Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nuhi Veselaj: Togfjalëshi ''fjalë e huaj''...

| E diele, 04.08.2013, 05:11 PM |


RRETH TOGFJALËSHIT "FJALË E HUAJ" DHE TERMIT

"FJALË E HUAZUAR NDËRKOMBËTARE"

Nga Dr. Nuhi Veselaj

Në praktikën tonë gjuhësore fjala e marrë nga gjuhët e tjera është quajtur "fjalë e huaj" në analogji formale me togfjalëshin gjuhë e huaj, edhe pse nocionet nuk  i kanë të natyrës së njëjtë semantike. Ndërkohë krahas togfjalëshit "fjalë e huaj" si sinonim me cilësinë e termit të mirëfilltë doli tofjalshi "fjalë e huazuar", përkatësisht fjalë-termi "huazim" që nënkuptohet se nuk  kemi të bëjmë me  një koncept  të thjeshtë:  marr hua, (huaj), po me një kuptimësi më të ndërlikuart, më të specifikuar dhe për këtë arsye  prapashtesa -ZO, doli më e përshtatshme dhe më e pranueshme për të shprehur (mbuluar) nocionin e procesit të kalimit të fjalës së huaj në fondin aktiv të fjalësit të gjuhës sonë amtare.

Fjala "huazim" (huazoj) është përhapur relativisht vonë në literaturën tonë. Nuk del e shënuar në FGJSH 1954. Veç burimeve të tjera e ndeshim të përdorur me kompetencë në veprën e prof. E. Çabejt "Hyrje në historinë e  gjuhës shqipe" (1960) (SGJ III, 1976), ku veç tjerash bëhet fjalë pëhuazimet e gjuhëve të huaja: greke, latine, romane, sllave e turke në gjuhën shqipe, por edhe pëhuazimet e gjuhës shqipe në gjuhë të tjera në greqishtën e re, gjuhët sllave e në gjuhën turke, më një fjalë, me termin huazim nënkuptohet nocioni i fjalëve të marra nga gjuhët e huaja, por edhe nocioni i fjalëve "tëdhëna" si huazime gjuhëve të huaja. Po me ketë kuptim fjalë-termi huazim, përkatësisht termi-togfjalësh "fjalë e huazuar" (i përvetësuar edhe nga studiues të tjerë) u sanksionua në "Fjalorin e termave tëgjuhësisë", Tiranë 1975, si barasvlerës i përgjegjësve përkatës të gjuhëve të huaja:

rus. zaimstvovanie, zaimstvovanie slovo; fr. emprunt, mot d' emprunt; it. prestito, parola importata etj. (Aty f. 51, 97.)

Ç`është e vërteta, togfjalëshi "fjalë e huaj" nuk është përfshirë në këtë fjalor, por ai vazhdoi së përdoruri nga rrethe e individë të caktuar, madje edhe në fushën kuptimore që logjikisht nuk i përkiste. Këtërast, si duket, e vëren prof. E. Çabej, i cili në trajtesë"Për pastërtinë e gjuhës shqipe" të ribotuar në librin "Çështje të normës letrare", Prishtinë 1980, tërheq vërejtje me këto fjalë: "në mënyrëparaprake do dalluar ç`është huazim (fr. emprunt) e ç`është "fjalë e huaj" dhe vazhdon "fjalët e huaja nuk janë huazime të mirëfillta", po "janë mish i huaj i depërtuar në gjuhë", kështu qësipas tij fjalët e huaja dallohen gjithqysh nga fjalët ndërkombëtare a ndërkombëtarizmat, të cilat kanë cilësinë e huazimeve të mirëfillta.

Sigurisht vërejtja me vend e E. Çabejt nuk mbeti pa jehonë në atë fazë të zhvillimit teorik të gjuhësisë sonë e më vonë. Në FGJSSH (1980) sa i përket shtrirjes semantike në fushën e gjuhësisë kuptimi i mbiemrit i (e) huaj nën 4. si dhe i (e) huajtur nën 2.  i referohet foljes huazoj huazuar. Në këtë burim normativ për fjalë-termin huazim (huazoj, i (e) huazuar) jepet ky përkufizim "fjalë a njësi tjetër gjuhësore, që është marrë prej një gjuhë tjetër dhe përdoret në gjuhën amtare" ose "marr fjalë a shprehje prej një gjuhe tjetër dhe e përdor në gjuhën amtare".  (Aty f. 695 dhe FGJSH(2006) f. 393).

Nga ky fakt mund të kuptohet se tashmë nuk është e padalluar kundërvënie kuptimore në mes të foljeve paralele huaj /huazoj si dhe të derivateve të tyre: emrave prejfoljorëhuajtje e huazim si dhe tëmbiemrave i huajtur (i huaj) kundrejt i huazuar. Kjo shihet edhe nga shembujt përfaqësues të dhënë në këtë burim, ku në njërën anë kemi: huazim leksikor, huazim gjuhësor, fjalë e huazuar e në anën tjetër: huajtja e librave, huajtja e parave (marr hua e jap hua), mall i huajtur ...

S'do mend se nga këta shembuj  (edhe pse qartësimi nuk është aq i plotë)  vërehet prirja që foljet më -ZO-, siç është edhe rasti huazoj, të specializohen për emërtimin e proceve të ndërlikuara specialistike, siç janë proceset kimiko-teknologjike, kurse foljet e shkallës së parë, si të themi, të thjeshta, siç është folja huaj huajtur emërtojnë procese më pak të ndërlikuara, siç janë b.f. proceset mekanike ose marrëdhëniet e rëndomta, siç u cekën më sipër  Krahaso shembujt: fjalë e huazuar a huazimi i fjalës në raport me: huajtja e librave, huajtja e parave, huajtja e mallit, ku në të vërtetë, në rastin e parëfjala (folja e mbiemri)  huazoj (me huazue) fjalë e huazuar i nënshtrohet një procesi asimilues, kurse te shembujt e rastit të dytë materiali i huajtur: librat, paraja, malli - nuk pëson ndryshim, madje lënda e tillë a kundërvlera e materialit mund t`i kthehet huadhënësit, veprim ky që është e pamundshme të bëhet me rastin e procesit të huazimit të fjalës, sepse "huazimiështë një proces i ndërlikuar i tipit të veçantë që mishërohet tek marrësi dhe nuk kthehet dot tek dhënësi.

Siç po shihet në këtë raport kundërvënës përjashtohet togfjalëshi "fjalë e huaj", ashtu si "mall i huaj", për shkak të largesës së madhe kuptimore që ekziston në mes të fjalëi(e) huaj kundrejt i(e) huajturdhe i(e) huazuar, shikuar edhe sipas  aspektit ekonomik.

Në kontekst të përcaktimit të kuptimit leksikor të togfjalëshit "fjalë e huaj" / "fjalë e huazuar" vlen të theksohet artikulli i Josif Koles, "Ndërkombëtarizmat dhe vendi i tyre midis huazimeve të shqipes"("Rilindja), 9.I.1989, f. 14-15), ku autori  "fjalët ndërkombëtare" i vendos si një shtresë të veçantë të përafërt, por jo me fjalët e huaja, po me fjalët e huazuara, përkatësisht "te huazimeve leksikore të rrënjosura", kurse togfjalëshin "fjalë e huaj" a "fjalë të huaja" e përdor vetëm për atë pjesë të huazimeve leksikore që  janë të parrënjosura (barbarizma kryesisht), për të cilat siç shprehet ai "shqipja nuk ka nevojë",  ngase "nuk janë ngulitur në të" dhe se për këtë arsye "kanë mbetur të huaja për gjuhën tonë". (Aty f. 15.)

Kështu pra togfjalëshi "fjalë e huaj", pothuajse identifikohet me termin barabarizëm: "fjalë ose shprehje e huazuar pa nevojë nga një gjuhë tjetër". (FGJSSH f. 100.) E kujtojmë këtë rast moton e gjuhësisësonë me vlerë permanente: "fjala shqipe në vend të fjalës së huaj".

Nisur nga faktet e sipërshtruara dhe  në mbështetje të gjendjes së sotme si dhe të prirjes drejt kristalizimit të terminologjisë tekniko-shkencore në fushën e gjuhësisë, mendoj se del e kontestueshme qëndrueshmëria e togfjalëshit fjalë e huaj nga disa intelektualë tanë e përdorur si term, duke i përfshirë në të kuptimet leksikore të të gjitha fjalëve të huazuara (të rrënjosura e të parrënjosura) të fjalëve ndërkombëtare me e pa cilësi ndërkombëtarizmi, të historizmave, ekzotizmave, arkaizmave deri edhe emrat e njerëzve me burim të huaj etj.

Nuk është fjala këtu vetëm  për rastin e titujve të fjalorëve të ashtuquajtur "fjalorë të fjalëve të huaja"(!!!) që u botuan te ne, "Fjalor fjalësh e shprehjes të huajanga Mikel Ndreca (Prishtinë 1986)dhe "Fjalor i fjalëve të huaja" (grup autorësh), botim i Instituti Albanologjik i Prishtinës (Prishtinë 1988), por është fjala edhe për intelektualë e kuadro të tjerë, të cilët po e përdorin togfjalëshin "fjalë e huaj" pa kriter.

Lidhur me këtë lypset sqaruar tipi i "fjalorëve të fjalëve të huaja" të cekur  në  librin "Leksikologjia shqipe" të J. Stefit - Thomajt (të botuar në Prishtinë, 1970, f. 103) ngase e lyp puna që të dallohen më mirëfjalorët e fjalëve të huaja (barabarizmave) nga fjalorët e fjalëve ndërkombëtare (të huazuara për nevojë kulture).

Nuk është argumentues fakti se gjoja togfjalëshi "fjalë e huaj", me kuptim përgjithësues, pra edhe me kuptim të fjalëve ndërkombëtare, që po kontestohet këtu, ka mbështetje të mjaftueshme në traditën e shkrimeve të shqipes të natyrës përkatëse në literaturën tonë, siç janë edhe rastet e sipërpërmendura të titujve të fjalorëve përkatës etj. Vërejtja e prof. E. Çabejt që u cek më sipër si dhe argumentet që tash po sillen këtu besoj se e tregojnë të kundërtën.

Ç`është e vërteta, në një shkrim të "hershëm" të prof. A. Kostrallarit (A. Kostalllari, Parimet themelore për hartimin e "Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe", Studime folologjike 2, Tiranë 1968) hasim ndarjen e huazimeve në dy grupe: në fjalë të huaja ndërkombëtare dhe në fjalë të huaja jo ndërkombëtare", ku fjala "të huaja" është përdorur në mes të gjymtyrëve të togfjalëshit fjalëndërkombëtare, si duket më tepër për shkaqe stilistike sesa me qëllim terminologjik. Si dëshmi të këtij supozimi vjen fakti se nuk u përvetësua një formulim i tillë në shkrimet e mëvonshme as nga vetëautori, as nga të tjërët. Lidhur me këtë sjell qëndrimin e J. Thomait, i cili po ashtu sikurse  prof. A. Kostallari, "huazimet leksikore" i ndan në  dy grupe: fjalë të huaja dhe në fjalë ndërkombëtare duke e nxjerrë jashtë përcaktimin "të huaja" para fjalës  ndërkombëtare". (Shih: Leksiklogjia e gjuhës shqipe" (ribotim), Prishtinë 1977  f. 122.)

Edhe pse në këtë etapë, d. m.th. para botimit të "Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe" (1980), shihet njëfarë tendence për dallimin e kuptimeve leksikore të termave:

"fjalë e huaj" /  "fjalë e huazuar"  /  "fjalë ndërkombëtare" /   "ndërkombëtarizëm",

megjithatë kuptimet leksikore të këtyre termave mbetën të paqartësuar, dhe së këtejmi, mjerisht, qëndrueshmëria e emërtimeve të tilla mbeti e patrajtuar  që do të thotë e pa zgjidhur deri në ditët e sotme, siçështë rasti te emërtimi i tipit të fjaloriëve që u zunë ngoje, si "fjalor të fjalëve të huaja", të cilët në  të vërtetë nuk kanë fjalë të "huaja", po fjalë të "huazuara" të karakterit ndërkombëtar dhe së tilla shumica e të cilave janë fjalë aktive të fjalësit të shqipes standarde.

Gjithsesi qëndrueshmëria e togfjalëshit "fjalë e huaj" (!) në titujt e fjalorëve  të sipërcekur vlen jo vetëm, të diskutohet, por edhe të modifikohet (të  pëmirësohet institucionalisht) nga autoritetet tona kompetente të gjuhësisë sonë, në mënyrë që, si në fjalorët tanë përshkrues normëzue, mos të mbesin dilema e paqartësi,  qoftë me rastin e hartimit ose të ribotimit fjalorëve të tipit të tillë.

Sipas mendimit tim me rastin e shqyrtimit dhe të zgjidhjes së kësaj problematike, duhet me i pasë parasysh këto çështje që i japim në formë pyetjesh:

1. Sa është kosultuar barasvlerësia përkatës e gjuhëve të huaja, së paku të gjuhëve fqinje siç është p.sh. në italishte: parola straniera dhe në serbokroatishte strana re?, për të arsyetuar në shqipe togun gjegjës fjalë e huaj" apo jo?

2. A mund të përligjet togfjalëshi "fjalë e huaj", siç është vepruar tek emërtimi: "fjalor i fjalëve të huaja", si hiperonim, në kuadër  të të cilit janë përfshirë kuptimet leksikore të termave: huazim (a fjalë e huazuar), ekzotizëm, historizëm, fjalë ndërkombëtare, ndërkombëtarizëetj, kur dihet fakti se huazimet e rrënjosura mirëfilli si dhe fjalët ndërkombëtare me e pa cilësi ndërkombëtarizmi nuk konsiderohen si "fjalë të huaja", por pikërisht si fjalë shqipe që e kanë të huaj vetëm prejardhjen, e cila mund të jetë edhe e shlyer në vetëdijen e shqipfolësit?

3.Bën të quhen, apo jo,"fjalë të huaja" krijimet brendapërbrenda gjuhës shqipe, të cilat vetëm rrënjën mund ta kenë me prejardhje të huaj (madje edhe ajo mund të jetë e diskutueshme!), kurse temën fjalëformuese jo. P.sh. simpati (fjalë e huazuar, ndërkombëtarizëm), simpatizoj a me simpatizue (huazim i pjesshëm), kurse simpatizim, i simpatizuar, simpatizues, të simpartizuarit (fjalë të prejardhura prejfoljore), farkëtime këto plotësisht  të natyrshme brenda strukturës fjalëformuese të shqipes?

4. Në një fjalor të tipit të tillë të shqipe të cilësuar si "fjalor i fjalëve të huaja(!)" si mund të vendosen fjalët e shqipes me karakter ndërkombëtar ose ato që mund ta fitojnë ndëkohë një cilësi të tillë, si p. sh.besë, fis, debatikësShqipëri, shqiptar, gegë, toskë (gegizëm, toskëzëm)malësor"rifatim!", kuqezi, vatër e Vatra, bijt e shqipes, enverizëm, ballist, zogist; Gonxhe, Lekë (lek), Kastriot (Gjergj), ASHAK, AShSh, Kosovë, Dardani etj, të cilat mund ose duhet të përfshihen në fjalorët e gjuhëve të huaja, por domosdo ato duhet të përfshihen në fjalorët e këtij tipi të hartuar në gjuhën tonë, apo jo?

5. Pasi që emërtimi "fjalor i fjalëve të huaja", me marrë shtruar, siç u tha në pikën e mëparshme, nuk mund të përfshijë fjalët shqipe me cilësi ndërkombëtare, dhe në anë tjetër  një emërtim i tillë vështirë se mund të qëndrojë edhe nga vetë fakti se përqindja e "fjalëve të huaja" (të ashtuquajtura sipas kuptimit themelor që ka kjo shprehje "fjala e huaj" në gjuhën e sotme) është fare e vogël ose edhe përjashtohet plotësisht, në krahasim me huazimet e mirëfillta ose fjalët ndërkombëtare e ndërkombëtarizmat, të cilat gjithsesi mbizotërojnë, atëherë kemi bindjen se është më mire e  drejt apo jo, që fjalori i tipit të tillë, të emërtohet fjalor i fjalëve ndërkombëtare?

6. Kur dihet fakti se tashmë për krijimin e termave të gjuhës shqipe faktorët e jashtëm formalë nuk duhet të jenë vendimtarë, por në radhë të parë duhet pasur parasysh faktorët e brendshëm që mbulojnë nocionin përkatës dhe respektojnë strukturën dhe natyrën e saj, atëherë  termi i propozuar këtu ka mbështetje të duhur, por nuk përjashtohet edhe ndonjë version tjetër,  i cili do të jetë më i qëndrueshë, se ai me togun "fjalë e huaj" apo jo?

Gjithsesi faktet e sipërcekura të shtruara në formë pyetjesh, kërkojnë vlerësim.

Në të vërtetë edhe në kuadër të fjalëve të huazuara, si në gjuhë të tjera, duhet të dallohen termimnologjikisht edhe në shqipe  termat: fjalët ndërkombëtare që përdoren në dy a tri gjuhe të veçanta, në njërën anë dhe ato fjalë ndërkombëtare me cilësi ndërkombëtarizmi të mirëfilltë, të cilat përdoren si fjalë kulture pothuaj në të gjitha gjuhët e zhvilluara të botës.

Ja si qëndron ky dallim terminologjik i propozuar këtu (fjalëndërkombëtare ndaj ndërkombëtarizëm) si barasvlerës  i  këtyre dy koncept-termave në disa gjuhë:

shq.     fjalë ndërkombëtare       /  ndërkombëtarizëm (internacionalizëm)

angl.    alien word                     /  internacionales word

gjer.     Fremdwort                    /  internacionales Wort

fr.        mot etranger                  /  internationalisme

it.        extranierismo                 /  internazionalismo

rus.      inozemno slovo             /  internacionanie slovo

serb.    strana re?                       /  internacionalizam

Në fund po theksojmë se kjo paraqitje aspak nuk e përçmon punën kolosale dhe gjithsesi të suksesshme të autorëve të fjalorëve në fjale, madje për arsyet që po dihen edhe sa i përket titullit. Assesi s' bën të mohohet puna, jo vetëm rreth grumbullimit, përzgjedhjes dhe mbarështrimit të lëndës mjaft të vëllimshme të fjalorëve përkatës, por edhe mundi e dija rreth shpjegimeve e përkufizimeve, që  marrënë tërësi, janë të drejta dhe të qëndrueshme. Natyrisht si pëçdo vepër edhe për fjalorët në fjalë, pëçështje të caktuara konkrete a të përgjithshme parimore mund të jepet ndonjë vërejtje. Vërejtje e vlerësim lypset bërë për secilin "fjalor" veç e veç, gjë që ne kësaj radhe nuk ia caktuam vetes për detyrë. Interesimi ynë këtë rast u përqëndrua në çështjen rreth qëndrueshhmërisë, apo jo, të togfjalëshit "fjalë e huaj" e përdorur edhe  në  emërtimin "fjalor i fjalëve të huaja" i cili , sipas mendimit tim, duhet të modifikohet në fjalor i fjalëve ndërkombëtare, pasi që togu fjalë e huaj për konceptin në fjalë u konsiderua si çështje të diskutueshme, e cila patjetër kërkon rishikim dhe zgjidhje institucionale nga Qendra.

Prishtinë,.1989, (rishikuar gusht 2013)