| E diele, 11.08.2013, 06:03 PM |
Të jesh rom në Shqipëri
Nga Entela Binjaku
Ajo ishte
e para studente
Ky ishte
vërtet një rast fatlum, por për mua ishte vetëm “dallëndyshja e parë e
pranverës”. Situata e pjesës më të madhe të popullsisë
Historia
e familjes Elmazi, është ajo e tre djemve që jetojnë të vetëm në kushte mjerimi
në një lagje të Tiranës. Të mbetur prej dy vitesh pa prindër, ata janë një ndër
80 familjet që jetojnë në 60 apartamentet e një pallati të rrënuar tërësisht.
Në një emision televiziv dy prej djemve
dëshmuan jo vetëm dramën e jetës së tyre dhe përpjkejet për
mbijetesë, por edhe mungesën e shpresës
për të ardhmen : “ Jeta jonë... kjo është. Shumë na kanë premtuar por..”..
Ndërkohë
në rrugët e një qyteti bregdetar një fëmijë rom ndërsa u afrua të kërkonte
ndonjë monedhë, më tregoi se prindërit nuk e lejonin të shkonte në shkollë.
Ishin shumë fëmjë dhe kishte nevojë për krahë pune. Kështu ai e kishte
braktisur shkollën pasi kishte kryer dy klasa të para dhe prej vitesh ndihmonte
familjen duke siguruar jetesën në këtë mënyrë.
Shetësimi
për situatën e romëve nuk është i ri.
Kryesisht ai ka ardhur nga radhët e shoqatave që punojnë në këto drejtime por
ato kanë mbetur të vetmuara e ndoshta të paafta në misionin e tyre, ndërkohë që
shteti edhe pse ka përftuar financime të mëdha në drejtim të identifikimit dhe
rregjistritmit të tyre, përmirësimit të kushteve të jetesës, sërish nuk ka
mundur të bëjë asgjë në këto drejtime. Ata jetojnë në kushte të vështira dhe
varfëri ekstreme.
Të jesh
rom në Shqipëri do të thotë të konsiderohesh “dorë e zezë”, të rrosh i veçuar
në ndonjë periferi të qytetit, të punosh nëpër kazanë plehrash, tregje rrobash,
mbledhje hekurishtesh. Të jesh rom në Shqipëri do të thotë të mos kesh as
librezë shëndetësore, të kesh fëmijët të parregjistruar, të jesh analfabet apo
i keqarsimuar.
Të jesh
rom në Shqipëri mund edhe të trajtohesh në media por edhe kur ndodh vëmendja nuk
përqëndrohet aspak tek mjerimi, por tek
prononcimet e disa institucioneve për masat që do të marrin në të ardhmen. Të
jesh rom në shqipëri mund të blihesh me 5000 lekë për votën tënde.
Në këto
20 e ca vitet e fundit si pasojë e orientimit të ekonomisë sonë drejt ekonomisë
së tregut, një pjesë e madhe e kësaj popullsie u gjend “në rrugë të madhe”. Për
këtë arsye një pjesë e madhe e braktisi shkollën duke mbetur e paarsimuar apo
duke e përkeqësuar integrimin në punë.
Niveli i
ulët i formimit, aftësia e kufizuar profesionale popullsisë
Në
mbajtjen gjallë të kësaj situate edhe qëndrimi diskriminues një rol ka luajtur
që shumica ka mbajtur ndaj tyre, duke i lënë tërësisht të veçuar dhe të
shpërfillur. Si rezultat edhe i
diskriminimit romët nuk punësohen në tregun formal të punës, përkundrazi janë të detyruar të punojnë në tregtinë e
rrobave të përdorura, mbledhjes së
kanaçeve apo hekurishtave ose më keq akoma, kanë gjetur lypjen
si burim kryesor të të ardhurave
të tyre.
E
megjithatë edhe në këto drejtime konkurenca ka ardhur në rritje dhe mundësitë e
jetesës për ta po shkojnë drejt shterimit duke i nxitur të lëvizin drejt
qyteteve ku mund të gjejnë mundësi, duke
shtrirë dhe përcjellë në të gjithë vendin problematikat që mbartin. Faktorët
kulturorë që i karakterizojnë, niveli i ulët arsimor dhe varfëria bëjnë që
romët në Shqipëri kanë patur një rritje më të madhe të popullsisë në krahasim
me grupet e tjera etnike. Kjo nënkupton se numri i të varfrëve do të vazhdojë
të rritet edhe më tej.
Pra, të
jesh rom në Shqipëri do të thotë edhe të kërkosh vëmendjen mbarëshoqërore, për disa
arsye.
Së
pari, sepse në vendin dhe në kohën tonë
jetojmë në shekullin e të Drejtave të Njeriut.
Së dyti,
sepse shteti për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, duhet të përmbushë edhe
disa kritere politike, ku përmirësimi i kushteve shoqërore e ekonomike të
romëve nuk bën aspak përjashtim.
Së treti,
varfëria ekstreme dhe në rritje e kësaj shtrese të popullsisë ndikon
negativisht në të gjithë stabilitetin shoqëror.
Vlerësimet për numrin e popullsisë
Së
katërti, perspektiva e zgjidhjes së problemeve nuk duket aspak optimiste pasi
kjo popullsi dallon për ritme të larta të lindjeve, duke e bërë atë komunitetin me moshë më të re
se popullsia e përgjithshme e vendit. Mosha mesatare e tij është 25,6 vjeç e
cila është një kategori aktive e
paarsimuar dhe e papunë.
Nëse
shoqëria do të vazhdojë të mbesë indiferente ndaj kësaj popullsie, nëse shteti
nuk do të reagojë e nuk do të tregojë aspak përgjëgjësi për ta, ata sërish do
të mbeten të pashkolluar, të pastrehë, të papunësuar e analfabetë duke i dhënë
mjerimit të tyre tipare edhe më ekstreme.
Në çdo rast shkollimi do të ishte një dritë për të ardhmen e tyre, dhe krijimi i mundësive të punësimit nga ana e shtetit, lehtësimi i praktikave të punësimit edhe nga ana e sektorit jopublik, krijimi i një rregjistri të saktë të të pastrehëve dhe të papunëve do të orientonte më mirë politikat për përmirësimin e kushteve të jetesës. Vetëm në këtë mënyrë rasti i studentes së FM nuk do të mbetej një rast i izoluar dhe historik, vetëm në këtë mënyrë fëjët e familjes Elmazi do të gjenin një shpresë për për të ardhmen e tyre të ndryshme nga e tashmja dhe vetëm kështu fëmnijët lypës në rrugët e qyteteve tona do takishin këtë fëmijëri një të kaluar të largët.
M.A.
ENTELA BINJAKU
Sociologe
Drejtuese e Fondacionit “Harriet Martineau”