| E merkure, 14.08.2013, 09:58 PM |
E vërteta e Ndarjes së Madhe Fetare nga Arbër në Shqiptarë
`dhe
Drit` e Diturisë, Përpara do na shpjerë`- N.Frashëri
Nga Pirro Prifti
Për të
zbardhur historinë e ndërlikuar të shqipatrëve, e ashtuquajtur Kutia e Pandorës
është hapur tashmë për të mos u mbyllur më derisa të zbulohet e vërteta.
Që nga
pushtimi i Shqipërisë nga perandoria turke më 1478 dhe deri rreth viteve
1660-1703, përveç pushtimit ushtarak dhe politik filloi të
ravijezohen disa shtresa të reja në popullatën
e atëhershme, shtresa popullate që flisnin shqip ose shqipfolës, sepse ishin
kolonë të ardhur nga viset e perandorisë turke por myslimanë, vëndas të
konvertuar në islam me pozita ushtarako-politike dhe pas tyre u konvertuan në
masë dhe bujkrobërit, por mbetën dhe vëndas shumica me fe ortodokse qoftë në veri
të trojeve shqiptare qoftë në trojet e mesme, e qoftë në jug.
Kështu, nën
presionin turk, i cili zbatoi strategjinë
e posaçme anti-arbëresho-epirote, në
fund të shek XVII- fillim shek të XVIII, ndodhi dhe ndarja tragjike shpirtërore
e fetare e popullsisë që fliste shqip me të gjitha pasojat që ndihen e dhe sot
për shkak të dyzimit fetar dhe tradiconal.
Pra,
problem i bashkimit të trojeve shqiptare dhe në përgjithësi i popullit shqiptar
nuk është aq i lehtë, por në rradhë të
parë kërkon disa parkushte dhe zbardhje e së vërtetës sado e rëndë apo e lehtë
të duket.
Ky
fakt mund të spjegohet edhe me frazën e
Faik Konicës që tregonte; …` Kur nisa luftën për clirimin e Shqipërisë njëzet e
pesë vjet më parë, kujtoja sis hum` i ri që isha se problem ish vetëm një
problem kombëse, d.m.th., se pot ë arrinte të zgohej plotësisht ndjenja e kombësisë
në zemër të shqipëtarëve, themelimi i një Shqipërie të lirë, ish një punë e
mbaruar posa të vinte rasti…. Kur mu poq mëndja më tepër , që pesëmbëdhjetë vjet
e tëhu, kuptova se problem i Shqipërisë më tepër se kombëtar ish një problem
moral.. Në fjalë të tjera ky popull që të shpëtojë, ka nevojë më parë se cdo gjë tjetër, t`i stërvitet
e t`i lartësohet karakteri, t`i zbutet e t`i cpastrohet zemra..`
Shumëkush
sidomos ata të tipit Koço Danaj apo të AK shqiptare, ose të Vetvendosja
kosovare, radikalistë që kërkojnë me pathos e mllef kthimin e të kaluarës
të `Jasha Padishah`, e kërkojnë
bashkimin e trojeve shqiptare sikur ajo të ishte thjesht një copë kristali e
thyer që mund të ngjitet lehtësisht.
Asnjëherë
nuk mund të ndodhë ky fenomen nëpëmjet ngritjes artificiale të nacionalizmit,
apo nëpërmjet sheriatit qe të kujton
Kahrarnamenë e Lidhjes së Prizrenit e cila çoi përfundimisht në ndarjen e
trojeve shqiptare ndërmjet fqinjëve.
Nuk duhet
harrur që në këtë ndarje të trojeve, pas 1878 muarën pjesë dhe shqiptarët jo-myslimanë
pra të krishterët që kishin gjetur strehë dhe mbështetje tek kishat përkatëse sllave siç ishin shqiptarët ortodoksë të trojeve
shqiptare të veriut ose shkiet, dhe shqiptarët ortodoksë të trojeve të jugut
ose arvanitasit. Arsyea? Arsyea sipas tyre qëndronte se Arbëria dhe Epiri
tashmë nuk mund të bëhen shtet më vehte sepse janë të pushtuar nga turqit dhe
se shqiptarët e fesë islame nuk janë shqiptarë…?! Këtu kanë ndikuar dhe kishat
përkatëse, koha e gjatë nën pushtim, Mundësia e artë e fituar pas humbjes së
Turqisë më 1878 nga rusët.
Historia
e është e dhimbëshme dhe nëse duhet zbuluar e vërteta ajo nuk duhet të na
kushtzojë për të ardhmën e popullatës shqiptare dhe të trojeve shqiptare, por
thjesht për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundëshme në këtë realitet të ri
ballkanik dhe Europian, sigurisht nëpërmjet integrimit.
Me tre
rreshta (që në fakt kërkojnë qindra faqe spjegime), problemet kryesore në
trojet shqiptare dhe popullatën shqiptare të cilat kanë shkaktuar ndarjen jo
vetëm të trojeve shqiptare por një ndikim edhe të popullatës shqiptare qoftë
ajo myslimane ashtu dhe ajo e krishterë, qëndron kështu:
-
Pushtimi
turk dëmtoi formimin e një shteti shqiptar të mirëfilltë i cili nëse historia
do të ishte ndryshe nuk do të quhej
Shqipëri por Arbëri dhe Epir, sepse në rradhë të parë dëmtoi binomin Fe+ Atdhe=
Shtet, duke dëmtuar fenë. Disa mund të thonë se.. po para pushtimit turk?
Gjasat ishin për të formuar një shtet Arbëror të fortë që do të dominonte në
Ballkan.
-
Arsyet
se përse sundimi turk pati pasoja më të
rënda në trojet shqiptare se sa në trojet e tjera ballkanike janë: Kokëfortësia
e krerëve shqiptare (arbërorë dhe epirotë) për të mos u nënështruar; Resurse
njerezore dhe ekonomike me të pakta se Perandoria turke, Ndihma europianë e
vogël
-
Arsyet
se përse turqit shkatërruan totalisht principatat arbërore, trojet,
kështjellat, dhe dëbuan njerëzit ishin: pengesa e ashpër dhe e armatosur me
armë, që i bënë shqiptarët kundër përhapjes së islamit, mos pranimi i
vasalitetit për një kohë të gjatë, nxitja perëndimore,
-
Arsyet
se përse turqit muarën shumë shqiptarë të atëhershëm dhe i vunë në poste
egzekutive dhe ushtarake, ishte se raca arbërore dhe epirote një racë e lashtë,
e bukur, trime, dhe e zgjuar, përbënte në fakt edhe strategjinë turke; pushto
dhe lufto me komandantë dhe ushtarë jeniçerë (jo turq, por pengje të
konvertuar),
-
Argumenti
se përse popullata shqiptare nuk u asimilua tërësisht me gjithë presionin e dhunën
ishte: survivanca e popullatës nëpërmjet
emigrimit (për të mos u dorëzuar dhe u konvertuar- ikën të pasurit e të mesmit),
+nëpërmjet konvertimit në islam (për favore dhe pushtet, e kështu edhe një
survivancë me efekte negative), +nëpërmjet
ruajtjes së fesë duke kërkuar mbështetje tek Kishat Ortodokse që kishin lejen e
Turqisë por që shkaktoi humbjen e gjuhës, ose tek Kisha Katolike e cila
gjithashtu pati të njëjtin efekt tek popullata që kërkoi strehim e mbështetje).
-
Strategjia
turke e islamizimit për trojet dhe popullatën shqiptare që nuk emigroi mund
të paraqitet nëpërmjet gjashtë
taktikave: vrasje për ata që nuk kthehen, pengje për ata që janë të
lëkundur, taksa të rënda për komunitetin
jo-islam, prishje e kështjellave, largim i banorëve dhe ndërtim i fshatrave e
qytetevenë vënde pa mbrojtje, dhe prurje
popullate tjetër për të populluar fushat
e kodrinat e trojeve shqiptaretë braktisura, kryesisht nga Anadolli, Persia,
Abhazia, dhënia e shpërblimeve dhe posteve ushtarako-administrative për të
konvertuarit.
Hakmarrja
turke –osmanllie ra shumë rëndë mbi shqitarët dhe trojet e tyre pikërisht për
tu hakmarrë ndaj shqiptareve kokeforte
te krishtere sepse vete vete sultan Mehmeti II ( ai qe pushtoi Konstandinopojën
më 1453) tha per shqiptaret (Arber-epirotet e atehershem ): nuk do le gur mbi
gur ne Arberi... Dhe ashtu beri, shkaterroI të gjitha kalatë. Madje dhe varrin
e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu e prishi, e dëmtoi, duke ja marrë edhe kockat –
`për hajmali`(M.Barletti `Gjergj Catrioti-Skanderbeg, Princ i Epirit).
ii
Në
shkrimin tim të disa ditëve më parë ` Shkijet dhe shkipëtarët- ose Zanafilla e
fjalës shqip dhe Shqipëri`, problemi se ku u zhdukën shqiptarët ortodoksë (dhe
më pak ata katolikë) ishte një problem edhe `tabu` edhe pak misterioz, sepse në
fakt ka patur të bëjë edhe me kalimin në një etapë të re të gjuhës së folur shqipe
e sigurisht edhe në ndërrimin emrave dhe emërtimve për shkak të dyzimit
religjioz dhe prishjes së shtetit shqiptar për gati 500 vite. Shqiptaret ne
kufi me sllavet nuk emigruan por zgjodhën një alternative tjetwr të pathënë më
pare nga historianët tanë: u afruan
pas Kishes sllave orthodokse sepse ajo kishte imumitet; kjo i shpetoi ata nga
raprezaljet. E ketu fillon transformmimi. Nga arber ne shqiptare. Arberit
orthodokse te mbrojtur nga Kisha sllave - i quajten arberit e konvertuar
myslimane si Shqep-tarë, kurse arberit
myslimanë quajtën arberit orthodokse si Shqije-Shqja-nga shizma
(që do të thotë shkep, ndaj,) .
Fjala
shqiptar u ngeli arbërve dhe epirotëve te konvertuar ne myslimane; arberit
ortodoksë që u bashkuan nga halli me sllavët u quajten shkije; epirotët
ortodokse u quajten arvanitas; ortodokset qe flisnin shqip ne trojet shqiptare
u quajten shqiptare kaurre. Sipas F.Xharra (http://www.revistadrini.com/2012/03/fahri-xharra-kush-jane-shkijet-1/),
Viti 1637,për Gjakovën sipas
misionarit fra Bonaventura da Palacula ,nga 500 shtëpitë e kësaj kasabaje vetëm
20 ishin katolike të tjerat “ il resto tutti Turche et Scismatici”( të tjerët
shqiptarë musliman dhe shqiptarë shkije ). Dhe mandej vashdon:” Per
andare dalla parte del Settentrione sopra Jacova incominciano li Scismatici”
–duke u ngjitur nga Gjakova në Deçan ,nëveriun e Gjakovës nëpër fshtra të
gjithë fashtarët “shkizmatik” Në marsin e vitit 1683 dëshmitë
e fra Kerubinit e japin pamjen demografike-statistike të rrethit të Gjakovës si
“ që nga Gjakova e deri në Deçan ishin të gjithë shkizmatik dhe Manastiri
i Deçanit . Pra frati Kerubini që nga Gjakova në Deçan i hasi
“fshatrat shkizmatik” („molte ville di Scismatici”.)
Shembull i pranisë të
shqiptarëve ortodoks është edhe ky, ku për Hasin ( ndër bjeshkët e Pashtrikut
,në lugine e Lumit Drin,në jug të Gjakovës) ,shkruhet (1837): i
tërë rajoni është i banuar me serbë të
albanizuar dhe me Shqiptarë „..(.tout le districkt habite par des Serbes
allbanises et des Albanais.)
Për kazatë e Pejës dhe të Gjakovës
,deri në luftën e Krimesë ,sipas Myllerit dhe Bues,konstatohej se në rrethinat
e këtyre qyteteve ka mbizotërua element ii krishterë ortodoks (shkijet f.xh.) e
më pak Shqiptarë katolik, Latin .
Ndarja
shpirtërore krahas atyre të trojeve në sanxhaqe ndodhi nën presionin osman i
cili nga njëra anë bëri gjithçka për të mbajtur të pushtuar Ballkanin ku popullata
më rebele ishte ajo e arbërvedhe epirotëve.
Kjo
ndarje shpirtërore-fetare, ndodhi kur u krijua një komunitet i madh arbërish të
islamizuar të cilët së bashku me grupe
të ardhur nga Anadolli ishin të përhapur
së bashku me shqiptarët e krishterë ortodoksë kryesisht, por dhe ata katolikë
në veri, në qëndër, dhe jug të trojeve shqiptare.
Shumica e
tyre ishin të privilegjuar dhe drejtonin administratën dhe ushtrinë, por
flisnin gjuhën arbërisht. Popullata e krishterë në veri të vëndit ashtu në jug e ndikuar, e nënështruar, e keqtrajtuar nga pushtuesi, u armiqësua edhe me popullatën
e islamizuar aq sa duke e ndjerë vehten e pambrojtur, ose u largua fare në itali
të veriut Venedik ose në Jug në Kalabri.
Tjetra
kërkoi stehim dhe ngushëllim tek Kisha Sllave dhe Greke për shkak të
raprezaljeve, duke mbijetuar, por duke sakrifikuar gjuhën me kalimin e kohës
për shkak gjithashtu të presionit edhe të strehuesve (pas 1878).
Ndarja
filloi nga armiqësimi për shkak të humbjes së trojeve, rrezikut të humbjes së
fesë. Ata u quajtën nga arbërit (rabanët) e islamizuar si shkie apo shqa që
tradhtuan trojet dhe gjuhën, kurse shqiet apo shqatë, i quajtën arbërit e islamizuar
si shqeptare (qe janë larguar nga feja).
Kështu u krijuan
pas vitit 1703 shqiptarët që flisnin shqip por që ishin me besim islamik, dhe u
quajtën kështu në gjithë trojet dhe gjuha nga arbërisht në shqip, në jug,
arbërit e krishterë quheshin arvanitas ashtu si dhe vëllezërit e tyre e tyre
arbëreshë në Itali; kurse ndodhi që shqiptarët e krishterë ortodoksë që zbritën
me kalimin e viteve pas 1878 u quajtën shqiptarë njëlloj si vëllezërit e tyre
myslimanë.
Pavarësisht
nga urdhrat zyrtarë që shqiptarët myslimanë të quheshin turq si brënda ashtu
dhe jashtë vendit, në fakt si pasojë e dhunës dhe presionit, shqiptarët e
krishterë ortodoksë të jugut quheshin grekë, dhe shqiptarët ortodoksë në veri
që i u bashkuan kishës sllave u quajtën shqa, shqie.
Kështu
vazhdoi të mbijetojë gjuha e folur shqipe që nga lashtësia e deri në ditët e
sotme por në grupe dhe popullata njerëzish me fe të ndryshme, përplasja midis
të cilave nxitej nga pushtuesi turk, -
në fakt shkatërroi kulturën e këtij populli të lashtë.
Lufta për
liri, nxorri në dritë më 28 nëntor 1912 një shtet të cunguar dhe plot probleme me
vehten , pra Shqipëria dukej si një i sëmurë që a jetuar në një spital
psikiatrik, që doli në një realiteti të ri pa mundur të orientohet dhe pa e
kuptuar se kush është.
iii
Ç`mund të
bëjmë për popullatën me origjinë shqiptare ortodokse që jeton edhe ajo në trojet e veta por nën shtete të tjerë fqinjë?
Popullata
me origjinë shqiptare ose shkjajtë e veriut që jetojnë si serbë, si malazezë,
dhe si maqedonas nën kushtet e reja të demokracisë, integrimit dhe të
globaizmit, kanë mundësinë të vendosin vetë se nga duhet të rrinë, por të
paktën të mos përfshihen në radikalizmin ortodoks sllav, por të përpiqen të
ri-gjejnë rrënjët e tyre.
E njëjta
gjë mund të thuhet dhe për arvanitasit. Ata për shkak të kushteve, e bënë
zgjedhjen e tyre para 280 viteve, por sidoqoftë, e kanë ruajtur gjuhën qoftë
dhe pjesërisht.
Duhet qe
shqiptaret ortodokse te Maqedonise
(thuhet të jenë 300.000) por edhe ne Serbi (?) te emancipohen. Per tu
emancipuar- duhen mbeshtetur.
Krahas
tolerancës fetare ose siç mund të quhet
më mirë `indiferenca fetare` (sipas A. Klosit) e cila zgjidh vetëm përkohësisht
mbijetesën midis komuniteteve, ateizmi komunist krijoi iluzionn e bashkëjetesës
(bratsvo-jedinstvo), por tashmë ateizmi është një rrezik serioz për shqiptarët
në një të ardhme jo të largët, sepse ateizmi shkakton degjenerim moral dhe
konsumizëm gjë që për një vënd të vogël si ne, ashtu si dhe globalizmi
perëndimor, do të dëmtojë rëndë identitetin tonë.
Sigurisht
e dëmshme është edhe gjëndja e post-komunizmit së bashku me aspektet e saj
negative; papunësi, varfëri, radikalizëm, nacionalizëm. Sot, Ndarja e heshtur
shpirtërore, luftrat politike, strategjitë e ndryshme për të përparuar, mendoj
se vijnë nga dyzimi dhe preferencat tradicionale fetare .
Mendoj
se eshte problem feja, qe pengon në
bashkimin spiritual dhe real të shqiptarëve: secili komunitet kërkon historine
e vet, heronjte e vet. Le ta bëjnë këtë përplasje, prandaj ne jemi inferiore
ndaj fqinjëve sepse grindemi me njëri tjetri
dhe shajme heronjte tanë apo të njëri tjetrit.
Mbështetja
duhet te vije nga shqiptaret myslimane të Kosoves dhe Maqedonise si dhe nga
shteti shqiptar me ate kosovar, dhe së treti mbeshtetja duhet te vijë edhe nga
jashte.
Pengesat:
Paragjykimet fetare midis shqiptareve e kane asgjesuar deri tani njohjen e tyre
dhe mbeshtetjen sepse eshte pikerisht ky problem qe ka ndare dhe krijuar
emertimin shkie dhe shkiptare. Kjo ka qene ura ndarese; shqiptaret myslimane u
quajten nga shkiet shqiptare (shkije- shkizma ose shkep, shkepem). Pra problemi
religoz ishte kryesori që dobësoi dhe copëtoi Shqipërinë.
Pengesa
tjeter jane vonesa e integrimit ne BE.
Doni te
verteten? Ka vetem nje pergjijge: shqiptaret myslimane, si me te prvilegjuar ne
perandorine osmane ne keto toka u sollen shume keq me shkiet dhe arvanitasit.
Keshtu e
pane te pamundur te bashkepunojne. Kjo ishte ndarja.
Ne
lavderojme (Shqiperia dhe Kosova) dy gjera: Lidhjen e Prizrenit dhe Ali Pashe
Tepelenen. Te, dyja pavaresisht interpretimeve zyrtare- Lidhja e Prizrenit me
Kahrarname-ne e saj sanksionoi pushtimin turk sepse nuk parashikoj as nje kryeqytet shqiptar, as nje shtet shqiptar,
as nje gjuhe shqipe. Atehere Perse qenka Lidhja e shqiptareve? Lidhja e
shqiptareve dhe bejlereve pro-turq? ky ishte dhe shkaku qe askush nuk na
perkrahu; se dyti, Ali Pashe Tepelena: A eshte hero ky njeri apo nje kriminel
qe shkaterroi gjithe Toskerine dhe Epirin- duke bërë ndarjen perfundimtare te
te krishtereve shqiptarë (që në jug u quajten ose `grekë`, ose arvanitas) me
mysliminat shqiptare.
Kjo
shkaktoi qe arvanitasit u bashkuan me greket (romanoi), dhe me ndihmen e
anglo-ruseve cliruan tokat arberore dhe jo-arberore te jugut, por ne fund te
fundit pranuan te jetojne nen nje shtet qe foli greqisht.
E njejta
gje ndodhi dhe me sllavet: me sllavet e veriut dhe te jugut, ata i pranuan
shkiet -arber (pra sic i quajme sot arberit ortodokse per shkak te shizmes apo
te `shkepjes` me vellezerit e tyre myslimane), qe te futen ne ombrellen e tyre
per ti mbrojtur por dhe per te përfituar nga ata.
Për
Kosovën dhe Maqedoninë, do te duhet kohë- mendoj- per nje shtet laik ne Kosove,
sepse popullata nuk eshte e arsimuar mire dhe është plot paragjykime religjioze
. Duhet kaluar kjo faze e cila po zgjatet nga egzagjerimi i kultit fetar (nga individe
te pushtetshem) deri ne ekstrem duke bere te kunderten e asaj qe kerkon
perëndimi.
Për këtë
arësye duhet një strategji e re integruese në përputhje me porositë e BE dhe të
SHBA, në të cilën faktorët dhe aktorët e sotëm shqiptarë duhet të bashkëpunojnë
në rradhë të parë të;
-
Integrohen në BE sa më parë e pastaj, dhe njëkohësisht:
-
Krijojnë kushte gjithëpërfshirëse për të njëhsuar gjiçka
jo të rregullt: arsimi dhe arsimimi me detyrim deri në shkollë të lartë, njehsim të administratës, ruajtjen dhe
forcimin e gjuhës zyrtare duke e
pasuruar me marëveshje me gjëra të reja dialektore,
-
Ri-përtëritjen e një Akademie të vetme për të gjitha
trojet shqiptare për Historinë dhe Gjuhën shqipe,
-
Kontakte të ngushta, dhe krijimin e kushteve për njohjen,
afrimin, dhe bashkëpunimin me shqiptarët e integruar me sllavët dhe kishën e
tyre (shkiet), shqiptarët e Greqisë (arvanitasit), kontakte dhe afrim e
bashkëpunim me shqiptarët e turqisë e kudo që janë, me qëllim njohjen dhe
historinë e vërtetë të tyre.
-
Largimin e trysnive të paragjykimeve fetare mbi popullatën,
e cila do të bëhet nëpërmjet arsimimit të detyrueshëm, Edukimi fetar bazë nuk
duhet të bëhet deri sa të mbarojë adoleshenca, pra të bëhet në shkollë të mesme
ose në të lartë.
Për fat të
keq kjo është e vërteta, se atyre u vjen keq apo dhe turp të quhen shqiptare,
por pranojnë më mirë të quhen shkja ose
serbë apo grekë, duke patur parasysh të kaluarën e hidhur kur, turqit
osmanllinj dhe arbërit e konvertuar në islam përfituan nga rasti për tu bërë
pronarë, administratorë, komandantë nën atë rregjim, duke shtypur si arbërit e
konvertuar në islam port ë varfër ashtu dhe të krishterët arbër dhe eprotë duke
u a marrë dhe tokat. Emri shqiptar u identifikua pjesërisht me arbërin dhe
epirotin e islamizuar. Megjithatë fjala ship mbeti fjalë e përdorur nga të
gjitha aktorët.
Gjëndja
ndryshoi pas 1878, dhe armiqësia u rëndua edhe më shumë sepse po këta shqipfolës
krijuan shtetin grek, shtetin serb, kurse pas shek të XX u krijua Shqipëria e
cunguar, dhe në shek e XXI, u krijua Kosova.
Sot është
koha për të njohur vehten me ndihmën e integrimit.
Kjo është një rrugë e mudimëshme por që do të na nxjerrë aty ku duhet: prosperiteti i trojeve shqiptare, integrim dhe bashkëpunim të ngushtë me forcat progresiste, respekti i fqinjëve ndaj nesh.