| E shtune, 17.08.2013, 02:51 PM |
Luan
Kalana
poemth
KUR ZEMRA
KENDON
"Dhe
ky plis nga herë ish i fortë,
shkoi ne
Evropë ,brodhi ne Azi,
por kudo
nga flokët, gjer në thonjtë,
mbeti
Devolli,,,"Dritero Agolli
Do të
këndoj vëllezër më dogji malli,do këndoj shqip vendçe,po të ma mbani,
do këndoj
iso për vatanin,me kuç e me mace të zieni,amanet, ju të mos qani,
zemra po
më pikon lot,do t'ja thërres si i mari,të lozë fusha,të tundet mali ,
burrat e
zamanit bujq të pashoq,gratë me lelekë kornin fushën,shtrinin pollok,
do
këndojë zemra,per mbesat,që flasin ëmbël shqipen,do theras,se s'duroj dot.
T'ju ndjell ju miq, zogj të më vini, si për shtatë
palë qejfe,në festën e gushtit
me ju të
pi, t'ia bëj bromb majë stolave,me këngë e pagure, bira e raki,
të
kthehem për vit tek ju si shtegëtar, të pi ujë me pëllëmbë nga burimi i Zallit,
të më
vijë era zhubricë*,të ngrej qiellit saullin,të lidh me ju besën e burrit ...
te shoh
traktorët,kombanjat si në betejë ku përmbysin plisat,korin grurin ..
Të më
mbijë në sy lumi gjarperosh me luginen gjelbëroshe qilim shtruar,
malet
krahëshkruar mbulojnë fushën që bën karamele, si kube e ndriçuar,
Gramozin
tërë vitin me qeleshen e bardhë, një piramidë egjiptiane, Feniks ,
qytezat e
tua, gjerdan ruazash në gushë, t'më rrethojnë si prush i pashuar.,
natën nën
perden e yjeve me hënën që gjejdis mbi luginë si disk fluturues ..
Të skuq
me penel malet me gjakun e dëshmoreve,flamur kështjelle rreth fushës,
të
pamposhturit e spitalit partizan,heroin e devollit,matrazovin e Poloskës*,
trimat*
devollinj që u gjakosën në telat,lanë kockat,kampeve e burgjeve,
ata që
hapen dyert për vëllezërit kosovarë,refugjatët* që bredhin botës,
të bëj
një mal me lule,për ata që mbollën lirinë me qumshtin e Nënës..
Të
takoj,Dritin*,Homeri i gjallë që i jep kombit famë,dritë margaritar,
bilbil
skënderin*nga Lëndina e lotëve,serenatat me kitarën e ziçishtarit *
artistin
e fjalës,babanarin* ,oborret mbushur jargavanë nga bajraktari
Devoll
,vend i shenjte turistik,portale në Shqipëri, obelisk e altar,
trevë e
lashtë Ilire,Eorde*,ku demolli* lë amanetin e trashëgimtarit..
Të mbaj
mbi kokë si sini,hambarin e bereqetit,gjeneratat filiza,lule anguliçet
t'ju jap
mësim në shkollat,djep i dijes së paqes për shekujt kulturë e qytetëri
kapelëkashtat
që përdredhin shatën e dardharen,burrat kosën,e devolliçen,
të ngopem
me lakror,piperka me gjizë,domate turshi,fasule që ziejnë në poçe*,
Devoll,simbol
për kombin, kryelartë monument, një Panteon,me emër në histori..
Të hap
gjoksin t'i fut në gji,pëllumbat e paqes,nxënesit e mij ..dhe Leonardin*
të
shkojmë ne eskursione tek Guri Cjapit ,nga Gjoli, në Shpella Ilire e Trenit,
të
dëfrejmë me Nishanin e fshati,ku rrrukullisen çiliminjtë tek Imirin në Inonisht
të dëgjoj
si altoparlant zërat e korit të fshatit,shkollarët,qyqen,gjelat,e shqerkat,
të
dielave piknike familjare,në Dardhën turistike, Dobërdorë*,nga
Sellcat,Bilisht,..
Të
shpalos me ju, si dikur, spartakiadat nga fush-blerta e sportit, ditën vonë,
të shoh
shtatëdhjetë vjeçarin ,trifonin ,veteranin, xhonglerin e futbollit tonë,
të loz
futboll si dikur këmbë zbathur, me mëhallën time, të vjeterit me të rinjtë,
të bëj
lojra popullore, ku djem-vajza,vrapojnë me thes,tërheq litarin në lëmenjtë
të shoh
në beben e syrit devolleshkat duar arta që hedhim vallen fshaçe me djemtë,..
T'i fut
në zemër,nënat kërcure shami zeza,me shtëpitë e vilat e reja, kurriz-gërmuqe,
të eci
mbi bar,të lëvrij në jonxhe,të mbledh në grunjat grashina e bufkalulekuqe,
të takoj
në ugaret arrinjtë e fushës,të mbush qeren me kashtë dëngë mbi reznishtat,
të vete
nga varret,të ndez qiri,të takoj brezat,të puth baballarët mjeshtra bujq e
lufte,
të
fshihem prapa një varri,mos më shoh njeri ,të qaj me zë,të nxjer lot rrëke,mall
e dufe,..
Të
shtrohem këmbëkryq dhe një gotë me dhallë të pi ,të shkëmbej bejte e dolli,
me
aktorët e ,Belushi,*Elin ,kengetaret
aliun,spahon ,anën, e endrin, dasmorët pe devolli,
muzikantët,
Hakiun*,Vaskën*,Sefkën*e Mexhitin*,me fyell*,"Kurbetli na dogji
malli"
të rri si
në dasëm me krushqit,të kujtoj ata që ranë rrugës,për kafshatë e për vatanë,
të ndez dashurinë,të shëroj plagët,të ngjall të
sëmurët, nga varri t'i ngre në këmbë pa anë.
Të shoh
devolliun zemërluan,si s'u lodh duke ngritur kështjella-male me dorë...
ma bëni
derman, jam larg oqeane kalëruar,me Devollin të jem edhe unë në Vlorë.
e në mos
ardhça, këto fjalë zemre,si Marigoja* qëndistare, i dua amanet në flamur,
dua t'i
shoh shqiptarët bashkë,si dikur Ismail Qemalin,me flamurin kuq e zi në dorë
kështu,
askush s'do na ndali dot, Devoll e Kosovë një Komb si ai Flamuri në Vlorë.
Ti
Devolli im, të shoh vërtetë, apo jam në ëndër me sy hapur si i dehuri me
pagur?!
Po jo.
S'e harrohet dogana,Kapështica, tragjedi e shpresë për refugjatin ogur,
je ti
Bilishti apo je Zvicër,nuk fle,si nuse me tel që pret në ankth dhëndrin e
bukur,
të kap
qiellin tënd maje Ivanit*,të fluturoj reve, nga Vishocica deri mbi Kostur*,
të
kthehem duke lotuar shi,të perëndoj mbi Çardhak,në Moravë si dielli im dikur...
Luan
Kalana
ish
mësues i Gjuhës shqipe,
në
Devoll, Shqipëri
New York
, SHBA
P.s.
Nderim
,respekt dhe krenari për të rënët dhe të gjallët...!
-Shtatë
gushti* festë historike,tashmë tradicionale e popullore ne Devoll,
-***deshmori
mitralier Refat Skermo nga Poloska qe ju hodh me trup
bunkerit
gjerman,ne malin e Thatë,..dëshmori Nevruz Gjoza nga Poloska,
që luftoi
heroikisht ,në spitalin partizan ,në Bradvicë, Moravë..
-"te
aratisurit", desidentet ,që u burgosën e u larguan nga vendi
,për liri
e demikraci,poeti Gezim Metolli nga Tresteniku,, mandela i Devollit. e shume te
tjere,
***poeti
Dritero Agolli ,Nderi i Kombit,nga Menkulasi,
Skender
Rusi, Qytetar Nderi, poeti lirik korcar nga Vishocica,
shkrimtaret
Sotir Andonin,Petraq Zoto,Thani Naqo nga Ziçisht,Luan Xhuli nga Babani,
Merita
Bajraktari nga Cangonji,Agim Isaku nga Bilishti,Skender Demolli nga Ponçara,
Ligor
Prifti nga Bradvica e Devollit ne New York,poet shkrimtar enciklopedist,
poetja
Lida Lazaj,.. e shume te tjere...
Kosta
Nake publiçist e poet i talentuar i
gazetave Bilishti,Eorde..
***Xhim
Belushi aktor shqiptar i holliwoodit nga Qyteza e Devollit,
Jajmes W.
w Pandeli, shkrimtar amerikan me origjne nga Treni,Devoll,..
-kineastët
pionierë dardharë, Endrii e Xhanfize Keko,
Teodor
Laco shkrimtar e skenarist,
hoçishtarët
Tërpinët,Konomët prograrë e të tjere..
-Elida
Topciu Janushi aktore nga Vishocica,....
-Leonard
Barolli nga Tresteniku,shkencetari ne Japoni,
-Trifon
Bejleri nga Vishocica ne Amerike ,futbollist veteran,
që luan
futboll në moshën shtatëdhjete vjeçare ,
i
federuar ne ekipin e të rrituve ALBANIA,..
-Imiri
Alevica,shërbyes popullor fetar nga Kuçi i Devollit,
....poetët
Eris Rusin,Bashkim Gjoza,Skender Kodra nga Arreza
dhe Fuat
Memeli nga Sinica
ne Boston
,Fation Pajo nga Suli ne Cikago,Hysen Cifligu nga Piluri,
ne
Florida,..e deri më te rinjte Met
Fidanin, Anesti Koxhaj, Bledar Agastern,
Gezim
Manellin, Bela Metolli,e te tjere...
**këngetarë
popullorë, artisti i popullit Ali Kondi familisht nga Vranishti,
Hamdie
Laska nga Mirasi,Sphon nga Bitincka,Sofika Babliku nga Zicisht,
Ana Goce
nga Vishocica,Endri Fifo nga Poloska,Avni Hoxha instrumentist
nga
Kurila,muzikantet e verbër,
Haki
-Fejziu nga Bracanji,Vaska i Hocishtit,klarinetistet Sefka i Cipanit,
Mexhiti i
Bitinckes,Gani Mullanake,Nexhdetin e Bitinckes,
Kitaristet
e Zicishtit,mandolinatat e Hocishtit ,te
Progerit,
dirgjentiet
kompizotore,Alejdin topciu,Ylber Lame, Andrea Balli,Artan Qoshe e te tjere..
-piktorët
Hysen Devolli,Gezim Begolli, Maqo Pine,
e me te
rinjte, Dhimiter Dritero Danglli,Lefter Babi ne Bilisht, e te tjere...
-Inxh.Embëriet
Metolli ,menaxher i Devolli.net..
-Marigoja,-
nga Hocishti,qendistarja e flamurit me 28 nentor 1912,.
.-Lëndina
e lotëve,-vend simbol e legjende ne Qytetin e Korces,,,,
-zhubircë-bime
e perhapur mjekesore ne devoll, me erë të këndshme
-Gjoli-
Liqeni i Prespes se vogel në Devoll,.
-Mali
Ivan,mesi i vargmaleve te Malit të Thatë,mbi grykën e Cangonjit,..
-Doberdorë-vend
i shenjte ne Arrze,
-Inonishti-vend
i shenjtë dhe piktoresk ne Devoll,
-Dembrava-pllajë,rafshnalte
kodrinore mbi fushen e Devollit,
-Vishocica,vendlindja
e vjershetorit,
-Kosturi-Kastoria,-qyetet
i trojeve shqiptare,anksuar shteti Grek ,
pas
copetimit te Shqiperise 1913-1920
-Cardhak-majë
mali te vargmalve te Moraves qe sheh nga te dy anet ,
Devollin
dhe qytetin e Korces ne lindje,
me
burimin e famshem piktoresk e shume te kënduar,..
....-këngë
iso,me te zierë,me shume zëra polofonike,
-të
zieni,- mnani iso,te kendoni,
-vënçe,-vendshe,(shkurtim
dialektor),të vendit,shtruar ,sipas zakonit,..
-leleke,-vegël
bujqesore,tipike ne devoll,
hekuri si
draperi me hark te madh,me bisht te gjate,
-pollok,-gruri
i korur,i lene shtrire mbi stërnishte,
-skuq,-njgjyros,-bej
me te te kuqe,..
-saull,-shtëllunge
pëlhuri qe ngrihet nga era,..
-poçe,-enë
prej balti,prodhuar nga poçarët famoze të Bradvicëc,
te
Grapshit,Verlenit ne Devoll,te njohur per mjeshterinë e tyre,
jo vetem
ne Devoll por edhe ne Ballkan,..
-sini,-tepsi
e rafshet ,e ndere ,jo e thellë,per balkllave..
-burimi i
Zallit,Zvori,ne ormanin e Vishocices,
-Morava,-vargmali
ne perndim te fushes te Devollit qe e ndan me Korçën
-Eorde-emër
i lashtë i Devollit,..