| E enjte, 15.08.2013, 07:59 PM |
Sabit
Rrustemi: "MOS E LËSHO SHARKINË PREJ DORËS"-Libër për Agim Gashin
Dhe një
libër i ri nga Shtëpia Botuese "BEQIR MUSLIU":
"MOS
Me
përkushtime poetike nga poetë e miq prej anëve të ndryshme të hapësirave
shqiptare apo ku jetojnë shqiptarët, nën autorësinë e Sabit Rrustemit, i cili
bëri përzgjedhjen, ndërsa vlerësimet artistike i dhanë Izet Abdyli e Arsim
Halili, kurse redakturën e bëri, Nexhat Rexha, lekturën, Lumnije Morina e,
ballinën Ibrahim Tolaj, që të gjithë, anëtarë të Ars Clubit "Beqir Musliu".
Libri, i
cili vjen si një lutje poetike për jetën dhe shëndetin e rapsodit dhe poetit
Agim Gashi, përfshinë krijimet e 36 poetëve, sipas renditjes alfabetike: Abdi
Përgjegja (1), Adem Berisha (1), Adem Zaplluzha (2), Albina Idrizi (1), Alfred
Susaj (1), Azaleja Gashi (1), Bekim Toçani (1), Demir Krasniqi (1), Drita
Krasniqi (1), Gëzim Uruçi (1), Fadil Lepaja (1), Fatos Ashiku (1), Flora Idrizi
(1), Hasime Hoti (1), Hyqmet Hasko (1), Jemin Kabashi (1), Jorgo Telo (1),
Kujtim Stojku ( 1), Mejreme Gjocaj (1), Mentor Thaqi (1), Musa Jupolli (1),
Nehat Jahiu (1), Nexhat Rexha (1), Përparim Hysi (1), Ragip Dragusha (2),
Rrahim Sadiku (2), Sabit Rrustemi (2), Sevëme Fetiqi (1), Sylejman Aliu (2),
Sylë Muja (2), Shaban Cakolli (1), Shyhrete Ahma (1), Tom Marku (1), Xhelal
Luca (1), Viktoria Xhako (1) dhe Vullnet Mato (2).
Libri
përkushtues poetik për rapsodin dhe epoetin Agim Gashi, shoqërohet dhe eme një
fjalë hyrëse nga Izet Abdyli, si dhe një pasthënie nga Arsim Halili. Ndërsa në
pjesën e pasme të ballinës përfshinë dhe një poezi të vetë Agim Gashit,
kushtuar njeriut që dhuroi mëlçinë e cila sot mban gjallë jetën e tij.
Ky libër,
është përgatitur dhe botuar nga vullneti i mirë i anëtarëve të Ars Clubit
"Beqir Musliu" si dhe shtypshkronjës "Star print" dhe
Shtëpsië së Dizajnit "Design House ", që të dyja nga Prishtina.
__________
Recension
JEHONA E INTERKOMUNIMIT MELO-POETIK
Nga Arsim Halili
Hyrje
Ai zë që
ende dëgjohet, ai shpirt që ende këndon, ajo sharki që nuk rri e heshtur edhe
kur të zotin nuk e ka pranë. Ai zë, i cili atdheut i këndoi dhe këndon po me aq
besnikëri për kaq kohë. Shpirti i tij nuk gjen qetësinë për kaq kohë sa
përballja me shëndetin jo të mirë, jo vetëm Agimin, por edhe miqtë e tij, i
godet në shpirt. Ai ka shumë miq dhe mike, ka shumë dashamirë që çdo ditë dhe
çdo orë ofrojnë nga vetja e tyre atë që munden për Agimin, të cilin shpesh
agimet e zgjojnë trishtueshëm e përballë terapive dhe mantelbardhëve. E sikur
pyet: -
Përkufizim i dhembjeve dhe krenarisë përmes vargjeve
Iniciativa për të rrumbullakuar një bagazh krijues, vjen e harmonizuar dhe e konceptuar me një qasje ndryshe nga librat tjerë. Sepse fjala poetike këtu mëton të himnizojë dhe të portretizojë një figurë, e cila jeton mes miqsh dhe të bërat e tij, sidomos vokacioni i tij prej krijuesi dhe atdhetari, ka bërë që këta poetë dhe poete ta ndjejnë nga thellësia e shpirtit sprovën e tyre përkushtuese ku e ku në thellësi të vargut, e në disa çaste edhe elozhe që bartin më shumë nuanca folklorike. Pa dyshim se merita për gjithë këtë përmbledhje poetike është e poetit Sabit Rrustemi, i cili ka mëtuar që të gjithë këto buqeta poetike veç e veç, t’i tubojë në një kopsht të vetëm poetik dhe natyrisht aromën e tyre ta ndjejnë të gjithë ata lexues që shfaqin admirim për rapsodin, Agim Gashi, në veçanti edhe fjalës së shkruar poetike në përgjithësi. Cili është në të vërtetë diskursi i kësaj përmbledhjeje përkushtimore poetike? Shihet se i gjithë narracioni krijues ka një shtrirje konvergjente, natyrisht duke dimensionuar figurën e tij në këto pika referimi: Agimi artist i dhembjes dhe Agimi shpresë për jetë. Nuk do të mund t’i ikim dot edhe aspektit receptiv të së kaluarës së tij, të cilën thuaj se çdo krijues me mjeshtri e gërsheton vokacionin e tij prej krijuesi rapsodik e në të njëjtën kohë instrumentin e tij të cilin e ka bërë që Agimi të jetë çfarë është sot, sharkia e tij thuajse është një nga simbolet,për të cilin miqtë e tij krijues demonstrojnë me aq mjeshtri këtë armë të zemrës e të shpirtit, ku ai shpërthen në jehun e këngës së tij. Shihet se në libër ka larushi strukturore dhe i gjithë interkomunikim varion nga kompleksi ideo-estetik, qoftë në harmonizimin e vargjeve, pse jo edhe në strukturën dialektore. Imazhet përballë figurës përkushtuese, këtë rast të Agimi Gashit, nga poetët shihet se interferohen nëpër skena gati-gati të ndryshme, qoftë nga shtrirja gjeografike e krijuesve, sepse ai që e ka larg mundohet të afrojë më afër, ai që e ka afër ia sheh dhembjen më shumë dhe duket se i humb nëpër terr. Por një gjë shihet qartë se pothuaj të gjithë krijuesit pa dallim janë familjarizuar me pasthirrmat poetike, duke i dhënë një modelim të qartësuar portretit krijues e atdhetar të Agim Gashit, por edhe njerëzor. Dhe natyrisht shihet se edhe pse autori bën përpjekje solide për të bërë një përzgjedhje rigoroze, sepse doemos poezia përkushtimore ka edhe kriteret e veta, ndoshta pa dashje jo të gjithë krijuesit e kanë dhënë maksimumin e mundshëm qoftë në aspektin estetik, artistik dhe funksional të vargut. Nuk do mend se gjatë leximit shumë nga poezitë kur lexohen krijojnë një transparencë ritmike dhe melo-poetike, për çka edhe mund të kompozohen si këngë në vete në të ardhmen. Natyrisht me një ndërhyrje qoftë tekstuale, apo edhe kompozicionale. E mira e gjithë kësaj përmbledhje është se autori Sabit Rrustemi, tërë këtë material përkushtimor, me pedanteri e bën në bazë të radhitjes alfabetike.
Në vend të përfundimit
Sigurisht
se Agim Gashi tani do të dalë më i fortë, më i çmuar dhe më i respektuar, më me
pak dhembje, kur e di se sa shumë miq ka rreth tij. I çmuar në identitetin e
tij krijues atdhetar, që pa dyshim ndonjëherë në shoqërinë tonë edhe ka
tendenca të tilla për të kundërtën. Sharkia e Agim Gashit tani është më e
fuqishme, por këtë rast atë vijë melodike të shpirtit ia trasojnë me
devotshmëri të gjithë ata miq që ka brenda dhe jashtë nënqiellit shqiptar.
Sepse pa dyshim se kjo vjen si një përmendore e zemrës, ku secili në vetën e
parë skalit ndjesinë e tij perceptuese për mikun e tij dhe kur të gjitha këto
fjalë poetike e ngritin Agimin në vertikale të kohës, sepse ashtu e menduan dhe
demonstruan këta krijues të përfshirë brenda librit “Mos e lësho sharkinë prej
dorës”. Kjo pra është një jetë e tij e rrumbullakuar në dhembje dhe krenari dhe
me një shpresë më ndryshe dhe më pozitive nga ajo që ka sot portreti i Agim
Gashit.
_______
PËR LEXUESIN E KËTIJ LIBRI
Nga Izet ABDYLI
Janë të
njohura rastet e përkushtimeve për krijuesit që nuk janë në jetë, por raste të
atyre që ende frymojnë dhe jetojnë me ne dhe i thuren vargje për të gjallë janë
të rralla. Dhe kjo ndodh për një arsye shumë domethënëse ngase sfidat e presin
njeriun deri në frymën e fundit të jetës dhe droja për ndonjë lajthitje të
mundshme nga virtytet njerëzore në momentet e fundit të jetës, mund të përmbysë
tërë madhështinë e veprës së tij të mëhershme. Megjithatë, te rasti i Agimit
kemi diçka unike, apo shprehur me atë thënien e famshme, është rast sui
generis. Krejt kjo për faktin që poeti dhe rapsodi popullor, Agim Gashi, jo
njëherë është sfiduar me vdekjen dhe ballëhapur e ka pritur atë. Forca e tij
për të mbijetuar dhe për të mos ndryshuar parimet e tij jetësore, virtytet e
tij të larta njerëzore, na kanë bindur më se një herë se ky njeri që ishte buzë
vdekjes edhe po ta përqafonte atë, edhe po të ringjallej sërish do të mbetej
prapë Agim Gashi. Ndaj edhe të gjithë ata krijues që kanë gjetur frymëzimin në
jetën dhe veprën e Agimit, duhet thënë se ka qenë diçka tejet e fuqishme e
mbase me përmasa magjike, duke i bërë ata që nga penat e tyre të nxjerrin
vargje - margaritar e fjalë miradije për të.