| E marte, 13.08.2013, 08:40 PM |
KUR HISTORIA PERSERITET
Nga Luan Kalana
..Bota
është e rrumbullakët dhe do s'do ti, ajo do të rrotullohet. Janë ligje
shkencore kokëfortë, këto të shkretat. Jo si ligjet e Maliqit në shoqëri,që
sundon një njeri që e sjell miletnë vërdallë,e shin në lëmë si i do qejfi.E thënë troç popullorçe,nga
anet tona,kështu sillet bota,njeherë ma hip,një herë ta hipa.
Ngrihet e
reja si uragan ogurzi dhe e perlan të
vjetrën me gjithë ndyrësirat qe e ndjekin pas si zagarët,e rëzon nga froni ,që
mos i dëgjohet nam e nishan,se kish zënë
myk dhe e qelbi botën.
Ja kështu
janë këto punë,degjoheni fukaranë,vërtet i varfër është ,por është i
mënçur..Sikur e kanë marrë kolltukun me tapi,një soj njerëzish anadollak,të
cilet ecin në të kundërten e akrepave të kohës..
Mos ju
gënjeje mendja,se kushedi ç'jeni.Haroji të qarat e sejmenve,janë lotë servilit se i humbi interesi.Shkoni ngrysuni më ndonjë azil,e mos
u ndjeni,se më shumë e egërsoni te vojturin ,e pastaj s'dihet fundi juaj.
Prandaj vini mend,se pësoni edhe më keq......
Kjo është
filozofia e jetes se popullit. Historia përsëritet...
Bollguri...
...Historite
e dramat refugjatit sot ne kohet moderne,jane te mbarsura me tragjedi loti,
por
ndonje eshte dhe per te qeshur ,si kjo e djaloshit devolli,nje ngjaje reale e
jetuar.
C'kujtoi
efendikoi se do të ishte pronar tërë
jetën,ndyshuan kohërat,s'jemi më si qëmoti,jetojmë në kohët moderne...
...Thonë
që eshte djale prej devolli,eshte me se e vertete,por nga cili fshat eshte
djali, si gjithnjë një hamendje,sepse babanarët e tani bitinarët banorë
devollinj,mjeshtra e kampionët e njohur të barsoletave në Shqipëri,qe ia
kalojnë dhe shkodranëve,çdo gjë që dëgjojnë e shohin,kanë qejf e ia veshin si mantel fisnikërire fshatrave të
tyre, duke i moderuar ato me këmbëçka e me doçka me lajka e me lulka,llustra..
Kjo nuk
është e mirë,është thikë me dy presa,pa le që nuk iu vjen mirë kur i thua,që janë bërë,kanë ndodhur nga
fshati juaj..
...Për më
shumë se i injorojnë devollinjtë, para opinionit të remë,ata që nuk i
njohin,duke i paraqitur si "të
trashë",por nuk është ashtu....
Këto që
do t'ju rëfej ,pasqyrojnë të kundërtën,dëshmojnë se janë edhe "specialistë" të demostrimit te tyre,te barsoletave,gjë e
zgjuar,artista të fjalës..
me një
humor të thellë qesharak e sarkastik...
...Kjo ka
ndodhur vite më parë në Greqi..
Ishte një
fëmijë adoleshent refugjat-argat ( shërbyes),në nje derë të pasur efindikonj..
Aq
punonte djali,tëre ditën më këmbe,dhe nata s'e mbante,..ush këtu e çush atje.Më
shume pronarja e urdheronte,pa mbaruar njerën punë, ia programonte tjetrën.
Njeri pa njeri( prindërit i ishin zhdukur) i
shkreti djalë,histori e gjatë ,dramë refugjatësh pa mbarim.
Një
fëmijë i parritur, i burrëruar para kohe,si ai ne filmi, "Burri "me
pantallona të shkurtëra..,e per se rrobëtohej, për kafshatën e bukës...
Aq sa kur
e pyesnin se ç'të të bejmë për të
ngrënë,i vinte rëndë, thoshte se i pëlqente të hante,një gjë të thjeshtë,
bollgur....
Gjithmone
nuk deshte ta mundonte të ëmën,kur e kishte gjalle, qe rrobëtohej sa në shtëpi
aq dhe në arë, për të gatuar,duke i thëne qe ti bënte bollgur,se ishte
kollaj,qe me një të zjerë nja pesë
minuta zjente,dhe ja ashtu pa lyre e
hante,ai e dinte si shqiste..Ishte rritur me fukarallëk.Bollguri,lloj ushqimi
,ishte një nga ato zajretë e dimriti.. grurë jo i blojtur mire ,e gatuanin si ashure por me uje, jo me qumesht...
Aq sa ,pa
pikë turpi,nënë e bije ia kishin ngjitur edhe emrin djalit
"Bollgur",qe ai e hante jo me qejf.....Le mezi që e hante të
shkretin,po hajde e gëlltit dhe emrin,që e thërsinin greçkat me ironi.I vinte
inat të pelciste,por ç'të bënte,nga t'ia mbante,kujt t'i ankohej...
...Ishte
aq i i pamshem simpatik,një trup
filidan,prej atleti.Pa le një fytyrë fotozhenike prej artisti si pe femre,pa le
si njeri,shpirt njeriu, ta pije në kupë.
Mirpo na
kish rënë ne sevda,dashuri,e bija e pronarit,ia kish marrë mendjen bukuria e
djalit...Megjithese ia kishte ëndja edhe
të jëmës,i kish kapur qymyri të dyja...
Një
ditë vajza i u lut yzmeqarit ,se deshironte t'i vinte në dhomen e saj,t'i bënte roje,se kishte frikë të na flinte vetë në dhomë,kush e di çfare i kish
hipur ne kokë,megjithes kish mbushur të njezetat,pasi kishte parrë ato ditë ca
ënderra të llahtarisura..E kishin diskutuar e kish marrë miratimin e te jëmes.Ajo ia kishte mbushur mendjen se do ta
mbante roje "Bollgurrin" argatin,se ai kishte dhënë prova qe ishte
besnik i pronarit,dhe s'mund të bënte nga ato gjera, që ju shkon mendja ju për
te keq,qe djalë i ndershem...
Po ate
ditë i kish ndodhur,"Bollgurit" një e papritur,me gjithese, qe shumë
i kujdesshëm,gjatë ditës te kullotjes te bagetive te pronarit në mal,kur i
numëruan ne qilar,mungonte nuk i dilte një viçkë,bebe,këlysh i lopës.Qe
merakosur ,kish ndryshuar çere.Le që efendikoi s'deshte t'ia dinte,per viçka,ai
s'dinte as dhe numerin e lopeve.Po ec e pyet ,pronaren,ajo te çante
mender,..veshët.Qe një besdisur,qe mos e paç ne prag,,si pushonte goja si trokashkë e mullirit, tere ditën llaka-
llaka.Por bollguri kishte besim, se do ta gjente viçkën,mos behej merak
efendikoqija....
Se nuk ju
thashe ,se e bija me të jëmen nuk i kishin thëne as dhe një gjysëm fjale
efendikoit qe ta mbante bollgurin roje ne dhomë,se ai mund t'ia prishte planin.Ai mbronte me
fanatizëm virgjerinë e të bijës , dhe nuk desh qe as dhe një fjalë te mos i
ngjitej te bijes,per ndershemerinë e saj,
e deshte pa masësi thone kot,prindër hesapi dhe
çupë e vetme.
Në
mbrëmje,"princesha" pa mednuar,i tha të jëmes se kishte dëshire të
hante ate nate,,sa per te provuar,nga ai ushimi qe i
jepnin,argatit,...bollgur.....Por as që u kishte shkuar në mendja se dhe refugjati e kishte emrin Bollgur..,Dhe ai nuk kishte pranuar t'ia ndëronin emrin,as dhe
me nje prapashtese,Bollguraq, ..Djali u
...Nejse
keto janë hesape të tij.
Por
ç'ndodhi atë natë?! Një konçidencë,një rastësi
apo një ngatersë,midis dy fjalëve,emrit të djalit Bollgur,dhe emrit të
uhqimit bollgur....Mereni me mend....
Vajzës i
gatuan bollgur për darkë,le ku qe dinin ta gatuanin greçkat,i bënë nje kaçamak si mëmeliqe,..Ajo
mezi gëlltiti nja dy topka si brumë,qe desh i mbetën në grykë,...
.....Shkurt,pa
zarar,duroni,mos u mërzitni.Nuk do të përmendim fjalë banale.E kemi bëre ketë
kontratë bashkë.
Djali
rinte roje tek dera më këmbë si gatitu,duke u mbeshtetur mbi çomagën,dru i
shtrembër, me xhunga, qe e kishte në vend te armës.
Vajza nuk
e fiku dritën,por tëre veprimet,..të zhveshuren i beri në sy të argatit,sikur
s'kishte njeri në dhomë.I shkreti,e zuri belaja, aq u bë ,nuk kishte degjuar,pa
le të shikonte nga ato gjëra,bukurira sekrete të femrës.Ta shikoj ne ato çaste
djalin ,si per gjynah,të dridhura i hipën trup,si ethe,..e zuri atje ku
s'rëfehet.
Të bijsë
të efindikoit,nuk iu durua,dhe pa e zëne mirë gjumi.Ngrihet nga krevati,ishte
zhveshur,lakuriq,si e kishte bere e jema,dhe e mer e fut me zor në dyshek
Bollgurin,megjithë hezitimet e tij..
Ai
pa çpa,pa nxjerë asnjë fjalë,iu bind
asaj, si ndonje ushtar rrob, se kishte frikë se mos degjonte efendikoi e behej
hataja.Ajo si ndonjë e krisur,nuk duroi dhe zuri per lecke, e zhveshi Bollgurin,dhe ja hodhi plaçkat në
dysheme.
...U
mbështollen të dy nën jorgan,si një trup,sikur ishte ndonje esh brenda..
E bija e
pronarit ishte vajzë e bëshme,e bukur,por dhe shumë e azdisur,e përkedhelur.Ca
nga ca,pas renkimeve , filloi ta ngerë zërin e të theriste,një zë a kënaqesije,gëzim a frikë.Mereni si ta
merni.
-O lele
bollguri, bollguri...,po s'thiri njëhere,....sikur i
-O nëne,o
nëne,bollguri.....dëgjoheshin zera pa pushim..
Efendikoi
me te shoqen,te cilët flinin në dhoma veç e veç, e dëgjuan dhe u alarmuan.E
ema,ajo e dinte,sekretin, vajza ate natë do të flinte me Bollgurin,prandaj
shpejt e përmblodhi mendjen dhe i thëret, nga dhoma matanë ku flinte:
-Duro,moj
bijë,..të thamë mos haje shumë bollgur,se nuk të bën mirë per natën ..e nuk të le të flesh....dhe efendikoi qe
te mos mbetej prapa, i therret dhe ai :
-E po
,ç'të bëjme ne tani duro,mos haje shumë bollgur,mend për tjetër herë...
...Ku e
dinte ai, për kë bollgur,e kishte fjalën e e bija ,per kë theriste ajo?!..Për
bollgurin,që e hëngri me darkë,apo për Bollgurin,argatin e shtepise,, qe i
Mirëpo se ç'ju shkrep dhe djalit dhe nuk iu
durua,dhe filloi dhe ai të thërrasë...
-Tani e
shoh terë botën,..e pashë,gjeta viçken,..e gjeta viçkën !!...për atë mendonte
djali i gjorë, që pa dashje, kishte pushtuar parajsën atë natë.
Të
nesërmen efendikoqija i tha të bijës qe ç'thirre ashtu me te madhe mbremë, desh
na i nxore sekretin,duronje se s'ishte ndonjë gjë e keqe...Ajo ia kthehu:
-E po dhe
nga e mira thërret njeriu,ç'të bëja me mami,ai hipi majë minaresë,e kendonte
gjithë natën ,nuk u kujtua te zbriste deri ne mengjes deri sa e gjeti
viçkën,sikur kish rëne në ndonjë qyp me mjaltë....Kur ta provosh ti atëhere do
më japësh të drejtë!..duke i vazhduar batutat me ëmbëlsi e në heshtje..
Kshtu
mbaroi ajo natë me të rënkuara e me të
thirura gjer me sabah,deri sa u gdhi,por sekretin se mori vesh njeri,vetem ju
tani që po e lexoni. Mos i bëni zë njeriu tjetër,se na merr vesh efendikoi,dhe na i ....Ai kishte zënë vetveten...
epilog...
....Kësaj
rradhe nuk do t'ju mundoj ,do t'ju kallzoj
fundin e rëfenjës.
Djali e
pushtoi "Botën " duke bërë detyrën e rojes me lezet,dhe e gjeti
viçkën.
Princesha
jo vetëm fjeti pa frikë me roje në dhomë,por dhe ajo e kapi
"Parajsën" dhe as për ta lëshuar.
Cdo natë
kërkonte të hante bollgur,....por jo shumë..
Edhe e ëma e nxori "frikën ",nuk mbeti
mbarapa,hëngri dhe ajo bollgur,fjeti dhe ajo me roje në dhomë.
...C'të
bënte i shkreti Bollgur,ç'të ze ndonjeherë, do ta heqësh, me hir e me pahir.
..Këto vite,ca ishrefugjatë,që kishin shkuar për
pushime,duke u ndodhur në ishullin e Bollgurit,të fshatarit të tyre, vulë
humbur,qe nuk u kthye kurrë në fshat,u kujtuan të pyesin për të.
Por e pa
mundur.I kish humur nami e nishani emrit të Bollgurit në atë ishull.S'lanë
njeri pa pyetur .Një djalkë i vogël shqiptar, që fliste gjysma gjysma greqisht
dhe shqip,,i tha që se një efendiko me emrin
Alban,i kish treguar një histori për një djalë argat me emrin Bollgur ,dhe ishte mirë të shkonin
ta pyesnin atë,mos dinte ndonjë gjurmë
....Nejse,s'po
e zgjatim.
...Bollguri
qe martuar me vajzën e pronarit. Ai kish ndërruar portat e lojës me
efendikoin.Ishte bërë Efindiko,me pasurinë e pronat qe ia kishin dhënë, si dhëndër që e bënë,pasi
u martua me të bijën.Veç asaj e vjera e Albanit,ish efendikoqija,ia kish dhënë
partallat pronarit,e kishte përzenë,e kish burrë sa per formë ,dhe ai flinte në
dhomushkën ku flinte bollguri me parë..,
Dhëndërin,ish
argatin, nuk e thërrisnin me Bollgur ,qe
fshirë nga borderoja ai emër.
Tani e
thërrisnin me respekt,një emër të nderuar në gjithë ishullin,efendikoin e
ri,:
-Qirje.
Albani...
...Ja
kështu ishte kjo ngjarje e jetuar..Nuk thonë kot,:-"Qengji i butë, pi dy
nëna",...apo "I duruari ,i
fituari..."