| E diele, 28.07.2013, 09:49 AM |
Thani
Naqo
EDHE ERA
Sa larg
jetojmë, sa larg,
Më larg
se polet akull.
Largësia
mall e ankth,
Zjarrmi e
ëndërrmardhur.
Perëndimi
vjen me bujë,
Spërkat
jod e kripë,
Diellin
zhyt nën ujë,
Dhe ujin
e ngop me dritë.
Çdo
perëndim më shfaqesh,
Ti natën
zgjedh si limfë.
Ëndrra
tezarur, dy skajesh,
Ylber i
florinjtë.
Sa larg
jetojmë, të ndarë,
Mos ki
dyshim, një dit'.
Do nisem
me erën e mbarë,
Por dhe
era e marrë më grish...
2010-2013