| E marte, 13.08.2013, 08:18 PM |
Sofia
Nga Kristo Çipa
Ujërat e
Buronjës atë mëngjez pranveror, ishin më të hareshme e më të zhurmëshme se
kurrë. Gurgullima e lumit si marrës i këngës polifonike zë metalik bashkohej me
ison mijëra zërëshe të zogjve që cicëronin nëpër degët e rrepeve në buzë të
lumit të lashtë e elegjik. Natyra ishte në delir.Vetëm malet e heshtur sepse
kishin rënë në mendime. Sa herë zë e kullon bora,ata i kap një trishtim dhe
brenga e palexuar kërkon të rrjedhë nëper shtratin e Shushicës, kujtesën e
tyre. Por madhështia e tyre nuk e lë brengën të dalë. ?mimi i madhështisë është i rëndë. Peshon sa malet e pak më shumë. Nuk
ka gërxh, gur, shkrep, pllajë, luginë, hon e guvë, që të jetë anonim. Por
dhe emrat kanë një histori qoftë ajo
epike, tragjike, elegjike, lirike, ironike apo edhe komike. Labëria dhe malet e
saj nuk janë aq pjellore me bimësitë se sa me historitë. Ndaj ka aq shumë
burime ujore si për të tretur kripërat e historisë që koha ka shtresëzuar nëpër
palët e sepeteve të lavdis
Diku
andej nga Qafa e Dërrasës, plasi një burim që turbullonte e shkumëzonte me ditë
të tëra. Lajmi gjarpëroi nëpër xhaden e pashtruar e të arnuar që të ?on tek sheshi i Gjolekës dhe u fut brenda në lokalet e fshatit për t’i
kujtuar se ?’kishte ngjarë shtatëdhjet vjet më
parë në qafën e Gjeraqinës. Qeleshe bardhët me
?ibukët e shqoptë filluan të gjenin në kujtesën e
tyre damarët e ujit dhe ngjarjen që buronte.
Eh!Si su
platit kjo dhimbje e thiktë që ka vite që na sëmbon në zemër këtu në fshatin
tonë!- e ngau bisedën xha Hasani, duke humbur i trishtëm pas shtëllungave me
tym që nxirrte ?ibuku i tij i fundit në përdorim
në jetën duhan pirëse të këtij fshati.
Eh djali
i varfër! Donte trëndelinë në Papadhimë! Por
-Dhëmbjet
i kemi qarë e kënduar, xha Hasan- se i kemi patur dhe bërë pjesë, por këtë të
qafës së Gjeraqinës, nuk kemi ditur e nuk dimë ende ?’farë emër ti vemë!-tha Bejtua, një ndër ata bashkë fshatarë që e
kishte kaluar jetën jashtë atdheut e tani që kishte dalë në pension ishte
kthyer e banonte në fshat në stërrallin e mallit si? thoshte dhe vet. -More
Bejto ajo qe dhëmbje sa e rrallë edhe e marrë.! Ajo bukuria e grekes të
marroste e të ngaste. Edhe sot që jam 80-të e kusur vje? kur i kujtoj fytyrën e saj më lajthitet mendja e më kullot si dreri
në lëndinën e bukur.
- Avash,
avash se të kap tensioni e na lë amanetet xha Hasan/!---e ndërpreu një djalosh
mjekër kare-, se nuk ishte më e bukur grekja e Gjeraqinës se bejkat e
stërrallit tonë!
-Bejkat
tona, bejka janë, more djalë, por janë bejka të serta, ndërsa grekja ishte zërë
me magji që të rrëmbente sikur kishe pirë nga ky hashashi juaj.- ja ktheu xha
Hasani.
Plasi
gazi në atë lokal, në atë orë muzgu pranveror dhe të gjithë ju lutën xha
Hasanit t’u tregonte me hollësi atë ndodhi të ngjarjeve të luftës së dytë
botërore. I vënë në pozitë të vështirë nga kjo kërkesë, xha Hasani e mbushi
edhe një herë ?ibukun, hoqi thellë dhe duke ulur
përgjysëm kapakët e syve nën tendën e vetullave të trasha, filloi shtruar e
dëshpëruar të tregonte.
. . .
- Ishin
vitet e luftës së dytë botërore! Luftrat o djem,e kanë fytyrën të llahtarisur,
barkun të boshatisur, syrin të zalisur e xhepin të grisur. Këto anët tona që
tani në kohë paqeje janë të harruara e të humbura nga sytë e botës e të
qeveritarëve, në luftë bëhen kryqendra e si i thoni ju të rinjtë, vendosin
fatet e popujve dhe gatuajnë qeveritë e ardhëshme. Në luftë këtu burri e gruaja
kanë vlerën e princave e kontërve, ministrave e ambasadorëve. Ky vend i shtufit
e këto male të thata, burojnë ushqim jete për luftëtarët e lirisë dhe
muhaxhirët e këputur, për miqtë dhe armiqtë,
-Nejse u
mora shumë me këtë punën e mikut dhe armikut por do tju tregoj për atë që më
pyetët. Ishte viti i dytë i luftës italo-greke dhe futja e gjermanit përcaktoi
fatin e luftës. Pasi italianët depërtuan brenda kufirit grek karvanët me
refugjatë e muhaxhirë filluan të vinin në anët tona duke kërkuar bukë e
strehim. Sa kalonte një karvan vinte tjetri dhe rrugët e fshatrat u mbushën me
hallexhinj. Pleqësitë e fshatrave të Labërisë u mblodhën dhe vendosën t’i
ndanin nëpër shtëpi për të kaluar atë periudhë të vështirë e kur të qetësohej
situata të ktheheshin në shtëpitë e tyre. U thashë edhe më parë që në luftë
këtu vendi bëhet kryeqendër dhe pleqësitë e paritë e vendit janë si qeveri të vogla por të forta e të afta për t’u bërë ballë kërkesave të luftës. Pra pleqësitë
filluan të nikoqirisnin hallet e luftës. U ndanë nëpër familje dhe mbanin
shënim emrat e tyre. E kishin të vështire të komunikonin me të ardhurit e
paftuar por popujt në
. . .
Vendi
ishte mbuluar nga bora kur mikeshat futën këmbët në konak të Lekajve. Remzi
Leka u hodhi një vështrim të dy grave mysafire dhe ndjeu keqardhje për hallin e
tyre dhe aq më tepër kur në këtë hall nuk ishin të shoqëruara nga ndonjë
mashkull shtëpie. Nuk dinte greqisht por u foli shqip duke i shoqëruar fjalët
me gjeste.
-Mirseerdhët
dhe na qoftë buka e ëmbël këtu në konakun e Lekajve këtu ne Ku?. Rini si në shtëpine tuaj e mos u qederosni, se hallin tani e kemi
bashkë!
Greket të
dyja mëmë e bijë di?ka kuptuan nga ato fjalë dhe u
përgjigjën me përulësi.
Efharisto!
Efharisto! -dhe u munduan që të merreshin vesh me të zotët e shtëpive me gjuhën
e syve. Grekja nënë u prezantua. Mas lene Eleni qe
Remziu
e kuptoi se ?’farë shprehu grekja dhe u prezantua edhe ai.
-Unë
quhem Remzi Leka! Kjo është nikoqirja e shtëpisë Ferziletja, djali im Krenari,
vajza Bukuria dhe djali tjetër Astriti!
Të dy
palët u kuptuan në prezantimin e parë dhe u ulën rreth oxhakut të mbushur me
zjarrin e mikpritjes. Pasi solli qerasjen e parë e zonja e shtëpisë Ferziletja
dhe u bënë urimet e para ra një heshtje e shkurtër ku të dy palët hetonin me sy njëri-tjetrin.
Remziu
shikoi atë grua që i kishte kaluar të dyzetat dhe që shndriste si majat me borë
në natë me hënë-Xhinde honi janë këto greket e bukura, si shën Mëria! Vetëm këto e marrosën Pashain
tonë. Vasiliqi e quanin atë që e deshi shumë Aliun dhe që e qau edhe kur u bë
me mjekër të kuqe. -Dhe shikimi i Remziut nuk mund të mos vinte re një
mjegullim që herë pas here ulej mbi ballin e Elenit si retë e përziera mbi majë
të ?ipinit.
-?’farë halli të ve?antë do ketë kjo grua, që ja
errëson nurin e farfurijtë mbi ballin e qëruar? Hallet janë si shkronjat në
filxhanin e kafesë! Nuk i këndon dot i shkreti njeri me një të parë. Por nejse,
ne na duhet t’i strehojmë e t’i ushqejmë për aq kohë sa të urdhërojnë në
konakun tanë, derisa të shkojnë në të mbarën e tyre.
Pastaj i
kaloi sytë tek e bija,
Tani
ishte radha e Elenit të hetonte fytyrat e të zotërve të shtëpisë. I hodhi sytë
mbi Remziun dhe një ngrohtësi e siguri ja përshkoi gjithë qenjen. I veshur
ashtu me rroba shajaku dhe me qylafin e bardhë mbi vetull, ai ngjante me kalanë
e Sulit, e papushtuar kurrë. Mustaqet e zeza pa asnjë thinjë përforconin
vendosmërinë e ballit dhe garancinë e syve. Fytyra e tij që tregonte me shumë
nga sa ishte, të thoshte shume për botën e brendshme të këtij burri të panjohur
për greken, por që i dukej se kishte
vite që e njihte dhe që mund të mbështetej me të gjithë sigurinë e saj në këto
vite të trazuar që kalonte vendi i saj dhe e gjithë bota. Pasi u ngroh nga
pamja dhe shprehja e fytyrës së Remziut, sytë i kaloi tek e zonja e shtëpisë
Ferziletja. Kjo kishte kaluar tek pozicioni i saj i preferuar, gatimi dhe me një
mirësi të shenjtëruar kishte filluar të hollonte tek sofrani petët për byrek.
Fytyra e saj e pastër dhe e dashur të ngjante me darkën e shtatorit para se të
fillojnë shirat. Dukej që vetkënaqej me gjendjen që kishte familja e saj dhe
donte të mbështillte gjith?ka me dhembshurinë e saj. Brenda
varfërisë së kohës i dukej se ishte më e pasura e dheut dhe dëshironte ta
mbante ashtu me të gjithë mysafirët që i vinin në shtëpi. Rrallë herë ndonjë
merak i fshehur, dilte dhe rrëmbente pak qartësi nga qielli i qelqtë i fytyrës
së saj.
U kënaq
me psikologjisjen që u bëri të dy
bashkëshortëve. Eleni i kaloi sytë nëpër orenditë e shtëpise, ku vuri re
punimet e leshta të bëra me merak e art fukarai që dukej gjithandej por nuk
lexohej në asnjë palë sy të të zotërve
të shtepisë. Djali i madh i shtëpisë kishte dalur përjashta dhe nuk pati kohë
ta vëzhgonte, por gjallërinë e tij e kishte ndier por sa e pa. E shkëputi
shikimin dhe instiktivisht foli-Na zisun oli!
Remziu e
shikoi në sy duke mos kuptuar se ?farë tha. Eleni e hutuar për një ?ast e mblodhi veten dhe bëri me shenjë se ishte e kënaqur për gjith?ka. Pas pak kohe kur Krenari kishte siguruar bagëtin dhe u fut Brenda,
darka ishte gati dhe Bukuria duke fluturuar e shtroi atë në sofër. U shkëmbyen
urimet nga të dy palët dhe filluan të darkonin. Kur sapo kaluan kafshatat e
para dhe sytë e Krenarit u shkëmbyen rastësisht me sytë e Sofis, nga dora e saj
ra luga. Të gjithë e kaluan në heshtje. Vetëm Remziu di? pëshpëriti me vete.
. . .
Dielli i
atij mëngjezi, pas tërë atyre ditëve me borë e mjegull, doli i larë e i qartë
si të ishte pastruar në drestilat e Ku?it. Krenari morri tufën e dhive dhe e nxorri faqes së poshtme të
malit, andej nga s’kishte flokë bore. Zilet e këmborët e tufës sepse binin
ndryshe atë ditë! Të gjithë bashkëfshatarët që takonte u fliste një” kalimera”
të hareshme. Ishte bërë e ditës që disa fjalë të gjuhës së mysafireve të
përdoreshin nga të gjithë. Zakon i njohur shqiptar! Krenarit përpara i ?faqej e i zhdukej.
-Biro! Ta
duash si motër e ta ruash si sytë e ballit, Sofinë! Mos u turbullo nga verbimi
i syve të saj se atje është nderi dhe turpi ynë! Miku është diell, si ky që ka
dalë sot, për vendin tonë. Balli ynë sështë ulur kurrë.
I vinte
në kandar porosinë e ?e?os dhe
turbullimin që ndjente dhe sepse pa kuptuar e tërhiqte
- Dhe
kështu përcolli ditën e parë pas ardhjes së Sofisë, ditën e dytë, të tretë e me
radhë. Darkave tek shiheshin më shumë flisnin me sy , se sa me gojë. Gjatë
ditës mësonte disa fjalë greqisht nga bashkëmoshatarët dhe ja thoshte Sofisë,
ndërkohë i mësonte asaj shqipen. Eshka e shpirtit kishte filluar të digjej pa
flakë e pa tym. Atë nuk e ndiente askush. Vetëm Sofia kishte filluar tja
ndjente aromën përcëlluese por i rinte larg se trembej nga zjarri që sdukej. Kaluan
ditë dhe erdhi koha kur Krenari bashkë me nënën dhe motrën, shkonin dhe bënin
gjethe për kecërit e ritur dhe
Një
mengjes
. . .
Pasi
kaluan dy -tre muaj dhe pranvera po jepte sinjalet e shpresës e lajmet venin e
vinin mbi shalë kuajsh, supe udhëtarësh e rrallë nëpër sedile makinash,
muhaxhiret me kodin e tyre instiktiv po lajmëronin njëri tjetrin se koha kishte
ardhur për ty kthyer dhe paqja provizore me pushtuesin po vendosej. Duke lënë
pas mijëra fjalë falenderuese e mirënjohëse në gjuhën greke e pak në shqipe, ata filluan të
ktheheshin në dheun e tyre. Labërinë e kishin quajtur” Dheun e shpëtimit”.
Popujt mirënjohjen e ruajnë thellë në ndërgjegjen e tyre, si xhevair të ?muar. Janë
të tjerë ata që për interesa të tyre e tjetërsojnë. Kombet edhe kur ndryshojnë
e evolojnë, kanë një spirale të ?uditshmë që të kthen tek e kaluara. Hallet që prodhojnë kohërat,
gjithmonë e gjithmonë kalojnë mbi supet
e tyre.
Në
përcjellje të mysafirëve labërit ndiqnin kodin e lashtë të besës. Deri në kufijt
gjeografik të territoreve të tyre të zotët mbanin përgjëgjesi për ata që kishin
qënë miq apo kalonin teritorin e tyre. Vendi i tyre –përgjëgjësi e siguri e
tyre. Trafiku njerëzor, në atë vit të luftës së dytë botërore nëpër krahinën
derëpritëse të Labërisë, kishte arritur pikun. Të gjitha rrugët dalëse e hyrëse
të Ku?it, zhurmonin nga pritje -përcjelljet dhe ?do gur depozitonte fjalët
falenderuese të miqve. Arshivë më të mirë nuk mund të gjendej.
Në vatrën
e Lekajve po shtrohej darka e fundit për mikeshat greke. Remziu porositi
Krenarin që të bënte mish për darkë dhe gruas së tij i tha të hollonte byrek.
Erdhi mbrëmja dhe gjith?ka ishte e shtruar në sofrën e
Lekajve. Eleni bëri kryq, gjë që se kishte bërë më parë dhe puthi duart e
Ferziletes e të Bukurisë, ndërsa Remziut e Krenarit u fali mirënjohje e
falenderim.
E
nesërmja u gdhi e trazuar. Dielli i asaj dite ishte i merakosur. Zilet e
bagëtive vinin valë- valë dhe me një tingëllim të ?armonizuar. Bagëtia kishin filluar të mileshin dhe kullota më me
qumësht ishte ajo e qafës së Dërrasës.
Nga to?ajt tek gryka e gjeraqinës, ku era e detit e rit më
shpejt lastarin dhe ka më qumësht. Muhaxhirët e shumtë ishin kthyer dhe
kalimtarë të rrallë kalonin nga gryka e Fterrës. Remziu e porositi të birin që
t’i përcillte mikeshat deri tek qafa e gjeraqinës, tek sinori i fshatit dhe
pastaj të kthehej e të bënte gjethe për kecër. Të shoqen e porositi tu jepte
peshqesh nga punimet e saj. U përshëndet me mikeshat dhe iku tërë merak të
kulloste dhitë. Ferziletja u vuri bukë me vete dhe nga një triko leshi të
punuar prej saj dhe duke u përlotur u përqafua me të dyja. Kur u nda nga
Të dy të
rinjtë e morën vërtet shtruar. Për herë të parë ishin aq vetëm e aq afër.
Kishin shumë për të thënë, por gjuhët e tyre nuk mund të komunikonin lirshëm, prandaj gjestet
ishin mjeti më i mire, më shprehës e më i saktë për momentin. Sytë shigjetonin
njëri tjetrin duke parë thellë në brendësitë e zemrave dhe përkthenin
në mendje. Përkatësia shpirtërore skishte kufi!. Koha, dheu, besimi,
identiteti i mbanin të ngrirë. Duart i bashkuan dhe po ja shtrëngonin aq
. . .
Ndërkaq, ?obanët nëpër shpatet e faqet e maleve e kishin marrë sinjalin e
ngjarjes dhe rendin për atje. Gjatë rrugës kishin aritur edhe Elenin e cila nuk
e njihte vendin dhe nuk e përcaktonte dot vendndodhjen e vajzës së saj.
-Kjo ngjarje
ku ndodhi nën udhë apo mbi udhë?-
Përkthyesit sqaruan Sofinë dhe ajo u pergjig
-Në mes
të rruges, atje tek trëndelinat e lëndinës! -Pas kësaj pyetjeje, kryeplaku I fshatit, një burrë i drejt por i
rreptë dha urdhër që të dy gratë të shoqëroheshin deri në fshatin Borsh dhe
atje të përcilleshin nga njerëz të sigurtë për në Sarandë. Gjatë rrugës të
viheshin në dijeni pleqësitë e fshatrave që kalonin. Ky urdhër u aprovua nga të
gjithë dhe filloi zbatimi i tij.
Remzi
Leka ishte varrosur brenda kufomës së tij. Nga ?farë i
digjte nuk shpëtoi. E morri më qafë
- Me këto mendime i lidhur, Remzi Lekes si bënin këmbët të dilte nga ajo dhomë që i
dukej si kubeja e xhenetit.
. . .
Shtatë
shilte të vendosura në minderin e asaj shtëpie, ngjanin me të shtatë sofat në
gjyqin qiellor, ku uleshin gjykatësit e Zeusit dhe gjykonin konfliktet midis
detit dhe tokës, tokës dhe qiellit, qiellit dhe detit dhe të tre së bashku me
njeriun. Në odën e madhe kishte dendësi të heshtur dhe një lëvizje që i ngjante
asaj të hënës në qiellin e cingërimtë të janarit. Edhe përjashta odës kishte
njerez që prisnin me ankth përfundimin e këtij gjykimi. Pasi ishin larguar
gratë greke, kryeplaku hapi pleqësimin e kësaj ?ështjeje apo
si? e quajti ai, besëprerjen e Gjeraqinës. Në ato fjalë të
ngadalta që ngjanin me rrokullisjen e kokrrave të tespijeve në duart e një
plaku të madh e jetëgjatë sa një rrap njëshekullor u tha qartë e prerë se
ngjarja ishte njolla e zezë mbi faqen qelibar të këtij fshati. -Dielli i nderit
tënë u erësua atje në qafën. e Gjeraqinës. Supet i kemi të kërrusur e ballin
dot nuk mund ta ngrëmë ashtu si? e keshëm më parë. Unë kërkoj nga
të gjithë ju të nderuar anëtarë të
pleqësisë, të thoni fjalën tuaj me drejtësi e rreptësi. Hak të mirrni e në hak
të mos bini! Si thikë fjalën e përvëtiu thikën! Gurin në zemër e zemrën në
dorë! Të zbardhet zullumi po të mos
thartohet brumi! -kaq tha kryeplaku, duke ua lënë fjalën anëtarëve të
pleqësisë.
I pari e
morri fjalën anëtari I pleqësisë që erdhi nga Kunjovat, më i moshuari i tyre
por që dallohej për drejtësi e ashpërsi
të qartë. Gjykimi i tij nuk e njihte mëshirën por dallonte qartazi dredhën.
-Të
mirseardhur e të munduar miq! Ju falenderojmë me gjokulin e zemrës, për
mundimin që kini bërë dhe na i bëni
hallall qederin që u vumë. Ju të nderuar pleq të fshatit! Nuk kesha menduar
kurrë se do të arrija ditën kur faqja e Ku?it do të bëhej si ngjyra e lëngut të frashërit. Diell
më të ftohtë e më të prerë se sot nuk kam parë kurrë në këtë faqen time. Na kane
vrarë por sna kanë turpëruar! Na kanë syrgjynosur por sna kanë nakatosur! Na
kanë djegur por sna kanë qelbur! Dhe ballin e kemi patur përpjetë si maja e ?ikës e ?ipinit, se miku ka qenë kurora e
nderit tënë. Në qafë të Gjeraqinës kemi gremisur herzin e fshatit. Ta ngremë
duhet kurban nga shelegët tanë, nga ata
që bënë dëmin. Shelegu është në Lekaj. Atje ku u ndez zjarri duhet të piqet
edhe mishi. Remzi Leka duhet t’i japë xhevap kësaj pune. Le ta ngrërë malin me
supet e tij që të derdhet zullumi! -kaq tha plaku i Kunjovës dhe u ul sikur të
mos kishte fare këmbë.
I dyti e
morri fjalën plaku i buronjës i cili e kishte llafin si peshqit e lumit, të
shdritshëm por të rrëshqitëshëm. -Na ndodhi o njerëz. na ndodhi!
I treti e
morri fjalën një burrë i mesëm i cili banonte në Bobovishte mbi katund dhe bëri një pyetje të cilës ju përgjigj po vet.-Të
nderuar pleq! Pse po i vini vërdallë kësaj meseleje e po e bëni tërkuz?! Unë ju
pyes juve se ?farë bënë gjitonët tanë kurrë ajo
nusja që kishte bujtur atje u zvarris nga djali i shtëpisë natën në gjumë në
shtëpi të Gjimashajv?! Ju e dini apo jo? -Baba i djalit nxorri nga gjiri
plumbin e futi në gojë dhe ja dha pleqesisë per djalin e tij. Ajo është
burrëri. pastërti e drejtësi. Mos na vononi por bëni konak kësaj pune- u ul dhe
fshiu me shami djersët mbi ballë.
U ngrit i
katërti një djalë i ri rreth të tridhjetave i cili kishte rreth një vit i kthyer nga Italia, ku vazhdonte shkollën
ushtarake. Ato ndodhi të asaj lufte e
kishin trazuar keqas, ndaj ishte kthyer në vatrën etij. Ai foli mjaft shtruar e qartë, butë e ëmbël.
-Ngjarja
e djeshme, vërtet na ka tronditur e na ka hutuar por le ta gjykojmë pak më
shtruar. Le të mos digjet malli se u dogj bari.! As të pritet trëndafili se ju
këput një gonxh! Krenar Leka vërtet ka hedhur një hap të gabuar por as më thoni
ju që jini më të moshuar, po të ktheheshit mbrapa dhe te kujtoni tallazet që ka
ngritur shpirti juaj kur valët e gjakut goditnin muret e ndjenjave tuaja ?farë do të bënit? Këtu para jush
ishte ajo vajza e pafajshme me atë emrin aq të bukur Sofi. Pa më thoni me zemër
në dorë, kujt nga ju qoftë më i moshuari nuk ju drodh zemra nga llahtaria e
bukurisë së saj? Edhe zoti kur e shikon atë mëkaton me veten. Por edhe
karakteri ynë i fortë lab dhe besa për mikun kurrë nuk duhet të thyen!
Në atë
odë kanunore, ku si tek mbërthimi i
Krishtit pritej me ankth lajmi i kryeplakut, ?faqja e tij
qe nga distanca, dukej sikur sillte siluetën e kobit. Sikur malin tja ngarkonin
mbi supe do ta ngrinte, por të kthehej
ashtu nuk e mendonte!-Ato kanë ikur dhe tani mund të jenë pranë dheut të
tyre-foli si mërmërimë, kryeplaku. Djalit që kishte bërë propozimin i
shpëtuan dy pika lot, të cilët zbritën
poshtë tek mjekra dhe u rëzuan poshtë në dysheme, si fati i Krenar Lekës në atë
gjykim kanunor që bënte Labëria.
Vazhdimi
i mëtejshëm i pleqërimit tani më kuptohej. Folën edhe dy anëtarët e tjerë dhe
të gjithë janë lanë problemin më derë Remzi Lekës. Natën vonë, shume vonë, të
gjithë anëtarët e pleqësisë mbi një gur
të vendosur në qendër të odës, vendosën duart e tyre të lidhura bashkë dhe
thanë se pëllumbi nuk do të fluturojë më ,Do të paguaj hara? ngacmimin e thëllëzës! Qafa e Gjeraqinës po mbushet me krakëritjen e
korbave. Vetëm Remzi Leka e kishte vënë
atë gur në zemrën e tij. E thirën dhe e dha. E dha për hir të nderit dhe të
besës! Për të patur ballin të ngritur, pa le ta kishte një krah të këputur e
një sy të erësuar. Jeta me dritë për Remzi Lekën kishte përfunduar! Tuneli i
errët sapo kishte filluar. Këmbët e ?uan drejt shtrojes së tij.
. . .
Dita gri
u gdhi e përtuar.Tufa zogjsh venin e vinin
nga njëri breg tek tjetri dhe cicërimat e tyre të shqetësuara
përhapeshin nëpër shkurre e ferra , deri
tek arat e vogla në mes të ko?imareve, të cilat kishin ardhur
dhe prisnin të mbilleshin. Në ara të Lekajve një ?ift që po
lëronin dhe bujku I tyre u fliste butë,
tamam si papë ëe meshën e përshpirtshme.
Bujku mbillte arën e fundit se farën e jetës nuk e mbolli dot!.Pleqësia e
fshatit kishte vendosur, që për aktin që kishte kryer,të
prishej!.Kjo fjalë e habitshme dukej sikur nuk e thoshte thelbin e asaj që do
të bëhej, por kishte një shqiptim të hekurt që
parathoshte gjëmë!-TË PRISHET!-vendim i paapelueshëm për ?do gjykatë e institucion, qoftë shtereror, fetar, shoqëror apo edhe
vet qiellor. Ndëshkim nga shoqëria që funksiononte me kodet dhe zakonet e
mbijetesës. Në emër të besës dënohej pabesia, qoftë kjo edhe kur mer formën e
dashurisë së zjarrtë. Në besë, ndjenja ngrin ose mer formën e shkëmbit të
bardhë i padepërtueshëm nga rrymat e jetës.
Të shtatë
anëtarët pasi kishin marrë plumbin nga Remzi Leka e kishin përzier atë me
plumbat e tyre. Plumbat e besës s’kishte armë që t’i shkrepte! Ata zbritën atje
ku Krenar Leka lëronte arën. Te gjithëve u dridhej zemra kur e panë atë djalë
në lulen e moshës, që po e priste ndërprerjen e jetës me një qetësi olimpike, bile me një shikim ëndërimtar- a
thua se pjesa tjetër e jetës do ta ?onte nëpërmjet krismave atje ku
nuk i ikte mendja, tek Sofi?!-. I thanë se ?farë ishte vendosur dhe i kërkuan
fjalën e fundit-. Ai heshti disa sekonta. uli kokën, u mbush me frymë, u kthye
nga qafa e Gjeraqinës dhe u tha-Më shpini tek
. . .
Xha
Hasani e kishte mbaruar së treguari historinë e Sofisë e bashkë me të edhe
duhanin në ?ibukun e shqoptë.-E more djem, u a
tregova këtë ngjarje se më kap malli sa herë e kujtoj, por këto ngjarje
të mëdha e të ?uditshme duan kalemxhinj t’i
hedhin në kartë! Do ngrihem, se nesër jam për rrugë dhe kjo rruga jonë ka
ngelur ashtu si? ka qënë kur erdhi