| E shtune, 17.08.2013, 03:02 PM |
Si po ia arrinë Beogradi të krijoj minoritetin serb në Shqipri?
Nga Ismet
Azizi
A janë 30 000 serb në Shqipëri?.
Si po ia arrinë Beogradi të krijoj minoritetin serb në Shqipri? A ka serb ne
Shqipëri, nga
Këtyre
pytjeve kreu i qeverisë shqiptare
urgjentisht duhet të jep përgjigje.
Shtypi
elektronik dhe ai i shkruar në Serbi kohëve të fundit ka filluar t'i kushtojë
hapsirë të madhe pozitës së serbëve në
vendet tjera fiqinje të saj në Ballkan, veçanarisht pozitës së serbëve në
Shqipëri.
Në pesë
vitet e fundit, pozita e 1,85 milionë serbëve në rajon, duke mos llogaritur
Rumaninë dhe përmirësimin e vogël në Hungari, po bëhet gjithnjë e më e keqe.
Për këtë qështje kanë tërhequr vërejtjen edhe përfaqësues të Napredni klub-it
duke prezantuar raportin e tyre pesëvjeçar për të drejtat e serbëve.(,
njoftojnë mediat nga Beogradi).
Nga
konstatimi I kryetarit z. Cedomir Antiq se (Kryetari këtij klubi Çedomir Antiq
ka konstatuar se) përkeqësimi i pozitës së serbëve në rajon është pasojë e
përpjekjeve që të eleminohet Republika Sërpska, fakti se
Ai ka
shtuar se serbët po nxiten që të marrin pjesë në institucionet e Kosovës, ata
nga viti i ardhshëm nga “Napredin Klub do të trajtohen edhe në
“Kosovo-UNMIK”(., transmeton BalkanËeb.)
Në
raportin e këtij klubi theksohet se në Nga I njejti raport konstatohet se në
Shqipëri ekziston vazhdimësia në mosrespektimin e të drejtave, siç thotë klubi,
të 30 mijë serbëve në Shqipëri që nuk e kanë statusin e minoritetit nacional,
madje ata janë edhe pa të drejtën që t’i dealbanizojnë emrat.
Në
shtatorin e vitit 2010 në Libofsh të
Fierit në Shqipëri është bërë përurimi i një shkolle me mësim në gjuhën serbe,
e cila do të organizojë kurse në gjuhën serbe.
Në
ceremoninë e lëshimit të shkollës pati marrë pjesë ambasadori serb në Tiranë,
Miroljub Zariq, i cili premtoi se shkolla të tilla do të hapen në të gjitha ato
zona ku jeton komuniteti serb në Shqipëri. Shkolla të tilla deri tani janë
hapur në Shkodër dhe Lezhë, por planifikohet edhe në zona tjera.
"
Në këtë
komunë rurale Libofsh jeton një pakicë e vetëquajtur serbe me
2500 banorë dhe mbi 500 familje, të cilët me plot të drejtë , Elvi
Sidheri i quan të humbur (citoj: të jenë ndjerë aq harmonikë sa të mbeten serbë
edhe duke qenë myslimanë e jo-pravosllavë si serbët e tjerë në mëmëdheun e
tyre).
Në anën
tjetër nëse i referohemi publicistit Fahri Xharra, ai thotë: “nuk është e
vërtetë , ata janë vetëm 450 veta”.
Fshatrat
ku është përqendruar ky komuniteti janë
Libofsha, Hamili, Petova dhe Libofsha,e cila daton si popullsi e ardhur në
vitin 1924 nga zona e Sanxhakut të Novi Pazarit. Kjo popullsi me emra mysliman
pavarësisht se ata deklarohen se janë boshnjak, kurse nga shoqatat serbe
dhe politika serbe trajtohen serb, ska
si të jetë ndryshe përveq popullësi me prejardhje shqiptare nga Sanxhaku
Deri sot
nuk ke të dhëna se ka pasur emigrim të popullësisë serbe, përveq asaj shqiptare
dhe muslimane në këtë kohë nga Sanxhaku në drejtim të Shqipërisë.
Eqerem
Duleviç kryetari i shoqatës
“Jedinstvo”, quhet banori i cili
para tre viteve ka hapur shtëpinë e tij
për nxënësit e pare të mësimit të gjuhës serbe. Ai atëherë shprehet për gazetën
“Shqip” se po vë në vend dëshirën e paraardhësve të tij, që donin ruajtjen e
gjuhës dhe të traditave të tyre. “Deri në moshën 7-vjeçare unë nuk dija shqip.
Gjyshja në shtëpi me fliste vetëm serbisht. M’u desh të shkoja në shkollë për
të mësuar shqip. Kam mbaruar arsimin e mesëm, por pse jo mos ta trashëgoj si
gjuhë edhe te fëmijët e mi. Jo vetëm shtëpinë, por edhe prona të tjera jam gati
t’i jap për origjinën time”, shprehet Eqerem Duleviç, banori që ka lënë
shtëpinë në dispozicion të shkollës serbe.
Për qudi
të kundërtën e thonë sot banorët e
Sanxhakut. "Deri sa nuk kam hyrë në klasë të parë asnji fjalë të vetmë në serbisht nuk e kam ditur, mandej
kam filluar ta mësoj" e kam dëgjuar me mija herë nga studentët e Sanxhakut
të cilët në vitet e 80-ta studionin në Prishtinë, këtë e thonë edhe sot (autori
i këtij shkrimi
Disa nga
mbiemrat të kësaj popullate të
Sanxhakut: Duleviç, Maniç, Makliç, Kërliç, Javllaniçar etj. janë mbiemra të
cilët i hasim vetëm tek popullata boshnjake -muslimane në Sanxhak të cilët jan më prejardhje
shqiptare.
Më
gjërësisht shih: Ejup Moshoviq”Etniqki procersi i etnicka struktura
stanovnistva Novog Pazara, SANU Beograd 1979.
Nisma për
hapjen e shkollave serbe është bërë me aktivitetet e shoqatës famoze
serbo-shqiptare “Maracna – Rozafa” me seli në Shkodër. Kjo shoqatë është e
njohur edhe për organizimin e njohjeve dhe martesave të vajzave të reja
shqiptare në Serbi.
Të gjitha
paisjet në këto shkolla sillen nga
Nga krejt
ky aktivitet , dhe nga kjo që sot shkruhet dhe flitet në mediat serbe në Serbi
është një skenarë për serbizimin e
gjithë asaj popullate -aq sa është e mundur, në fshatrat dhe trevat e Shqipërisë,
prapa së cilës qëndron qeveria e Serbisë.
Duke e pasur parasyshë se “destabilizimi” dhe “kontrolli” i fuqisë në rajon bëhet edhe përmes mekanizmit minoritar, serbët këtë element e patën zyrtarizuar në Shqipëri qysh në qeverinë e majtë në krye me z. Fatos Nano si Kryeministër i vendit, por edhe tani më lehtë është fuqizimi i faktorit serb në Shqipëri përmes mekanizmit të plotësimit të krietereve për anëtarësim në BE, ku në njërën anë Greqia me minoritetin e saj grek dhe në anën tjetër Serbia me “minoritetin e saj serb” trumbeton dhe lobon në BE për plotësimin e kritereve të vendit duke i avansuar këto minoritete edhe me shumë brenda vendit.