Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bedri Tahiri: Monografi që na ka munguar

| E marte, 13.08.2013, 09:04 PM |


Monografi që na ka munguar

Nga Bedri TAHIRI

Mërgata shqiptare, si gjithmonë, edhe sot, mbase m? shum? s? kurr?,  po luan rol të madh në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar në dhe të huaj. Shikuar holl? e holl?,  n? m?rgim vajt?n thuajse m? t? mir?t, ata q? k?tu u b?n? hal? n? syt? e shkel?sve mizor? serbë dhe t? kukudhave truthar?, t? cil?ve u kishte marr? koka er?.  Ajo vepron kudo në globin tokësor, ama në Austri, gjëgjësisht në Vjenë,  ku vepruan dhe lan? gjurm? krijues e veprimtar? t? m?dhenj t? kombit ton?, është e organizuar për lakmi.

Nj?ri nga m?rgimtar?t m? t? dalluar sot, n? k?t? fush?veprim, padyshim, ?sht? edhe i palodhuri, z. Hazir Mehmeti, i cili, k?to dit? t? nxehta na freskoi me librin e mrekulluesh?m monografik “Mësimi shqip në Austri (1987- 2012)”, i cili paraqet nj? mozaik t? k?ndsh?m shkrimesh për personalitete, veprimtarë, krijues, mësimdhënës, nxënës, ngjarje, aktivitete, vizita, kuize diturish, gara sportive e shumë e shumë   veprime të tjera të njom?zak?ve tan?, q? n? vend t? asimilimit po integrohen n? civilizimin bot?ror.

Cili ?sht? Hazir Mehmeti?

Hazir Mehmeti u lind n? Beçiq t? Drenic?s m? 1952. M?simet e  para i mori n? vendlindje, t? mesmet n? Normalen e Mitrovic?s, nd?rkaq ato universitare, drejtimi i biologjis?, n? Universitetin e Prishtin?s. Si kuad?r deficitar at?bot?, ende pa diplomuar zuri t? punonte me ditar. Ishte m?simdh?n?s n? Drenas, pataj n? Sk?nderaj dhe s? fundi n? Vushtrri. I brumosur me atdhetariz?m kurrsesi nuk pajtohej me pushtetar?t e koh?s zezon?. Gjithmon? p?rkrahu me zem?r dhe ishte n? ball? t? sypatremburve q? k?rkonin at? q? na takonte- LIRIN?. Dhe, sojzinjt? e vun? n? shenjest?r. E diferencuan si t? “pap?rshtatsh?m” p?r edukimin e brezave t? rinj, dhe vazhdimisht e “vizitonin” n? sht?pi dhe e th?rrisnin n? t? ashtuquajturat “biseda informative”, derisa nj? dit? e detyruan ta marr? rrug?n e m?rgimtarit...

Mir?po, as atje nuk q?ndroi duarkryq. Me mish e me shpirt u vu n? sh?rbim t? ç?shtjes komb?tare. Aktualisht ?sht? m?sues n? Austri, pik?risht n? Vjen?, dhe veprimtar i palodhur n? fush?n e kultur?s. ?sht? autor dhe bashkautor? i disa teksteve p?r f?mij? n? m?rgat? si dhe p?rgjegj?s i faqes s? internetit n? Ministrin? e Arsimit t? Austris? p?r gjuh?n shqipe. Dallohet p?r pjes?marrje aktive, me kumtesa e referate,  n?p?r seminare q? organizohen n? Austri dhe n? vende t? tjera, veçan n? ato p?r m?rgimtar?t. Shquhet edhe n? fush?n e publicistik?s, shkrimet e tij publikohen n?p?r gazeta t? ndryshme dhe n? faqet e internetit, dhe ?sht? an?tar i Asociacionit Nd?rkomb?tar t? Gazetar?ve.

Ky pun?tor i palodhur nuk u mjaftua me kaq. Krahas p?rvojës n? m?simdh?nie dhe referimeve e kumtesave të shumta n?p?r seminare e konferenca, iu ngjall? edhe nj? d?shir? tjet?r, ajo  q?  të hulumtoj me një akribi fanatiku nëpër pluhurin e arkivave e të bibliotekave vjeneze, me qëllim që  lexuesve shqiptarë tua dhuroj? edhe nj? libër me fakte e dëshmi për gjurmët e  etnosit tonë në Austri.

Dhe, pas një pune të pandërprerë sizifiane mbi pesëvjeçare, arriti suksesshëm ta realizojë atë që kishte projektuar: mbledhjen, organizimin, sistemimin, përshkrimin, mbarështrimin, zbërthimin, analizimin e një mali faktesh për veprimtaritë e shumta të studjueve të huaj dhe atyre shqiptarë, të mesuesve e atdhetarëve tanë që jetuan e punuan për çështjen shqiptare në Austri. Një punë e vështirë e me përgjegjësi që, vetëm përkushtimi i vullnetshëm ia mundësoi t’ia dalë mbanë. Thënë të drejtën, kur para një viti ma afroi si dorëshkrim, e pranova me një dozë hezitizmi. Jo që përtoja, por i droja realizimit të gjithë atij materiali të larmishëm e me një koloritë ylberian.

Monografia “Mësimi shqip në Austri (1987- 2012)”, kap një fushëveprim më të gjerë se sa e thotë titulli. Në të nuk shkruhet vetëm për mësimdhënien e mësimnxënien, vetëm për mësuesit e për nxënësit. Autori vështrimin e hedh tej e tej në histori, duke na dhënë informacione të bollshme për albanologët e shkencëtarët austriakë që gjuhën tonë të lashtë e vunë  në vendin e merituar, paskëtaj për gjurmët e shqiptarëve nëpër kohë në tokën austriake, për atdhetarët tanë të devotshëm e figura të shquara të artit e kulturës, të cilët lanë gjurmë të pashlyera në këtë qytetërim të lulëzuar, në Vjenën e Hasan Prishtinës e të Aleksandër Moisiut.  Sidoqoftë, strumbullari rreth të cilit vërtitën të gjitha veprimet e shtjellohen tematikat, padyshim, është mësimi shqip i fëmijëve tanë mërgimtarë në këtë shtet me traditë shekullore internacionale.

Që libri të dalë sa më praktik e i përdorshëm, e gjithë lënda, e mbledhur si nektar blete, me pedantëri e saktësi, përveç titujve e nëntitujve të shumtë,  konceptualisht është ndarë  në 15 pjesë:

I.         Të dhëna të përgjithshme,

II.        Fillimi i mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Vjenë,

III.      Organizimi i mësimt të gjuhës shqipe  për fëmijët shqiptarë në Austri (1993- 1995),

IV.       Puna propaganduese lidhur me organizimin e mësimit në gjuhën shqipe,

V.         Veprimtarë të dalluar që ndihmuan organizimin e mësimit në gjuhën shqipe,

VI.       Mësimi shqip brenda viteve 1996- 2012,

VII.     Marrëdhëniet mes dy popujve në arsim,

VIII.   Organizimet në Shoqatën e mesuesve,

IX.       Biografia e mësuesve,

X.        Seminaret e mësuesve nga diaspora,

XI.       Seminaret në Austri,

XII.     Kuizet e diturisë,

XIII.   Tekstet mësimore, furnizimi i nxënësve dhe mësuesve,

XIV.    Shtypi rreth mësimit shqip në Austri dhe

XV.      Mendime për mësimin shqip në Austri.

Motivin për hartimin e kësaj Monografie më se miri e ka shpjeguar vetë autori në fjalën hyrëse, ku pos tjerash thotë: “Vjena ishte qendër ku lanë gjurmë shumë figura arti e shkence që ishin me origjinë shqiptare ose të tjerë që u morën me historinë, kulturën e gjuhësinë shqiptare. Përshtypja ishte se ne dinim shumë pak rreth tyre, veprimtarive të tyre.  Tradita e shkrimit dokumentar mungonte me çka kultura shqiptare nuk do dihet në rrethet e gjëra të vendorëve dhe vetë shqiptarëve.  Akoma nuk kemi shënime rreth mësimit të gjuhës shqipe, aktiviteteve kulturore, historisë shqiptare në Austri.  Forma më e mirë që nesër të dihet diçka nga e sotmja është shkrimi. Edhe këtë monografi e kuptoj si të tillë, një gjurmë e sotme për nesër, për gjeneratat që do vijnë. Një pjesë e mundit të  shumë aktivistëve e aktivisteve le të jetë i shkruar sadopak si shenjë respekti ndaj punës së tyre”.

Dhe, lirisht mund të thuhet se autori Hazir Mehmeti ia ka dalë suksesshëm ta përmbush misionin e tij, duke na ofruar një Monografi që na ka munguar. Lexuesit kureshtarë, në treqind faqet e saj, do të gjëjnë informacione të llojllojshme, madje edhe për gjëra që për herë të parë u hiqet tisi i pluhurit harrestar. Kështu, nuk ke si të mos ndihesh krenar kur mëson se Gjergj Basta, Karl Gega, Aleksandër Moisiu e personalitete të tjera, me ndikim në Austri e në Europë, ishin me prejardhje shqiptare.

Mbase pjesa më interesante e librit është Biografia e mësuesve, e cila në fakt mund të merret si një leksikon i vogël për mësuesit dhe veprimtarinë e tyre, ku janë përfshirë tridhjetë veta. Duke shpalosur jetën dhe veprimtarinë e tyre në procesin edukativo- mësimor dhe organizimet e aktiviteteve të lira, del në pah suksesi i gjithmbarshëm i mësimit shqip në Austri. Autorit, kur del në rolin e kronistit, nuk i shpëton gjë nga dora dhe maja e penës së tij të mprehtë. Ai, përmes fotove e legjendave sqaruese, proseverbaleve, dokumenteve, tabelave e formularëve statistikorë, faksimileve e shkrimeve të gazetave e mediave elektronike, deklaratave të ambasadorëve e zyrtarëve arsimorë, garave sportive e diturore të nxënësve, përkrahësve e donatorëve, vizitave e komunikimeve, seminareve e konferencave shkencore, botimeve e reklamimeve, ekspozitave e publikimeve, pasqyron gjithanshëm e me nota realiste besnikërie periudhën që ka marrë në shqyrtim.

Dyzet e tetë referencat mbështetëse (libra, revista, gazeta, enciklopedi) e fuqizojnë librin, i cili, besoj, do të mirëpritet nga lexuesit e të gjitha niveleve e moshave, në veçanti nga mërgimtarët tanë, mësimdhënës e nxënës, që edhe janë pjesë e tij. Ata janë gjykatësitë më meritorë për ta dhënë verdiktin vlerësues.

Duke u bazuar në punën e derisotme të Hazir Mehmetit, në vlerat e kësaj Monografie dhe librave të tjerë të publikuar e në dorëshkrim, në forcën e pashterrshme krijuese prej itelektuali erudit, lirisht mund të përfundojmë, me shpresën që nga mendja e tij brilante do të dalin edhe libra të tjerë, të rëndësishëm për kulturën tonë, të lakmueshme edhe nga të tjerët.

Galicë, 5 gusht 2013