| E diele, 18.08.2013, 02:52 PM |
Shkruan:
Tiranë -
Bukuroshja shqiptare Ilda Kroni synon të bëhet Top Modele e Victoria Secret,
kompania më famoze e modës në botë. Ilda ëndërron që një ditë të marrë pjesë në
sfiladat e famshme botërore në New York, Milan dhe Paris për të prezantuar
bukurinë shqiptare në botë. Fituese e titullit “Miss Eleganca” Ilda Kroni
momentalisht po konkuron për titullin e spektaklit “Supermodel of Albania
2013”.
“Që kur
isha e vogël e kam patur pasion modën. Kam një vit që e marr profesionin e
modës seriozisht dhe ëndërroj një ditë të jem modele e Victoria Secret. Ndjek
shpeshherë stilet e modës të New Yorkut, Parisit dhe Milanit dhe kam dëshirë që
një ditë të eci nëpër sfiladat e tyre,” tha modelja Ilda Kroni.
Ilda
Kroni ka lindur me 12 dhjetor 1994 në Shkodër me emrin Doroilda Kroni, me
prindër Gjovalin dhe Terezina Kroni. Në moshën 3-vjeçare Ilda kanë ikur në
Kretë, Greqi me familjen, ku ka jetuar për 15 vjet dhe ka studiuar informatikë
dhe anglisht. Në 2012 ajo është kthyer në Tiranë, ku ndjek modelizmin dhe
aktrim.
“Besoj se
bukuria e një femre është thjeshtësia, zgjuarsia, eleganca dhe karakteri, aty
shihet bukuria e vërtetë. Në konkursin Supermodel of Albania kam dëshirë të jem
ambasadore e bukurisë kombëtare shqiptare për të përfaqësuar bukurinë shqiptare
në vend dhe botë. Kam marrë pjesë në konkurse të ndryshme në Kosovë dhe Mal të
Zi si dhe në sfilada me veshje nusërie dhe moderne,” shtoi Ilda.
Në gusht
2012 Ilda Kroni u zgjodh “Miss Eleganca”, në konkursin e modës mbajtur në
Ulqin. Ndërsa në dhjetor 2012 konkuroi për “Top Model Dukagjini” ku prezantoi
veshje shqiptare tradicionale si dhe fustane elegante të mbrëmjes. Ka marrë
pjesë në disa prezantime, sfilada mode dhe photoshoot në Shkodër, Tiranë, etj.
Ilda shpreson të bëhet një figurë e njohur e bukurisë dhe modeling-ut.
(www.facebook.com/ildakronioffical)
Përveç
modës Ilda Kroni ka pasion edhe aktrimin, por thotë se angazhimi i parë i saj
është modelimi. Ilda ka luajtur në Teatrin famoz të Shkodrës “Migjeni” në 2013.
Në verën e 2012-të punoi si aistente produksioni në xhirimin e filmit ‘Shqipe’,
produksion i kompanisë shqiptaro-amerikane Colored Films në Hollivud, themeluar
nga dy motrat e famshme Greta dhe Vilma Zenelaj. Motra e Ildës, Graciela Kroni
luan një nga rolet kryesore në filmin ‘Shqipe’, me regji të Vilma Zenelit, dhe
me producente Greta Zeneli. (www.shqipethemovie.com)
“Ishte
një gëzim i madh të shikoja motrën time të vogël Graciela teksa përgaditej për
rolin e saj ‘Lola’ në filmin Shqipe. Si asistente gjatë xhirimit të filmit në
Shkodër ishte kënaqësi të punoja me regjizoren e talentuar Vilmën dhe aktoren
Greta Zeneli. Të dyja motrat ishin shumë të dashura dhe kaluam bashkë një
përvojë të paharruar. Gjithashtu ishte nder të punoja me disa nga ikonat
legjendare shqiptare si Zyliha Miloti, Ndriçim Xhepa dhe Agron Dizdari, figura
shumë të dashura për mua,” deklaroi modelja, aktorja Ilda Kroni.
“Ishte kënaqësi të punoja me Ilda Kroni gjatë xhirimit të filmit Shqipe verën e kaluar në Shqipëri. Ilda është shumë e dashur, simpatike dhe mjaft e talentuar. Edhe motra e saj, Graciela është shumë e aftë si aktore e re në portretizimin e karakterit Lola në filmin Shqipe. Besoj se Ilda është një shembull i fortë i një femre të sofistikuar, inteligjete moderne plot elegancë. Jam krenare që ajo po përfaqëson bukurinë shqiptare në konkursin Supermodel Albania dhe i uroj suksese në këtë konkurs,” tha aktorja e talentuar Greta Zenelaj, fituese e çmimit ‘Aktorja më e Mirë’ (Best Actress Award) në New York (www.coloredfilms.net).