëgjati etj., padyshim, është edhe Papagalli
Çate.
Kopertinat e librit të ri për fëmijë, nga
V.Kona
2.
Tani, pas kësaj hyrjeje disi të gjatë, po e
shfletojmë këtë libër të ri të shkrimtarit Viron Kona. Ky është i 32-ti, në
serinë e botimeve të tij, me libra të bukur dhe në gjini të ndryshme. Disa nga
ata kanë tematikë udhëtimet e tij jashtë Shqipërisë, si në Hungari, Suedi,
Greqi e Turqi.
Në faqet e para janë pak radhë të autorit, i cili
rrëfen se si një pasdreke, vogëlushja Ana, ku ishte i pranishëm edhe i vëllai i
saj, Erlindi, iu lut Papagallit Çate t’i
rrëfente disa ndodhira të bukura nga jeta e tij. Papërtuar, ky nisi të flasë,
pa u ndalur: “Një mëngjes, bashkë me Çeçelin, shokun tim të ngushtë, na u mbush mendja që
të mos shkonim në shkollë…”. Erlindi buzëqeshi e po dëgjonte, sy e veshë.
Më tej, tregoi se shkuan dhe u futën në një pyll të gjelbëruar, ku sipas premtimit do të hanin banane të
pjekura.
V.Kona e gjeti Papagallin e
tij…(Goteborg-Suedi, prill 2012)
Ndodhi pas ndodhije, duke ndjekur tregimin e
Papagallit Çate, lexuesi njihet edhe me një ndodhi tjetër, pra se si Gjysh Ariu
bëri vizitë në shkollën e tij. Ky u takua e bisedoi me drejtor Tigrin e
zëvendësin e tij, Leopardin. Befasi e këndshme për ta ishte takimi me
dirigjentin, Ujku i Bardhë. Me këtë
rast, Gjysh Ariu u tregoi një ngjarje tërheqëse, pra u foli për “Vallen e
Ujqërve”. Në fund të takimit, drejtor Tigri u paraqiti atyre: Strucin
kërcimtar, Ketrin skulptor, Kangurin humorist,
Fazanin piktor dhe Gjirafën mësuese të gjeografisë…
Trego e trego dhe Papagalli Çate nuk dinte të
mbaronte. Ai u rrëfeu fëmijëve edhe për sa e sa ngjarje tjera të bukura e të
këndshme për të vegjëlit. Nuk dua t’ua tregoj të gjitha atyre, se pastaj nuk e
lexojnë librin. Por vetëm u them se në libër flitet edhe se si Fazani
pikturonte pamje nga natyra; se si bënë një bisedë interesante me Drerin,
mësuesin e filozofisë; se si Puma merr mësime
private nga drejtor Tigri; se si Sorkadhja
shpëtoi nga sulmi i Tigrit; se si Gjyshi Ari mori në mbrojtje Lepurin e mbetur
jetim ose se si Skifteri mbretëror kishte marrë një diplomë të gënjeshtërt.
Interesante janë edhe rrëfimet tjera, si ajo për Elefantin dhëmbargjend,
Pelikanin kaçurel, Lejlekun këmbëgjatë, Strucin mburravec, Kunadhen, Derrin e
egër, Breshkën “e shpejtë”, Patën e egër dhe për një shpend, që vetëlavdërohet,
duke thënë: “Buf-buf-buf, si unë nuk është askush!” Kërshëria e
fëmijëve, për ta dëgjuar Papagallin Çate ishte e madhe.
Megjithëse nuk është në mbarim të këtij libri, si
përmbyllje e tij e bukur, shërben pjesa me titullin “Koncert i madh festiv”. Drejtor Tigri dhe mësues Syziu e ftuan gjysh
Ariun për drekë. Pëllumbi lajmëtar e kërkoi të vinte kuzhinieren më të mirë të
pyllit, Dhelpërën bishtgjatë. Në pritje të gatimit të shumë gjellërave të
shijëshme, u organizua një koncert festiv.
I pari, nisi të këndojë Gjeli i egër: “Më kap dot,/ s’më kap
dot,/ më të bukur/ s’gjen në botë!...”. Nërsa në operetën muzikore të
mjelmave thonin: “Këndoj unë,/ këndon
ti,/ jetë të gjatë,/ Gjysh Ari!” Por dhe kori i dallëndysheve u pëlqeu të
gjithëve dhe të pranishmit e duartrokitën nxehtësisht: “Ciu, ciu, ciu,/ ne
të gjithë gëzojmë, /Pranverën e bukur/
shumë e falënderojmë!”
…Është një libër i këndshëm dhe tërheqës për të
vegjëlit, me 36 rrëfenja nga jeta e kafshëve të pyllit. Por ai u shërben edhe
prindërve e mësuesve në punën e përditëshme. Përmes tyre, fëmijët njohin shumë
kafshë e shpendë, të cilat janë paraqitur edhe me figura. E përgëzojmë autorin
për këtë botim të ri dhe presim libra të tjerë nga ai.
Tiranë, 15 gusht 2013