Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibran Demaku: Ali Podrimjes

| E diele, 28.07.2013, 05:44 PM |


Dibran Demaku

 

ANDEJ E KËTEJ LUMIT

(Ali Podrimjes)

 

Ti ike që të ktheheshe miku im

ëndrrat dhe dëshirat u bënë shkrum

zanoret kanë zënë të lotojnë në vargun tim

gurrë e tyre mund të shndërrohet në lumë!

 

E plastë e dala sa shpejt i harrojmë tanët

asnjë tubim shkencor, asnjë orë letrare

asnjë gotë e ngritur për mikun tek Shandanët

pendimi nga harresa rri varur në dritare!

 

E ti aq të dashur e kishe Tokën

në emër të atit të birit e shpirtit të shenjtë

për një varg e lije peng dhe kokën

për një emër të përflakur-për Kosovën e shtrenjtë!

 

Andej e këtej lumit të gjatë

do rrezatojë gjithnjë vargu yt për Lumin

si këngë e Ungjillit apo si uratë

shtigjeve të atdheut-djep e ninullë për gjumin!...