Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halil Haxhosaj: Milianov Kallupit

| E marte, 13.08.2013, 07:40 PM |


Halil Haxhosaj

 

VAJI I HAIKUT

(Milianov Kallupit)

 

Lot gurrë i rrjedhin haikut

Në mes të vapës e të rrezeve

 

Një rreze zbriti nga rrokja e tretë

U fut në zemrën e tokës metaforë

 

Elbasani dënesat i shtriu mbi ofshe

Mbi figura e shkronja të arta

 

Njëra nga to u ngrit në qiell

U përjetësua me tjetër frymëmarrje

 

Në sytë e vet lotët i fshin haiku

Shqip duke dënesur e vajtuar

 

Milianovin e përqafoi përjetësia

Në Arbëri mbeti zë e frymë e tij

 

Nuk është më me shpirtin që kishte

Të ëmbël mik të dashur e bujar

 

Ai prehet tash në prehër të Krijuesit

Në vargje haiku u skalit portret i tij

 

Në historinë e haikut shqiptar

Do të shijohet prore me madhështi

25.07.2013, Gjakovë