| E shtune, 17.08.2013, 04:17 PM |
Keqpërdorimi i veprës së autorit :
KËNGËT MË TË VJEDHURA NGA AUTORËSIA IME
Shkruan: Demir KRASNIQI
Këtë shënim shqetësues,
po e filloj me dy thënie të vjetra popullore, të cilat ndërlidhen plotësisht me
aktualitetin për të cilin do të bëjmë fjalë në këtë temë :
1. “Aty ku nuk ka Zot shtëpie,
edhe lepujt i pshurrin në prag të shtëpisë !”
2. “Në atë shtëpi, ku nuk ka maçorr, edhe minjtë hedhin valle
nëpër oborr !”
Aty, ku nuk ka shtet,
rend as ligj, çdo ditë lulëzojnë veprat e këqija, krimi i organizuar, por mbi
të gjitha, lëshon shtat hajnia dhe korrupsioni !
Ndër vjedhjet makabre , të cilat janë bërë në
vendin tonë, sidomos pas përfundimit të Luftës së vitit 1999 e këndej, pa
dyshim se duhet përmendur edhe vjedhjet të cilat u janë bërë veprave të
autorëve tanë, me theks të veçantë atyre të krijimtarisë muzikore !
Ndonëse, në Kosovë ekziston në letër “LIGJI PËR TË
DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E TJERA TË PËRAFËRTA”, bazuar në Kreun 5.1(e),
9.1.26 (a) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë,
(Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2001/9 të
datës 15 Maj 2001), në pajtim si dhe me qëllim të mbrojtjes dhe zhvillimit të
pronës intelektuale në përgjithësi, dhe te
të drejtave të autorit në veçanti, ky Ligj, deri në ditët e sotme
asnjëherë nuk u zbatua në praktikë !
Njëri ndër viktimat dhe autorët më të dëmtuar dhe
të nëpërkëmbur të muzikës popullore në Kosovë, pa dyshim se jam vetë unë Demir
Krasniqi !
Ndër qindra e mijëra këngë të krijuara, kompozuara
dhe të publikuara nëpër disqe gramafoni, audio-kaseta, video – kaseta, kompakt
–disqe, emisione muzikore nëpër radio –
televizione të ndryshme, si dhe një
numër të konsiderueshëm të librave të botuara, të paktë janë ata interpretues
të këngës qytetare dhe të asaj folklorike, të cilët nuk e kanë vjedhë, apo
keqpërdorë së pakut një këngë nga krijimtaria ime autoriale !
Ndonëse, çdo njërin prej vjedhësve dhe
keqpërdoruesve të veprave të mia, i njoh fare mirë dhe i di me emër e mbiemër
të saktë, unë për hir të autoritetit tim, edukatës dhe moralit tim publik, nuk dua që t’ua
publikoj emrat e tyre këtu në këtë shënim, por të bëmat, vjedhjet dhe
keqpërdorimet e veprave të mia, le të mbesin përgjithmonë në fytyrat dhe
ndërgjegjen e tyre !
Po ashtu, unë, si autor i vjedhur, i keqpërdorur
dhe i nëpërkëmbur ndër dekada, nuk kam qenë aq naiv, i verbër, i shurdhër dhe i
pa arsimuar, që të shkoj nëpër gjykata dhe të kërkoj drejtësi e dëmshpërblime
për vjedhjet e veprave të mia, por as këtë veprim nuk e kam ndërmarrë,
pikërisht duke mos dashur që të hy në një thes dhe të ballafaqohem me hajna, me
qëllim që të mos i diskreditoj publikisht dhe t’ua dëmtoj karrierën dhe imazhin
e tyre publik !
Pa dyshim, se numri i këngëve të autorësisë sime,
të cilat më janë vjedhur e keqpërdorur, është shumë i madh, ato nuk mund t’i
përfshijë të gjitha në këtë shënim, por mbi të gjitha, është fakt i çuditshëm
nga ana e keqpërdoruesve, vjedhësve dhe shfrytëzuesve të veprave të mia, se si
asnjëri prej tyre kurrë nuk më ka pyetur, as marrë leje paraprake prej meje,
asnjëri prej tyre, kurrë nuk ma ka shënuar emrin dhe mbiemrin e autorësisë së
dyfishtë të veprave të mia dhe asnjëri prej tyre, kurrë nuk më ka kompensuar as
një cent të vetëm dëmshpërblim për punën time, për çka i obligon edhe Ligji ?!
I vetmi këngëtarë, i cili ka marrë më së shumti
këngë prej meje dhe që nuk i ka keqpërdorë në asnjë mënyrë qoftë autorësitë,
qoftë interpretime e tyre, është Salim Arifi,
nga fshati Opajë i rrethit të Kumanovës .
Sa për ilustrim, po i përmendi vetëm disa tituj
këngësh të vjedhura nga autorësia ime, në mesin e dhjetëra të tjerave, të cilat
me siguri se nuk janë të panjohura për publikun dhe artdashësit e këngës
popullore shqiptare :
1. Alo, alo, kush asht n’ telefon
2. Rrang e dang sahan
3. Iliriana
4.
5. Kur shkova në Manastir
6. Fluturo moj flutur
7.
8. Moj e mira e kësaj mahalle
9. Pasaportë për vendin tim
10.
11. Kënga e Nazif Rrahman Përlepnicës, etj. etj.
Më së shumti në jetë, më kanë vra mikpritja,
bukëdhënia dhe bamirësia ime
Që nga fillimi i
karrierës sime prej këngëtari e rapsodi popullor, shtëpia ime ka qenë gjithmonë
derëhapur për mysafirë : këngëtarë, rapsodë, instrumentistë, humoristë dhe
valltarë të ndryshëm nga të gjitha trevat dhe krahinat shqiptare .
Familja ime, në
vazhdimësi, ka qenë kujdestare për mikpritjen, bukëdhënien dhe shërbimin
maksimal ndaj tyre, në çdo kohë, në çdo stinë dhe në çdo çast !
Shtëpia ime, ka qenë
gjithmonë çerdhe e kulturës, argëtimit dhe ushtrimeve muzikore, qoftë për dasma,
ahengje, koncerte, festivale, emisione radiotelevizive deri tek incizimet e
albumeve muzikore !
Shtëpia ime, në plotë
kuptimin e fjalës, ka qenë një shkollë e muzikës në miniaturë, prej së cilës
kanë dalë një numër i madh i talenteve të rinj, të cilët sot janë emra të
njohur të estradës muzikore kosovare, qoftë si instrumentistë, qoftë si
interpreto të këngës popullore e rapsodike !
Roli im ndaj këtyre
talenteve, gjithmonë ka qenë i një mësuesi, pedagogu dhe udhërrëfyesi drejt
karrierës së tyre prej këngëtarëve dhe instrumentistëve të muzikës popullore !
Mirësitë, mikpritjen,
bamirësinë dhe bujarinë time e të familjes sime, jo të gjithë, nuk i kanë pritë
mirë dhe ato i kanë keqpërdorë deri në pakuptimësi, sidomos kur shumica prej
tyre m’i kanë vjedhë veprat e mia, mu në bukën dhe shtëpinë time !
Nga shumë vjedhje e
keqpërdorime të këtilla, po i shkëpus nga memoria ime, vetëm disa prej tyre, që
janë më perfide dhe më eklatante :
1. Ishte një talent i
shquar i këngës rapsodike, i cili edhe luante mjaftë bukur me instrumentet :
sharki e çifteli, por nuk ishte i njohur fare për opinionin e gjerë si një
talent i tillë !
Me dëshirë që t’i
ndihmoj dhe ta afirmoj sa më shumë, e ftova në shtëpinë time që të ushtrojmë së
bashku dhe ta përgatisim një album të ri për incizim dhe publikim, në të cilin
i futa gjithsejtë 10 këngë më të reja folklorike nga krijimtaria ime më e re,
të cilat ishin shumë aktuale me tematikë patriotike nga Lufta e vitit 1999.
Në atë grup folklorik,
ishin në përbërje edhe disa anëtarë tjerë të grupit tim muzikor .
Pasi që i mbajtëm disa
prova të rregullta dhe sapo i mësoi mirë meloditë e tyre, talenti në fjalë, një
natë pasi që i mbaruam ushtrimet, më tha:
“Pashë Zotin, baca Demir, a ke besim në mua diçka
?”
Unë, i habitur nga kjo pyetje provokuese, i thash :
-
Talenti më tha :
“Po më vjen marre prej teje, që ndoshta po vi në
ushtrime i pa përgatitur mirë, nga se këngët po arrijë që t’ i mësoj vetëm
gjatë ushtrimeve !Por, po pate besim në mua, atëherë m’i jep kopjet e teksteve
në formë të shkruar, e unë do t’i ushtroj te shtëpia ime, në mënyrë që kur të
vi në prova – t’i mësoj këngët përmendësh me tekste e melodi !”
Unë, i habitur nga këto fjalë, pa u hamendur fare,
ia jap tekstet komplete të 10 këngëve dhe e përcjell nga shtëpia ime, për të
vazhduar pas disa ditësh me provat tjera !
Talenti mashtrues, e kishte përgatitur kanalin e
fshehtë për t’i incizuar diku tjetër dhe me dike tjetër, këngët e mia dhe po
atë natë, nga dera e shtëpisë sime kishte shkuar në një studio private në
Prishtinë dhe i kishte incizuar ato këngë komplet, pa më pyetur mua fare ?!
Gjatë ftesave të mia vijuese për të ardhur në
ushtrime, Talenti gjente vazhdimisht disa arsye për të mos ardhur në ushtrime !
Nuk kaluan shumë ditë dhe albumin me këngët e mia –
Talenti dhe Producenti e kishin plasua në treg ?!
2. Kolegut, me të cilin kisha ngrënë bukë bashkë me
vite të tëra dhe me të cilin i kisha ndarë barazi, të gjitha sukseset e mia, ndër të tjera, ia
pata dhuruar njërin nga librat e mi më të ri, të botuar me këngë nga
krijimtaria ime muzikore, me qëllim që
ta nderoj dhe t’ia jap për kujtim këtë vepër !
Vepra ime titullohej
:”Këngë krismash lirie
Pas disa kohësh,
Kolegu im, kishte rënë në kontakt me djalin e Nazif Rrahman Përlepnicës, i cili
ishte në mërgim në Londër dhe që kishte ardhur për pushime në vendlindje !
Me t’u njoftuar me te
dhe me të kuptuar se djali i kujt ishte ai mërgimtarë, Kolegu im, i kishte
thënë :
“
Djali i atdhetarit – mërgimtari nga Londra, i
habitur për këtë sihariq, e kishte pyetur Kolegun tim :
“
Kolegu im, i kishte thënë :
“
Mërgimtari i befasuar,
pa u hamendur fare, i nxjerr 500 Euro
dhe ia jep Kolegut tim, për ta incizuar këngën, ku pas incizimit, ia dhuron
mërgimtarit vetëm një kopje të CD-së dhe asgjë tjetër !
Në verën e vitit 2012, mërgimtari nga Londra, vjen
mysafir në shtëpinë time dhe më tregon fill e për pe, lidhur me këtë mashtrim !
Dhe, ja se si të keqpërdorin kolegët mu në shtëpinë
dhe bukën tënde !
Unë, i qorroj sytë,
rri me netë të tëra pa gjumë, i skuqi sytë duke e luajtur rolin e lypsarit
nëpër miq, shokë e firma të ndryshme, për të gjetur ndonjë donacion për botimin
e librave të mi, ku pastaj që të gjitha ua shpërndaj gratis adhuruesve të
këngës sime, kurse kolegët e mi i keqpërdorin nderimet dhe dhuratat e mia, duke
bërë biznese me këngët e mia ?!
3.Veterani, të cilin e
kisha adhuruar, nderuar dhe respektuar aq shumë gjatë gjithë jetës sime, një
natë kishte ardhur mysafir nga Prishtina në shtëpinë time, në Gjilan.
Ardhja e tij, mysafir
në shtëpinë time, më gëzoi dhe më nderoi shumë !
Pas ndejës dhe
bisedave të cilat i zhvilluam me te, unë nuk munda që ta përcjell nga shtëpia
ime, pa ia dhënë një libër timin, si dhuratë në shenjë respekti e nderimi !
Libri që ia dhurova,
titullohej “Gjakon Kosova”, i botuar në Gjilan, më 1998, mu në flakën e luftës
!
Këngët e botuara në
atë libër, përpos teksteve të tyre, janë edhe të deshifruara me nota sipas melodive të e tyre autoriale !
Në mesin e atyre
këngëve, gjendet e botuar me tekst dhe me nota muzikore, kënga me titull
:”Pasaportë për vendin tim”, faqe 38.
Veterani, e merr atë
libër – dhuratë dhe po sa shkon tek shtëpia e tij, e shfleton radhazi, ku
pastaj e nxjerr tekstin e kësaj kënge dhe ia shet (me një çmim të panjohur për
mua), një Veteranes shumë të njohur, duke i thënë :
“Ja, këtë këngë e kam
thurë enkas për Ty dhe dua që ti ta këndosh për opinion!”
Fatkeqësisht, Veterani
nuk kishte ditë që t’i lexojë notat e melodisë dhe Veteranja që e kishte marrë
tekstin për incizim, ia kishte mbështetur me tahmin një melodi krejtësisht
tjetër !
Për t’ia humbur
gjurmët e vjedhjes së kësaj kënge nga autorësia ime, nuk e di a Vetarani, apo
Veteranja, ia kishin ndërruar titullin
origjinal :”Pasaportë për vendin tim” dhe këtë këngë e kanë plasuar në
treg me dy tituj tjerë, si: “Na bashkon një Shqipëri” dhe “Mall kam pas për
Shqipëri”!?
Me këtë këngë të
vjedhur dhe të keqpërdorur nga autorësia ime, është bërë një bum i madh në
tregun muzikor, nga se asnjë album tjetër nuk është shitur më shumë se albumi i
cili kryetitull e ka këtë këngë !
Derisa popujt tjerë të
qytetëruar e të civilizuar, i ruajnë me mburrje dhe krenari veprat e të gjithë
autorëve të vdekur dhe të gjallë, populli ynë bënë biznes me vepra të autorëve
tjerë, duke mos ua shënuar kurrë autorësinë e tyre, qofshin ata të vdekur, apo
të gjallë?!
Ndër shumë autorë të këtillë, që kanë rënë viktima të keqpërdorimeve institucionale, nuk duhet harruar Palok Kurtin, Isuf Myzyrin, Qamilin e Vogël (të vdekur) dhe në mesin e të gjallëve – Demir Krasniqi !