Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi: Në anën e të munduarave

| E marte, 20.08.2013, 08:44 PM |


AGIM GASHI

 

NE ANEN E TE MUNDUARAVE

(Kushtuar viktimave të dhunimit)

 

Na e dhunuan nderin

Por nuk ishte vetëm i joni

Kujdes me nderin tonë

Me nderin e kombit

 

Ishim në duart e xhelatëve

Të cilët me ne bënin tehmena

Karikatura të merzitshme njerzore

Ishim ne viktimat

 

Duke na dhunuar neve

Grave e nenave shqiptare

Vashat e nuset tona

Dhunuan kombin

Dhunuan atdheun

 

Në majën e turpit ramë këmbekrye

Populli im i poshtruar te këmbët e xhelatit

Çdo gjë që shenohet edhe egziston

Dikush nuk dashti të dëshmohet

Se egzistonte një kohë traumatike

Kur elaboratet e zeza ishin në vepër

Populli që harron-ska ardhmëri

 

Eh atdheu im i dashur

Mbushur me susllovë

Që vulosin fatin e kombit

E populli po digjet në zharavë

Pjesa e vdekur e vetëvetës

Trimëri apo qyqarllëk

„Burra“ të tillë do të kemi

Derisa ligjet nuk funksionojnë

 

Tani e sa vite jetojmë me kujtime

Ndër më të ndytat e njerzimit

Pa e menduar asnjëherë

Se do të ridhunohemi

Nga gjaku ynë

Nga politika e atdheut

O Zot ndihmona neve

Dhe atdheun

Nga karaxhozë e susllovë

 

Populli nuk na ka harruar

Me popullin jemi e populli me ne

Ishim viktima të xhelatëve karpatian

E pse pra viktima edhe në atdhe

 

30.03.13

Klinika Niederrhein