| E enjte, 15.08.2013, 08:07 PM |
QAZIM D.
SHEHU
NJË ZEMËR
Një zemër
s`është një zemër pa një tetër,
Kjo
përrallë drithëron njerëzimin e vjetër.
Sjell ajo
shumimin në shekuj:
Të gjallë
me të gjallë,
Të vdekur
me të vdekur.
Dhe bie
aq begati dhuratash paanë,
Kur zemra
tek zemra hyn lehtë, mënjanë.
Me dy
regëtima pushtoi tjetrën e iu dha,
Në
ftohtësi kohe ndodhi që zemra u nda.
E sërish
zemra zemrën vetë gjet,
Pa
ndalesë , drejt, në aksident.
Zemrat e
errëta dritën mbyllën,
Mina të
harruara në ujëra të turbullta,
Kur njëra
tjetrën kafshuan pa siklet,
Aq sa
njeriu nga dhimbja hëngri zemrën e vet….
PËRSËRITJE
Që nga
Homeri deri më sot,
Pak
motive afër na vijnë,
Dashuria,
lufta-një det me lot,
Konturethyer
në flakë kjo botë.
Nga njëri
poet tek tjetri poet,
Motivet
shkojnë në ngjashmëri,
Si
Rri e
s`shkon ,ngutet për dashuri.
Mos vallë
të gjitha janë thënë,
Lapsi-filiz
rrufeje shkrumbuar krejt,
Me
gjurmën e hirit në letër lënë,
Si të
ketë djegur mjekrën një shenjt?
Dridhjet
e zemrës s`janë llogaritur,
Ndaj kjo
botë bëhet përherë e re,
Duke u
përsëritur…
RRITJA
Për lulet
e reja që po afrojnë,
Dyshim
ka,
Ato po
vijnë,
Në fusha,
kodra, kreshta të mëdha.
Ndonëse
herë herë stepen, presin,
Nga një
çmendje stine,
Me tjetër
diell,
Tjetër
shi.
Të
shpërhejnë gonxhet kanë frikë
Mos i
shpërhejnë,
Rritja
I ha në gji….
ZOGJTË E
FUSHËS
I shikon
si ulen mbi të,
Pika
pika,
Si mbi
një fustan të bukur.
Ngrihen
pastaj trumba- trumba,
Në
lartësi idilike,
Për tu
ulur sërish të urtuar,
Fushës
nazike.
Grurin e
sapokorrur çepkatin,
Kokrrat e
shkundura të kallirit,
Si
thërmija puthjesh të dështuara,
Nga
ngrohtësi e gjirit….
VITET E
HUMBURA
Në
hallkat e hidhura të fatit nopran,
Si
kalorës që rend e rend,
Mbi kalin
që gremina kapton,
Stuhi e
tyre veten çmend.
Për shkak
të kohës, regjimit, vetes,
Ato i
ngjajnë një pylli të dendur,
Ku
ngjyrën më të trishtë ka errësira,
Prej
rrugës së pabesë dredha dredha.
Në
lartësi të tyre një herë hipa,
Mbi supa
u vura këmbët,
Dhe pashë
se ishin rritur,
Aq sa i
PIGMENT
Pikë e
bardhë në ajër, vizatohet pulëbardha,
Mbi
suprinën mavi të detit.
Me tërbim
shoqen kafshon dallga.
Ajo ulet
e ulet.Të hidhet në rrafshin blu -mavi.
Si
pigment.Tharm magjik.
Gjithë
këtë hapësirë ta kthej në të bardhë.
Në dritë…
DEKOR
Në kurora
lulesh më tepër trishtim thuret se lumturi,
Lulet
mbeten të bukura kur nuk këputen,
Kurorën e
tyre s`e meriton asnjë dashuri,
Që mbetet
e freskët edhe pa lulet.
Kur
dashurisë i mungojnë të gjitha,
Zemra
regëtin, në ankth ndjen zor,
Shpejt
nxitojmë, këpusim lulet e lira,
T`ia
sajojmë pamjen me to, sa për dekor….
GUR
Jam gur
lëvizës në arrati.
Jam gur i
Camajt,
Gur i
randë në vend të vet,
Gur
kalaje që i piu qumështin,
Rozafës
krejt.
Jam gur
lëvizës,
Gdhend hapësirën nga pak,
Memecëria
më rrudh,
Fjala më
zgjat.
Nuk e di
ku do qëndroj,
Në kohën
e ndalur,
Pa
dashur,
Mos i
dhimbsem gurit,
Këtë dua
ta besoj
Edhe pse
jam gur e prej gurit
Kam
ardhur…
FJALË…
Kur ti
ike, mbete vetëm fjalë,
Në duart
e mia gërvisht pengu jot,
Gur i
madh, i stërlashtë,
As e ul,
as e ngre dot.
Njeriu
është i dhimbsur më tepër se dhimbsuria,
I krisur,
kore toke në thatësirë.
Dhe kur
ikën mbetet vetëm fjalë,
Zemër
s`ka kujtimin e tij ta përballë….
ADAMI
Adami
hëngri mollën, ra në mëkat,
Pastaj
mijëra, miliarda të tjerë,
Mëkatin e
tyre s`e zë njeri me gojë,
Faji i
mbeti Adamit të mjerë…