| E diele, 28.07.2013, 08:22 AM |
Poezi nga
Xhevahir Cirongu
Nesër
baladë do mbetesh
Këmishëzezën
e gjumit
nata
kishte veshur,
…dhe
brenda saj vezullonin yjet.
Në
parmakun e dritares
qe ulur
një pëllumb ,
priste
valsin e këngës me pa durim
të
pushonte pak çaste,
në
qerpikun e syfjeturës ëndërr.
S’desha
që gjumin t’ia prishja
Thash që
mos t’i trembja ëndrrën,
Me
gjethet e verdha vjeshtake
Le të
loznin në pyllin e lisave.
…Pastaj,
s’bashku me ëndrrat
U shkundën
me gjethet e pemëve,
Valsi i
viteve të këngës
Dhe u
takuan,
te fruit
i shegës së ëmbël.
Mos rri
e trishtuar sykaltra ime
Zgjoi
ëndrrat në kupën qiellore,
Pastaj,
një e nga një yjet
Merri në
gishtat e dorës.
…Paskësaj
,le të ndizet
zjarri në
gjoksin eshtëror.
Eh,mikja
ime ëndërr dritëjete
Nesër
baladë do të mbetesh,
atje në
vesën e mëngjeseve
me yjet
qiellore,
Këmishëzezën
e natës do grisësh
Duke
shuar etjen e pavdekësisë.
***
Durrës,26 korrik 2013.