| E premte, 26.07.2013, 08:40 PM |
Më 27.07. 2013 kam ditëlindjen time. Si çdo herë edhe kësaj radhe do të jetë si ditët tjera të zakonshme!
Agim Gashi: ËNDRRA E DITËLINDJES SIME
Për pak
ditë vjen ditëlindja ime. Linda me shenjën e luanit. Në ditën e mirë të së
premtes. Në ditën e bukur të verës, kur njerëzit korrnin e ndërtonin jetë. Por,
më ka treguar nëna më vonë, askush nuk u gëzua për ardhjen time, veç ajo që më
ushqeu me gjakun e saj. Pasi erdha në jetë, asaj shpesh i mungoi edhe buka.
Isha fëmija i parë, u bëra dhembja e parë, në shtëpinë e varfër, në Ballkanin e
shqetësuar.
Sa vite
kanë kaluar? Koiçidencë e çuditshme: botë e keqe, sillesh e përsillesh rreth
meje, e unë,sot, përsëri, jam i uritur për bukë, jam i etur për ujë.
Jam i
etur përdashuri nëne, jam i etur për dashuri atdheu, jam i etur për dashuri gruaje,
jami i etur për dashuri familjeje.
Zot!
Përse m’i ke mohuar?
Ku je,
gjyshi i Gashëve, po ti, babai im? Ku është kulla jonë? Ku është biografia e
saj? Ku është Neli, biri im?
Kanë
shkuar, kanë shkuar dhe unë s’e kam prekur ende qiellin, ndërsa stina ime po
mbaron!
Dhe ai
lejlek që vinte dikur, e harroi rrugën, se kulla jonë, kulla e Gashëve nuk
është më!
Edhe pak
ditë vjen ditëlindja ime. Një thirrje kam. Një lutje bëj:
O njerëz! Gjaku e fisi im! Miqtë e mi! Ooooooooooo populli im! Për ditëlindjen time të pesëdhjetenëntë, më dhuroni vuajtjet tuaja, hallet, urinë, brengat, mallin,vetminë, borxhet.
Dhe mbani
për vete lumturinë, gëzimin, dashurinë, buzëqeshjen...
E nëse
nuk keni ku tandizni zjarrin tuaj, fërkojeni për zemrën time, ju lutem!
Aty do të
gjeni zjarr për gjithë tokën e Arbrit!
Qofshi gjithnjë të lumtur!
Jetova me
ëndrra.Ëndërrova në gjumë dhe i zgjuar. Por, medet! Ishin dhe mbetën vetëm
ëndrra!
U
përballa me vrasësin tim, që tinëzinsht e pa mëshirë hyri në trupin tim. Dhe
unë isha e jam krejt vetëm, vetëm me katër faqe te zhveshura të mureve, në dhe
të huaj, në shtëpi të huaj. Tani më bën shoqëri edhe Ai që jeton në mua. I ngre
zërin televizorit, për mua e për atë, që vetmia të na mbushet me zhurmë. Eh si
është jeta?! Prisja vdekjen e dikujt, që
jeta ime të zgjatet pak. Më tmerronte ky vrasës me qetësinë e tij. Ma numëronte
çdo përtypje nofullash e bile edhe kafshatët e gojës. Nuk isha e as nuk jam në
ëndërr. Shpresat treteshin nga egërsia e vrasësit tim. Ai kërkonte e ndoshta akoma
e kërkon lëkurën tim dhe unë, i detyruar, i bëj vend në sofër. Mos qofshi kurrë
“unë”.
Unë me
mikun e panjohur,ujë po pim nga kroi i harruar. Dhe mendojmë, me dhimbje, se
nuk të bëhet shtëpia jote, ky kotec i huaj.
Mendoja
se nuk të bëhet shpëtimtar, një pjesë trupi, e huaj.
Por edhe
koteci i huaj po më mjafton!
E
vështirë, e tmerrshme, e rëndë, e egër është pritja që të të mbajë gjallë
ndonjë dorë e huaj.
Dhe ju,
miqtë e mi, mos harroni të më dërgoni dhuratat që ju kërkova. Do t’i marr me
vete.
Të gjitha
urrejtjet me vete do t’i marr.
Asnjë të
keqe nuk do lë në këtë botë.
Që tek ju
të mbretërojë dashuria,
Për jetë
e mot!
Edhe pse
nuk vdiset pa thënë Zoti!
17.07.2013
Düren
A.G.
AGIM
GASHI: ENDERRA E DITELINDJES SIME
Poemë
A është e
mundur
Në këtë
ditë kaq të qetë
Për mua e
zymtë
Ndërsa në
zemrën time
Çmendet
furtuna e jetës
Ia
çkapërderdhë plagët zemrës sime
E
çkapërderdhë qiellin
Shpirtin
sma lë rehat
Kamë
lindur më 27.07....
Me
shenjën e Luanit
Ditë e
premte
Stina e
verës
Njerëzia
korrnin
Fshinin
Ndërtonin
Për mua
skush
Dert nuk
kishte
Edhe pse
isha fëmiu i pare
Nëna më
pat thënë
Më shumë
ishe i uritur se sa ngi
Në
Ballkanin e shqetsuar
Hej botë
e shkretë
Si
sillesh e përdridhesh
Rreth
unit tim
Çkoinçidencë
Edhe sot
i uritur
Për bukë
I etur
për ujë
Për
dashuri nëne
Për
dashuri atdheu
Për
dashuri gruaje
Për
dashuri familjare
O ZOT
Pse asgjë
nuk kam
Kulla e
gashëve
Nuk ishte
rastësi
Ajo është
kujtesë
Mbamendja
ime
Me faqe
plot biografi
Që tani
as rrënojë si gjen
Gjyshi i
vdekur
Babai
shkoi pas tij
Nelin ma
vranë
E unë sa
se kam prekur qiellin
Isha
fëmijë atëherë
Botën
shihja me njëqind ngjyra
Mbi
kullat tona
Oxhaqet
nxirrnin tym çdo ditë
Më një
verë
Mbi majën
e oxhakut
Ishte
lëshuar një ljejlek
Që kurr
sdo ta harronte qerdhen e vetë
Thonin se
ishte fati
Por ja që
humbi kulla
Humba dhe
unë
Në përjetsinë
time
II
Edhe pak
ka mbetë
Ditëlindja
ime po ofron
As Zoti
më spo më dëgjon
Unë spo
mundem
Ta
drejtoj fatin tim
Duke e
përcjellë leljekun në fluturim
Atë zog
shtegtar
I paskan
rënë puplat
Memzi
krahët shpalosë
Jeta në
mbarim
III
O njerz
O miqtë e
mi
O gjaku e
fisi im
Ju lus e
ju përkulem
Deri në
tokë
Këmbët ua
puthë
Për
ditëlindjen time
Dhuromëni
vuajtjet e juaja
Dhuromëni
hallet
Urinë
Brengën
Mallin
Vetminë
Borgjet...
Këto do
të ishin
Dhuratat
më të shtrenjëta
Në
pesdhjetetetë vjetorin
E
shekujve të mi
Për vete
ndalni lumturinë
Gëzimin
Dashurinë
Qeshjen...
E nëse
nuk keni ku ta ndizni zjarrin
Ju lutem
Fërkojeni
për zemrën time
Ka zjarr
për tërë token e Arbërit
Qofshi të
lumtur gjithnji
Gjithmonë
me ëndërrat jetova
Endërrova
fjetë e zgjuar
Endërrova
edhe Morenë
Edhe unë
isha si arbëreshët
E me ta
nuk më lidhte vetëm kënga
Nuk më
ldhte vetëm gjuha
Por më
lidhte edhe dhembja
Endërrova
edhe për dashuri
Për
Kosovë
Për
Shqipëri
Për liri
Për
varret e të parëve
Për
histori e lavdi
Se ato
janë zbraztësi
Ndjellin
fatkeqësi
Distancohem
edhe nga vetja
E më mire
të më ruaj Zoti
Se sa
robi
Hej o
njez
Zoti e di
Kur duhet
të ik
IV
Që më ka
hyrë në trupin tim
Pa askend
pranë
Rrënqethem
Ndez me
rrëmbim aparatin televiziv
Ia lëshoj
zërin e lartë
Të më
mbushet dhoma zhurmë
Përjetoj
të harruaren
E
pamundur
Nuk jamë
në ëndërr
Prku
rreth vetes
Pastaj
shtrydh një puçërr në trup
Pëshpëris
A do ta
shporr vrasësin tim
Që me të
ha kafshatat e bukës së mykur
Nganjëherë
bëj qef
Gjithnji
me vrasësin tim
Ai mi ka
numruar lugët
Mi numron
përtypjet e nofullave
Deri kur
do të përtypem
Sa do të
kem për tu përtypur
A mësova
diç nga përtyoja
Smë lë
rehat jo
Dikur
zgataraqesha si doja
Se isha
në shtëpinë time
E kur të
jesh në shtëpinë tënde
Bën ç´të
duash
Sillu si
ta doj zogu i qejfit
Ndërsa
tani që kam vrasësin këtu
Në dhe e
shtëpi të huaj
Pres
vdekjen e dikujt
Për ta
shtyer jetën pak
O Zot sa
trishtim kam
Pesdhjetetetë
shekuj po i mbush
Nga
vrasësi im kam frikë
Ai po e
do lëkurën time
Buzqeshjen
Duhet ta
pranoj
Endërr
nuk jamë
Vrasësit
tim
Vend në
sofër i bëj
Mos
qofshi në lëkurën time
Do të pi
ujë nga kroi i harruar
E në
syrin e tij do kërkoj
Engjëllin
tënd
Vetëm
tani jamë bindë
As koteci
i huaj
Smund të
bëhet shtëpia jote
E si mund
të bëhet pra
Një pjesë
trupi i huaj
Shpëtimtari
yt
Haj
kafshë e zezë
Si po të
nxirrka jashtë
Edhe
shtëpia jote
Dashurinë
ma ka ngulfatë
Në kroin
e harruar
Vrasësi
im
Nuk paska
gjë më vështirë
Nuk paska
më tmerr
Se kur
pret
Që dora e
huaj
Gjallë të
të mbajë
E ju mos
i harroni
Dhuratat
që ju kam kërkuar
Kur të
iku
Me vete
do ti marr
Urrejtjet
e botës mbarë
Most të
lë të kqija në kët botë
E juve
dashuria
Për jetë
e mot
17.07.2012
Düren A.G