| E diele, 04.08.2013, 12:14 PM |
TURQIA KOMBI "MIK" I SHQIPTARËVE! JA FAKTET!!!
Nga Adem Bardhi
Ka
masakruar më shumë se 500.000 Shqiptarë! Ka shkatërruar Shqipërinë Etnike!
Shqiptarët u detyruan të emigronin jashtë për të shpëtuar. Futen me dhunë
kulturën turko-arabe! Shkatërruan muzeumet, qytet, kishat antike, madje edhe
varret e të parëve tanë. Ndaluan dhe MALLKUAN gjuhën SHQIPE! Vranë mësuesit
Shqiptarë! Ndaluan alfabetin Shqip! Morën nga duartë e nënave me mijëra e mijëra
fëmijë, vranë, dhunuan dhe përdhunuan gratë, motrat dhe nënat Shqiptare. Na
mbajtën në robëri për 500 vjet! Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi dhe Greqija kishin
autonomi, Shqiptarët JO! Serbët dhe Grekët ishin të privilegjuar, Shqiptarët
jo! Malësinë, Ulqinin dhe pjesën tjetër të territorit Shqiptar që gjendet sot
në Mal të Zi ia fali shteti jonë "mik" Turko-Osman.
Pastaj
lirinë e fituam sërish me gjakun tonë! Skënderbeu i sulmoi zullumqarët e
Stambollit për 25 vjet me rradhë! Por ai vdiq! Vuajtja vazhdoi sërish! Turqia
mbas imponimit të fesë, mundohet t’i përçajë Shqiptarët! Por NUK ja arritën!
Shqiptarët u bashkuan. Stuhija filloi në Kosovë në vitin 1910, dhe vazhdoi në
Deçiq të Malësisë, të prirë nga Ded Gjo Luli, të cilët i dëbuan turqit një herë
e përgjithmonë, duke vazhuar më tutje, në Shqiperi Jugore, në Korçë, Lushnjë
etj. etj. Viti 1912: shpallet PAVARËSIA!
Mbas 100 viteve! Sot duan të na bëjnë dhe një "nder" tjetër,
të na ZHDUKIN HISTORINË dhe të na bëjnë "VËLLEZËR". Për faj të tyre u
rrezikua historia dhe origjina jonë Ilire! Sepse u munduan të na e ÇRRËNJOSIN
IDENTITETIN KOMBËTAR!!!
Kanë
marrëdhënie të mira me Serbinë dhe Malin e Zi. Bëjnë biznese shumë më të mëdha
se sa në Shqipëri dhe Kosovë! Ndoshta kam harruar ndonjë nder tjetër, por këto
janë disa nga nderet qe na bënë dhe po na bëjnë. Turku esht larguar fizikisht,
por është akoma në mendje dhe zemër te disave që janë të shpërlarë nga truri...
JU KERKOJ NDJESË SEPSE NUK KAM MUNDUR
T’I PARAQES QË TË GJITHA, POR JAM MUNDUAR ATO THELBËSORET T’I SHËNOJ!
TURQIT GJITHMONË KANË QËNË (AR)MIQËT TANË!
(Nga Faceboku, zgjodhi për ribotim, Alban
Voka)
https://www.facebook.com/KunderAsimilimitTeShqipetareve