| E merkure, 21.08.2013, 08:05 PM |
Një fejesë e zgjedhur mes familjeve të mëdha
Nga Tomë Mrijaj
Makinat varg njëra
mbas tjetrës ndalojnë përpara Kishës së madhe, që ndodhet në Rochester Hills,
Në hyrje gjendet Kisha
me rreth 1875 ulëse, e cila është ndërtuar e re në vitin 2002. Historia e
lavdishme mbi 2000-vjeçare e Krishtërimit në trojet Ilire deri në ditët tona,
është e pasqyruar në pikturat me tematikë patriotike, realizuar mjeshtërisht
nga një piktor shqiptar, nën përkujdesin e përkushtuar të ideatorit dhe
misionarit të palodhur për Fe e Atdhe, një ndër liderët e shquar atdhedashës të
komunitetit shqiptar në Amerikë, I Përndershmi Dom Anton Kçira.
Emocionet të pushtojnë
gjithë trupin, tek sheh se Atdheu në Kishën e Shën Palit në
Tek afrohesh i mbushur
me gëzim bisedon lirshëm me njerëzit, që gjenden në ambintet e ndryshme të
Kishës, të gjithë të flasin shqip dhe të urojnë mirëseardhjen në gjuhën e bukur
amtare. Buzë klasave komode, ku, mësohet çdo ditë gjuha dhe historia shqipe,
sheh mësimdhënës mërgimtarë.
Në hyrje të
minishkollës, gjendet përjetimi i emërit të Poetit Komëbtar ‘At Gjergj Fishta’
dhe pak më tutje një bibliotekë e pasur me tituj të autorëve shqiptarë, që
jetojnë e punojnë në Amerikë dhe shumë vepra të ardhura nga trojet shqiptare.
Për të gjithë ato, që
jetojnë dhe punojnë në SHBA dhe trojet etnike, njihet kontributi i madh e i
vijueshëm, që ka dhënë për disa dekada Kisha Katolike Shqiptare e Shën Palit në
Rochester Hills (Detroit, MI), nën udhëheqjen e bariut shpirtëror I Përndershmi
Don Anton Kçira, për çështjen shqiptare në Kosovë dhe mbas rifitimit të lirisë
dhe demokracisë së fesë në Shqipëri mbas vitet 1990.
Sa herë që bashkëatdhetarët
tanë mblidhen, në gëzime pranë sallës së mëdha komode të Kishës më të madhe të
botës shqiptare të Amerikës e gjtkë, gjithnjë me nderim dhe respekt, kujtohet
me nostalgji, roli kryesor që ka luajtur udhëheqsi shpirtëror dhe aktivisti i
palodhur e i kudondodhur atdhetari i shquar I Përndershmi Dom Anton Kçira…
Këtë sipas traditës së
krijuar nga I Përnmdershmi Dom Anton Kçira, në sallën e madhe me 1200 vende e
rrethuar me piktura e vepra arti të mirëfillta kombëtare, zhvillohen aktivitete
kulturore, si: festivale, manifestime të ndryshme kombëtare, takime me
personalitete të shquar të botës shqiptare nga trojet etnike, dasma dhe fejesa,
duke e kthyer atë në një Qendër të madhe të botës shqiptare në shtetin e
Michagan-it.
Ishte një gëzim, që do
të ruhet gjatë në kujtesën e të pranishme. Të rinjtë intelektualë Robert &
Valdete, mes një atmosfere festive muzikore, shkëmbyen unazat e fejesës.
Gëzimi dhe lumturia,
lexohej fare lehtë në sytë e dy të sapofejuarëve, dhe në buzëqeshjen e çiltër
të kryefamiljarëve të tyre Hilë Përlleshi, pinjoll i familjes së Ndue
Përlleshit dhe pedagogu i Universitetit të Prishtinës Prof. Dr. Marjan Dema,
pinjoll i familjes zëmadhe të Shaban Demës, që sot me anë të kësaj fejese, u
përforcuan miqsitë mes dy familjeve të mirënjohura në Kosovë, New York dhe
Detroit, Përlleshi & Demaj.
Këto dy familje të
njohura në historinë e Kosovës, shumë dekada më parë, kanë qenë pjesëmarrëse
aktive në levizjet nacionaliste liridashëse antisllave serbo-komuniste në
trojet e Kosovës.
Pak minuta para orës
Sapo mbaroi vallëzimi,
i riu Robert Pelleshi, me një buzëqeshje fisnike i afrohet Valdetes, ku, ulet
në gjunj e i merr dorën e njomë, duke i vendosur plot gëzim unazën e fejesës.
Ishin vertetë momente emocionuese dhe shumë të gëzueshme, për të gjithë të
pranishmit dhe veçanërisht për prindërit e gëzuar të të dy të rinjve.
Pedagogu i
Universitetit të Prishtinës Prof. Dr. Marjan Dema, i shoqëruar nga tingujt e
muzikës shqiptare, merr mikrofonin dhe uron miqsinë e përtërirë mes dy
familjeve mike Dema & Përlleshi. Ai, i emocionuar nga gëzimi, u uron fejesën
dy të rinjve, ku, thotë ndër të tjera, se: “Ju Robert & Valdete, me
fejesën tuaj sot, i vendoset vulën themeleve të miqsisë tonë të hershme prej
shumë dekadash.”
Më pas në emër të familjes Përlleshi, fejesën dhe miqsinë e hershme e përshendeti me fjale të përzgjedhura Prof. Ndue Përlleshi i Riu, i cili, foli gjatë me fakte dhe argumente historike mbi historinë e parardhësve: luanin e Kosovës koamdantin Ndue Përlleshi (1908-1949) dhe bashkëluftëarin e çetës së tij nacionaliste, deshmorin e Shqipërisë Etnike Shaban Demën (1919-1948).
Përlleshajt & Demajt, kanë një histori të gjatë miqsie
Ndoshta, për lexuesit
e kohës sonë, është mirë të thuhet pak rreshta në këtë shkrim-reportazh, mbi
historinë e dy parardhësve të çifitit të
ri të porsafejuar në Detroit, Ndue Përlleshi e Shaban Dema, që me gjakun e tyre
për liri, skaliten emërat në altarin e lavdishëm të historisë.
Historia e Kosovës, është e mbushur me ngjarje, data dhe figura të rëndësishme, që bënë historinë e saj ndër shekuj, duke shënuar kësisoj faqet e lavdishme të historisë martire të popullit dardan.
Familjet Përlleshi & Dema
Ndue Përlleshi, lindi në Paskalicë, fshat në Lug të Drinit, më
1908. Ishte biri i Gjonit nga Paskalica dhe Prenës nga Nepolja e Lugut të
Baranit. Shkrim e lexim mësoi në Zllakuqan, në shkollën e Kishës të hapur
asokohe (1897) nga Atë Shtjefën Gjeçovi. Thuhej se mësuesi i tij ishte Ndue
Vorfi.
Edhe pse s'kishte
kryer ndonjë shkollë të lartë, ai qysh në ditët e hershme të fëminisë së tij,
kishte mësuar mjaft në odën e burrave të familjes së tij, të pajisur me tradita
burrërie, nderi e trimërie.
Ndou, ishte aktiv në
jetën politike të kohës. Që nga viti 1939, kur Shqipëria u pushtua nga Italia
fashiste (për herë të parë u hap kufiri shqiptar Kosovë-Shqipëri).
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë asokohe Dr. Kapidan Mark Gjon Marku, duke parë kontributin dhe seriozitetin e të riut Ndue Përlleshi, e emëroi Kryetar Komune në Vogovë të Hasit, që gjendej në vijën kufitare Kosovë-Shqipëri.
Kjo pozitë drejtuese,
që iu dha Ndout të ri, bëri që ai të njihej për s’afërmi me personalitetet e
jetës politike dhe luftarake. Më vonë Ndue Përlleshin e shohim kryetar në
komunën e Becit. Ai deri në fund të
vitit 1944, ishte kryetar në Komunën e Budisalcit. Në këtë kohë vjen brigada e
VII partizane me komandant Shaban Haxhiun, i cili e njihte shumë mirë
aktivitetin e Ndue Përlleshit. Në malet e Dollcit, u takua me çetën e Ukë
Sadikut. Me çetën e Ndout ishte Prof. Ymer Berisha, Marije Shllaku, sëbashku me
vëllezërit e tij Zefin, Hilin dhe bashkëluftëtarët besnik Ndrecë Nikollën,
Shaban Demën, Zef Sokolin e shumë të tjerë.
Çeta e Ndue
Përlleshit, kishte mbetur të veprojë thuajse e vetme, me pak luftëtarë dhe
ishte gjithnjë e ndjekur nga OZN-a. Më 8 shkurt të vitit 1948, sëbashku me dy
shokët e tij, Ndrecë Nikollën e Shaban Demën, u rrethuan nga OZN-a në Mal të
Bokshiqit.
Mbas disa orë
luftimesh, mbetën të vrarë dy shokët e tij Ndrecë Nikolla dhe Shaban Dema,
ndërsa Ndou i plagosur qëndroi në mesin e pyllit deri në orët e para të
mëngjesit, ku, me një breshëri plumbash çan rrethimin, duke lënë në fushë të
betejës shumë të vrarë e të plagosur nga forcat e ndjekjes partizane
(komuniste) dhe vullnetarët e rekrutuar me dhunë.
Ndou, me plagë të
rënda arrin në shtëpinë e tij. Kur po i mjekonin plagët, aty vjen kryetari i
komunës së Jagodës, Jank Boriçi, i cili, hedh një bombë brenda në shtëpi. Ndou
me shpejtësi e kap dhe ia kthen mbrapsht. Bomba pëlcet dhe plagoset rëndë
Janku.
Sipas disa shënimeve
të botuar në "Shejzat" e Prof. Ernest Koliqit në Romë dhe në
‘Albanien Liber’, shkruhej: “Ndue Përlleshi sëbashku me Ndoc Mirakën dhe
Ndue Fushën, u vra nga forcat partizane të Shqipërisë në Bjeshkët e Iballes, në
vendin e quajtur Boset, me datën 29 gusht të vitit 1949, ku edhe sot nuk i
dihet varri..”
Deshmori i kombit
Shaban Dema (1919-1948)
Shaban Dema, ishte dhe mbeti dëshmori i lirisë. Ai u lind në
vitin 1919, në një familje me tradita patriotike, në fshatin Stupë.
Qysh në fëmijëri u
rrit në fushat e fshatrat e Lugut të Drinit. Më vonë, ai u njoh me krerë të
dalluar të çështjes kombëtare, si: komandantin sypatrembur Ndue Përlleshin,
Prof. Ymer Berishën, Marie Shllakun, Shaban Polluzhën etj.
Aktivitetin patriotik
Shaban Dema, e filloi në moshë të re sapo kishte mbushur 20 pranvera. Ai, në
fillim ushtroi detyrën e oficerit të Batalionit të kapiten Rudit.
Më vonë, behet
pjesëmarrës aktiv në luftën e njohur të Drenicës, e udhëhequr nga trimi i
maleve Shaban Polluzha. Shaban Dema, mbante titullin major në ushtri dhe
shquhej si një strateg, në luftë kundër serbo-sllavo komunistëve.
Kështu, në luftën e
përgjakshme të Drenicës, ai mori plagë të rënda dhe një ditë kapet rob nga
UDB-ja jugosllave, ku, e dërgojnë në Burgun e Pejës në Kullën e Sheremetit. Mbas një viti e gjysëm, ai arrin me sukses të arratiset
nga burgu...
Një ditë dimëri Dema,
i bashkohet Çetës së komandantit Ndue Pëlleshi, të cilit, nuk iu nda deri sa ra
deshmor në fushën e nderit, në mbrotje të Shqipërisë etnike, kundër hordhive
sllavo-komuniste dhe komunistëve shqiptarë.
Mbas shuarjes së
rezistencës së Drenicës, Shaban Dema, nuk u dorëzua. Luftëtari i shquar për
lirinë e Kosovës, Shaban Dema kishte moral të lartë kombëtar dhe modesti
shpirti si bashkëluftëtar i vendosur i komandantit Ndue Përlleshi deri në
vdekje.
Çeta e Ndue
Përlleshit, ndiqej kemba-këmbës nga ushtria partizano-çetnike, pjesëtarët e
OZN-ës dhe vullnetarët e rekrutuar me forcë. Luftëtari i vendosur Shaban Dema
dhe Ndrecë Nikolla, u vranë heroikisht në luftën e Bokshiqit, më 8 shkurt të
vitit 1948.
Me të drejtë, ai sot është përjetuar me një monument historik, në fshatin Stupë, ndërsa më nderime të larta eshtrat e tij u rivarrosen në fshatin Budislac (afër vendlindjes).