| E diele, 18.08.2013, 02:51 PM |
VAJZA ME
QEN
Novelë
nga Kristaq Turtulli
I
Shoferi i
autobusit të linjës Internacionale Aeroport - Kipling i ra dy herë burisë për
të lajmëruar udhëtarët e vonuar të lëviznin këmbët. Prej frikës së nisjes të
autobusit hynë duke gulçuar katër kineze të imët, një mashkull dhe tre femra.
Tre indianë me çallmë, me mjekra të zeza, të dendura, duke tërhequr pas
valixhet e renda e kaba të udhëtimit. Shoferi duke fishkëllyer dhe trokëllitur
gishtërinjtë mbi timon, priti edhe disa sekonda motor ndezur. Vështroi me bisht
të syrit sistemimin e udhëtarëve të fundit nëpër ndenjëse të. Gogësiu i
bezdisur, shtypi butonin dhe dera u mbyll me zhurmë. Mjeti u shkund dhe lëvizi
me përtesë. Dukej sikur mesnata po zbriste ngadalë mbështetur mbi patericat e
deformuara të ftohtit.
Aleksi
ndjehej i lodhur, përkuli trupin dhe vendosi ballin në parakrah. Dëgjoi
trokitje të befta, ngriti kokën. Disa pika të mëdha e të nxituara shiu lëpinë
xhamin e dritares së autobusit. Nuk i bëhej të lëvizte. Miku i tij Maksi iu
afrua pranë dhe i pëshpëriti i mërzitur:
-Dëborë
dhe shi. A nuk është e mërzitshme kjo simfoni?
Aleksi
luajti kryet ngadalë.
-
Plakaruqi dimër e teproi me tekat e tij; dëborë, llohë, shira të lodhshëm dhe
ngricë,- foli Maksi me zë të zvargur, u kollit dhe më pas vazhdoi: -Dje
përgjatë bisedës në telefon me vëllanë që jeton në Francë, dëgjoja këngën e
zogjve dhe ndjeva kundërmimin dehës së luleve. Mu hap gjoksi. Këtu për dreq po
Aleksi
luajti kryet përsëri pa ditur çfarë ti thoshte.
Autobusi
iu turr autostradës të përmbytur nga makinat e të gjitha markave. Maksi nisi ti
thoshte se për shkak të motit të paqëndrueshëm dhe të papërballueshëm,
emigracioni i parë në këtë vend të
ftohtë verior ka qenë i vonë. Thuhet se
diku në veri, u shfaqën Vikingët kur
ishin në kulmin e fuqisë, por nuk qëndruan gjatë. Ikën si erdhën, ngaqë nuk e
përballuan të ftohtin e egër. Këtu në dimër dielli është skandaloz. Ta shohësh
nga brenda shtëpisë, ulur në dritare. Të mashtron me shkëlqimin e metaltë. Si
një plakaruqe e veshur me fustan të shndritshëm, rënduar me tualet.
Aleksi e
aprovoi me kokë, pa e vrarë mendjen gjatë dhe shtoi se, tashmë koha ka pësuar
ndryshime të mëdha, është ngrohur. Të kujtohet, vjet u bë mot i thatë, pa shumë
reshje?
-Më
kujtohet.
-
Maksi e
pranoi pa mëdyshje dhe zbardhi dhembët.
Fatmirësisht
ngarendja e rrëmbyer e pikave të shiut u platit dhe ata morën frymë të
lehtësuar. Asfalti prej dritave të makinave rrëzëllente, dukej si i lyer me
vaj. Makina la me shpejtësi autostradën dhe u fut në një rrugë ndërmjetëse.
Maksi e ndërpreu menjëherë bisedën dhe iu lut tjetrit të heshte. Befas u bë i
paduruar, fërkoi çaçkën e kokës dhe kërkoi të qëndronte pranë dritares. Aleksi
e vështroi me bezdi dhe i liroi vend. Maksi mbështeti ballin në xhamin e pistë
dritares të autobusit pa i kushtuar rëndësi të ftohtit.
-Oh, pa
shih, a nuk është për të ardhur sa keq! -ia bëri ai zëdredhur.
-Të më
vijë keq, përse?- e pyeti Aleksi dhe ngriti vetullat për mendje shkrepjen e
tjetrit. Duhet ti vinte keq për marrëzitë e motit!
-Është
dita e dytë që nuk po e shoh më atë,- klithi Maksi me zë të hollë dhe lëshoi
një psherëtimë të gjatë mërzie.
-Kë?!
-Atë,
pra,- Maksi u kollit ashpër. Fërkoi sytë me vrull dhe lëvizi zhurmshëm në
ndenjëse, pa u kushtuar rëndësi vështrimeve të bezdisura të udhëtarëve të
tjerë. Qafa e tij e trashë qëndronte e tendosur, kthyer mënjanë. Shikimin i tij
ish i mbërthyer matanë xhamit të dritares së autobusit, në drejtim të trotuarit
të gjerë. Nën urë, shtruar me asfalt të varfër, anës bërrylit të rrugës
automobilistike. Në kryqëzimin
Me gojën
pakës të hapur Maksi vazhdonte të vështronte i zhgënjyer djerrinën boshe nën
urë me gjurmë dëbore dhe akulli të pa shkrirë. Në mes të trotuarit, në cep të
kolonës të zbehtë elektrike gjendej vetëm një qese e zezë plastike plehrash e
mbledhur shuk.
-Kisha
një bindje të verbër se do ta shihja atë sot. Sa keq! Pikërisht tani, kur po
Aleksi
vështroi hutueshëm fytyrën e murrëtyer të mikun te tij, pa kuptuar asgjë. Cepin
e syrit të majtë e
Shenja e
gjelbër e lejimit të kalimit u ndez, autobusi lëvizi me ngadalë, morri kthesën
dhe u fut në rrugën e gjerë me disa krosi të Bloorit. Maksi lëvizi i nevrikosur
në ndenjëse dhe u kthye nga tjetri.
-Prisja,
e kërkoja, ta shihja dhe sot atë.
- E mora
vesh, ma the.
-E keni
parë një vajzë me qen, atje, në atë bërryl trotuari?-e pyeti.
Aleksi
ngriti supet me indiferentizëm.
-Nuk e
di, ndoshta,- i tha. Donte të shtonte se, çfarë rëndësie
-Sigurisht
duhet ta kesh parë vajzën me qen,- këmbënguli Maksi me zë të lartë dhe të
ashpër, duke e parë drejt në sy.
-S’ma
merr mendja të kam parë një vajzë me qen.
-Je i
sigurt?
Aleksi iu
shmang me kujdes shikimit të ngulët dhe luajti kokën instinktivisht në shenjë
pohimi. Për të mos ia acaruar nervat i foli me ton të butë:
-Sigurisht...
që duhet ta kem parë një vajzë me qen.
Në të
vërtetë Aleksi e
-E di unë
e di! Si gjithnjë moskokëçarës, indiferent, i pakonceptueshëm. I mbyllur në
guaskën tënde,- ia pat Maksi me zë të grindur, kërciti qafën dhe pa mikun
vëngër, me inat.
Aleksi
lëvizi në ndenjëse i revoltuar, hapi gojën të kundërshtonte me forcë, ta
pyeste: Më thoni ju lutem kuptimin e fjalës ‘i pakonceptueshëm,’ që po e përdor
pa kriter? Më pas të shtonte, mos ka në ketë mes ndonjë dashuri platonike?
Maksi
ngriti krahun me bezdi dhe tha:
-A, a ,a
,a e di unë e di, do të fillosh të analizosh me tendencë fjalët e mia. Nuk të
njoh sot unë ty jo.
-E di që
nuk më njeh sot. Por fjala i pakonceptueshëm hyri mes nesh si pykë.
-Nuk ka
rëndësi. Ç’i do llafet. Rëndësi ka kjo. Të lutem më dëgjo: Njoha një vajzë me
qen. Dhe kjo vajzë me qen më tërhoqi vëmendjen një mbrëmje vonë kur ra dëbora e
parë e madhe...
Aleksi
vuri buzët në gaz me zemërgjerësi si ti thoshte: Eh, mik i dashur, pa ma
treguar e mora vesh, momente delikate. Dashuri me shikim të parë. Dëbora dhe
vajza me qen. Ose vajza me qen dhe dëbora. Diçka poetike. Të magjepsi bukuria e
saj, tu tha buza. Tu ngrit nervi. Tu drodhën telat e zëmrës. Ujku plak me qime
të rëna kërkon shqerra të njoma. Nostalgjia e risinë së shkuar të tjera e të tjera.
Por Maksi
nuk i kushtoi rëndësi qeshjes së shpëlarë së mikut dhe vazhdoi:
- Të
kujtohet dëbora e parë? Ishte e befasishme dhe e vrullshme. Barku i qiellit nuk
e mbante dot gjithë atë ngarkesë, ndaj nisi ta shkundej me furi. Vështroja i
menduar flashkat e mëdha të dëborës, të cilat turreshin nga lart dhe rrëmbimthi
ndiqnin njëra mbi tjetrën. Ato ishin të bardha kristalore, delikate, por
shkëlqimi i tyre mekej shumë shpejt teksa preknin tokën e qullur. Gjithçka po
vishej me petkun e bardhe. Mu kujtua qyteti im i lindjes në formë zemre në gji
të maleve dhe dëbora e bardhë e butë si pambuk. Autobusi u shkund dhe qëndroi
si zakonisht në kthesë, pranë kryqëzimit. Përpara
Çfarë
kërkonte kjo vajzë, në atë trotuar të shpifur e vetme, në mesnatë, me qen? Mos
ishte ndonjë prostitutë rrugësh që kërkon të joshe ndonjë plakush të krimbur në
para? Trillet e femrave janë të çuditshme. Kurvat i pëlqejnë kryqëzimet e
rrugëve dhe pa mare parasysh të ftohtin nxjerrin në pah format e trupit. Por
ajo ishte e mbështjellë me bluzë deri në grykë, xhup të trashë dhe aq më tepër
pas vetes, një qen! Vajza nuk
‘SHPRESËHUMBUR, dhe me germa të vogla, të shtrembra: prej
dobësisë së tjetrit!’
Vajza
instinktivisht ngriti kokën lart, vështroi nga dritaret e autobusit. Shikimet
tona u kryqëzuan. Sytë e saj ishin të kaltër, të errët, si dy dete të trazuara
me dallgë. Ajo i uli sytë menjëherë e bezdisur. Siç duket vështrimi im i
çakërdisur e pështjelloj dhe vijoi të lëvizte pranë dritareve të makinave. Qeni
i binte pas.
Përse
duhej të ish shpresëhumbur kjo vajzë? Çfarë kuptimi kishin fjalët: prej
dobësisë së tjetrit? Kjo paska dale te ndryshoje boten duke u hallakatur ne një
kënd ku te shkallmojnë erërat! Çfarë paradoksi!
II
Vajza me
thjeshtësi sfidonte kohën dëborën. Shpalli botërisht se ish ngritur në mbrojtje
të dinjitetit dhe po përpiqej ta gjente dritën, në këtë pëllëmbë tokë të
kryqëzimit
Autobusi
turfulloi, u shkund, lëvizi, bëri një kthesë të fortë eci përpara. Vajza së
bashku me qenin mbetën pas si dy silueta te mërdhirë, të mbuluara prej dëborës
së rëndë dhe po zvogëloheshin ngadalë, shndërroheshin ne një pike. U gëlltita.
Provova hidhësi në gojë dhe një trishtim të lehtë. Ato dy krijesa. Njeriu dhe
qeni. Gërmuqeshin mes te ftohtit. Ne kryqëzimin e erërave nen urën e betonte që
dridhet në heshtje.
Sa herë
kthehesha nga puna mezi prisja që autobusi të arrinte në bërryl dhe të shihja
vajzën me xhup të kuq së bashku me qenin e bindur. Ajo bariste në një hap me
kafshën, me tabelën e kartonit të varur në gjoks në kërkim të shpresës së
humbur. Autobusi ndalonte tek kthesa, më dukej sikur vajza bëhej fluide, hynte
rrëmbimthi brenda në hapësirën e mjetit dhe
sillte ftohtësirën e egër të dimrit së bashku me klithmën e thelle të njeriut
të pashpresë. Paçka. Ajo sfidonte të gjithë edhe pse shumica e udhëtarëve
qëndronin indiferente si ti, nuk shihnin se çfarë ndodhte përjashta.
Një
mbrëmje u ktheva një orë më vonë nga puna, vajzën se bashku me qenin nuk i
pashë të barisnin anës bordurës së trotuarit, ngjitur me makinat në atë
pëllëmbë tokë, u ligështova. Gjurmët e saj dhe të qenit nuk dalloheshin, ato
ishin te mbuluar nga dëbora. Autobusi u turr drejt autostradës dhe mua koka më
mbeti pas.
U habita
kur e gjeta të ulur në stolat e fundit të trenit me qenin e mbështjellë kutullaç
në gji. U gëzova. Vajza kishte zënë një pjesë të preokupimit tim dhe pa e
zgjatur u afrova pranë saj. Ajo qëndronte kokulur e preokupuar në mendimet e
veta. Kapuçin e
-Këtë vit
po bën dimër të keq,- dhe i buzëqesha ngrohtë.
Vajza
ngriti kryet me vërtik, u tendos, vetullat e bukura iu rrudhën, mblodhi
shpatullat e hijshme. Më vështroi ftohtë. Qeni lëvizi, ngriti kokën me vrull
dhe skërmiti dhembët. Nuk munda ti thosha se përpara
E shihja
pothuajse çdo ditë kur kthehesha nga puna, mbështesja ballin në xhamin e ndotur
të autobusit. Vështroja vajzën me qen teksa tendoste trupin për të mos u
rrëzuar dhe lëvizte pjerrtas të mbrohej prej dëborës, thëllimit dhe erës së
fortë. Ajo shpejtonte ndanë rrugës nga një makinë tek tjetra, në atë bërryl të
fortë të kryqëzimit Dundas-Bloor.
Ndodhte
që kthehesha vonë e gjeja si gjithnjë në ndenjësen e fundit, të vagonit të
fundit, me këmbë të mbledhura nën vete për ti ngrohur dhe në pëqi i qëndronte
qeni besnik. Fytyra e saj ishte e përskuqur prej thëllimit të hidhur. Unë
ulesha në një ndenjëse më tej e përshëndesja me një lëvizje të shpejtë të
kokës. Mundohesha të tregohesha indiferent, me frikën e keqinterpretimit. Ajo vajzë bëhej si mace
egër kur përpiqej ta provokonte ose ta ngacmonte dikush, qeni në pëqi të saj,
ngrihej, skërmiste dhembët.
Ngrihesha
e përshëndesja përsëri me kokë dhe zbrisja në stacionin e Keelit. Vajza nuk
reagonte, më përgjonte me bisht të syrit dhe vazhdonte udhëtimin me tren. Edhe
qeni qëndronte në përgjim. Nisa ta përshëndesja me zë të ulët dhe nga dita në
ditë shikimi i vajzën po zbutej nuk ishte më i egër si më parë.
III
Një
mbrëmje me thëllim dhe dëborë të madhe nuk zbrita si zakonisht në stacionin e
Keelit. Vajza më hodhi një vështrim pyetës. Pa lëvizur prej ndenjëses ku isha
ulur i propozova asaj të pinim së bashku një kafetë nxehtë. Për habinë time ajo
pranoi me një luajtje të lehtë të kokës.
-Ne cilin
stacion zbrisni? E pyeta.
-Në
stacionin: ‘Kështjella franceze,’ - mu përgjigj ajo. Ngriti dorën ngadalë dhe
shtroi me kujdes flokët e shpupurishur: -Për të më propozuar të pimë kafe nuk
zbrite në stacionin tënd? - më pyeti.
-
Vajza
mblodhi buzët si të thoshte, aq më bën dhe u mbyll në vetvete.
Zbritëm
në stacionin ‘Kështjella franceze’. U drejtuam për në lokalin ‘Koha e kafesë,’
disa metra larg stacionit të trenit. Pas na binte qeni. Dëgjonim zhurmën e
hapave tona në dëborën e porsa hedhur mbi akullin e ngrirë. Ecnim me kujdes me
merakun e rrëzimit të paparashikuar.
Porosita dy kafe të mëdha dhe dy biskota me kakao përsipër. U ula në
tavolinë përballë saj. Vajza u drodh dhe mbështolli duart rreth gotës së nxehtë
prej kartoni. Ajo
Vajza
ledhatoi me dashuri shpinën e mërdhirë të kafshës besnike. Qeni perëndoi sytë e
rrumbullakët dhe u shtriq.
-Si
quhesh?- e pyeta vajzën.
-Venera,-
përgjigj ajo pa ngritur kokën. Gjithë vëmendjen e
-Dhe qen
i si quhet?-vazhdova ta pyes.
-Billi-
ia bëri ajo dhe për herë të parë buzëqeshi lehtë.
Befas
vajza ngriti kokën dhe më pa drejt në sy.
-Ju si
quheni?- më pyeti.
-Maksimiliam,-
thashë,- por nëse dëshironi mund të më thërrisni Maksi.
Nënqeshi
lehtë, buzët e plota iu çelën si petale. Ajo dukej vërtet vajzë e bukur e
mençur, përse dreqin
-Ju
gjithnjë i keni përgjuar lëvizjet e mia, përse? -Më pyeti direkt Venera.
Mblodha
supet dhe u mata ti përgjigjesha. Por ajo vazhdoi:
-Fytyra
jote e mbërthyer mbas xhamit të autobusit më acaronte nervat. Askush
tjetër veç prej teje në autobus nuk
ngujohej në përgjim të panevojshëm të veprimeve të mia. Kurioziteti i tepërt
është acarues. Një herë të bërtita. Hej surrat majmun. Hidh një monedhë dhe
zhduku në thellësi të autobusit. Nuk është qejf të bredhësh në të ftohtë, në
dëborë, erë dhe shi, dhe nuk po bëhet ndonjë shfaqje. Dëgjon! Gremisu! Por ju qëndronit si mumie dhe nuk
shkuleshit prej dritares. U fyeve?
-Jo,- i
thashë me gjysme zëri.
-Më
fal!-ia bëri ajo,- gjendem gjithë kohën jashtë, në të ftohtë dhe ngandonjëherë
me mbërthen revolta...Sigurisht juve argëtoheni me rrugëtimin tim të shkurtër?
-Ju
lutem,- i thashë me zë të ulët. Heshta një hop dhe shtova,-nuk është aspak
argëtuese kur sheh një njeri, aq më tepër një vajzë të re, të bukur të
përballet me dimrin egër, ne këtë bërryl erërash. Të jem i sinqertë me ju.
Qëndrimi juaj në të ftohtë të lë një ndjenjë të çuditshme admirimi, por...
-Çdo të thoni
me këtë por?- më ndërpreu ajo duke kapsallitur shpejtazi qerpikët.
U përtypa
një moment dhe fola:
-
Ajo
nënqeshi me sarkazëm.
-Ah!
Kështu mendoni ju?- foli ajo me ton të akull.
-
Venera po
më vështronte qetësisht pa larguar nga buzët nënqeshjen ironike e cila
dalëngadalë po i shndërrohej në buzëdridhje të rënduar prej trishtimit. Për një
çast kujtova se ajo do ti a plaste që qarit, me kujë, me zë të lartë duke më
vënë në pozitë të vështirë. Janë tmerrësisht torturuese lotët e femrave në
ambiente publike dhe në prag të mesit të natës. Fatmirësisht ajo nuk qau dhe
unë mora frymë i lehtësuar. Venera fërkoi ballin mendueshëm dhe foli me zë të
plotë:
-Dalja me
Billin, qenin tim të dashur në këtë kryqëzim rruge është krejt ndryshe nga ajo
që mendoni ju.
-Më
falni!- I fola me zë të zgjatur:- Nuk ju kuptoj?
Qeni
lëvizi, ngriti kokën dhe më vështroi ngulët gjithë dyshim. Venera e përkëdheli
lehtë në qafë si për ta qetësuar.
-Kjo që
kam zgjedhur është një mënyrë proteste,- nisi të fliste Venera,- Prindërit e mi
u ndanë kur unë isha në shkollën fillore. Ata ziheshin gjithnjë për hiç mos
gjë. Një mesdite të shtune babai i nervozuar përplasi derën, iku duke marrë me
vete një valixhe të vogël. Nëna flaku këpucën në derën e porsa mbyllur. Ngriti
krahun. Drejtoi gishtin tregues dhe mallkoi:
-Qafën e
thefsh o Zot! U bëfsh copa- copa!
Më
kujtohet portreti i babait, shtatlartë, pakës ezmer, me flokë të zeza
kaçurrela. Kur babai tërhoqi derën pas vetes, shikimi i tij i trishtueshëm
gjithë dhembje u mbërthye mbi mua. Nëna e shante e nëmte e mallkonte babanë çdo
ditë. Ajo donte të ma neveriste, të ma shqiste, të ma fshinte nga mendja. Por
kur ajo fillonte të mallkonte, zija veshët dhe largohesha nga dhoma me vrap.
Disa herë pinte, rënkonte dhe dergjej e dehur në dysheme. Duke iu marrë goja me
lutej ta falja. E falja, ish nëna ime. E kisha shumë të vështirë ta gjykosh
nënën. Nuk i ktheja përgjigje e ngrija me vështirësi e mbuloja. I përkëdhelja
flokët e shpupurishur, shkoja në dhomën time dhe qaja.
Një vit
pas largimit të babait nëna vjen në shtëpi gjysmë e dehur, së bashku me një
mashkull të shkalafitur, këmishëlëshuar dhe pantallona zbërthyer. U tërhoqa e
trembur. Ata nuk më kushtuan asnjë vëmendje. U plasën të dy në divan dhe
filluan të zhgërryheshin, duke rënkuar shfryrë dhe dihatur. Si gjithnjë unë u
struka në kthinën time të vogël. Prej asaj nate mashkulli i huaj nuk u largua
nga shtëpia. U bë njerku im. Më dukej sikur trupi i tij lëshonte një erë të rëndë
dhe fjalët që thoshte ishin të njëjta si era e trupit. Shpesh habitesha me
nënën, flinte në një shtrat me të si mundte ta përballonte atë erë! Sytë e tij
gjithnjë qëndronin të lagësht si dy pellgore me ujë të ndenjur. Kur zgjaste
buzët të puthte nënën më ngjanin si buzët e një hardhuce. Uf, sa i pështirë!
Nëna më këshillonte me zë të zvargur:
-Venera
mos i qëndro ftohtë dhe larg. Ka zemër të mirë, tani është babai yt.
-Jo nuk
është babai im, - ia ktheva një ditë me inat.
-Venera,
duhet të jesh e respektueshme me të mëdhenjtë,- më foli nëna me ton të akull të
mprehtë dhe më zhbiroi me vështrim. Unë doja ti thosha nënës. Ju si më të
mëdhenj, ‘prindër’ vallë a keni respekt për vajzën tuaj? Ju në sytë e mi
vërtiteni, lëpiheni dhe zhgërryheni lakuriq nëpër shtëpi!
Në vitin
e dytë të shkollës së mesme, njerku tentoi të më përdhunonte. Më hyri tinës në
shtrat kur nëna ish në punë. U gjenda e përgjumur dhe e nemitur. Ai merrte
frymë rëndë, si kafshë. Shtriu duart dhe më mbërtheu nga gjoksi, i shtrëngoi
-Venera,-
më pëshpëriti ai. – Të lutet babai mos u tremb. Hë të keqen. Ti je vajzë e mirë
e dëgjuar, afrohu pranë përse i qëndron babait larg?
Unë u
mbështolla kutullaç. Nuk i ktheva përgjigje. Zemra më rrihte me vrull. Oh, sa
të tmerrshme e
-Venera,-
mërmëriti duke dihatur me vështirësi,- eja pranë babait, mos ri larg, të lutem.
Ne kemi nevojë të ngrohemi së bashku. Ai u ngjesh pas meje dhe më futi duart
menjëherë në trup, më shtrëngoi përsëri gjoksin dhe pa e bërë të gjatë bëri të
më hiqte të mbathurat. Ajri i dhomës u tha krejt. U drodha e tëra. Oh nëne,
çfarë dreq ngrohje ishte kjo! U shkëputa me vështirësi, të mbathurat mu grisën,
u largova e llahtarisur. Ika me vrap drejt banjës dhe u mbylla nga brenda me
çelës. Dëgjoja në derë gërvishtjen e thonjve të tij si të një kafshe. Kafshoja
gishtërinjtë me dhembë për të penguar klithmën dhe dëgjoja zërin e zvargur të njerkut,
për moskuptimin, nxitimin, shpërdorimin ndaj dashurisë se sinqertë, të munguar
prindërore. Dridhesha. Gërvishtjet në derë po bëheshin më të nervozuara. Aji
shau dhe qëlloi derën me shkelmë. Unë klitha nga frika dhe gjakosa
gishtërinjtë.
Nëna u
kthye vonë nga puna. Më urdhëroi të hapja derën e banjës. Më vështroi thatë dhe
bëri habi me veprimin tim të paarsyeshëm, çmendurak.
-Ç’është
kjo të mbyllesh në banjë! Kundër kujt trembesh?
E di që nuk je më çilimi por goxha vajzë!
U përpoqa
ti a shpjegoja nënës. Ajo ishte e
paduruar, nervoze, flaku pardesynë mbi divan dhe më vështroi me inat, sikur të
isha unë shkaktarja. Njerku fliste zëulët me sytë përtokë, se e falte
papjekurinë, keqinterpretimin dhe shpërdorimin e dhënies së dashurisë së
munguar, prindërore, si bijë të dashur që më
-E
shikon, hë e shikon. Babai të fal. Donte të jepte ngrohtësi dhe sinqeritet- më
tha nëna. Zëri i saj ishte i metaltë, urdhërues,- kërkoi falje babait. Hajt,
zëre për qafe dhe puthe.
Përnjëherësh
nëna mu duk shumë e largët. Kërkonte ti kërkoja të falur atij njeriu, që për
mua ish kafshë. Përse! Sepse nuk e lashë të më përdhunonte. Përse të ish kaq
naive nëna ime, i besonte verbërisht njeriut që të mbyste me erë të ndyrë! Mu
veshën sytë dhe ndjeva marramendje. U mbështeta tek kanati i derës.
-Kërkoi
falje,- këmbënguli ajo.
-Nuk
mundem mama,- rënkova.
-Shko
fli, -më urdhëroi ajo,- dhe mos e përsërit më. Unë robtohem në punë për të
mbajtur me bukë dhe arsimuar. Ndërsa ti, pa një arsye më mbyllesh në banjë.
-Mama!
-Pa
fjalë, shko fli.
Isha gati
të ulërija, gruaja që qëndronte përballë meje, ish vërtet nëna ime! Njerku si
zhabjak i keq, qëndronte ulur në divan me fytyrë të përvuajtur. Shtrinte krahët
drejt meje me sy të përlotur dhe mërmëriste:
-Eja bijë
përqafoje babanë.
Ika në dhomën
time dhe u mbylla nga brenga me çelës. Njerku më ngjante si një vampir i
skeletosur. Përgjonte nëpër dyer dhe dritare dhe hynte nëpër oxhaqe. Ndaj e
zura vrimën e stufës me një shuk të madh me lecka. Hijet zvarriteshim nëpër
mure. Zhurma më e vogël nëpër tjegulla apo dritare me bënte të kërceja prej
shtrati dhe rrëmbeja kacinë. Nuk fjeta. Një mendim më rrihte si çekan në tru.
Të
nesërmen pa dalë dielli dhe pa i thënë nënës gjysmë fjale u largova prej
shtëpie. Fjeta në një shoqe. Prej asaj dite nuk u ktheva më në shtëpi, por dhe
nëna nuk më kërkoi. Me solli teshat e mia dhe u largua pa folur. Të dyja iu
vodhëm shikimit të njëra tjetrës.
Pyeta
nënën në telefon të më jepte ndonjë informacion për babanë. Ma mbylli menjëherë
telefonin duke më bërtitur:
-
Ajo nuk e
Fillova
ta kërkoja babanë, nëpër numrat e telefonave dhe nëpër disa të njohur. Më në
fund rashë në gjurmë. Jetonte në rrugën e vjetër King të qytetit të Vankuverit.
Me disa të holla që kisha mbledhur preva një biletë avioni dhe u nisa për aty.
Adresa që kisha gjetur nuk ekzistonte, godinat e vjetra të rrugës King ishin
prishur. Ishin hapur themelet për ndërtimin e një pallati të lartë. Më në fund
mor vesh se babai
Në kursin
dy vjeçar për stjuardesë njoha Antonin, por ai donte ta thërrisnim shkurt
Toni. Ai qe një djalë i pashëm, elegant,
delikat, lëkurëbardhë, symadh, flokë gështenjë, i dashur, dhe i turpshëm si një
vajzë. Rashë në dashuri me Tonin. Më prekte brishtësia dhe delikatesa e tij.
Toni më dhuroi Billin, fare të vogël, dy javësh. E përlotur iu kacavjerra Tonit
e putha
-Jo, në
asnjë mënyrë, jo, -ia ktheva me nxitim. Ju lutem, mund të vazhdoni.
IV
Venera u
mbush me frymë dhe vazhdoi:
-Nuk dua
ta bëj tërkuzë edhe pse janë momente të rëndësishme të jetës sime. Ju jeni i
pari njeri që po ia hap zemrën dhe nuk e di përse. Përfunduam shkollën dy
vjeçare dhe filluam së bashku me Tonin si stjuardesë në një kompani ajrore në
Amerikën e veriut. E doja punën, më dukej sikur gjeta profesionin më të mirë.
Më pëlqente të njihja botën, të udhëtoja dhe të mësoja sa më shumë. Fluturimet
ajrore dhe qëndrimi në vende dhe mjedise të ndryshme ishte një shkollë e re për
mua. Bashkëjetoja me Tonin dhe së bashku kishim vendosur të mblidhnim disa të
holla dhe të blinim një folesë tonën, të fillonim jetën e re si gjithë të
tjerët. Unë e lumturuar i propozova që pushimet e muajit të mjaltit ti kalonim
në
Përpara
disa javësh shkuam në
Si
zakonisht zumë hotel jo shumë të shtrenjtë dhe afër aeroportit. Pilot Herri
ndryshe nga pilotët e tjerë kërkonte të ishim për çdo rast gjysmë orë përpara
kohës së nevojshme. Ai njeri ish tekanjoz, i grindur dhe i urrente vonesat. Unë
nuk e pëlqeja fort atë njeri.
Unë
qesha.
-Mos
qesh,- foli me zë të grindur Venera dhe vazhdoi:- Sa herë më ndodhte të bëja
fluturime me pilot Herrin ndjehesha e
bezdisur. Ndërsa Toni behej më enigmatik. Më dukej sikur largohej nga unë.
Ngulmonte me sytë e ulur përtokë se pilot Herri është njeri shumë i sjellshëm
dhe asnjëherë nuk të lë në baltë. Disa herë u mata ta pyesja, përse nuk na lë
në baltë ai njeri, kur ne kemi tjetër union dhe oraret dhe ditët e punës i
cakton tjetër kush?
Kur po
hanim darkë Toni më pëshpëriti me zë enigmatik:
-Venera,
sot dua të bëj një surprizë. Do vij pak me vonesë. Ti më prit në shtrat me
dritë fikur dhe perde lëshuar. Më
premton?
-Toni,
përse vallë!
-Më
premton?
-
-Unë!
Joooo!
Doja ta
pyesja e ç’ishte ky trill i çuditshëm dhe i panjohur më parë, kur e dija se ai
nuk i
-Të
premtoj,- i thashë. Toni më përkëdheli dorën dhe më puthi lehtë në buzë.
Ngjitëm shkallët ngadalë, ecëm në korridor të zënë dorë për dore, tek dera e
dhomës Toni u ndal. Morri frymë thellë. Mua mu duk më shumë psherëtimë e
zgjatur. Ai më puthi përsëri në buzë. Më porositi të mos hapja dritën dhe
zbriti shkallët pa e kthyer kokën. Mbështeta shpinën në trina e derës dhe ndoqa
me sy Tonin kur zbriste shkallët dy e nga dy. Ai më shkeli syrin dhe bëri me
shenjë të hyja brenda.
Ndjeva diçka bosh në vetvete, nuk e kuptoja këtë
trill të Tonit si shteg i mugët pylli dhe çfarë të qe kjo surprizë e çuditshme
me dritë mbyllur? Mbase ndonjë dhuratë intriguese, me drita vezulluese në prag
të dasmës. Pushimet e javës kishim vendosur ti kalonim në qytezën e vogël me
prindërit e tij. Befas më mbërtheu një kapitje dhe plogështi. Bëra një dush të
shpejtë, pastrova dhembët, u zhvesha dhe u futa në shtat. Një anë e perdes së
dritares nuk ish mbyllur plotësisht, nuk më bëhej të ngrihesha, vështroja
përhumbjen e plogët te Parisit. Një cep të kullën Eflef dhe dritat e qytetit si xixëllonja të
venitura. Me siguri Parisi ishte larë nga shiu i vrullshëm dhe mbështjellë me
petkun e përhirtë te mjegullës.
Pas
dhjetë minutash u hap dera e dhomës. Dëgjoja veshë ngrehur dhe futa kuvertën e
pambuktë nën vete. Nisa të dëgjoja hapa të ngadalta, të shtruara dhe zhurmën e
lehtë të parketit. Një hop hapat qëndruan. Heshtje. Lëviza me përtesë këmbët,
fërkova mjekrën pas jastëkun dhe qesha nën vete.
-Toni,-
fola me zë të ulët.
Ai nuk më
ktheu përgjigje. Hapat e lehta u ndjenë përsëri, në anën e kundërt të shtratit
prapa meje. Hapat qëndruan. Heshtje e thellë. Lëviza këmbët përsëri dhe futa
krahun poshtë jastëkut. Frymëmarrja e rëndë e Tonit gati dihatje dhe
frymëmarrja ime e butë. Përse ta ketë Toni këtë frymëmarrje kaq të rëndë, kur
nuk jam plotësisht e tija? Nuk ka përse të lodhet më një dhuratë të panevojshme
aq më tepër në prag të mesnatës. Bëra të ngrihesha dhe të hapja dritën. I kisha
premtuar Tonit të mos lëvizja, në pritje të dhuratës surprizë. Përsëri heshtje.
Frymëmarrja ime filloi të bëhej e shpeshtë prej padurimit.
Ndjeva që
u ngrit me kujdes kuverta e pambuktë. U fut në shtrat gjysma e trupit, më pas i
tëri. Susta kërciti dhe dysheku u lëkund butë.
-Toni, -
fola përsëri me zë të ulët, përkëdhelës. Doja ti thosha ç’është kjo lojë?
Por Toni përsëri
nuk mu përgjigj, dihaste me vështirësi.
-Toni, të
lutem mjaft!- ia bëra.
Ai mori
frymë rëndë dhe më tërhoqi vrulltas pranë vetes. Doja ti thosha dale prit. Për
të bërë seks me dritë mbyllur krijove gjithë këtë maskaradë?
-Toni,-fola
me zë dyshuar dhe bëra të kthehesha.
Penisi i
tij i ngrehur po lëvizte mes këmbëve të
mia. U rrëqetha. Përdhunim i pështirë. Por tashmë nuk isha më e vogël.
Përqendrova forcat i dhashë shtytje trupit, i vura bërrylin në lukth dhe gjurin
në bark. Tjetri ishte gati i shkrehur, i lëshuar dhe nuk e priste reagim tim të
fuqishëm. U gërmuq dhe rënkoi prej dhembjes:
-Çfarë
bën bushtër,- dëgjova.
Por unë
munda të shkëputesha prej tij. U tërhoqa prapa dhe shkava prej shtratit. Duke u
dredhur prej nervozizmit dhe frikës, u afrova këmba dorës drejt llambës të
vendosur mbi komodinë dhe ndeza dritën.
Prisja të
shikoja fytyrën skeletore të vampirit njerk. Për habinë time. Në shtatin tim. I
zhveshur lakuriq. I shogët, i eshtërt, qimekuq, gjendej piloti Herri. Fytyra e
tij ish e skuqur si panxhar i kuq.
-Ju...u...u...u
.., Herri!- ulërita, aq sa u patakta dhe u shtanga me ulërimën time. Me shumë
mundim mblodha veten dhe shtova dhe zë të ngjirur:-Si guxoni të futeni në
shtratin tim. E di ti se çfarë të bëj unë për këtë akt të shëmtuar!
-Venera,
nuk është koha për klithma dhe qyrravitje, dëgjon. Eja shpejt futu në shtrat
dhe mos bëj naze,- hungëriti ai.-Po digjem moj xhane, po përvëlohem dhe ta
kuptosh për së mbari si trajtohet një femër si ti prej një burri i vërtetë.
-Qelbac,
- këlthita.-Çfarë kujtoni ju se jam unë?
-Oh
Venera! -ia bëri ai me moskokëçarje, dhe u kthye në brinjë,- përse duhet ti
bëjmë tragjike, ti skandalizojmë gjerat.
-Të duket
i thjeshtë veprimi yt bastard, i
pështirë!
Herri
zbardhi dhembët sikur të mos
-Venera,
të lutem, bëhu vajzë e mbarë. Hajt pra futu në shtrat,shkrihu me mua, bëj qejf,
asgjë nuk ka për të ndodhur, gjithçka do jetë si më parë. Lëviz, mos e lemë
natën të na shkojë kot.
-
Maskara!- i thashë.
Hodha
penuarin krahëve dhe dola nga dhoma me hapat të nxituara. Si morri guximin
piloti të futej në shtratin tim. Pa pikë turpi më tha, asgjë nuk ka për të
ndodhur, gjithçka do jetë si më parë. Ka më të rëndë për një femër se sa të
shpërdorojë ndjenjën dhe trupin si një rrugaçe! Atij derri me zile asnjëherë
nuk i kisha dhenë shkak. Edhe kur më fliste e dredhonte gjithnjë shikimin,
sikur gërmonte dyshemenë. Më hante trupi prej nervozizmit. Telefoni ish në
korridor. Pa hezitim duhej të merrja policinë. Ta denoncoja për shpërdorim
detyre dhe tentativë përdhunimi. Nuk mund të heshtja më. Nëse do të heshtja, do
ta përsëriste dhunshëm.
Nga
dreqin ka shkuar ky Toni? Përse të vonohet kaq shumë? Oh! Ai më ka plotësuar
pjesën më të rëndësishme të jetës sime të thjeshtë. Ndjenja nevojë më shumë se
kurrë të dëgjoja një fjalë qetësuese, mbështetje të ngrohtë prej tij. Dhe
padyshim do të ma jepte, mbasi e dija fort mire se me donte me shpirt. Ish i
vetmi njeri i dashur, i pazëvendësueshëm që kisha në botë. Isha e rrëmbushur
prej lotëve. Veprimet i bëja të çakërdisura.
U
shtanga. Në korridor, ulur në divan, mjekër mbështetur mbi të dyja pëllëmbët
qëndronte i dashuri im, Toni.
- Toni,
çfarë bën këtu? - bërtita.
Ai ngriti
kokën me përtesë. Ish i zbehtë në fytyrë. U ngrit në këmbë dhe duke marrë frymë
me zor ia bëri zëdridhur:
- Hë!
-Tani
erdhe? Ku ishe, përse u vonove? Oh, sa shumë më mungove!- e psherëtiva e
lehtësuar. Trupi më kruhej tmerrësisht.
-Hë..! Të
mungova, përse të mungova, këtu... isha!
-Ishe
këtu! Ç’domethënë ishe këtu, nuk të kuptoj?
-Venera
çfarë ndodhi në dhomë?- i dredhoi pyetjes sime Toni.
Shkunda
kryet gjithë inat.
-Ti më
pyet çfarë ndodhi në dhomë? Unë të pyes ty, çfarë bën këtu në korridor? Të
prisja në shtrat siç më the. Në pritje të dhuratës tuaj të famshme, -trupi më
dridhej. Krahët gati i gjakosa prej të kruajtjes. U mbusha me frymë dhe
vazhdova,- e di ti Toni se, maskara Herri, piloti mu fut në shtrat dhe u përpoq
të më përdhunonte!
-Herri tu
fut në shtrat!- ia bëri Toni, kapsalliti me shpejtësi qerpikët dhe morri një
pamje idiote:- Herri...të përdhunonte.
-Po Toni,
po dhe ndjehem tmerrësisht e fyer.
-Përse,-
murmuriti ai.
Mu shpif
një dyshim i çmendur.
-Toni e
dije ti se ai pusht do më futej në shtrat?- E pyeta.
Ai
mblodhi supet si kaqol dhe pëshpëriti.
-Çfarë të
dija... Nuk e di... ndoshta... e... dija...
-E
dije?!- ulërita me sa zë që kisha në kokë.
Toni uli
kryet. Krahët më përvëlonin prej kruajtjes.
- Pra kjo
ish surpriza e bukur që doje të më bëje? Toni a je në vete, të lutem mos më
çmend? Të dua me shpirt, jam e fejuara jote.
Toni si
fëmijë vari kokën në gjoks dhe bërbëliti:
-Venera,
të lutem më beso, nuk kisha rrugë tjetër.
-Nuk
kishe zgjidhje tjetër? -Bërtita dhe vura duart në mes:- Si nuk kishe rrugë
tjetër!
-Jo, nuk
kisha,- mërmëriti Toni, mblodhi supet dhe futi duart mes gjunjëve.
I
pafytyri Herri në çfarë prangash
V
Gjithçka
më dukej e papërfytyrueshme e neveritshme. Më vinte të shkulja të brendshmet e
barkut e të lija zorrët të lidhnin helmet e tjetrit. Nëna edhe pse ish ‘nënë’
dhe unë isha fëmija e saj e vetme. Më imponoi të pranoja të gëlltisja në
heshtje, pa asnjë kompromis, përdhunimin e njerkut edhe pse isha e ende e njomë
e virgjër dhe bija e saj. Të ish e vërtetë që nënën e egërsoi kundërshtimi im.
Nuk mund ta them, nëna mund të ish verbuar nga marrëzia, apo imponuar dhunshëm
deri në dëshpërim prej njerkut. Nëna në aparencë qëndroi e akullt. E gëlltiti
këlthitjen dhe e pranoi si të vetmen zgjidhje ikjen time.
Toni nuk
Vështrova
fytyrën e zbehtë të Tonit dhe dridhjen e duarve të tij. Mu duk si fëmijë i
humbur i gjendur në rrëkenë e një përroi. Ndoshta Toni u ndodh bosh prej
trusnisë harbute të Herrit dhe veproi në një moment papjekurie, pasigurie,
dobësie. E doja me shpirt. Vetëm Toni kisha të shtrenjtë në këtë botë, ndaj
edhe mund gëlltitim, të tolerojmë, të falim njeri tjetrin. Dikush nga ne në një
moment delikat duhet të tregohet i fortë, sepse kështu e ka jeta. Duhet të bëja
zemrën gur. Nuk e lejova Herrin të më shpërdoronte, kjo ish e gjitha. Ndodhisë
do ti vija kapak dhe nuk do ti a kujtoja më. Toni ndukte, shtrëngonte me
nervozizëm gjunjët me gishtërinjtë e hollë dhe delikatë. Ndjeva pak dhembshuri:
- Toni të
lutem më dëgjo, – nisa ti flas me zë të ëmbël:- Për hir të dashurisë do ta hedh
prapa ndodhinë. Të lutem, eja ikim e lëmë këtë dreq kompani. Pa bukë nuk do
ngelemi, kërkojmë punë tjetër. Unë jam mësuar me vështirësi. Edhe në mos gjejmë
punë, dera e prindërve të tu është e hapur. Mua më pëlqen të jetoj me ta dhe të
merrem me agrikulturë. Do na mungojnë disa elemente të parëndësishme por do
kemi të rëndësishmen dashurinë. Sa për Harrin di unë si ti a tregoj vendin. Më
dëgjon Toni, përgjigju.
-Të
dëgjoj Venera,- foli ai zë shuar,- por nuk është vetëm aty çështja.
-Çfarë
dreq çështje është, të lutem ma thuaj se po çmendem?
Toni
luajti kokën me mundim dhe mërmëriti:
-Më fal
Ven...
Atë çast
u hap dera dhe nga dhoma doli i krekosur Herri duke tymosur puro kubane. Ai
-Toni,-
bërbëlita e ç’merituar. Nuk u besoja syve:- Toni..!
Herri e
puthi përsëri në buzë. I futi gjuhën brenda, pastaj nisi të lëpinte fytyrën e
Tonit si kafshë. Mua gati sa më ra tavani mbi kokë. Mu bë sikur dëgjova
rrapëllima dhe trokëllima. Më pas ulërima dhe shungullima. Për të mos u rrëzuar
u mbështeta pas murit.
-Toni!-
psherëtiva me dhembje.
Herri
vazhdonte të thithte Tonin, i cili përdridhej, ndërsa Herri më zgërdhihej. Nuk
durova më. Gërhita:
-Qërohuni
nga dhoma që të dy!
Herri
qeshi me të keq dhe mbërtheu Tonin nga prapanicat. I mjeri Toni qëndronte si
vuv, linte veten të trazohej dhe të lëpihej prej një mashkulli tjetër. U mbajta
me vështirësi mbas cepit të divanit. Toni qe pederast. Për habinë time, Toni
fytyrë tjetërsuar u kthye nga unë, më nxori gjuhën, më përqeshi :
-Ç’na
the, qërohuni që të dy nga dhoma...
Herrit iu
bë qejfi shumë, mbërtheu me të dy duart penisin e tundi dhe e shkundi përpara meje.
-Zhdukuni!-
Ulërita.
Ata
dolën. Prej korridorit vinin të qeshura dhe argalisje të shfrenuara. Isha bërë
si e tërbuar. Ç’ishte ky bastardim? Më dukej vetja e nëpërkëmbur.
Herri
lëkurë djalli, nëpërkëmbte dobësinë e Tonit për të më shpërdoruar mua. Vendosa
pa asnjë hezitim të vrisja veten. Jeta mu duk tmerrësisht e shpëlare e
përçudnuar dhe pa asnjë farë kuptimi. Mu neverit gjithçka. Të gjithë duan të
shpërdorojnë, deri dhe tek shenjtëria dashuri. Kujtoja se vetëm femrat
shpërdorohen. Por ja që meshkujt si puna e Tonit shkapërdahen në mënyrën më të
shëmtuar, bëhen pre e epsheve të shfrenuara.
Më bëhej
sikur dëgjoja trokitje të potershme në derë. Nuk u kushtoja rëndësi. Qëndrova
përpara pasqyrës së thyer, rrëmbeva një copë xham të mprehtë dhe fillova të
prisja damarët e duarve. Kisha marramendje
dhe vështroja me indiferencë të plotë gjakun që pikonte mbi pllakat e
bardha të kuzhinës. Prapa meje dëgjohej zhurmë. Në dhomë hyri pastruesja e
hotelit e cila më mbërtheu nga krahët dhe ma shkuli xhamin prej duarsh.
-Budallaqe,-
më tha ajo,- kërkon të shuhesh, të bëhesh hiç. E kujt do ti plasë.
Më lidhi
plagët e duarve. Më bëri një çaj të ngrohtë. Lajmëroi ambulancën.
VI
Nuk e
takova më Tonin. Nuk
Një ditë
kur po kthehesha me linjë prej aeroportit, mbasi dorëzova uniformën dhe morra
çekun e mbetur. Autobusi u ndal tek bërryli i kryqëzimit
E kërkoja
një sfidë. Një shkundje. Nisa të besova se jeta nuk ka vetëm pështirosje, por
dhe përpjekje për mbijetesë, dëshira. Ky bërryl është kujtimi im dhe akuza ime,
sepse Toni doemos do kalojë atje për të zbritur në qytet. Do hapë dritaren dhe
do tentojë të flakë gjësend.
Përnjëherësh
vendosa me vete të dilja në këtë kënd, poshtë nën urë, pranë tabelës së
urbanistikës. Ku preka dashurinë. Ku kryqëzohen erërat, ciknat, dëbora. Të
largoja prej mendjes vetëvrasjen, ligështimin, dobësinë. E fyer prej
bastardimit mashkullor. Shpresëhumbur prej sinqeritetit, moralit, ndershmërisë dhe
dinjitetit. Por njëherësh për të protestuar dhe u ringritur. Ecja, kthehesha,
rrotullohesha rreth vetes, vija vërdallë e shpërqendruar dhe e penduar që morra
një vendim të shpejtuar. Eja fishkëllente pa ndërprerje.
Dikush
hapi dritaren dhe flaku një kuti konserve. I dola përpara dhe i tregova tabelën
e gjobës. Ndërkohë ngrita sendin e flakur. Tjetri më vështroi i habitur, pastaj
më zgjati një kartëmonedhë pesë dollarësh. Një moment hezitova ta merrja...
Venera
ndjehej e lodhur prej rrëfimit, morri frymë thellë. Më vështroi drejt në sy dhe
shtoi me ton të rëndë:
-Të duket
përçartje anakronike, ose idealiste apo jo?
Unë
ngrita supet dhe shpejtove të thosha:
-Jo
Venera, në asnjë mënyrë jo!
Venera
nënqeshi e trishtuar dhe foli me zë të plotë, të akullt.
-Kjo
është mënyra ime e protestës e akuzës. Ndrydh zemrën dhe u dal përpara kur
qëndrojnë në këtë kthesë. Ata maten të flakin sende prej dritareve. Tërhiqen,
mblidhen si minj. Shikimi i zbehtë i Tonit më duket sikur gremiset në hon. Pas
shpinës së tij dëgjohet një sarkazëm. Harri e mban të shoqen dhe dy fëmijët. E
njoh gruan e Harrit e kam parë shpesh kur çon vajzën e vogël në kopsht me një
makinë të markës ‘ford’ ngjyrë kafe. Është një femër e imët, që vishet pa shumë
kujdes dhe me vështrim të trishtuar. Nuk jam e poshtër, hakmarrëse, të ndërhyj
në familjen e tij...
Venera
heshti. Uli kryet e lodhur. Rrufiti me zhurmë
lëngun e errët të kafesë që
-Gjënë më
të shtrenjtë kam qenin. E dua shumë dhe ai më do. Nuk bëjmë pa njëri tjetrin,-
mërmëriti Venera dhe nisi ta përkëdhelte qenin me shumë dashuri.
Pa më lënë mua kohë të flisja. U ngrit. U mbështoll. I bëri zë qenit ta ndiqte dhe iku, pa më lënë rast ta pyesja ku banonte...