| E diele, 28.07.2013, 06:13 PM |
Publiçist me pervojë i talentuar, i biografisë devollite,..
... në vend të parathënie e
librit te Luan Kalanas, "Devoll
Nga Agim Bacelli
Luanin e?pata dëgjuar si emër pas rënies së
perdes së hekurt për letërsinë e artin shqiptar,?kohë kur talenti i tij u shpalos
cep më cep Devollit dhe gjithë trojeve shqiptare. Por, më shumë Luanin do ta
njihja dhe simpatizoja kur ai erdhi tek Klubi i Shkrimtarëve Korçarë,
"Bota e Re". Pashë se u pëlqye shumë nga të gjithë anëtarët, kurse
unë?fillova
ta?ndiqja,
siç i thonë fjalës,?shkrim pas shkrimi dhe gërmë pas gërme.
Një penë
e veçantë dhe e bukur që më shpalosi para syve dhe zemrës tërë natyrën dhe
shpirtin e Devollit.
Me
shkrimet e tij ai?ka?sjellë?të plotë gjithë?mjeshtrat e Devollit si, mjeshtrat e drurit, mjeshtrat
mekanikë që i ngriti ne piedestal, se e meritojnë, megjithëse janë shumë të
thjeshtë. Ka sjellë dhe vazhdon të sjellë pa pushim shërbëtorët e popullit
devollit. Nëpërmjet penës së tij të gjallë unë po shoh Devollin e begate?me zemrën e tij të artë.
Luani ka
stilin e tij origjinal në krijimtari, si?në prozë ashtu edhe në poezinë
realiste epiko-lirike ,duke nderthurur prozen poetike me refimi popullor ,duke
përdorur?dialektin
e gjallë e plot kolorit devollit dhe këtë e bën falas siç bëjnë tërë mjeshtrit
e pavdekshëm popullorë.
Për mua
pasuria dhe varfëria tek poetët dhe shkrimtarët, janë në proporcion të zhdrejtë
matematik. Shkrimtarët dhe poetët e vërtetë, si Luani,?do t'i ndaja nga ata shkrimtarë
dhe poetë komercialë në bazë të varfërisë të tyre materiale dhe pasurisë së
tyre shpirtërore.
Luani
mban në dorë një?penë?të artë devollite dhe me të, si Arkimedi,?lëviz tërë Devollin?për të?na i sjellë neve nëpër këto
dritaret e vogla që quhen Ëindoës. Ai di të kapë me imagjinatë fantazinë e?mjeshtërve devollinj dhe ta bëjë
atë?të
pavdekëshme pasi "e mbjell" në?hullitë e letërsisë shqiptare.
Shoh me
shumë kënaqësi se pena e tij, gjatë "përplasjes" me penat e tjera,
forcohet përherë e më shumë, ndërsa disa pena të tjera, (punuar keq),
thyhen...Kjo tregon se ai është një zanatçi i përsosur, edhe më i përsosur se
mjeshtrit, (zanatçinjtë e ndryshëm devollinj),?që na i ka paraqitur?në shkrimet e tij.
Luan
Kalana na thotë "…kështu e kanë?nisur jetën derisa u bënë dijetarë, që nga llozi i
Arkimedit që desh të lëviste botën me?atë levë druri, shpikjet e Da Vinçit, etj." Ndërsa unë
do të thoja për të se duke mbajtur në dorë një?penë?të artë devollite, ka lëvizur tërë
Devollin dhe na i ka sjellë neve nëpër këto dritaret e vogla që quhen Windows.
Krijimet
në prozë janë jane gati poetike e mbresëlënëse,eshte nje proze e re qe rralle e
kemi lexuar,letrere dhe jetesore.. Veç mallit të mërgimtarit, kanë një ndjesi
të thellë dashurie ndaj njeriut të thjeshtë, që për të është hero i vërtetë. Ai
i thur himn, e ngre atë në piedestal, duke e përshkruar natyrshëm tokësor, e të
mbinatyrshëm për ndjenjat e tij njerëzore. Këtë e gjej në rrëfimet
"Inonishti", "Arinjtë e fushës", "Engjëjt e
shpirtrave", "Perëndeshat e bukurisë" e shumë të tjera.
Ai si nje
Gogol i madh i diteve tona,nuk do ta ekzagjeroja, me pershkrimet e tij,na i
sjell Devollin pare syve tona,nje panorame te re,nje sprove jeteshkrim i ri per
vendlindjen e tij te shenjte e te shtrenjte, e te paperseritshme , reale e te
besueshme per cdo lexues.
Metafora
dhe fabula e prozes se tij eshte theshte,por me detaje te rralla e tereja per
letrsine tone.Pershkrime, si nje pejsazh i nje piktori te talentuar me portetet
te paperseritshme te njerezve te theshte,mes puneve te bujqesise , te
blegtorise,zejtarise ,puneve shtepiake te grave ne "kerkim te arit te
bardhe ",si mjeshtra artiste bujq e blegtore.
Aty
shohim nje devolli te ri,te mencur,inteligjent trim dhe punetor te madh, ashtu
sic thote poeti yne devolli ,i madhi Dritero Agolli ,si simbol i punes te
shqtarit.Ai germon ,gjurmon me kujtesen e tij gjenialeqe eshte per t'u admiruar
dhe me shenimet e viteve,duke evidentuar njerezit e thjeshte dhe punen e tyre
vetmohuese te aposionuar e me sakrifica te medha dhe ne kushte te veshtira,
duke na i dhene bujkun,stallieren,karocierin,shoferin,si heronjte e romaneve me
emer e famoze .
Vec atyre
ai ben dhe portretin e njerzve te shquar te devollit,nga nje kendveshtim i
ri,me stilin e tij origjinal,duke na i dhene ata me madheshore ,e me tipare te
reja realiste,sic shkruan per Dritero Agollin idhullin e simbolin e Devollit
,ne disa shkrime te vecanta e mes tyre,si "nje Homer i gjalle i diteve
tona ",Devolli i Driteroit apo Driteroi i Devollit,qe jane me shume inters
ne leximin e tyre per cdo kureshtar.
Keshtu do
te pershruaje ai dhe poetet dhe shkrimtare te tjere deollnj,te kesaj treve
pjellorie te muzes dhe talenteve letrare kombetare, si poetin dhe dramaturgun
Skender Rusin,bashefshatari tij i mencur,kolegu i tij,mesuese letersise te dy
ne nje shkolle,bashkeudhetare qe ne fllimet e talenteve te tyre,.Per te ai
eshte personazhi kryesor i prashem ,keshtu do ta quajme pothuaj se ne te gjitha
shkrimet e tij.
Me
shkrime te vecanta do te beje portern dhe monografine te tjeshta per jete dhe
krijmtarine e tyre e te poeteve te tjere te shquar devollinj,si per ,Dritero
Agollin,Skender Rusin,Thani Naqo,Luan Xhuli,Fation Pajo,Merita Bajraktari,Fuat
Memelin,Skender Kodra e shume te tjere.Nuk mund te lesh pa permendur dhe disa
porterte te tjeshta per mesuesit e tij kolege te nderuar,mjeke,veterinere e
intelektale te tjere si te paharurit Andrea Palloj,Niovit Bedullen,Burrin e
Devollit ,artisten e Teatrit Kombetar,vishocaren Elida Topciu
Janushi,futbollistin legjendar Trifon Bejlerin, ish nxenesin e tij ,shkencetari
me i ri i Shqiperise,Prof.Leonard Barolli ne Japoni,e te tjere dhe me tej,
Ai
simbolizon dhe personifikon duke i stolisur si me penel me njgjyra te
shndritshme ,me penen e tij, figuren dhe portretin e nenave dhe grave shqiptare si perndesha ,shenjtore se te tila
jane ,jo veten Nene Terzen, Bubulinen,Vace Zelen,Elida Topciu Janushi,ne pershkrime te reja,por dhe
gjate shkrimeve te tjera si nene Ajrijen
,Zembakon, e te tjera gra e vajza ,bukesha ,traktoriste,
infermijeret,mesuset,blegtoret ,amvisat ,vishocaret devollesha , mendje
ndritura e duar arta, e te tjera.
Nuk eshte
e rastit qe mesuesi i tij dhe poeti i madh Agim Shehu,me banim ne Zvicer,ne
shenimin e tij te librit "Loti Alpin "do te shkruaje me respekt
" Luanit tim te shtrenjte, me nje bote te madhe dhe shpirt artisti "
artisti .
Ish
pedagogu i tij,poeti i shquar korcar Prof .Vangjush Ziko,pas cdo leximi te
krijimeve te tij ,do te bej komente e do ti vleresoje ato ,duke na kutuar,se
Luani tani ne moshen e pjekurise letrare,po shfaq talentin e tij , te rinovuar
, e me dinamizem e moshes djaloshare.
Duke qene
adminstrator ne klubin Bota e Re,jam befasuar ,vec permbajtes te shkrimeve te
tij,edhe nga komentet e rralla e vleresimet qe i bejne koleget tane me fjale te
padegjuara letrare .Sic shkruan poeti Vullnet Mato,qe vetem nje mjeshter artist
dhe me pervoje letrare mund te shkruaje kaq bukur.Poetja korcare Raimond
Moisiu,do ta thote per shkrimet e tij ,nje publicist i jashtezaonshem dhe
mbreselenes i padeguar ndonjehere.
Ndersa
shkrimtari,perkthyesi dhe historiani Ligor Prifti,zgjon interesimin per
shkrimet e Luanit ,pasi ai gjurmon,evidenton e ngre lart tarditat e pasura te
Devollit,qe nuk i kemi lexuar ndonjhere.
Ndersa
kolegu dha adshi i tij devolli,poeti dhe shkrimtari tashme i njohur ,L.Xhuli
nga Athina do te shkruaje ne komentete e
tij me simpati e krenari :
-Shkrimet
publicistike me krijime letrare te Luan Kalanes, me frymezim, pasteri dhe
pasuri te vecante laografike, injektojne nje tradite te thelle me kultivim
puntorie. Njohes i fjales se urte dhe tradicionale, ky publicisht i pa lodhur,
kerkon ne sepetin devollit fjale dhe shprehje, qe rralle do ti ndeshesh ne
gojtarine e nje treve me kaq shume kulture dhe elemente qytetare si eshte ajo e
Devollit,duke qene njehkohesisht,nje pene, avelmender i rralle i letersise sone
me tardita kombetare
Mbledhes
dhe seleksionues i mirefillte, njohes i mire i riteve dhe zakoneve,
"mik" i bisedave dhe Kujtimet publicistike te Luan Kalanes, me
frumezim, pasteri dhe pasuri te vecante laografike, injektojne nje tradite te
thelle me kultivim puntorie. Njohes i fjales se urte dhe tradicionale, ky
publicisht i pa lodhur, kerkon ne sepetin devollit fjale dhe shprehje, qe
rralle do ti ndeshesh ne gojtarine e nje treve me kaq shume kulture dhe
elemente qytetare si eshte ajo e Devollit.
Kujtimet
publicistike te Luan Kalanes, me frumezim, pasteri dhe pasuri te vecante
laografike, injektojne nje tradite te thelle me kultivim puntorie. Njohes i
fjales se urte dhe tradicionale, ky publicisht i pa lodhur, kerkon ne sepetin
devollit fjale dhe shprehje, qe rralle do ti ndeshesh ne gojtarine e nje treve
me kaq shume kulture dhe elemente qytetare si eshte ajo e Devollit
Por me
interes,jane komente e vleresimet e lexuasve te thjeshte e te shumte te
shkrimeve te tij ,te cilat edhe i kam ndjekur .Ata jene intelektale,kolege te
tij,mesuese dhe ish nxenesit e studente e tij,qe pervec mallit dhe respektin e
madh qe shprehin per te,jo vetem si mesuesin e tyre por si nje njeri te madh
human e me shpirt te madh njerezor.
" Ju
Profesor,keshtu e therrasin,me keto shkrime,pervec qe na ngjallni kujtime e
mbresa te viteve te shkuara,na emocononi ,me lot ne sy po i shkruaj keto
rreshta,pasi po e shoh veten time si ne enderr e ju na shetisnin ,atje ku eshte
shpirti im ,prinderit e mij,shtepia ime,vitet perrallore e te paperseritshme te
adoleshences,mes flladit te lendinave me trifil te Devollit,..." -do te
komentont nje ish nxenesi i tij .E shume te tjera si keto,qe me kane lene
mbresa ashtu si ato frazat e tij ne prozen poetike,ashtu sic mbaj mend frazat
pikante te autoreve te letersise klasike.
Keto
vleresime do te perforconte dhe shkrimtari amerikan,James Ww. Pandeli,me banim
ne SHBA,me origjine shqiptare nga fshati Tren i Devollit,me te cilin ai
bashkebisedon shpesh,duke thene se "devollinjte jane nje muze i gjalle
kulture ne bote "
Nuk eshte
rastesi,qe gazetarja amerikane Nancy Kerr,pasi e ka nohur ne bilotekat
amerikane,do ta publikoje e do ta prezantoje,Luan Kalanen, si nje pulicist
shqiptaro-amerikan me talent,nje emer i ri i letrave ne shtypin e perendimit.
Ai
persoifikon ,devollinjte e thjeshte,per te ciln eshte i perkushtar, ne heronj
populre e thua ,ku paskan qene kaq shume e me pare keta,i ngre lat ne
pedestal,por me kembe ne toke ,mes baltes devollite.
Me këto
krijime ai na hap një dritare të re, na bën një zbulim të ri për luginën e
Devollit dhe për devollinjtë me një stil original, tepër realist, nga një
këndvështrim mes njerëzve të thjeshtë.
Proza e
Luanit ka detaje e risi te reja, fabula e metafora të papërsëritshme, ajo është
e gjitha një prozë poetike ku përshkrimet rrjedhin si lumë dhe lexohen me një
frymë e s'te leshojne derisa t'i mbarosh,...pr nu mjaftohesh me kaq,eshte
ndjenja e rrikthmit per t'i leluar serish me nje kenaqesi te vecante ndjesore.
Është një
tipar dallues në shkrimet e tij, si një intelektual i formuar me një
këndvështrim bashkëkohor, larg ndikimeve e politizimeve, jo se është i
distancuar nga njerëzit e nga idetë partiake te tyre, përkundrazi është në
mendjet dhe në zemrën e tyre. Janë tepër emocionale, sa s'ka shkrim që të mos
mbushesh me duf apo të nxjerrësh lot, aq të ndjeshëm e jetësorë janë njerëzit
dhe situatat që përshkruan.
Me
krijimtarine tij,ai padashur sic thote Gete,nepermjet portretizimit te
"heronjve " te tij,sic pohon vete, duke qene mes tyre,botes se madhe
shpriterore,duke jetuar e punuar e biseduar me ta ,pa dashur te shkruaje per
vete pasi eshte teper modest,si njeri i rralle dhe si krijues,na ka dhene
autoportretin tij dhe autoktinine e gjeografine e vendlidjes se tij,per ti
'bere shkrimet me reale e te besueshme per lexuesit thjeshte .
Gjuha e
shkrimeve eshte e thjeshte popullore,gjuha e paster, letrare kombetare shqipe
por ndonjehere i meshon kasitle ndonje fjale apo shrehje frazeologjike
dialektore,qe jane me shume vlera letrare,per te tipizuar devollin dhe
devollinjte,qe nuk e ndeshim dhe nuk e bejne kete autoret e tjere devollinj.
Ai eshte
nje njohes i thelle i gjuhes letrare shqipe ,jo se ka qene mesues i guhes shipe
dhe i letersise ne shkollat Pogradecit e ne Devoll per tridhjet vjet,por se ka
qene dhe eshte dhe nje studjues i mirefillte e konkret i saj,larg teorizimeve,
.Keto ai pasqyron dhe ne studimet e tij sic eshte ai per, Toponimine dhe
toponmet e Devollit,Gjuha shqipe dhe dialekti Devollit ,...e te tjera.
Ne qofte
se me lejohet ,ne kofdence,do te shprehesha realisht,se Luani eshte nje nga
njerezit e rralla e te dashur te persosr,me nje kulture te madhe dhe edukate
fisnike, qe e kam degjuar ne jete,kete e pasqyrojne shkrimet e tij por dhe
fytyra e tij gjithnje e qeshur e tere humor dhe optimizem e megithese eshte i
semure e vuan ka vite nga zemra .
Me
shkrimet e tij jo vetëm në "Bota e Re", por në tërësi në letërsinë
shqiptare, ai paraqitet me një stil origjinal, duke sjellë risi në përmbajtje e
në formë, me nivel artistik, me taban të shëndoshë popullor, tepër kombëtar dhe
i përkushtuar.
Këtë gjuhë mendim dhe gjykimi letra, kishte dhe me konsiderate, redaktori i librit,Kosta Nake, kur bisedova me te ne
Bilisht, per librin e Luanit,i cili kish
bere nje pune me pergjegjesi e profesionale,
si per librin e tij.
Duke perfunduar ,ftoj lexuesit, jo vetem ata te aposionuar dhe kureshtare,por edhe per ate qe e merr ne dore kete liber,per t'u shlodhur me keto shkrime,per te plotesuar ate boshllekun shpirteror te jetes monotane e rutine te peditshme mes halleve e veshtiresve te jetes qe na rrethon,me kenaqesi shpterore, me nje fryme te re jetedhenese,jo vetem devollinjte qe do ta quajne librin e jetes se tyre,por dhe lexuesit shqptare kudo qe ndodhen ne bote, duke ndjere nje kenaqesi te re, krenarie dhe kombetare dhe optimizem per te ardhmen e ndritur te kombt tone te shenjte.
AGIM BACELLI
Shkrimtar, recezent
i librit "Bota e Re", NEW YORK